Degradon gara në PD/ Berisha në alarm për të shmangur mbështetjen publike për Bashën

9 Korrik 2013, 18:58Politika TEMA

Sali Berisha, kryetar në detyrë i Partisë Demokratike, u ka dërguar një mesazh me SMS gjithë strukturave të Partisë Demokratike, në të cilën u kërkon të shmangin mbështetjen publike për ndonjërin nga kandidatët.

Mesazhi pason daljen publike të njerëzve më të afërt të Berishës në mbështetje të Bashës.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, kishte publikuar në faqen e saj mbështetjen e hapur për Bashën, ndërsa presidenti Bujar Nishani prej dy ditësh pret në rezidencën e tij struktura të Partisë Demokratike nga Tirana, kryesisht zona e Kombinatit, ku i udhëzon të votojnë për Bashën.

Vetë Familja Berisha nuk e fsheh mbështetjen në publik, ndërsa njerëzit më të afërt të Berishës po lëvizin në gjithë vendin për të përçuar mesazhin për pasardhësin e ri.

Këto gjeste kanë nervozuar struktura të PD-së që mbështesin Olldashin dhe duket se pavarësisht lojës, tensioni po rritet.  Një drejtues i Partisë Demokratike në Korçë i tha gazetës Tema se nëse vazhdon presioni me këtë ritëm, partia mund të ndahet dhe zgjedhjet të prodhojnë përçarje.

Berisha, i cili duket se e ka kuptuar tensionin, ka nisur këtë SMS për strukturat e partisë të martën në drekë.

 

Mesazh tejet i rëndësishëm për shpërndarje të menjëhershme për kryetaret dhe sekretarët e PD-së së rretheve dhe grupseksioneve të Tiranës:

“Gara për liderin e ri të PD-së në tërësi po ecën shumë mirë dhe për këtë keni urimet e mia më të mira. Por gjatë ditëve të fundit nga informacione të sigurta nga baza janë identifikuar disa raste zyrtaresh të administratës dhe ndonjë partiak që në kundërshtim të hapur me udhëzimin tim kanë: 1- bërë fushatë të hapur për kandidatin e preferuar, 2- ka pasur ndonjë rast që në sharlatanizëm të plotë kanë folur pa asnjë autorizim në emër edhe të drejtuesve të tjerë kryesorë të PD-së. Ndaj tyre janë marrë të gjitha vendimet që meritojnë. Ju kërkoj që të mos lejoni asnjë njeri të abuzojë me procesin tonë transparent. Përgjegjësinë, të drejtën dhe besimin e plotë për organizimin e procesit në territorin e degës/grupseksionit tuaj e keni vetëm ju!

Përshëndetje,

Kryetari në detyrë i PD-së, Sali Berisha”

 

Sipas sondazheve të bëra brenda PD-së, nëse zgjedhjet do të bëheshin me statutin aktual të partisë, kryetar i PD-së do ishte Sokol Olldashi.

Ndryshimi i rregullave të lojës nga Berisha për shkak të pafuqisë së Bashës për të fituar me struktura, ka bërë që të rriten shanset e manipulimit me anëtarin e paregjistruar dhe të shpallet fitues.

Basha është zyrtari rekord i PD-së në pushtet.

Pas tete viteve në pushtet ai do të vazhdojë të jetë kryetar bashkie dhe më pas do të udhëheqë opozitën pa provuar kurrë të jetë në opozitë.

Shumica e re ndjehet komode me Bashën për shkak të lidhjeve të tij me Ilir Metën dhe vulnerabilitetit si ish- zyrtar i akuzuar për korrupsion dhe vrasje.

Dhe vetë Basha po bën kujdes të mos shkaktojë asnjë polemikë me LSI-në.

Edhe pse LSI është në shumicën e re, Basha nuk ka ndërmarrë asnjë heqje nga puna të anëtarëve të LSI që ka punësuar në Bashki.

Teza e tij e vetme është se me LSI-në do të rikthejë PD-në në pushtet.

27 komente në “Degradon gara në PD/ Berisha në alarm për të shmangur mbështetjen publike për Bashën”

  1. atila says:

    Sliu qe percau gjithe Shqiperine tani po percan edhe partine e vet.Po e ben si Luigji i 16-te “pas meje u befte kjameti”. Pastaj si mund te zgjidhet kryetari i ri pa nxjere faktoret dhe e humbjes dhe pergjegjesit nderkohe qe kandidatet e perzgjedhur nga kryetari ne ikje e thone vete qe kane edhe ata faje per humbjen.Si mundet te humburit ta cojne PD-ne ne fitore? Kto zgjedhje jane farse ne menyre qe te zgjudhet beniamini i Berishes per te siguruar vazhdimesine e familjes.

    1. Maqo Lakrori diteziu says:

      Saliu nuk e pranon demokracin e brendshme. Ja un konkurova me Edi Ramen rrot me rrot nje antar nje vot, asnje presion nuk ju be bazes te gjith votuan te lire kundra meje. Mbasi mbaroi gara une vazhdova karieren time ne PS dhe jam nje eksponent i larte ne Parti. Rilindje Rilindje.

      1. Pilo Lala says:

        Kjo eshte per te qeshur , dhe per te qare.
        Ata qe qanin ate dite, tani po qeshin, sepse jane te sigurte qe Komandanti nuk heq dore nga PD.
        Por me e bukura eshte se do i marri malli per Komandantin, sepse Komandanti do ngujohet ne shtepi, per te shpetuar koken nga ata qe nuk e vrasin dot sot.
        Kete trim te marre qe po shikoni jusot, do jete pjese e njesitit guerril, qe del naten fshehurazi, per te ruajtur koken. Antiplumbi eshte vtem per trupin, koka kerkon te rrish brenda ne shtepi.

    2. Flamur Noka - Dr. Prof. i Punëve të Kota says:

      Ky eshte posteri zyrtar i Fushates per Kryetar i PD:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/devils-advocate.html

  2. I-lir says:

    Po cfare I keni keto budallalliqe bre temista,vetem diversion dhe vetem diversion, sikur te kishit punuar qe ne barkun e nones ne sigurimin e shtetit. Bej cudi u ka future friken ne bark Lul Basha. PD-ja kuzhdo te fitoje do te dale me e forte dhe bashkuar se kurre.

    1. Dean says:

      Po Lulja eshte pederaste,mo I-liri,kujt ka me i fut frkiken ai???
      Kam pas respekt per komentet dhe formimin tuaj,o I-liri,po ti qenke trap fare mor burri i dheut.
      Nuk e shikon LULZIMEN se si i ka ik ngjyra e fytyres dhe sa i trembur eshte per vete,ndersa ti na e pershkruan si RAMBO qe u fut friken te tjererve.Turp,I-liri,turp.

  3. voica says:

    O bobo, filloi t’u kercase dhembet atyre qe duan te dalin nga rreshti ky.
    O bobo, si u thote? ..ne sharlatanizem te plote… . Krye.ari ne detyre i PD SB. He, thoni gje po ju a mbajti, Olldashi i pari.
    Me duket se eshte katandisur me keq se Doklja ne ’91.(po atehere ishin hapat e pare te pakten, shume gjerave s’ua kishim idene se si funksiononin . Tani? 23 vjet me pas???????

  4. devolli says:

    More TEMA care thoni keshtu?
    Shumica e re ndjehet komode me Bashën për shkak të lidhjeve të tij me Ilir Metën dhe vulnerabilitetit si ish- zyrtar i akuzuar për korrupion dhe vrasje.
    Jeni ne vete juve . Pse mire qenka qe Meta paska lidhje me Bashen. Ceshte ky turp qe keni shkruar. Ata jane te dy me gjyqe te manipuluara. Ceshte kjo lidhje e mire keshtu. Apo po flisni si Ilir Meta qe ua la arkeologeve dosjen e 21 janarit?

    1. Pilo Lala says:

      Basha nuk e shpeton Berishen nga Halkajt. Do ju marri malli se do mbyllet brenda menjehere. Garda Tropojane nuk e ruan dot me.

  5. RILINDJA(RINGJALLJA)E KOMUNISTAVE says:

    TEMA E DI KU ESHTE RREZIKU I PS´ FITORJA E BASHES PS MUNT TA KTHEJE NE OPOZITE E TEMES KJO I DJEGE

  6. KRIPTOOPOZITARI says:

    Nuk ka se si te ndodh ndryshe me nje komunist te korruptuar aty, i cili mban frenat e asaj partie. ?
    -Perfundimisht, ka vetem nje zgjidhje; Kriptoopozita :), like this election ? ? ?

  7. Claus says:

    Edhe ne fiset indiane si Apache kryetari zgjidhej nga nje keshill i te urteve, tek PD e zgjedh direkt kryetari ne detyre i fisit me emrin Sali, duke u bere nje ritual sikur luftojne me thika kunder njeri-tjetrit ne nje rreth zjarri dhe perqark tyre hidhet nje valle e eger paganesh duke rene ne ekstaze.
    Keta as ne nivelin e fiseve indiane nuk jane.
    Pa folur per anetaresine.
    Keta nuk kane dhe nuk kane patur kurre anetaresi, keta kane patur vetem hordhira qe pergatitej vetem kur kryetari i fisit fillonte aksione dhe fushata.
    Tani do te shihet anetaresia kur te hedhin voten nese e bejne “nje anetar nje vote”.
    Gjithmone nese e bejne zgjedhjen me “nje anetar nje vote” !!!
    Propozimi im eshte:
    Me mire te numerojne anetaret dhe numrin e tyre ta kthejne ne numer votash. Keshtu kursejne edhe leter, edhe kuti, por edhe “manipulim” nuk mund te kete nga “numerimi” i votave.
    Eshte teper “transparente” dhe “demokratike”.
    E kush do te mund ta kundershtoje kete propozim nese e thote kryetari i fisit?

  8. al says:

    e merr v esh o popull qe ai njeri nuk ndryshon kurre. lere garen te lire se thiua jam demokrat. olldashi as nuk e diskuton luljeten ne gare.

  9. arberi says:

    mos u merreni ju me kryetarin e pd apo keni frik se vjen basha edhe ju fut gishtin

  10. dhe Enver Hoxha qe shajne keta alabaket e Pd ,nuk vepronte me te tilla urdheresa kaq te ngushta !

  11. Varfanjaku says:

    Me Lul Bashen ne krye te PD-s do te dalim te ngopur me torta madheshtore te gjithe,
    jo nje ne njeqind vjet,
    po nga nje ne cdo vit,
    Le t’i leme te tjera mrekullira

  12. Populli says:

    Me LUL BASHEN ne PD, ka me shume shance qe kryeministri pas 8-vitesh te jete Bin Ladeni, se sa LUL BASHA!!!!!!!!!!!

    PD-ja po katandiset streha e fundit e maskarenjve dhe kriminelave, te cilet heret ose vone do te perballen me drejtesine, qofte ajo shteterore apo popullore!!!

    Sali Berishen, Lul Bashen apo eskorten e tyre kriminale 8-vjecare nuk ka perendi mbi toke qe ta shpetoj nga drejtesia popullore per krimet qe i kane bere ketij populli dhe vendi!! ESHTE THJESHT CESHTJE KOHE.

  13. arjanita says:

    Kjo eshte farse ne kuptimin e vertete te fjales.
    Pasi i hapi rrugen beniaminit qe i serviren serbet duke
    menjanuar grupin Topalli-Bode me dosjet e vjedhjeve
    te kumarxhiut Olldashi Basha e ka rrugen te lire per
    fronin e Partise se Bishes.Jo te PD.Sepse Bisha ka
    vrare me kohe PD.

  14. Haklaj says:

    O GJYZEL VICIDOLI PRIT DHE PAK NUK KE NGA TE ME FSHIHESH GJITH HESAPET NE KET BOT LAHEN

  15. atdhetari says:

    per cfar mund te flasin keta dy djemt e saliut a nuk jane ata te dy pjese korupsionit me galopant,a nuk jane ata qe persekutuan gjithe antaret e pd deri ne perbuzje.dhe kur ata flakeshin nga puna e sidomos nga aleatet. te gjitha keto i benin vetem per te ruajtur kariken dhe pasurit etyre. E si dalin me paturpesin me te madhe per te shpetuar P,D, ne antaret e pd perseri do ju djegim deri sa te largoheni ju bijte e Saliut, kjo do jet lirija e P, D

  16. Zef says:

    Lul Basha politikani ma kakareq i politikanve te vendit.
    Se pari asht i korruptuar.
    Se dyti,kriminel te tjerat vijne vete se gjejne deren hapur dhe s’ka nevoj ti thote Basha.Kur te vjen e keqja hapi deren.
    Basha n’mos u heket vete nga kryetarlleku i Bashkise nuk e gezon ma shume kohe se cfare i kane mbetur.Kur te behen votimet per pushtetin lokal.Basha fluturon me keq se me pras ne bithe.Kjo do i beje termet karriges qe sot pa ja ushqen Berisha postin e Krietarit te PD.
    Nesa Shqiperia me rilindjen asht vene ne rruge te drejt.PD-ke do i duhen edhe ca vite me largimin e Bashiqit nga kryetarlleku nese e fiton tashti postin me serumin e penicilines.Kjo PD sot asht partia me antipopullore ne mbare boten Shqiptare.Sepse asht drejtuar nga Penicilina dhe shume oratk te tjere si desinjatorja,ciftelia,kulloshtra,rroqka e koqka.Te gjithe te prekur jo ne mushkeri po ne tepelekun e kom.qendrore.Agjenta ne sherbim te monizmit per ta luftuar armikun nga brenda.

  17. papi says:

    te majtet vetem enverin duan .sa veta ka vrare ai dhe prape e duan edhe per te majten qe vrau me doren duke shtyr njerezit te hyjne me force te shtepia e tjetrit duke prishur porta dyer e dritare.portokallja eshte e rrumbullaket,ne qofte se rama me gjithe ato premtime qe ka bere nuk i ploteson dhe pd ben te njeten gje cfare do na beje ky palloshi do hapin kryeministrin qe ta plackitin njerezit e ps .ose me thjesht.kush eshte ai njeri qe nuk do te mbroje shtepine e tij

  18. mergimtari fv says:

    Erdhi dita e E.Rames te talli ka..in me me Bash-bythen qe do japin sadaka PD-ne , kjo parti shqiptare u katandis ne thele si perfaqesuese tipike e bajraktarit dhe kanunit te mesjetes , Olldashi perpjete te hidhet nuk do e marri drejtimin e partise pasi eshte jugor dhe pik , eshte toke e xanun nga shpellaret qe kur u hodh busti i Hoxhes ulerinin per te si ushtaret e Xhinxhis-Khanit .

  19. Timo says:

    Per sa kohe kanidatet i zgjodhi Berisha neTironsit kena i shprehje.
    Mut i jati, Mut i biri, Mut ai qi boni t’jatin

  20. moni says:

    Kjo Laura, fytyra e PD-se, duhet te mesoje te shkruaj ne menyre korrekte ne FB.

  21. sul korriku says:

    Per Olldashin ka mbetur nje shans burrerie.
    Ne kushtet e kesaj “gare” made in Sali Berisha, Sokoli mund te terhiqet nga gara dhe ta lere Lulin te zgjidhet kryetar “me procedure”

  22. tironsirefugjat says:

    Kjo PD e klonuar qe shpreson te hedh perseri ne gjirin e saj kokmadhin e rrezikshem ku heshtja e cuditeshme e SRB nuk ka mundesi te mos fsheh ndonje prapasken mjaft te studiuar e te pregatitur me koh,nje prapasken nga ato qe vetem “perkthyes”jeroglifesh te veshtira mundet ti japin pergjigje ,mos e nenvlehtesoni e mos bini ne gjumin e fitores se ky perbindesh edhe me bishtin e tij sjell shkaterim ! Nuk di sa do e kaperdij ky popull kte bukuroshin e ri te PD qe te mos them vet PD ja e shtypur ,e sunduar dhe e transformuar ne nje vegel qore nen efektin e “droges”berishiane nga frika qe ju ka hyr deri ne palc nga prapaskenat me te cuditeshme qe mundet te kurdis nje diktator ! Shikoni si dalin e flasin pa pik turpi a thua se nuk kan mbi fytyren e tyre mutin qe ju perplasen 1milion votues .Asnje analiz asnje pergjegjsi dhe menjeher u hodh tymi i trazhgimtarit te ardhshem e po haroet humbja spektakolare !Cfar po pregatitet askush nuk e di por shkoni o PD ista e qetesoni familjen e madhe me voten tuaj per bukuroshin e saj Shkoni shkoni se do shkoni nje her e pergjithmon me duket e kushedi cdo marim vesh sa tu dal frika servilodallkaukeve lepuj si puna e asaj Vorpsit qe spo i mbyllet ………… Spo doni te nxirni mesime nga humbja dhe ja keni hedhur popullit “mosmirnjohes”se ska si spjegohet kjo heshtje varri !Ja pafshit hajrin ktij roboti Lulzim qe me ndihmen e “konstruktorit” te tij erdhi deri ketu e “punon”……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje