Senatori Bob Dole: Shpresoj që populli kosovar të përfitojë nga shërbimet e Bukoshit

22 Qershor 2013, 19:28Rajoni TEMA

Senatori amerikan, Bob Dole, ka reaguar me anë të një deklarate pas lajmit se ish- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Bujar Bukoshi, është liruar nga akuzat për shpërdorim detyre.

Në deklaratën e Dole thuhet se Bukoshi është një njeri i nderuar dhe me kapacitet, që duhet t’i shërbejë Kosovës edhe për shumë vite në vazhdim.

“U gëzova kur mësova për lajmin e pushimit të akuzave ndaj Bujar Bukoshit. E njoh dr. Bukoshin prej shumë vitesh, që kur ishte kryeministër i Kosovës në mërgim- dhe e njoh si një njeri të nderuar dhe me kapacitet si lider politik dhe nëpunës publik. Duke pasur besim tek procesi gjyqësor, nuk kam komentuar deri më tani, por sot jam risiguruar nga vendimi i gjykatës për rastin e Bukoshit. Shpresoj që populli i Kosovës të përfitojë sërish nga shërbimi i Bukoshit ndaj vendit të tij edhe për shumë vite që vijnë,” thuhet në deklaratën e Dole./ep

6 komente në “Senatori Bob Dole: Shpresoj që populli kosovar të përfitojë nga shërbimet e Bukoshit”

  1. Kastrioti says:

    ” … E pur si muove!”

    E megjithë vendimin e gjykatës, Bukoshi është një hajdut i 3 përqindësh-it të kosovarëve në mërgim.Qofshin kosovarët që ia falin!
    Me këto para, ai mobilizoi FARKU-un kundër UÇK-së, mobilizoi falanga për shtypjen e shqiptarëve në Vlorë më 1997 dhe falanga të tjera për grushtin e shtetit më 14 shtator 1998 në Tiranë.
    Bukosh, ne shqiptarët e Shqipërisë nuk ta kemi harruar mbështetjen që i ke dhënë diktatorit saleh Berisha përgjatë këtyre viteve.
    Se si do ta paguash, kjo do shihet më vonë…

  2. Luani says:

    Populli kosovar nuk ekziston në këtë botë në të cilën jetojmë. Si mund të shpresoj njeriu se populli i cili nuk ekziston mund të përfitoj nga vetëm një njeri i cili ekziston në pushtet dhe paguhet më shumë për detyrën e tij se sa populli i tij i cili nuk ekziston.

  3. Shpati says:

    E paska pague Bobin me i thene nja dy fjale per te, ky qelbesira. Se shqiptaret po hane bar e nuk e dine sesi funksionojne keto pune. E kush me mire e njeh Bukoshin sesa ata atdhetare ne diaspore qe e ndane kafshaten e gojes se femijeve per te mbledhur financa, njehere per te mbijetuar e pastaj edhe per ta luftuar shkaun! 3% eshte qesharak, njerezit kane dhene me mijera Euro( atehere Marka), dollare e franka, e pastaj patem fillue me mbledhe edhe para ne forme te huase popullore, ndersa Kreshniket tone vriteshin si pulat, nga serbet, pa armatimin e duhur. O Zot cfare bote e shemtuar qe mbane kesi njerezish!
    Por, nejse se ne shqiptaret ate qe meritojme kemi!

  4. Shpati me maje says:

    Nuk ka komb apo popull Kosovar!
    Ka vetem popull shqiptar me banim ne Kosove(ne Maqedoni,ne Mal te Zi!

    Boll jemi te ndare dhe te copetuar,le te bashkohemi ne nje.Te tregojme qe jemi nje popull me dy para mend ne koke

  5. superman says:

    ky pis shqiptar ka hesape te hapura ne Shqiperi per vitin 1998 se bashku me Salli Vicidolin !!! Do ti vije dita edhe ketij Bukoshi para se ti ktheje sumen nga dielli !!

    Qelbesire shqiptare prej Kosove!!

  6. Ipabujari Bukshkaluri says:

    kush e ndau shqiperine.shikoni c`fare ka bere ky bastard. U hoq si mik i Rugoves dhe i pregatiste atentate (te faktuara). Rugova ishte ne kundershtim me Berishen. (ata e dine perse por edhe shume njerez e dine dhe nuk do vonoje te dali ne shesh e verteta). Bashkepuntoret Be-Bu Be-ograd godasin gjithmone stabilitetin e Shqiperise. me falangat e tyre te paguara dhe te injoranteve sulmojne jugun duke bere fakt te kryer qe jugu eshte popull tjeter…heeeeeeeeeeeeeee beograd beograd………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje