Kuvendi i Kosovës nuk e miraton ligjin për amnistinë

4 Korrik 2013, 21:50Rajoni TEMA

Kuvendi i Kosovës, pas një debati të gjatë, nuk ka mundur që të miratojë projektligjin për amnistinë. Nga gjithsej 91 deputetë në sallë në momentin e votimit, 70 ishin për miratimin e projektligjit dhe 21 kundër.

Projektligji ishte kundërshtuar ashpër nga shoqëria civile dhe lëvizja Vetëvendosje.

Në momentin e mosmiratimit të projektligjit, deputetët e Vetëvendosjes shpërthyen në duartrokitje./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje