Lulzim Peci jep dorëheqje të parevokueshme

19 Qershor 2013, 18:27Rajoni TEMA

Lulzim Peci ka dhënë dorëheqje nga të parevokueshme nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës në Beograd.

Në letër-dorëheqjen që ia ka dërguar presidentes Jahjaga, ai thotë se arsyeja e dorëheqjes së tij është kritika që i është bërë nga kryeministri Hashim Thaçi, në lidhje me deklaratën në media se normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njohë pavarësinë e vendit tonë.

“Kam qenë i bindur se politika shtetërore e vendit tone në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Beogradin ka qenë pikërisht njohja nga Republika e Serbisë, por si po duket kjo politikë nuk është e tillë. Prandaj, në rrethana të tilla nuk pranoj të vazhdoj punën time brenda Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës”, shkruan Peci.

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi të hënën kishte shkuar në Beograd për të nisur zyrtarisht punën në misionin e posaçëm diplomatik të Kosovës në Serbi.

Ai kishte deklaruar se është i vetëdijshëm për të gjitha por ishte shprehur i gatshëm për të punuar./KD

7 komente në “Lulzim Peci jep dorëheqje të parevokueshme”

  1. Gjon says:

    Qendrim dinjitoz diplomati… s’krahasohet me keta lapangjoza-diplomatet qe na kane ngel ne…

  2. arti says:

    Nga deklarata e paradisaditeve e Thaqit, se vendet tjera duhet te marin shembull nga rapotetet e tanishme mes Kosoves dhe Serbise, kuptohej qarte se per te ishte e panevojshme njohja e Kosoves nga Serbia(dmth keto rapotrte ishin me shume se normale) gje te cilen perfundimisht e vertetoi Z. Peci te cilin e uroj per guximin qe pati ne dekonspirimin e tradhetise se Hashim Thaqit.Ne cdo vend normal kryeministri s do te mund te cendronte ne krye te vendit as edhe 24 ore,por meqenese Thaqi eshte vetem nje kukull e shantazhuar e nderkombetareve tanime qe ia burgosen njerezit me te afert duke perfshire edhe truprojen e tij i vetmi hall i tij eshte si te shpetoje lekuren e tij.Prandaj eshte momenti i fundit qe populli i Kosoves te vetedijesohet perfundimisht e te shprehe kundershtimin kunder tradhetise.

  3. Sinani says:

    Bravo! I lumte! Ky eshte qendrim burreror!

  4. Dr. Vehip Proda says:

    Te punosh ne Beograd si diplomat, aq me teper kur je shqiptar, nuk eshte e lehte dhe do “bythe” e s`do fjale. E them kete, sepse kam qene vet diplomat i Shqiperise ne Beograd ne vitet e egra 1983-1988, plot 5 vjet e gjysme dhe nuk na e ka bere terr syri. Zoteria, kur u emerua “ambasador” e dinte fare mire se Beogradi nuk e kishte njohur dhe nuk do ta njihte Kosoven, prandaj edhe eshte quajtur kryesues i Zyres se Nderlidhese te Kosoves ne Serbi dhe ndersjellas, ndonese me imunitet diplomatik. Po ashtu, zoteria ne fjale e di fare mire se deklaratat zyrtare, aq me teper te nje perfaqesuesi diplomatik, deklaratat i kane te limitizuara dhe te miratuara per t`u artikuluar ekzaktesisht, aq me teper kur eshte fjala per Serbine dhe marredheniet me ate. Kosoves i intereson qe “mishi te piqet dhe helli te mos digjet”, thote populli. Do te kishte qene me e ndershme qe, zoteria, te mos e kishte pranuar qysh ne fillim ate detyre, se sa te terhiqet, sidomos me nje akuze te pamerituar dhe te pabesueshme. Une mendoj se zoteria s`ka patur “kellqe” t`i bente balle trysnise!…

  5. arti says:

    Jo Z.Vehip,neqoftese dikujt i kane munguar kellqet ,ky eshte kryeministri i Kosovese e jo Z. Peci i cili e dekonspiroi Thaqin.

  6. Nexhmedin says:

    Ende pa u pregadit dreka per te ngren,

    vnohet sofra .

  7. Qebiri says:

    Qebiri
    Ky dr.Veip proda mos eshte ai sigurimsi. Clesh diplomat ke qene ti, kur tene jeten ke qene i sigurimit. Ti u bere dhe zvendesminister i brendshem. Tani na klritikon Lul Pecin? Ai eshte nje zotni dhe kapaciteti i nje sigurimsi se gjykon dot ate. Me mire hesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje