Muho: Pretendimet e PD-së për Lezhën janë të padrejta

10 Korrik 2013, 09:15Politika TEMA

Përfaqësuesi i LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Muho deklaroi se bllokimi i shpalljes së rezultatit për qarkun e Lezhës, ka bllokuar shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

“Nga përfaqësuesit e PD u pretendua se për 10 qendra votimi rezultati i sjellë nga grupet e numërimit të votave është i falsifikuar. Ne nuk i hymë këtij lloj diskutimi se e gjykonim të parakohshëm një diskutim të kësaj natyre. Nuk mund ta paragjykonim nëse ishte i vërtetë ose jo por i kërkuam KQZ të shpallte rezultatin për qarkun e Lezhës dhe nëse ka kontestime të kësaj natyre, subjektet duhet ta bëjnë në fazë ankimore. D.m.th paraprakisht të shpallej rezultati dhe më pas subjektet të gjitha pretendimet e tyre duhet ti ngrinin në moment.

Lezha në kuptimin e vonesës është arsyeja për vonesën në shpalljen e rezultatit përfundimtar për zgjedhjet e 23 Qershorit. Siç u bë e qartë dhe sot, por unë shpreh bindjen time se dhe për qarqe të tjera certifikimi ka qenë i vonuar”, ka pohuar ai për “News 24”.

Pyetjes sesi u justifikua kjo vonesë, Muho tha se KQZ e justifikoi me ngarkesën e madhe në punën e administratës.

Kurse lidhur me kërcënimet që z. Kosovrasti deklaron se ka marrë në adresë të tij, z. Muho tha se: “Përmbajtja që u lexua ishte kërcënuese. Në fjalën e tij z Kosovrasti kërkoi që ne të tregohemi të përgjegjshëm për deklaratat që bëjmë në KQZ sepse mund të përdoren. Por kjo të mbahet parasysh dhe nga Kosovrasti dhe persona të tjerë pasi nëse do sjellim në kujtesë se z Kosovrasti ka etiketuar deri dhe killera disa persona me emër e mbiemër”.

9 komente në “Muho: Pretendimet e PD-së për Lezhën janë të padrejta”

  1. burbuqja says:

    o Muho!
    shko e futi edhe nje tas me groshë, se te paska dhënë efekt i pari! ? ?
    -Qe ta dish ti, or zotti Muho, ata babditet e PS-se, i kane numeruar votat ashtu siç kanë dashur, sepse pikerisht për atë arsye i vendosi Edi Rama ne listen e deputetve ? , ata kane nxjerr me force te gjithe vezhguesit nga ajo KZZ, madie kanë rrahur e keqtrajtuar edhe antaret e komisionit.
    -Edhe nje gjë, se desh harrova fare; banditet e PS-se, kane fyer dhe goditur edhe zonjen Kryemadhi ? , kandidaten per deputete, te cilen ti perfaqeson. Shko e pyete pak, ne se eshte e vertete e pastaj dil aty e na bëj të zgjuarin e dynjasë ?
    -Keshtu jane keto punë; Edhe Edi Paloka, i mbante afer ata banditë. Mbaji edhe ti se ndoshta ua sheh hairin ndonje ditë ?

    1. Rilindasi says:

      FILLOI SHTETI
      SHTETI PER TE CILIN VOTUAM ME 23 QERSHOR!
      URIME ZOTI RAMA
      TANI BERISHA NE BURG

      BE BERISHA
      BASHA GJITH KRIMINELET E PUSHTETIT TE PD
      NE BURG

  2. nuk harroj says:

    Me buqe,pse te djeg me te keqen xhaxhi,pse te djeg?
    kujtese per buqet, qe te mos ju djege fare,perdorni vazeline…

    1. burbuqja says:

      Po shqetesohem se si po më mbeten BANDAT dhe BANDITET pa perfaqesuesin e tyre ne parlament ? ? ?
      I am awfully sorry. I am terribly sorry ! ? ? ?

      1. Ramy says:

        burbuqime per bandat pyet karucin sokol olldelen se ta jep ai pergjigjen i lidhur kembe e krye me xhake e shullaz po si moj burbuqime kur ne qeveri eshte serbi krimineli i kombit sala dhe ti na flet per banda opozitare a je ne terezi ti a jo ….

      2. iriqi says:

        tani po qe na ndicove, me keto cfryrjet ne gjuhe te huaj.
        shko ore mbushu, shqiptar bytha jote, na flet inglisht. yy rrace servilesh! te humbte vula te humbte!

  3. pjeter says:

    buqe moj buqe mos fol kaq e sigurte me xhan se ne qe jemi nga ato ane e dime mire ke parti perfaqesojne ata banditet qe permende ti,mos ja fut kot me xhan se pastaj del huq.te dhemb shpirti per saliun por skemi cfare te te bejme me xhane,por mund ta marresh ne shtepine tende.te sales.

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Lezha duhet te behet shembulli,si duhet te funksionoj ligji zgjedhor ne Shqiperi!

    Mbas dhenies se rezultatit nga Kolegji Zgjedhor,Parlamenti duhet te ngrej komision hetimor per zgjedhjet ne Lezhe!
    Te hetohen te gjitha hallkat e komisioneve,deri ne KQZ!
    Denim maksimal per te gjithe qe kane deformuar rezultatin e votimit!

  5. Pavarësia says:

    Rasti në fjalë nuk ka të bëjë me ,,buqet” e ,,burbuqimet”. Taktikat e famëkeqit Sali Berisha janë nga më të pa imagjinueshmet. U soll ngau soll pas 23 qershorit dhe e ,,gjeti” një marifet për të cenuar rezultatin e votë popullore që ishte një grusht i rëndë për Saliun dhe shërbetorët e tij. Nëpërmjet (K)njaz Kosovrasit- kryetar de fakto i KQZ- ky komision mbajti peng për disa ditë, nxjerrjen e rezultatit përfundimtar të votimeve të 23 qershorit. Dhe në këtë peng, viktimë ra qarku i Lezhës. Me këto taktika të ulëta dhe rrezik mbajtëse, Saliu përpiqet që, me çdo kusht, mjet e mënyrë, të prishi shifrën magjike ,,84” të mandateve të koalicionit të majtë. Saliun e çmend fuqia vendim marrëse e ksaj shifre, prandaj dhe po bën të pa mundurën për ta asgjësuar ,,ligjërisht” këtë numër. Po (o)pozita e majtë çfar po bën për tu prerë rrugën këtyre veprimeve djallëzore të Saliut? E pa falëshme në se e lejon të veprojë në mënyra të tilla me pasoja të rënda…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje