Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian i ka hapur dritën jeshile Kosovës për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit.
Evropa e Lirë raporton se ka parë draftin e përgatitur nga Këshilli i Ministrave të BE, ku thuhet se Kosova është e gatshme që të nisë negociatat për MSA-në, pa asnjë paragjykim për qëndrimin e vendeve të ndryshme të BE ndaj statusit të Kosovës.
Kjo draft- rezolutë do miratohet të martën.
Hapja e negociatave për MSA-në është një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën./ep