Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, ka deklaruar se shpreson se Serbia të marrë dritën e gjelbër për të nisur negociatat me BE-në, por theksoi se nuk do të caktohet një datë, por një kornizë me afate.
Bildt ka përsëritur se çelësi është zbatimi i marrëveshjes së arritur me Prishtinën, ndërsa shtoi se është i vetëdijshëm se do të duhet kohë për zbatimin e saj./ep