Zef Brozi: Rilindja e PD-së nuk mund të bëhet duke u drejtuar me prapaskena nga Sali Berisha

9 Korrik 2013, 10:37Politika TEMA

Zef Brozi, ish- drejtues i Gjykatës së Kasacionit dhe një kritik i zëshëm i qeverisjes së kryeministrit në largim, Sali Berisha, në një shkrim të publikuar nga Shqiptarja.com, apelon anëtarët e PD që të bëjnë rilindjen e Partisë Demokratike pa Sali Berishën.

Ai thtoë se kjo do ishte në të mirën e Shqipërisë. Sipas Brozit, këto votime ishin një mundësi që dhe PD të çlirohet nga sundimi antidemokratik i Berishës.

“Në mënyre shumë të qartë dhe me vizion europian e perëndimor, platformën e Rilindjes së PD, me një dashuri dhe idealizëm të admirueshëm e ka shprehur Bardhyl Ukcamaj në artikullin “Për një Parti Demokratike post tranzicion”.

Ky shkrim është botuar me 5 korrik në gazetën TEMA, në gazetën Illyria (në Nju Jork), në Respublica, Zëri i Shqiptarëve, Revistën Drini etj, si edhe ka gjetur pasqyrim të gjerë online dhe ka ngjallur interes të madh edhe në rrjetet sociale.

Kjo është platforma e vetme e botuar në shtyp deri më sot, ndonëse thjesht si një analizë e një niveli superior.

Unë ju bëj apel anëtarëve të Partisë Demokratike ta lexojnë me vëmendje dhe t’i përgjigjen me votën e tyre programit dhe zgjidhjeve që parashtron Bardhyl Ukcamaj, një ndër drejtuesit më aktiv të Lëvizjes Studentore, bashkëthemelues i PD dhe ish drejtues i Forumeve Rinore të saj, një nga intelektualët e mirëshkolluar në SHBA dhe i respektuar edhe nga diaspora shqiptaro-amerikane.

Rilindja e PD nuk mund të bëhet duke u drejtuar me prapaskena nga Sali Berisha, as duke u përlotur për “dorëheqjen” e ish sundimtarit të saj, as duke u përbetuar për besnikërinë ndaj tij dhe për vazhdimësinë në rrugën e tij. Demokratët duhet të çlirohen nga përulësia tepër e padenjë ndaj unit dhe mitit për Berishën. Partia Demokratike është themeluar dhe duhet të rikthehet në parti të njerëzve të lirë.

Rilindja e PD nuk mund të bëhet duke “zgjedhur” me nxitim pasardhësin e emëruar nga Berisha, që do ishte thjeshtë maska e tij,” shkruan Brozi./ep

24 komente në “Zef Brozi: Rilindja e PD-së nuk mund të bëhet duke u drejtuar me prapaskena nga Sali Berisha”

  1. Argita says:

    DO GENJEJNE PERSERI VETEN,SE DEMOKRATET NUK GENJEHEN ME,PD KA NVOJE PER FIGURA TE NDERSHME SI MUSTAFAJ,TOPI ,BIBERAJ ,JO NGA HIPOKRITA,HAJDUTER,IMORALE

    1. Tironsi Selvia says:

      DUne nuk e njoh z. BROZI, por njoh nusen e tij. Ka qene nxenese ke Sami Frasheri goce Yll e bukur dhe shpirt robi. Kom pas vetem pak muhabet se kisha shoqe te nvushte nj shoqen e saj.
      Nuk ka shenje barazimi Brozo vs Selami.

  2. elio says:

    Edhe ky si Ed Selami, lan makina ne Amerike…

    1. bert says:

      Dr. Brozi punon per qeverine federale amerikane sa per dijeni. Ka punuar si drejtues i USAID-it ne Tirane para dy-tre vitesh. Eshte doktor shkencash dhe ish themelues i PD-se.

    2. serveti says:

      Elio qe je ramy apo ben prezervativi.
      Ky ishte ai trimi qe ja dhjeu sales.
      Nese ky behet kryetar gjykates lart, shqiperia behet evrope.
      Pershendetje zef

    3. andi says:

      Po pse eeshte krim te lash makina?!! Apo prite qe te bahej President i Amerikes nje emigrant i perxan nga krimineli Sali!? Puna me djerse eshte ndere e krimi i saliut duhet denu pa hezitim. Sali berisha kudo jete eshte nje ngatrrestare e bandi i pa ndreqshem, eshte armik i Shqiperise, i shitun tek Serbi e Greku per pare e lavdi personale. Prandaj Zef Brozi e njef mire cfare M…. mallit eshte.

  3. Frojd says:

    PA PARAGJYKUAR OLLDASHIN DHE BASHEN-Proòesi i zgjedhjes se pasardhesit te Berishes eshte i manipuluar.Kjo nuk perben thjrsht manipulimin e nje anetaresije por demton rende imazhin e nje ‘bande’ 22 vjeòare per tu rikthyer ne nje subjekt politik qe jo vetem do ish i rendesishem per jeten parlamentare por aqe me teper per antaresine e militantet e kesaj partije.NUK ESHTE PROBLEM EMRASH POR PROBLEM ECURIJE NE JETEN E NJE SUBJEKTI POLITIK.

  4. nd-ih-ma says:

    Le te Rilinde Shqiperia nepermjet programit fitues te RILINDJES ,pastaj vetevetiu,skane nga mbajne pa Rilindur dhe te djathten.Po nuk u zhduk nga skena politike Berisha me familjen e tije[edhe dhendrushi Basha] nuk do behet fjale per te djathte por per mardheie brenda familjes=incest i djathte.

  5. Berlin says:

    Foli dhe gjakdhjeri Broz!

  6. kameniku says:

    ZOTI I BEKOI SHQIPTARET NE 23 QERSHOR

  7. Agimi says:

    Aktiviteti juaj Dr. Brozi si bashkethemelues i PD-se, ish deputet, kryetar i komisionit te ligjeve dhe me pas Kryetar i gjykates se Larte ka qene i paster. Une jam antar i PD-se dhe njekohesisht si tiranas kam marre pjese ne te gjitha demostratat ne Qytetin Studenti dhe gezohem shume kur degjoj dhe lexoj per ish drejtuesit te asaj levizje. Por partia jone i la anash shume figura te nderuara si, Bashkim Koplikun, Rudolf Markun, Bardhyl Ukcamen, Bashkim Gjongecajn, Akli Fundon, Myftar Gjanen, Manahasen etj. La te paperfaqesuar te persekutuarit politike etj, etj.
    Respekte per ty dhe te gjithe idealistet e Dhjetorit 90-te.

  8. Halimi says:

    Mero Baze po i ben nje sherbim shume te mire shqiptareve duke hapur gazeten e tij per ish themeluesit e PD-se. Une kam qene mbeshtetes I flakte i PD-se ne 90ten dhe kam respekt te madh per ju z. Brozi, per menyren si luftuat per demoktraci dhe nuk u korruptuat kur ishit Kryetar Gjykate. Po ti ishit nenshtruar Berishes do te kisht qene si te tjeret qe jane sot milionere me paret e popullit te varfer. Tani e gjeta edhe shkrimin e Zotit Ukcamajdhe e lexova. Shkrim i vecante dhe shume i dobishem. Me beri pershtypje niveli intelektual dhe dashuria me te cilen shkruante Bardhyli te cilin e mbaj mend shume mire kur fliste me ze te cjerre dhe drejtonte demostratat ne qytetin studeni.

  9. Evis says:

    Dr. Brozi ju jeni modeli i nje njeriu te paster se pari. Sot shumica e gjykateseve ne shqiperi jane te superkorruptuar. Per ata qe nuk e dine Dr. Brozi nuk lan makina si Ed Selami por eshte punonjes ne Departamentin e Shtetit te SHBA. Per disa kohe ishte ne Tirane si drejtues i USAID. Kurse Bardhyl Ukcamaj i cili eshte mire shkolluar ne amerike me parate e veta, drejton ne nivele te rendesishme ne nje korporate amerikane. Ne qe jetojme ne New York e dime se z. Ukcamaj ne kete komunitet eshte nder njerezit me te respektuar dhe shume aktive. Nuk ka asgje ne figuren e Tij qe mund te diskutohet, eshte pasqyra e nje intelektuali jo te zokonshem. Ai se bashku me miqte e tij Prof. Sami Repishtin, Frank Shkrelin etj, jane dhe mbeten shume te respektuar. Nuk e kam lexuar shkrimin e z. Ukcamaj por do ta gjej dhe lexoj.

  10. Alban says:

    Si ish student i Levizjes Studentore jam krenar qe ish miqte tane si z. Bardhyl Ukcamaj te jene sot, zeri i ri i intelegjences shqiptare jo te shkolluar ne Rusi apo shkollat e komunizmit, por ne perendim. Lexojeni shkrimin e Z. Ukcamaj dhe do te shikoni stilin e vecante, analizen pozitiviste dhe do te kuptoni ndryshimin e dy kulturave te ndryshme. Urime z. Brozi, ju si nje bashkethemelues i PD-se mbeteni gjithnje i respektuar. Me ka mbetur marak qe nuk te takova ne Shqiperi para dy-tre vjetesh kur drejtonit USAID-in. Antaret e thjeshte te PD-se ju duan dhe respektojne si athere kur ishit themelues e deputet i saj.

  11. bert says:

    URIME DHE SUKSESE DR. BROZI. TE PERSHENDESIM ME DASHURI NGA DURRESI.

  12. korcari says:

    Edhe Jozefi deshiron te behet rilindas mesa duket.

    Ai shan Berishen, por ne e kemi share me pare Berishen qysh ne momentin qe ai vuri Brozin, Prel Martinin, etj ne krye te drejtesise shqiptare.

  13. blerta says:

    Shkrimi i Z. Ukcamaj, eshte platforma nje Partie moderne, europiane. Ka nje nivel intelektual vertet superior dhe une e admiroj. E kujtoj Bardhylin ne krye te Levizjes Studentore per mencurine dhe pasionin e tij. Une kam qene studente e Ekonomikut dhe jam antare e PD-se. Me po aq dashuri sa shkruan Bardhyl per PD-ne, do te votoja edhe une per Te, por ai as teorikisht nuk shprehet per kandidim te Tij ne shkrim.

  14. Shqiptar says:

    Pershendetje Zoti Brozi, shoqeria jone eshte e nderuar me kontributin tend, te z.Ukcamaj e mijera te tjereve qe u angazhuat ne Levizjen antikomuniste e sot mbeteni figura te pastra te pakorruptuera, edhe pse sot ju jetoni jashte atdheut dhe gezohem qe jeni te sukseshem edhe ne SHBA.

  15. roland says:

    po kerkoj ndryshimin midis zgjedhjeve te ppsh dhe pdsh ??????????????????

    1. korcari says:

      Eshte shume e thjeshte. Eshte si ajo e Edi Rames me Maqo Lakrorin.

  16. arjanita says:

    Fajin e ka Bisha qe te lejoi te ikesh ne Amerike o Zef.
    A mund te rilinde di¢ka qe ka vdekur o Zef.Sepse Bisha
    ja vrau idealet dhjetoristeve qekur hyri ne PD.
    Vrau Arben Brocin,burgosi Arben Liken,perzuri Shenasi
    Ramen dhe nxori ne prite Azemin.
    Shpirti i PD eshte vrare nga Bisha dhe oborrtaret e tij.
    Dhe kjo gjendje nuk eshte fatkeqesi vetem per PD.
    Eshte fatkeqesi per Shqiperine.
    Zef ajo PD qe pret ti eshte vrare.Nuk mund te rilinde
    sepse edhe po iku Bisha(qe nuk mund te ndodhe) berishi
    zmi do shume kohe te shkulet nga mentaliteti i trushkulur
    ve.

  17. Filip F. Pulo says:

    Pershendes Zefin qe e njoh e vleresoj me se miri,si dhe mbeshtetesit e kesaj devize.Rruge te mesme,pa RILINDJEN e PD-se,nuk ka.PDSh nuk eshte parti dhe aq me teper demokratike.Kete e them me keqardhje e dhimbje sepse kam qene nder me te sakrifikuarit e levizjes per rezimin e diktatures komuniste… Si nismetar i proceseve Demokratike,(ne procesin e ambasadave e Levizjen Studentore),jam ne gjendje te argumentoj per masken qe neperka Ramiz Ali i vuri kelyshit te tij,pseudodemokratit Sali Berisha.Kjo eshte arsyeja kryesore qe u terhoqa nga kariera politike profesionale qysh ne fillimet e saj.. Kete e mbeshtes edhe ne njohjen e se kaluares se tyre tinzare.Eshte absolute,qe nuk duhet te kete asnje kandidature nga klani i familjes Berisha dhe,aq me teper,nga treva rreth Viçidollit verilindor.Stop!

  18. ALBAN DEGA says:

    OPINIONE :
    SHPIRTI NE MAJE TE HUNDES!

    – Kryearesyeja e aresyeve te Vaterlose poshteruese te Sali Berishes

    – Nga Agim e Alban Dega, Nju Jork

    Jane njemije e nje aresye per Vaterlone e paralajmeruar despotit dhe autokratit stalinist Sali Berisha.
    Ka vetem nje krye- aresye: SHPIRTI NE MAJE TE HUNDES qe ia solli popullit e shtetit te vet qe i ktheu ne raja dhe ciflig te familjes se tij fizike e politike, te kesaj “Bande gangsteresh”, te “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrolli”t.
    Sali Berisha nuk qeverisi!
    Sali Berisha sundoi!
    Sali Berisha e shperdoroi pushtetin duke rrenuar, duke plackitur, duke vrare, duke grabitur shtetin.
    Sali Berisha e shperdoroi pushtetin si askush me pare ne hsiotrine e Shqiperise.
    Sali Berisha ua kaloi edhe Esat Pashe Toptanit e Ahmet Zogut ne tradhetine kombetare!
    Kush ka dyshim te kujtoje vetem Fazlicin dhe Otranton!
    Sali Berisha e shperdoroi pushtetin dhe vetvendosi impunitetin per vete, familjen dhe klanin e tij me te korruptuar ne hsitorine e Shqiperise !
    Sali Berisha me sundimin e tij e degjeneroi vete thelbin e konceptin e shtetit shqiptar duke cenuar shpirtin dhe armen e tij kryesore- voten e popullit, shpirtin e demosit.
    Ai vodhi votat per te vjedhur Shqiperine!
    Vodhi Shqiperine per te vjedhur votat…
    Ky eshte xhironi antishtet i Luigjit te 14 te shqiptar, Sali Berisha.
    Ai shkoi aq larg me politiken e tij te shpirtit ne maje te hundes se nje populli e kombi te tere, sa ajo iu kthye ne bumerang.
    Jo vetem bumerang por edhe nje grusht i fuqishem, nje nokaut mbare e gjithpopullor me 23 qershor 2013.
    Kryearesyja e aresyeve te Vaterlose se turpshme, poshteruese te Sali Berishes me 23 qershor 2013 ka vetem nje emer : shpirti ne maje te hundes!

  19. pershendes z zef per opinionet e tij si demokratet e ndershem te ketj populli qe po cmendej nga deshira e berishes per tu bere si mbret i shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje