Zamira Kita:Unë vlerësoj tek Rama artistin vizionar e mendjehapur me prirje europiane

26 Qershor 2013, 10:22Kulturë TEMA

 Zamira Kita, “Mjeshtre e Skenës”, së fundmi është angazhuar seriozisht në radhët e Partisë Socialiste. Në një rrëfim për “GSh”, aktorja e njohur tregon historinë e jetës së saj, ëndrrat, vështirësitë dhe sukseset. Zamira flet si nënë, si bashkëshorte, si drejtoreshë, por edhe si kandidate për deputete. Megjithëkëtë, ajo thotë me bindje se aktrimi, skena është gjithçka ka ëndërruar dhe puna që di të bëjë më mirë. Ndoshta kjo dashuri e madhe për artin ka bërë që Zamira të vijë përpara publikut gjithmonë energjike dhe duket sikur për të vitet nuk kalojnë.

Vitet e fëmijërisë kanë qenë vitet më të bukura të jetës sime. Prindërit e mi kanë qenë shumë qytetarë, të kulturuar, e donin njëri-tjetrin, e donin artin, filmin, muzikën, teatrin dhe këtë dashuri e transmetuan edhe tek unë. Babi ka qenë aktor amator dhe më ka marrë me vete kudo. Ne kemi shëtitur shumë, kemi parë filma, kemi ndjekur shfaqjet e teatrit tonë. Po ashtu në një moshë fare të vogël, unë kam luajtur në skenë me babain tim, të cilit i dedikoj gjithçka. Ai ishte frymëzimi im, por sot nuk jeton më’, shprehet aktorja.
 

Nga rolet e saj ajo veçon Tanjën, Mirën tek filmi “Yllka”, Eftin tek “Jovan Bregu refugjat” etj.

Ajo tregon se , “Prej 6 vitesh unë jam drejtore e teatrit në Korçë. Jam përpjekur të punoj mirë dhe të realizoj shfaqje të bukura që të ndiqen nga publiku. Unë edhe më parë kam qenë pjesë e politikës, pasi në vitin 2007-të kam qenë në listën e kandidatëve për këshilltarë të Partisë Socialiste, nga shoqëria civile. Propozimi për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së m’u bë nga Partia Socialiste dhe vetë zoti Rama”.

Ajo tregon se me Edi Ramën njihet prej kohësh.

“Me Edi Ramën jam takuar shumë herë edhe para këtij angazhimi, sepse njihemi qysh në vitet studentore. Kemi folur për artin, kulturën, për Korçën, për teatrin… Në fakt, gjatë kësaj periudhe jam takuar më shpesh. Takimet kanë kaluar shumë mirë. Në qendër të bisedës ka qenë programi për artin dhe kulturën dhe ajo çka do të bëhet për Korçën. Gjithmonë e kam admiruar Edi Ramën për vizionin dhe punën e tij, për gjithçka bëri për Tiranën. Gjithmonë kam menduar se nëse ai do të qeverisë Shqipërinë, gjithçka do të jetë ndryshe. Do të ketë shpresë dhe të ardhme për Shqipërinë. Ai është modeli i menaxherit të suksesshëm. Përtej politikës, unë vlerësoj tek Rama artistin vizionar e mendjehapur me prirje europiane’ , nënvizon .

Se përse zgjodhi të jetë pjesë e PS-së ajo përgjigjet: Për këto që thashë më lart dhe për faktin që e vlerësoj shumë programin e PS-së “Për një rilindje shqiptare”. Unë vendosa të bëhem pjesë e ‘Rilindjes’. Dua të kontribuoj me të gjitha aftësitë dhe mundësitë e mia për Korçën time të dashur, për korçarët, për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ka ardhur koha që askush të mos qëndrojë indiferent. Gjithsecili duhet të kontribuojë aty ku beson dhe shpreson më shumë. Unë besoj dhe shpresoj tek Partia Socialiste.”

Edhe pse njerëzit e kanë përkrahur në nismën e saj të re, ajo shprehet se  teatrin dhe  aktrimin nuk do ta braktis kurrë. /A.XH

 

16 komente në “Zamira Kita:Unë vlerësoj tek Rama artistin vizionar e mendjehapur me prirje europiane”

  1. liqeni says:

    Sidomos kur “ngjyrosi” Tiranen! se qe ta dish ti shqiptareve ju pelqejne shume ngjyrat sa me shume ngjyra aq me shume eksitohen dhe mahniten me ate qe i ka bere!Dhe biles mendojne se ai qe ben te tilla gjera mund ta drejtoje eshe shtetin ne menyre te jashtezakonshme.

    1. ivani i madh says:

      Po se ke mbetur akoma nga mendia femije dhe kenaqesh me ngjyrat sta ka fajin Rama ty po pjekuria me vonese e jotia.Mos i sheko ngjyrat po punen o i haruar pas ylderit.

      1. balzac says:

        Sa cinik qe je ne raport me nje femer te padjallezuar?!(te keshe nje arsye te pakten)

    2. Rilindja says:

      O liqen !
      Nuk te ve faj se je i coroditur komplet. Ti kaq kupton dhe kaq flet.
      Po te sqaroj : Me ate menyre si ishin katandisur pallatet e vjetra, me shtese , te hyra e te dala, te mbyllura e te hapura, e vetmja menyre per ti dhene jete, ishte ajo menyre lyerje. Por ti kaq e ke kendin e te parit te gjerave. Ngushellime.

      1. liqeni says:

        Falemnderit dhe te te rroje Meta dhe kryetari!

  2. Andon Z. Cajupi says:

    Po kur flet edhe kjo, cuditem edhe me Ramen qe e kishte ne liste per kandidate, Zamira Kita = Hajdute me cizme

    Yyyytttt, sahanlepirese e felliqur

    1. Dean says:

      Fakte bre byrazer,pa sa per akuza kushdo mund te akuzoj dike tjeter.Po ke FAKTE coji ke institucionet perkatese dhe zgjidhet edhe ky muhabet.

    2. Drini says:

      Kjo femer as qe e ka idene kujt i thone artist vizionar, pale pastaj politikan vizionar….Kjo femer …qe flet vetem budallalleqe e gjera pa asnje lidhje, dhe qe ben edhe veprime prej adoleshentesh,.. nuk ka snje gram tru dhe per pasoje me te vetem mund te qeshet…
      Dhe kur te vleresojne ca si kjo….me mire hapu dhe te futesh…

  3. qwe says:

    Vizionar ? Deri tani ka fituar me stermundim nje palo zgjedhje me ndihmen dhe pjesmarrjen e mafies parti LSI. Te shohim ku do ta coje mushka.

  4. dritani says:

    Deri tani i vetmi vizion i tij quhet ILIR META.
    Shpresojme te mos kthehet ne makthin e shqiptareve.

    Por kohe te tregoje veten i duhet dhene…

  5. kloss says:

    -zamira!!!-“sirenat”–jane mashtruese-atyre u ngelet vetem zeri-fallc-i ftohte dhe i pa vlere-…nuk besohet se miku jot-rama–perjashtohet nga nje mundesi e tille-.-se shpejti do tja shohim fytyren ketij –“”peshkaqeni me pagese”-.-at’here e gjithe shqiperia -me ty ne krye-do te filloje te flase-percart-..–por–do te jete vone–shume vone-..–gabimi–fatal–i shumices-do na –kushtoje –te gjithve-..–dhe kjo histori -‘rilindje”- fillon me-e-e-e—rikthim e bustit–hoxha–ne qender te kryeqytetit-fatkeqsite e tjera vijne me pas-..-me ramen–rikthehet komunizmi enverian-……

    1. Pena says:

      Ty te ka mbetur ora mbrapa me kohe.Me “Gogolin” komunist i tembte njerezit Saliu ne vitet..90!,por tani e kuptoi edhe ai se ky slogan nuk ngjit me te askush.Cili shqiptar do te donte te riktheheshin tallonat,apo te mos guxoje kush te shprehe mendimin e tij lirshem ?! Vetem ti,me zhvillim te vonuar mendor,nuk e kupton dot kete.Hiqu menjane se nuk je per kete pune, e po ta lejon mosha,futju shkolles,mbase fut gje ne koke.

  6. keto fansat e ps dhe te temes jane te gjithe per lidhje te hapur me duket…

  7. nibiru says:

    sido qe te jete rama eshte 100 here me mire se muti [email protected] qe te vije puna shqiptaret nuk do jene me keq nga cjane por nje e mire eshte e padiskutueshme,do shpetojme nga maloket.

  8. Skygreenplus says:

    ME KAP E QESHURA SE SI NE SHQIPTARET JEMI BERE KAQ FANATIKE ME PARTISHMERINE. POR SOT, E SHPREHIM ME KOLLAJ, MADJE NGA FYERJET ME TE RENDA. BILE DHE FEMIJET FLASIN NE SHPI PER PARTITE. SA KEQ E SA SHPIFUR!!!!

  9. Eva says:

    Je e nderuar Znj. Zamira, jo per faktin qe ke kete opinion per Ramen, por per faktin qe je realiste dhe e kupton qe me nje neodiktator si Berisha Shqiperia ngelet vend primitiv, me nje kryeminister qe per 8 vjet flet vetem per rruge dhe genjen sepse ne I shkelim perdite ato rruge, qe vetem ne fushate flet per bujqesine e blegtorine, se s’ka bere asgje dhe se kishte as idene se cbehej, e ndoqa me shume kujdes gjate fushates dhe e shikoja qe cuditej kur shikonte perpjekjet e disa njerezve per te zhvilluar fermat . I painformuar komplet ,pa program real ne 8 vite as per bujqesi e blegtori, as per industri e me e keqja as per turizem (numerojne emigrantet per turiste). Te gjithe ju parashkruesit, doja tju beja apel qe te mos kalojne ne fyerje , por te kene guximin qe ate realitet qe e shohim dhe prekim te gjithe ta pranojne dhe kritikojne pavaresisht interesave personale. Te shpresojme te kryeministri I ri dhe qeveria e tij (pavaresisht qe deshira ime ishte qe PS te kishte fituar 71 mandate vetem pa LSI ), dhe keni kohe per te replikuar per Ramen gjate ketyre viteve ne vijim, sepse deri tani eshte atakuar shume here me shume ai ne opozite sesa Berisha me fajet dhe gafat e tij ne qeverisje. Ju uroj gjithe te mirat znj. Zamira!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje