Deputeti Fatmir Limaj do të qëndrojë në arrest shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Express, avokati i tij, Tom Gashi. “Kryetari i trupit gjykues në rastin Kleçka, gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, ka sjellë vendimin me të cilin i vazhdon masën e arrestit shtëpiak Fatmir Limajt dhe 9 bashkëluftëtarëve të tij edhe për 2 muaj, deri me 18 gusht 2013. Ky vendim është sjell kinse për të pamundësuar ndikimin në dëshmitar të mbrojtjes, gjë që është palogjikshmëri juridike. Duke pasur parasysh se gjykimi në këtë çështje vazhdon, ekipi mbrojtës i Fatmir Limajt do të vendosë për hapa të mëtejmë juridikë”, ka thënë Gashi./ep