22 vjeçarja humb jetën gjatë lindjes. Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë

9 Korrik 2013, 10:29Politika TEMA
22 vjeçarja humb jetën gjatë lindjes. Familjarët

Një 22 vjeçare shtatzënë nga fshati Shullaz i Lezhës ka humbur jetën në maternitetin e qytetit.

Familjarët akuzojnë mjekët për ndarjen nga jeta të të resë.

Viktima është Lorena Imeri.

22 vjeçarja ishte paraqitur ditën e djeshme në spital për të lindur foshnjën 9-muajshe, por ka ndërruar jetë.

Mësohet se 22 vjeçarja është paraqitur në spitalin e Lezhës rreth mesnatës, dhe ka humbur jetën një orë më pas.

Xhaxhai i vajzës tregon se mjekët u kishin thënë se vajza ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shpëtimi i saj ishte i pamundur.

Ndërkohë, drejtori i maternitetit të Lezhës, Llesh Marku bëri të ditur se pacientja ishte paraqitur në spital me probleme kardiake, të cilat duket se nuk ishin zbuluar më parë, pasi 22 vjeçarja nuk kishte me vetë një kartelë vizitash.

Ndërkohë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore.

9 komente në “22 vjeçarja humb jetën gjatë lindjes. Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë”

  1. Riina says:

    As ne Ugande nuk degjon raste te ketilla … nje turp i madh per pseudo-doktoret matrapaz qe e kane mendjen tek leket

  2. nora says:

    doktoret mendjen e kane vetem te leket.mjere mileti.prandaj po i lutemi qeverise se re te ver regull tek shendetesia.sidomos neper fshatra doktoret jane bere si bejleret e dikurshem.ka dhe nga ata mjeke qe thone do ti bej nje gjilpere filanit e do ta vdes

  3. alban4eva says:

    mjaft te shifni cili eshte drejtori i spitalit, nje Llesh.. c’mund te presesh nga nje llesh lleshi..!!! Afrikes Qendrore i vijme anes ne, i kane spitalet me te mira ata..!!!

  4. liu says:

    pu pu iku vajza e re ai thote nuk kishte kartele po ca mutin doktore jeni ju kur nuk egjeni pa ndodhur

  5. socialisti_idealist says:

    Fatkeqesi per kete vend qe e mori zvarre per 23 vjet “mjeku” Sali Berisha. Ky njeri duhet te pergjigjet per krimet qe ka bere gjate ketyre viteve, krime qe jane te panumerta. E nje krim i madh i tij eshte shkatterimi i sistemit mjeksor. Si ka mundesi qe mjeku nuk paraqitet tek i semuri ne rast urgjence? Si ka mundesi qe shumica e mjekeve jane nallbane nga profesioni? (ne fakt nuk kishte si te ndodhte ndryshe; Saliu shkatteroi edhe sistemin arsimor. Kujtoni qe ka me diploma te shkolles se larte, njerez qe nuk dine alfabetin, nuk dine te shkruajne emrin e tyre, etj). E pra, shoqeria shqiptare eshte ne kolaps total; mjeke qe rendin pas parase, pas politikes qe te superpasurohen ne kurriz te varferise (sa mjeke te rretheve kane blera shtepia luksoze ne Tirane; sa mjeke levizin me makina luksoze harxhojne me miliona dollare per gjoja shkollimin e femijeve te tyre, etj). Mjeke kriminele, sa jete te pafajeshme njerezish keni marre! Mjeke, gjoja profesore ne QSUT, qe jane kthyer ne vampires me vila e makina luksoze, qe i percjellin te semuret ne klinikat e laboratoret e tyre per vizita e analiza. Ky vend ka falimentuar me te tana, nuk ka cfare ti beje Jo Edi, por edhe Enveri me u ngrit nga varri. Ja ka bere gropen per gjithmone Sali Berisha.

  6. Zef says:

    Qeveria e Rilindjes duhet te merret seriozisht me shendetesin.E ne vecanti me MATERNITETET ne gjithe vendin.Nese i hyni me seriozitet kesaj qeshtje do beni mrekullina por dhe do mbetnin pa mend se cfare bejne mjeket e “humanizmit” per lindjet.Lindja asht mese e sigurt natyrale.Keto per te zhvatur para i tregojne sic e din ata vete me plote “humanizem” familjarve qe asht e rrezikshme lindja natyrale duhet pa tjeter qe te operohet.Histori stili parktikuar qe ne vitin 1990 e kendejza.Por si ne maternitete ashtu dhe ne profile te tjere qe ka sa te duash shendetesia(spitalet).E te shifshit se si u bene mjeket e humanizmit me vetura e me aparatura qe vinin nga jasht ne ndihme per kontigjente spitalore,perfundonin ne kontigjente familjare te profesionit te humanit.Keshtuqe mjeket jane “vertet” “Human” ne dy te kundertat.Human per te zhvatur para ne shpetimin e jetes se pacientes si ne thertore dhe human se mban bluzen e bardhe.

  7. nahlel says:

    E di qe vdekja e nje nene te re shtatezane eshte nje lajm i kobshem dhe nuk justifikohet me asgje.E di qe bluzat e bardha nxijne prej kohesh ne kete vend talebanesh…O zot mjere ne..,,por nuk duhet te harrojme se ne raste specifike shtatezania eshte e kundraindikuar.me vjen shume keq ta riperseris “eshte e kundra indikuar” sidomos kur gruaja vuan nga nje patologji kardiake..Ndoshta e gjora vajze nuk e ka ditur qe ka vuajtur se nuk ja ka thene e zbuluar kush,por ne kete xhungel ka dhe mundesi te konsultohesh perpara se te sjellesh ne jete nje femije….

  8. preng says:

    po kush asht drejtori i spitalit, Llesh llesh SANDER.. c’mund te presesh nga nje llesh leshi. PO CFARE LLESHI??! Keto jane rrjedhoja e Sali Berishes, te keqes ma tr
    e madhe njeriut ma te zi qe ka njoh historia BERISH HAJDUTI I ZI SE BASHKU ME GJITHE QEVERITARET

  9. ALBATROS says:

    O NJEREZ PA GJAK, O PRINDER DHE VELLEZER APO KUSHERINJ TE KESAJ VAJZE SE JENI DHE NGA NJE ZONE E KANUNIT, CFARE PRISNI JU QE HAJDUTERIT NE KRYE TE DENOJNE HAJDUTERIT E TJERE QE ATA BASHKE BASHKEPUNOJNE? O VIKTIMA MERRNI ARMET DHE MBIJANI NE BALLE DOKTORIT DHE INFERMIEREVE. PARA 7 VJETESH NUK NDODHNIN KETO SE DHISNIN NGA FRIKA GJAK DOKTORET DHE INFERMIERET MIREPO TANI SHQIPTARET JANE BERE LEPURUSHA SE CA U VRANE CA NE BURGJE DHE TE TJERET NE EMIGRIM DHE VETEM LEPURUSHAT KANE NGELUR NE SHQIPERI. BEHUNI TRIMA DHE KEPUTINI PLUMBIN DHE UNE E VE BAST PO U VRANE JA 5 DOKTORE DHE INFERMIERE ATEHERE DOKTORIT I HYN FRIKA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje