Një raport sekret në Pakistan, i publikuar nga Al Jazeera, tregon detaje pikante nga jeta e njeriut më të kërkuar në botë, Osama bin Laden.
Në një rast në vitin 2002 ose 2003, kryeterroristi për pak nuk u kap, pasi u ndalua nga policia ndërsa shkonte në një treg me truprojën e tij, Ibrahim al- Kuwaiti.
Policia e ndaloi makinën për tejkalim shpejtësie, por bin Laden e zgjidhi shumë shpejt çështjen dhe ai ishte sërish i lirë.
Një nga të afërmit e bin Laden ka treguar se si Sheiku, siç e quanin atë, vishte shpesh një kapele kauboji për të evituar identifikimin e tij nga avionët pa pilotë të SHBA.
Po ashtu në raport thuhet se bin Laden kishte ndërtuar një kat pa leje në shtëpinë e tij, ku edhe u vra (duket sikur ka jetuar në Shqipëri).
Në raport jepen detaje edhe për mjekun Shakeel Afridi, që ndihmoi amerikanët në identifikimin e bin Laden, duke përdorur një program vaksinimi si mbulesë për veprimet e tij.
Mësohet se CIA e kishte takuar Afridin në 25 raste dhe në total ai ka marrë si shpërblim për punën e bërë 100 mijë dollarë.
Afridi është arrestuar dhe është dënuar me tre vite burg nga qeveria e Pakistanit.
Në përgjithësi raporti arrin në përfundimin se ishte paaftësia dhe neglizhenca e Pakistanit që bëri të mundur që Osama bin Laden të jetonte për thuajse një dekadë në këtë vend.
Raporti është hartuar nga një komision i posaçëm, i ngritur nga parlamenti i Pakistanit për të hetuar në mënyrë të pavarur këtë çështje./ep
Po per mjekun Sali perse nuk merret ndonje mase.Rastet qenkerkan tamam.Sa dollare ka marre valle S.Berisha per “vaksinimet”e tij?Ku eshte gazetari prestigjoz A.Hoxha !Ky po ta investigosh ia kalon edhe mjekut pakistanez.
Osama ka qene fans i Shumit!
Cfare mendimi keni po sikur ky Sali Osamaja te shkonte nja 10 vjete ne Pakistan se mbase ja ka lene babai amanet qe dhe ne te mos ja shihnim me bojen dhe surratin?
Ore njerez, a keni komente te tjera qe te mos lidhen me Saliun? Tregoni me shume kulture komunikimi. Te merresh me Saliun tregon qe je nje majmun qe njeh vetem bananen e asgje tjeter. Harrojeni dhe mos harroni se ne kete shoqeri nuk eshte vetem Saliu.
osama nxitonte se po i iknin avionet… ha ha ha