TemA TV/ Arvizu takon Ramën e Metën: SHBA janë partnerët tuaj, duam një tranzicion të butë të pushtetit (VIDEO)

27 Qershor 2013, 11:52Sociale TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka takuar kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryeministrin e ardhshëm të shqiptarëve, Edi Rama.

Pas takimit, në një prononcim të shkurtër për mediat, Arvizu tha se ata duan një tranzicion të butë të pushtetit, ndërsa konfirmoi se SHBA janë një partner i rëndësishëm i Shqipërisë.

“Dy gjërat më të rëndësishme për të cilat diskutuam ishte e para që të ketë një tranzicion të butë. Dhe arsyeja e dytë është që të ripohojmë edhe njëherë angazhimin e fortë të SHBA.

SHBA duan të jenë partnerë të vendit. Ky është mesazhi kyç, SHBA janë partnerë të Shqipërisë,” tha Arvizu.

Më pas ambasadori amerikan është takuar me kreun e LSI, Ilir Meta.

Dëshiroj ta falënderoj Metën që gjeti mundësinë të na presë sot, e di që ka pasur një fushatë shumë të lodhshme dhe i jam falënderues e mirënjohës për kohën që na kushtoi. Arsyet pse ndodhem këtu është që të riafirmojmë apo ripohojmë edhe një herë angazhimin e SHBA-ve për të ardhmen demokratike të Shqipërisë si edhe në rrugën drejt integrimit evropian. Sikurse janë pritshmëritë në zgjedhje për qeverinë e ardhshme, ne shpresojmë dhe presim të kemi një tranzicion të qetë dhe pres me kënaqësi që të punoj së bashku me z. Meta dhe me partnerët e tjerë të koalicionit”, tha Arvizu pas takimit.

Ndërsa Meta tha se “ishte kënaqësi të prisja sot ambasadorin e SHBA-ve, Aleksandër Arvizu dhe shpreha dhe një herë angazhimin tonë për të përmbushur deri në fund të gjitha detyrimet në respekt të kodit dhe të ligjit. Njëkohësisht për të vazhduar marrëdhëniet shumë të mira dhe të ngushta me SHBA-të në prioritetet kryesore që ne kemi për vendin tonë, por edhe që SHBA-të si aleat strategjik kanë për Shqipërinë edhe si vend anëtar i NATO-s, sidomos në drejtim të forcimit të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve të një fryme të re bashkëpunimi në të gjithë jetën politike, por edhe në të gjithë shoqërinë tonë për të krijuar një konsensus sa më të gjerë për përmbushjen e të gjithë reformave, të cilat do të përshpejtojnë integrimin evropian të Shqipërisë dhe do të adresojnë problemet më të rëndësishme që kanë qytetarët tanë. 

Ne besojmë shumë edhe në mbështetjen e vazhdueshme dhe në rritje të SHBA-ve për këtë perspektivë të re evropiane të Shqipërisë, e cila ka marrë një shtysë të fuqishme nga zgjedhjet e 23 qershorit dhe besojmë se ky partneritet do të ndihmojë Shqipërinë për të ecur më shpejt në rrugën e zhvillimit e të integrimit, por edhe do t’i bëjë SHBA-të më krenare për mbështetjen e pakursyer që i kanë dhënë Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO dhe për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian”./ep

21 komente në “TemA TV/ Arvizu takon Ramën e Metën: SHBA janë partnerët tuaj, duam një tranzicion të butë të pushtetit (VIDEO)”

  1. inspektori says:

    Me tranzicion te bute ky nenkupton mosarrestimin e Saliut. Perderisa shqiptaret do te rrine te marrin instruksione nga jashte ky vend s’do te beje hajr. Eh Sali Berisha ja hodhe edhe kesaj radhe me duket, bravo te qofte se trim me flete paske qene……….

    1. Vlora says:

      hyre me kemben e gabuar ne shqiperi o z. arvizu,por e rregullove gjate ketyre dy viteve, dhe po del me kemben e mbare.

      suksese per shqiperine dhe duhet nje mbeshtetje e forte nga amerika se ka shum nevoje,,,gjithashtu suksese edhe per ju ne punen tuaj pas largimit nga shqiperia.

      flm ju,,,,flm amerikes.

    2. Robert says:

      @ inspektor
      me kete mendon qe mos pushohen nga puna njerezit e PD.
      Sepse per arrestime nuk kemi degjuar ndonjehere ne politiken shqiptare…

    3. ALpini says:

      Takon Ramen dhe Meten se e ndjen inatin e Metes ne se takon.
      ke keta do jete e veshtire bashkpunimi…………

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “INSPEKTORI” ,po pse ti e ve akoma ne dyshim se SALIU do te kishte ndenjur kaq gjate ne pushtet po te mos donte U.S.A. ?
    Jo ,SALIU e ka shitur shume -shume LIRE SHQIPERINE tek U.S.A.,derisa ata e mbajten ne pushtet kaq gjate dhe pse ?
    Sipas mua U.S.A nuk kishin shume besim tek EDI RAMA derisa ai nuk donte qe t’a GELLTISTE LUGEN ME CORBE TE PRISHUR qe AMERIKA KISHTE 4 VJET QE JA AFRONTE TEK BUZET ,por me ne fund e gelltiti sepse ja futi me ZOR NE GOJE ILIR META qe kishte kohen qe e kishte ngrene nje TAS tge TERE .

  3. Arbeni says:

    Shyqyr zoti qe edhe ky po largohet nga Shqiperia bashke me Saliun dhe Worlfarth-in! Ambasador me butak s’besoj te kete patur Amerika ne keto ane! Ka hallin e Bujarit ky tani!

  4. L.Itali says:

    Burime te pakonfirmuara europiane,(gazetar i ANSA,Europa-1,Itali),AFP,Reuters,) deklarojne pa burim zyrtar se “tratativat e Berishes,per largim nga Shqiperia,dhe mbrojtje nderkombetare familjes,kane perfunduar pa sukses të tij,ndërsa është arritur një konsensus me Edi Ramen,per spostim gjykimi vitin e ardhshëm të Berishes,klanit të tij,për vrasjet në Gerdec dhe 21 janar!Diplomacia nderkombetare në Tirane ka qënë kategorisht kundër mbrojtjes ndërkombetare të Berishes dhe familjes se tij!…Arvizu duket eshtë dakort per proces ligjor demokratik,ndaj vrasjeve ne bulevard,me 21 janar,ndërsa flitet se ka kërkuar rinisje të procesit të Gerdecit!…Nga Shqiperia,nje burim prane Berishës,deklaron se “Berisha mund të largohet në një vend fqinj ditët e ardhme!”

    1. Robert says:

      @ L.Itali, ik ore zgjebarak mos u merr me kafsherira te tilla

  5. Landi- Sverige says:

    Ambasadori vazhdon te na marri per dore per te na mesuar si si duhet te qendrojme mbi dy kembet tona dhe te bejme hapat e para ne jete.
    Me duket normale per situaten qe ndodhemi dhe mbas gjithe atyre qe kemi kaluar ne tranzicionin e eger dhe te pa fund.
    Por kur degjoj e lexoj shpesh analista mbi zhvillimet ne Shqiperi, mbi politiken dhe ne vecanti mbi te majten dhe te djathten ne kete vend, me dalin parasysh librat fantastiko-shkencor te shkrimtarit francez Jules Verne te viteve 1800 mbi fluturimet ne hapesir si dhe mbi udhetimet reth tokes dhe brenda saj! Librat e tij me shtonin fantazine femijnore dhe interesin per te mesuar sa me shume mbi boten qe na rethon dhe te kuptoja se nuk ishim “valltare ne goje te ujkut” dhe as “fanar ndricues”, por skllever te lidhur me zinxhira ne nje bodrum pa drite dhe pa shprese.
    E perbashketa e ketyre analisteve me kete shkrimtar eshte fantazia e shkrimeve te tyre me boten reale ku jetojne, ndersa e kunderta eshte se fantazia e Verne u be realitet 100 vite me vone, ndersa fantazia e ketyre analisteve per shoqerine shqiptare, qe se ka njojtur akoma kete realitet, ka ndodhur te pakten tre shekuj me pare diku ne boten qe na rethon.
    Epokat e sistemeve shoqerore dhe evolucioni i njeriut ne bote ndryshuan gradualisht dhe ku evolucioni i njeriut ishte katalizatori ne ndryshimin e sistemeve shoqerore, por fatkeqesisht jo tek ne.
    Shqiptaret e ngelur ne nje sistem mesjetar me 99% te popullsise fshatare nuk munden te kalojne, te njohin dhe te jetojne ate sistem te ri ku bota po e perjeton qe prej shek XVIII. Ne 100 vitet e fundit kur bota ecte me hapa gjigand, ne pa njojtur akoma mire shtetin tone te pare dhe flamurin kombetar, kaluam ne erresiren e nje mbreterie feudo-mesjetare. vazhduam mbas saj nje diktature komunisto-fshatare dhe tashme lundrojme ne varken e nje trazicioni anarshie, rrembimi e shkaterrimi fshataresk te gjithanshem.
    Dhe ne keto kushte shume larg zhvllimit modern dhe ligjeve te tij, shume larg shtetit te se drejtes dhe pavaresive te tij, duhet te percaktojme te djathten dhe te majten, demokratet dhe socialistet!!!
    Ndarrja e votave tregoj se e “djathta” (demokratet) u mbeshteten nga pjesa me e varfer rurale ne veri-lindje te vendit, nga rrogtaret e komanduar te administrates shteterore si dhe nga servilat dhe interesaxhinjte e pushtetit. Mentaliteti i ketij grupimi eshte se e djathta dhe te qenit demokrat percaktohen nga ngjyra e flamurit partiak (blu), nga emri i partise (D) dhe sigurisht nga propaganda e anti-komunizmit me dy gishtat larte. Di dikush prej tyre programin politik te PD-se apo politiken e te djathtes europiane? Sigurisht qe jo! Shume prej tyre mund te jene analfabete, por “tironsa”, disa te tjere me dy-tre diploma universitetesh, por pa shkolle te mesme!!! Fatkqeqesia eshte se dhe ne momentet kur udheheqesi i te “djathtes” pranoj me lot ne sy disfaten e tij, deklaroj se humben vetem per dy arsye (!!!!!!), sepse nuk mund te premtonte nje shendetesi falas per te gjithe (sic eshte ne vendet e BE-se) dhe per ceshtjen e taksave (ashtu sic zbatohet dhe ne shume vende te BE-se).
    Pa folur per votat e fituesve ne zgjedhje, te cilet kerkonin ndryshimin, largimin e ketij regjimi totalitar dhe me kryesoren largimin perfundimtar nga skena politike te komunistit te fundit, Sali Berishen, ne Shqiperi nuk mund te flitet per ide te djathta apo te majta. Ne Shqiperi egzistojne vetem ide te nje mentaliteti fshataresk berishian dhe ide te nje mentalitei te ri qytetar edist qe enderron ndryshimin!
    Sigurisht mua me pelqejne keto endrra, me pelqejne njerezit me kulture dhe ide te reja, ashtu sic me pelqenin dikur ne moshen femijnore librat fantastiko-shkencore te Jules Verne, por nuk me pelqejne donkishotet mesjetare qe luftojne me mullinjte me ere dhe fantazmat.
    Pse jo, eshte dicka e bukur qe te enderrosh per nje bote qe eshte 100 vjet larg teje!

  6. Petro Labi says:

    Urimet jane te natyrsheme ne keto lloj rastesh dhe kur jane nga miqte tane si Ambasadori Amerikan në Tiranë, te shtojne akoma me shume shpresen per nje fillim te mbare. Sigurisht mirre priten ne keto raste edhe keshillat per tu marre ne konsiderate per ecurine e metejshme.
    Ne populli i thjeshte e duam me c’koqur. C’fare do te thote “trazicion te bute”, kur vota ju dha te luftoje korrupsionin , te c’rrenjose korupsionin ne te gjitha aspektet e jetes.C’fare do te thote tranzicion i bute ?Qe te mos vere par pergjigjesise ata e qe vrane 26 veta ne Gerdec? Ata qe vrane kater te pafajshem ne bulevard? Ata qe shkatruan nje administrate shteterore , duke i zevendesuar me militante me diploma te “Kristalit”? Ata qe larguan gjthe itelegjencen jashte vendit, qe nga Canadaja e deri ne Australi? Prandaj i nderuar ambasador te duam dhe te respektojme si nje mik i madh por keto keshilla jane njesoj si ajo qe thate se Saliu eshte nje burre shteti. Rilindja duhet te hap programin me te cilin fitoj bindshem ,te marre nje nga nje problemt, sigurisht te degjoje edhe keshillat e vlefshme te miqeve por mos te harroje asnje cat se ka nje detyre teper fisnike por te veshtire, nga gjendja qe e katandisi “Ai burri i shtetit” dhe sorrollopi i tyre ,po permend fjalen sorrollop se ashtu e duan ajo kategoria.
    Ekipi i Rilindjes ashtu sic vajti shtepi me shtepi duke shpjeguar pse do te votohet ekipi i Rilindjes ashtu duhet te degjoje shqetsimet e popullit dhe sigurisht te zgjidhen .Populli e di qe nuk zgjidhen qe diten e pare,por korrupsioni dhe rendi duhen qe diten e pare.
    Faleminderit Z. Ambasador per keshillat qe i dhate Kryetarit tone, por per ne poullin ‘tranzicion i bute” eshte gjuhe teper diplomatike, mundesisht do te gjeni kohe te na i shpjegoni me shkoqur.
    Populli i thote te zbatoje nismen tuaj :
    VEPRO TANI!
    Ne kemi qene dhe do te jemi nje partner i Amerikes.
    Me konsiderata per Ju dhe Ambasaden Tuaj ne Tirane.
    Petro Labi
    Canada

  7. drejtesia te gjykoje sali berishen! says:

    sali berisha dhe banda e tij kane vrare popull te pafajshem dhe kane shkaterruar dhe vjedhur shqiperine!

    pa u vendosur drejtesia nuk ka demokraci!

    1. Robert says:

      a i gjori ti per keto mend qe ke

      1. Ervin says:

        i gjori ti se duhet te jesh vete penicilina qe thua keshtu

        ne Burg Familja Mafjoze e Shqiperise se bashku me Kokelopen

  8. salah says:

    SHBA-të dhe BE kanë shkaktuar fatkeqësi: vetëm për dyqanet e lobimit penale, terapisë së shokut, privatizimit, gjyqësorit dhe shkatërrimin e policisë nga viti 2008. Amerikanët kanë imunitet të paligjshme në Shqipëri, sepse drogë dhe armë të bërë biznes. Ilir Meta ka qenë i instaluar direkt nga kriminelët e NATO-s: “Paqe-e-fonde” SHBA-NATO-s! Gangster Frank Wisner, Joseph Dioguradio, senatori Eliot Engel, etj!
    Ajo gjithashtu dërgon Administrata jo ekspertëve, por të huajt penale si investitorë lobi. Korrupsione e motorrit, ishin gjithmonë të huajt, i cili gjithashtu fituar miliona për vizë gati! Identike në Kosovë

    1. Vlora says:

      Komentuesit me emrin Salah, i puth doren dhe nuk i heq as nje presje komentit tij.Me i papar dhe nje serum per popullin shqipetare.

  9. nuri says:

    Z. Mero, sec kam nje parandjene qe z. Arvizu ne momentin e pershendetjes i ka thene Metes ” I ndershmi Doksboru bos i trustit te lulelakres, urime per fitoren e merituar sepse shpenzove shume para dhe mashtrime per te blere voten e shqiptareve. Politikanet duhet te jene te korruptuar, mafjoze dhe vrases sepse keshtu plotesojne kushtet per te qene sherbetore te devotshem”.

  10. lori says:

    Ne radhe te pare dua ti jap nje keshille z.Ambasador:Boll me me receta bajate se si vendi qe perfaqeson edhe Ju personalisht jeni boshti qe krimineli Sali qendroi kaq gjate ne sundim te nje vendi.Na leni te rindertojme shtetin qe shkateruat Ju nepermjet kriminelit Sali.Shqiperia do te kete respekt e ndjenje vetem per periudhen e presidences se te madhit B.Klinton e me pas te gjithe keni qene ne nje thes pasi ju kan interesuar me teper aferat e armeve sesa demokracia ne kete vend qe ndoshta tolerancen ia merrni per injorance.Ndoshta ty te duket vetja “ufo” e nderko po te besh nje sondazh ne popull del ndryshe.Ler z.Rama te beje ate qe ka ndermen e leri sygjerimet se nuk kane vlere.Behu burr e terhiq etiketimin qe i bere nje vrastari ne mes te diellit si “burre shteti”,behu burre perpara se te largohesh e thuaj ketij populli se Basha nuk e meriton vendin e kr.te Bashkise se e ka te dale nga menget tona te perveshura.Vetem ne kete menyre Ti mund te largohesh me nder nga ky vend ndryshe do te mbahesh gjate neendjen e popullit te thjeshte jo si ambasador i nje vendi mik,por si nje vegel e sjelle per ti bere freskllek nje krimineli qe ndoshta vetem z.Rama nuk e beri ndonjehere mik jo per faj te tij por per merrite te padiskutueshme te palekundeshmerise se ketij te dytit.Se fundemi te uroj. Qe pas ketij misioni te mos marresh me pjese ne diplomaci e te dalesh ne pension.Saliu ne fakt ka dy menyra shpetimi ose te kerkoj strehim politik ne ndonje amb.si ne 97 ose te shkoj ne Belgjike per azil pasi eshte ne gjak me shume familje shqipetare.Atje bespj se e presin shume miq te tij si “Skenderbeun” e tyre por te rene nga kali.Qendrimi i tij ne Shqiperi do te thote qeli.Nuk mund te kete rilindje pa vene ne vend drejtesine.Se harrova mos te harroje te marr me vehte Ahmet Zogun e bustin e tij.

  11. ali says:

    Po nuk u demaskua Berisha kete radhe , po nuk doli para dretesise, po nuk dha llogari per Gerdecin, 21

    Janarin,detin,Lacin e dhjetra raste te tjera krimi, Sali Berishen do ta keni pas 4 vjetesh ne krye te ”sofres”.

    Kete zoterinj socialiste duhet ta keni mire parasysh ! Mbajeni vath ne vesh ! . Ju donte mbroheni me ate

    se gjoja ”nuk ju le bota”. Po K/ministrin pse e la bota ?! .Ka me dhjetra shembuj te tille , ku K/ministra e

    ministra qe kane zene burgun per korrupsion,per krime e gjenocid,etj.etj. Prandaj ju socialistet i keni te gjitha

    shancet, 84 deputete, per t’i shkuar deri ne shkaterrimin e diktature berishiane. Ndryshe brenda 6 muajve

    do ju nisin problemet brenda per brenda vedit e popullit qe kerkon thjeshte DREJTESI !!!

  12. shqipo says:

    Per cfar lloj “Tranzicioni te bute” flet femija i adaptuar i “Patrtnerit” Shqiptar !!!!!!!!!!!!!!!!!
    Kerkojn akoma te diktojn politiken Shqiptare kta monstra ashtu si bene per 23 vjet me radhe ?
    Duan qe krimineli berisha mos te shkoj para bankos se akuzes sepse ishte
    thjeshte produkti amireikaneve per kte vend ?!
    Mendojn kta akoma tna trajtojn neve Shqiptareve si vendet afrikane e exsperimentojn me jeten e shqiptareve si te ishte ky vend nji laborator natyral ?!!!!!!!!!!!!!!!
    Mos te harrojn kta seshume poshtersira qe ndodhen ne shqiperi nen drejtimin e nji shkerdhate si berisha ja kemi per falemnderit “Partnerit tone” usa ,qysh n ga vrasja e Trebickes e deri ke Gerdeci ..Padroni te cilit ishte “Partneri yne i dashur”
    Largqoft qe dhe ne dhurimin e kujfijve Greqise mos te ket pas dhene ndonji propozim apo urdher shkerdhates shqiptare berishit sepse dime mire qe kompania qe do cpoj ne bregdetin Shqiptare dhuruar Greqis eshte nji kompani amerikane . Partner verte ?! Apo monster qe luan me jeten e shqiptarit ! Kush me thot dot ?! ptuuuuuuuuuuuu majmuneri

  13. Pacienti says:

    Komplimente per shkrimin.
    Skandinavet jane me kulture interesante , te ndergjegjeshem , kreativ dhe shume puntore dhe me nje demokraci shembullore .Nje shembull , ne Danimarke ministri shkon ne pune me biçiklete ,ketu ne Shqiperi njerezit mbledhin vetem kanaçe me to .
    Shqiperia me pozicion gjoegrafik eshte ne Europe ,por demokracine e kane te trasheguar nga Arabet (500 vjet jane apokalips per nje vend te pushtuar).
    Enderra ose deshira se na duhen 100 vjet apo me pak eshte e mire , por realiteti eshte i trishtuar, sepse kur te behen Arabet me demokraci si te Skandinaveve eshte njesoj sikur dikush ty te thote se kam pare nje gomare qe fluturon.

  14. NUK duam anarshi duam demokraci! says:

    po te dhimbset ai burri i shtetit a?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje