Alastair Campbell, publicisti dhe krahu i djathte i ish-kryeministrit Tony Blair shprehet për JAVA mjaft i kënaqur me fushatën e fundit elektorale të Edi Ramës. “E ndjeja që herët që gjithçka do shkonte mirë”. Campbell konfirmon se Blair do të vijë së afërmi në Shqipëri për një projekt bashkëpunimi me qeverinë e re. Ai rrëfen sesi u kontaktua nga stafi i kreut socialist dhe sesi ndërtuan sëbashku platformën elektorale të “Rilindjes”
Nga Skender Minxhozi, JAVA
Shumë politikanë shqiptarë, por edhe media, u befasuan nga rezultati i zgjedhjeve. A mund të thuhet se ndodhi kështu edhe me ju?
E kam të vështirë të jap një gjykim për këtë fakt. Kisha një ndjesi që relativisht herët, se fushata po shkonte mirë, por ajo që nuk dija ishte nëse kjo tendencë pozitive për Edi Ramën, do të përkthehej në vota. Por fakti që sondazhet ishin ato që ishin, me mjaft diferencë mes palëve, fakti që Edi sa herë që flisja me të, më thoshte që fryma ishte shumë e mirë, më dha të kuptoj se zgjedhjet kishin marrë një drejtim të caktuar.
Besoj se kishte një ndjesi se Berisha po fillonte ta humbte fillin. Dhe mesazhi për ndryshimin, është gjithmonë një element shumë i fuqishëm në një proces elektoral. Pra, mendoj se kjo situatë nuk më kapi krejtësisht në befasi. Unë mendoja se Rama do të fitonte dhe se do të ishte një fitore e pastër. Ajo që dua të them, është se edhe kur isha në Angli, kur bëja fushata atje, unë nuk shqetësohesha shumë për numrat, sepse në fakt gjithë çka mund të bësh gjatë një fushate, është të përpiqesh të bësh më të mirën me mesazhin, për strategjinë. Por ajo që më ka pëlqyer nga puna me ta është se socialistët shqiptarë, e mendoj se kjo është arsyeja përse më kërkuan të punoj me ta, është se donin të bënin një fushatë më strategjike se ç’kishin bërë më parë. Pra, kishin një strategji shumë të qartë, kishin mesazhe shumë të thjeshta, shumë prioritete të qarta dhe ishin po ashtu shumë të hapur ndaj ideve të reja, për mënyrën sesi bëhej fushata.
Ju besoj e keni ndjekur fushatën e PD. Ç’mendim keni për të? Si ia doli Berisha me fushatën e tij?
Mendoj se me përjashtim të ditëve të fundit, ai kishte më shumë energji se sa mendoja unë se do kishte. Pra ai nuk ndalej, ishte i vendosur, çka është e rëndësishme për një fushatë. Por mendoj se ai filloi të duket shumë i lodhur nga fundi. Mendoj se e teproi me punën e rrugëve. Mendoj se u shfaq shumë si një politikan sulmues, në vend që të kishte gjëra pozitive për të thënë për të ardhmen. Atij i shteruan idetë. Mendoj se Edi gjeti ekuilibrin e duhur mes sulmit dhe mbrojtjes. Mendoj se ai shpenzoi shumë kohë duke folur për planet për të ardhmen dhe shpenzoi po ashtu shumë kohë duke sulmuar Berishën. Dhe arriti të gjente ekuilibrin e duhur.
A mund të thuhet se Berisha e ndoqi pas Ramën, gjatë fushatës, përsa i përket temave, çështjeve të fushatës?
Unë nuk kam qenë këtu gjatë gjithë kohës, por ndjesia që kisha ishte se Edi kishte një strategji më proaktive. Strategjia e Berishës mbështetej tek përpjekja për të minuar besimin e publikut tek Edi, si një kryeministër i besueshëm. Kështu që ata vendosën të sulmojnë Edin personalisht. Këtë e kuptoj. I dedikuan shumë energji kësaj gjëje, por Edi e përballoi mjaft mirë këtë situatë.
Sa i lartë është mali që duhet të ngjisë qeveria e re? A jeni dakord me mua, që detyra e qeverisë së re është shumë e vështirë?
Është një detyrë shumë e vështirë. Dhe mendoj se bëhet edhe më e vështirë në një situatë si kjo e tanishmja. Shikoni vendim tim, le t’ju jap një shembull. Dihet se ne kemi një sistem disi të ndryshëm elektoral. Në zgjedhjet e 1 majit 1997 dolëm fitimtarë dhe ishim në Downing Street (zyrën e kryeministrit, shën red.) në 2 maj. Nga gara drejt e në qeveri. Aty ti trashëgon një sistem administrate publike me përmasa mjaft të mëdha, që nuk është politik, por që është aty për secilën qeveri. Mendoj se këtu nuk ndodh e njëjta gjë. Ju keni një periudhë tranzicioni dhe mendoj se periudha e tranzicionit është diçka e mirë. Mendoj se i jep Edit kohë për të planifikuar, për të menduar, për të pushuar pak, për t’u fokusuar realisht në strategjinë e ardhme. Është një fjali e mrekullueshme nga Mario Cuomo, i cili thotë “le të bëjmë fushatë në poezi, le të qeverisim në prozë.”
Teksa kalon nga fushata në qeverisje, që është diçka krejt e ndryshme, të duhet t’i marrësh të gjitha premtimet që ke bërë dhe t’i zbatosh. Dhe kjo është e vështirë, është e vështirë kur ekonomia është kjo që është. Siç e dini, ekonomia botërore nuk po ecën shumë mirë, ka shumë njerëz të papunë, ndërsa ka pritshmëri të mëdha. Por mendoj se Edi ka treguar shumë cilësi realisht të mira në fushatë, në kohën që unë e kam njohur. Mendoj se ai është strategjik, i fokusuar, cakton prioritetet, mendoj se po ndërton një ekip.
Nuk mendoni që lista e premtimeve që ka bërë Rama është paksa e frikshme?
Pse e thoni këtë?
Sepse është shumë e gjatë. Janë shumë premtime për t’u mbajtur.
Varet se çfarë kupton me këtë. Mendoj se premtimet e tij kryesore lidheshin me një sistem të ri taksimi – ky është një premtim i madh; në lidhje me sistemin shëndetësor, arsimin, krimin dhe korrupsionin. Këto janë çështje mjaft të mëdha. Shumë të mëdha. Por mendoj se publiku e di se gjërat nuk ndryshojnë thjesht e vetëm meqë u ndryshua qeveria. Qeverisë i duhet ta implementojë ndryshimin paskëtaj. Dhe do të testohet.
Gjëja tjetër e rëndësishme që duhet kuptuar është se zgjedhjet dhe ndryshimi i qeverisë i jep vetë vendit mundësinë të shikojë vetveten dhe të hedhë shikimin jashtë në një mënyrë të ndryshme. Kështu që mendoj për shembull, me aq sa kuptoj, se do të ketë më shumë mundësi për investime të huaja dhe kjo, shpresoj, do t’ju ndihmojë me ekonominë. Jam dakord me ju, që diçka si sistemi shëndetësor është një çështje shumë e madhe, por thelbi i politikës është se mund të sjellë ndryshimin. Dhe për shkak të përmasave të fitores, ai do të ketë shumë energji, shumë mbështetje, për të bërë disa nga gjërat e vështira që në hapat e parë të qeverisjes.
Sali Berisha ka mbërritur në fundin e ciklit të tij politik. Si do ta përshkruanit ju karrierën e tij politike gjatë këtyre 20 vjetëve, me aq sa e njihni si politikan?
Unë nuk e njoh shumë mirë zotin Berisha dhe …shiko, të jesh kryeministër për 8 vjet është një arritje dhe duket qartë se ai mendon se ka bërë gjëra të mëdha për vendin. Por mendoj se në fund, përfundoi me shumë njerëz që, nëse do të përdorja frazën tënde, që mendonin se i kishte mbaruar koha. Unë nuk di mjaftueshëm për historinë dhe politikën shqiptare, për të parashikuar sesi do ta gjykojë atë historia. Dhe gjëja tjetër që dua të të them – dhe unë përfshihem në fushata si kjo – është e qartë se të duhet të fokusohesh te kundërshtari. Mendoj se nëse flet për shembull me Endri Fugën për ato që unë munda të ndihmoj dhe të bëj, aftësia ime kryesore është t’i bëj njerëzit të fokusohen tek fushata e tyre dhe tek strategjia e tyre. T’i përmbahen strategjisë së tyre. Kjo është ajo që bëj unë. Pra, nuk është se unë rrija duke menduar për kundërshtarin përballë…natyrisht që isha i interesuar për atë që thoshte Berisha dhe për atë që bënte, por nuk është se po e vëzhgoja gjatë gjithë kohës. Unë shihja Edin gjatë gjithë kohës dhe i thoja “ajo që bëre sot, ajo që bëre dje, ajo që the, si po e ndihmon ose jo kjo strategjinë tënde”, e kështu me radhë.
Duke i qëndruar pjesës së fundit të përgjigjes tuaj, çfarë ka bërë këtu Alastair Campbell, cila ka qenë eksperienca juaj e punës në Shqipëri, sepse ka shumë kuriozitet në publik në lidhje me raportin tuaj dhe rolin tuaj në fushatën e Ramës dhe po ashtu në strategjinë e PS?
Mund të ta them shumë thjeshtë. Ajo që ndodhi ishte se unë kam qenë gjithnjë i interesuar në këtë rajon, kryesisht për shkak të asaj që bëmë dikur në Kosovë. Tashmë unë nuk bëj më aq shumë fushata. Bëj disa, por jo shumë. Dhe Endri Fuga më kontaktoi, më duket se përmes Facebook. Kanë kaluar disa vjet tashmë. Ai m’u prezantua, më tha se kishte lexuar të gjithë librat e mi, se admironte shumë atë që unë kam bërë, se i pëlqente shumë fushata e Laburistëve të Rinj, duke kërkuar nëse mund të vinte të fliste për fushatën e tyre. Ka shumë mundësi që në atë kohë t’i kem thënë që isha pak i zënë.
Pastaj ai më shkroi sërish dhe thashë me vete “ky qenka i vendosur”. Më në fund u takuam, pastaj takova Edi Ramën. Më pëlqeu Edi dhe më pëlqeu Endri. Takova Erjon Veliajn dhe në thelb ramë dakord që unë të shërbeja si një lloj këshilltari për strategjinë. Kam qenë këtu ndoshta 8 apo 10 herë, gjithnjë për shumë pak kohë, gjithnjë shumë i zënë…Për shembull, e ke parasysh situatën? Unë kam dikë që punon me mua në Londër, që bënte dokumentarët për laburistët. Ai erdhi me mua dhe praktikisht u ulëm në këtë kafene, atje tek ato karriget, unë, Endri dhe Arbër Mazniku dhe praktikisht folëm shumë dhe dizenjuam pamjen e re që do të kishte fushata e PS. Në atë kohë ata kishin zgjedhur Rilindjen si temë, çka ishte një gjë e mirë, e bukur. Dhe pastaj u morëm me gjëra të tipit “çfarë do të thotë Rilindje”? Dhe zhvilluam këto lloj diskutimesh, cilat janë politikat, dhe pastaj të gjithë gjërat në lidhje me Rrugën e Programit, grupet e zhvillimit të politikave. Kjo është diçka që ne e bëmë edhe në Angli në vitin 1997, një model shumë, shumë i përafërt me këtë të socialistëve shqiptarë.
Pas kësaj unë thjesht ndihmoja me fjalimet, ndihmoja për të shkruar gjëra, me spotet…por mendoj se nëse e pyet Endrin se çfarë bëra, i ndihmova të hartojnë një strategji dhe që t’i përmbahen asaj. Kjo është gjëja më e rëndësishme e një fushate: të jesh absolutisht i qartë për strategjinë tënde!
Ka pasur shumë zëra në lidhje me përfshirjen e Tony Blair gjatë ditëve që do të vinë. Ç’mund të thoni për këtë? Cili do të ishte roli i Tony Blair në këshillimin e qeverisë së re?
Unë jam këtu tani për t’i folur Edit në lidhje me mënyrën sesi i bëmë ne në Angli tranzicionin, kur shkuam nga opozita në qeverisje, disa nga ndryshimet që duhen bërë etj. Siç e thatë edhe ju, është një sistem i ndryshëm, është një politikë ndryshe. Por ne kemi pasur një situatë, që më kujtohet, në natën e zgjedhjeve në 1997, kur John Major që ishte kryeministër, ia pranoi Tony Blair humbjen në telefon. Nuk mendoj se kjo ka ndodhur këtu…
…Kjo do të ishte e pamundur për ne.
…Dhe pas kësaj duhet të fillosh menjëherë punë, duhet të shkosh tek Mbretëresha, kryeministri duhet të shkojë tek Mbretëresha, caktohet kryeministër dhe pastaj fillon punën. Kur punët shkojnë kështu, të duhet të mësosh shpejt. Prandaj Edi më ka kërkuar që të vij këtu dhe t’i flas ekipit të tij për gjëra si këto. Por siç e dini, Edi u takua me Tonin disa javë përpara dhe Blair i tha se nëse dëshiron, ai mund ta ndihmojë me modernizimin e strukturave të qeverisë, zbatimin e reformave. Pra mendoj se nuk ka ndonjë gjë të vendosur, apo të planifikuar, por mendoj se do të jetë një gjë e këtillë në parim.
Duke folur për mësimet, a mendoni se pas dy rotacionesh paqësore, demokracia shqiptare mund të konsiderohet si një demokraci e pjekur?
Mendoj se kjo që po ndodh këtu tek ju është diçka shumë e mirë. Çdo vend ka një reputacion dhe një imazh që ndonjëherë është i merituar, e ndonjëherë jo. Për shembull, nëse do të isha në Londër dhe do të thosha se po ndihmoj Partinë Socialiste në Shqipëri, atëherë njerëzit do të thoshin: Në Shqipëri?! Dhe disa njerëz do të thoshin që s’ia vlen të mbash zgjedhje atje, sepse ato sigurisht që do të jenë të korruptuara, do të vidhen, e ku di unë çfarë. Por fakti është se duket se zgjedhjet shkuan shumë shumë mirë.
Vëzhguesit e zgjedhjeve duket të jenë shumë të kënaqur me mënyrën sesi u zhvilluan. Dhe pavarësisht faktit se fitoi Edi Rama, ky është një mesazh i mirë për Shqipërinë. Ky është një mesazh që i thotë botës se ky është një vend që po zhvillohet, po maturohet. Pra është diçka e mirë. Unë mendoj se do të kishte qenë diçka e mirë, nëse Rama dhe Berisha do të kishin pasur ndonjë lloj raporti. Është shumë e çuditshme për ne. Siç e patë dje, për shembull, Barack Obama ishte në Afrikë me George Bush.
…Edhe Clinton takohet e bashkëpunon me Bush.
…Natyrisht, edhe Clinton me Bush, e plot raste të ngjashme. Unë isha së fundmi në Australi. Kishte një aktivitet përkujtimor për Bob Hawkes. Të gjithë kryeministrat australianë ishin atje dhe mund ta shihje që kishte një raport normal komunikimi. Tony Blair dhe Gordon Broën shkuan së bashku në varrimin e Margaret Thatcher. Mendoj se kjo është një gjë e mirë, është e mirë për politikën. Pra, mendoj se kjo që ndodh në Shqipëri është për të ardhur keq. Por unë mund ta kuptoj përse është e vështirë. Është e qartë, kur sheh Sali Berishën në fushatë, për shembull. Ty të duhet të bësh fushatë sikur jeta jote të varej prej saj dhe kjo është ajo që bëri ai. Dhe nëse ai mendon se ka bërë një punë të mirë, ka gjasa që të jetë duke vrarë mendjen përse njerëzit ia bënë këtë. Ky është një reagim i natyrshëm njerëzor. Por mendoj se për vendin është diçka shumë e mirë që ka ndodhur një rotacion paqësor. Ky është një mesazh i mirë.
Dhe një pyetje e fundit. Pas fitores, Rama deklaroi se Shqipëria do të hyjë në BE brenda 8 vjetëve. E ndani këtë mendim?
Unë nuk e di sepse nuk di mjaftueshëm për procesin. Por mendoj se është interesante që BE ka dërguar sinjale shumë pozitive që pas zgjedhjeve. Mendoj se natyra e zgjedhjeve ishte me rëndësi për këtë. Tani është e qartë se do të ketë disa hapa të caktuara që BE do të presë prej Shqipërisë. Mendoj se është e qartë se ata do të presin prej Edit një sinjal që axhenda e integrimit do të jetë në majë të listës së tij të prioriteteve, çka e di që do të jetë kështu. Por është interesante të vish këtu nga Anglia, ku kemi një debat nëse duhet të jemi në Europë, dhe të kujtosh se BE është një organizatë ku duan të futen pjesa më e madhe e vendeve. Ju folët për axhendën dhe premtimet e mëdha. Qeveria është që të bëjë gjërat e mëdha realitet. Kështu për shembull, kur erdhëm ne në pushtet në 1997, paqja në Irlandën e Veriut, transferimi i sovranitetit tek Skocia, lufta në Kosovë, rrogat minimale, pavarësia e Bankës së Anglisë – të gjitha këto gjëra të mëdha ishin sfidat tona të atij momenti dhe janë këto që kanë rëndësi. Ose për shembull programi më i madh i ndërtimit të spitaleve, ka hyrë në histori…Ne bëmë shumë gjëra të mëdha dhe janë këto gjëra të cilat duhet të bëjë qeveria. Është shumë e vështirë kur ekonomia është e dobët, kur ka shumë papunësi, por unë mendoj se ajo që bëjnë zgjedhjet është se i japin jo vetëm qeverisë, por të gjithë vendit, një energji të re dhe një drejtim të ri. Pra nuk bëhet fjalë vetëm për Edin dhe skuadrën e tij, qeverinë, por për popullin shqiptar, të cilët besojnë se tani kanë një mundësi të re, një energji të re, një momentum të ri. Le t’i shfrytëzojmë!
Bravo! Le te filloj menjehere puna. Ky vend duhet dhe do te Rilind.
e sakte!
le te filloje menjhere puna dhe te dalim nga ky tranzicion i stergjatur.
Respekte i nderuar z. A. Campbell! Sna ngelet vecse tju falenderojme per ndihmen qe i dhate opozites Shqiptare te kryesuar nga zE.Rama,i cili si nje njeri me vizione te qarta per te ndryshuar Shqiperine ne cdo aspekt si dhe per ti dhen vendit nje Rilindje qe i ka munguar ose me mire qe i eshte mohuar keto 22vjet,pa tek ju e z.T. Blair njerezit e duhur per ndihme per nje Rilindje te vertete per vendin tone. Sigurisht qe nuk do te jete e lehte per Qeverine e ardhshme te zRama mbasi perseri do te kete perballe nje opozite qe ka si prioritet te saj rrugacerine,pa edukaten ne komunikim,venien e pengesave ne cdo drejtim dhe nuk ka sensin e bashkepunimit per ndryshime sic dhe kerkon momentalisht Shqiperia. Ne jemi nje Popull puntor dhe Rilindja do te jape frytet e saje shume shpejt,PO PO SHQIPERIJA do te RILINDE se dhe Populli qe nga Veriu e deri ne Jug e tregoje me vote plebishitare se nuk do percarje partiake,krahinore apo fetare,por do nje RILNDJE PER VENDIN e nje jete me te mire per popullin,faleminderit.
Berisha kerkon te dale ne pension dhe te shijoje me familjen e vet miljardat e dollareve te vjedhur, kjo nuk eshte strategji, kjo eshte ajo qe kerkon te amnistosh vrasesin dhe hajdutin.
Sali Berisha me gjithe familjen duhet te shkoje ne burg, faktet jane te fresketa dhe smund ti mohoje ashtu sic mohoi spiunimet e bera dikur nen tutelen e PPSH-se, faktet i kemi para syve dhe vetem burgu e lehteson dhimbjen e qindra-mijrave shqiptareve, qe u bene skllever ne vendin e tyre prej familjes Berisha dhe pisave qe e rrethojne.
Shume e bukur kjo! Shpresoj se keto gjera te bukura nuk do te ndyhen nga plaget e renda te Shqiperise, perkundrazi keto gjera te bukura shpresoj se do ti mundin dhe mbyllin shumicen e plageve te Shqiperise!
anglezet na e kane pase gjithmone me hile ?
Per Berlin,pershendetje
As e mora mundimin te lexoja nje resht nga ky pederast i qelbur i Anglise.E tere Europa te digjet,vetem Anglija te shpetoi thoshte krye
intriganti i tyre Curcyll ,ne luften e dite botrore.Kjo fare e ndyre
njerezore nuk ka miq ,por vetem interesa.
Nuk ke pse i urren pse anglezet bejne gjithcka per angline.
Per Saliun Kaputt.
Ne qofte se e ke me mua gjirokastritin,komentin tend,po te kthej
nje pergjigje.
Nuk i urej Anglezet se bejne gjithcka per Angline,nuk ka me ideale
se sa te besh per vendin tend,per vendin tend,per vendin tend.
Nga kjo eksperience duhet te fitoi gjithkush,se nuk do te jete i
humbur.E urej kete popull,qe studion pjeset me te degjeneruara te
popujve te vegjel,per interesa te tyre,me format e tyre,me parate
e tyre,ju japin pushtetin,fares me te ndyre te ketyre popujve per
te qeverisur popujt e tyre.Ata e dine mire qe nga GJIROKASTRA JETON NJE I POSHTER ,QE PER PUSHTET I BEN TE GJITHA,MBESHTETIN
KETE GJIROKASTRIT TE DEGJENERUAR,PER TA DEGJENERUAR POPULLIN SHQIPTAR.Ata e dine mire qe nga TROPOJA KA ZBRITUR NE TIRANE NJE
LAMASH DOKTOR.MBESHTETIN KETE SHARLATAN ME TE GJITHA ,PER TA BENE
SHQIPERINE BURDELLO.Ata e dine shume mire qe ketu ne kete popull
nuk ka rilindje,por vetem rimashtrim.Mbeshtetin krietarin e kesai
{rilindeje rimashtrimit} per nje aventure te re.Per kete i urei keta pederaste te perbuzur.
Mirenjohja e nje populli vlen shume me teper se sa miljona dollare, si ato qe shpenzoi (hodhi ne ere Berisha) per Podesta etj. Miljonat nuk e siguruan dot fitoren e tiranit te neveritur i cili kete bashkepunim brilant e pergojoi si shitje te interesave shqiptare qysh para zgjedhjeve. Mbresa te shkelqyera me ka lene nderhyrja e Mr Blair se kete mbeshtetje qeverrise se re shqiptare, po ja jep fisnikerisht, te pa konvertuar ne monedhe. Jam i sigurt se kjo do i jap frutet e veta ne rritjen e mirqenies se popullit, stabilizimin e sistemit politik i cili ndodhet mes dikatures dhe demokracise e mbylljen e plot plageve te tjera qe akoma na dhembin, e mbi te gjitha ne afrimin mes popujve tane qe prej shekujsh qendruan te ftohte ndaj njeri tjetrit
.
Te gjitha premtimetqe behen nuk i rrealizon asnji lloj qeverie ne menyre perfekte plotesisht.Po,arritje dhe ndryshime behen dhe fituesit lejne gjurme per kohen qe punoi.Por te besh shendetesin falas ne nji gjendje ekonomike teper te rend asht absolutisht e pa arritshme.
Nji shtet ekonomikisht i fuqishem premtimet e fushates bahen me te mundeshme.Por,per shendetesin asht pak e frigeshme te realizohet.Qeveria heperhe mund te beje qe pjesa e moshuar qe gezon pensione(pensionistet) te behet falas.Ndersa te tjerve me sa pa pak shpenzime.Por gjithnji duke manovruar drejt ides se premtuar per te gjithe.E kjo don kohe dhe perkushtim.
O Berlin a sme thu se kujt ja kan pas pa hile ndonjeher ata by,..m
socialistet e kuptojne qe problemi qe u prishte gjumin ishte Berisha dhe nuk e kuptojne se nga sot Berisha do ti lere pa gjume.
me ju kokpalaret eshte gallate e madhe se mateni me hijen e mengjezit…
O Skendo, ishe mire deri ne momentin qe duhesh mbeshtete opozita per rotacion, por me renien e saliut dhe ngritjen e rames si shume bythlepires i rames po pozicionohesh, mos tall by’then me kete popull o Skendo
Ju falemnderoj zoti Alister ne emer te te gjithe emigranteve ketu ne Angli qe na ndihmuat per te rrezuar diktatorin Sali Millosheviqi. Populli i Irakut e vari ne litar Sadamin i Libise me arme Gadafin kurse ne me vote hajdutin frikacake Sali Sllobodan Berisha…..
Eshte plotesisht normale qe nje pushtet pas 8 vite qeverisjeje te nderrohet.Kjo ndodhe ne qdo vend demokratik te botes,eshte normale te kete
risi ne politike.Duke lexuar mjetet e informimit ne Shqiperi dhe gjuhen e
komenteve fitohet pershtypja se jane te zhgenjyra me faktin se tranzicioni
i pushtetit eshte duke kaluar ne forme normale.Pse keshtu?? Doni rruget me
kallasha, rruge te perlyra rrahje, vrasje?!
Pse ne nje pjese te madhe te shtypit shqiptar kemi komente me fjale ndyrese te pa lexuara ne shtypin uropjan, pse keshtu??
Njeri i Sqiperise se jugut ,tjetri i Shqiperise se veriut,tjetri i Sqiperise se mesme, nje rengim sipas teritoreve e jo vlerave kombetare,
intelektuale,europjane-turp!!
DUAN TE VIJNE TE MARRIN PARATE E SHQIPTAREVE TE VARFER.
ALASTAIR CAMPBELL DHE TONY PLAIR JANE PERGJEGJESIT PER LUFTEN NE IRAK KU U DERDH GJAK VETEM PER NAFTEN.
KETA DUAN TE VIJNE VETEM PER TE RRJEPUR POPULLIN SHQIPTAR.
ASNJE KACIDHE PER KETA FARE NJEREZISH TE DESHTUAR TE POLITIKES E TE DISKRETITUAR NE MBARE BOTEN.
POPULLI ANGLEZ I HODHI TUTJE ME NEVERI KETA SOJ NJEREZISH TE DESHTUAR DHE QE DUAN TE PERFITOJNE ME METODA SI ATO TE LUFTES NE IRAK KU U DERDH GJAK DHE U VRANE TE PAFAJSHEM: FEMIJE, GRA E BURRA PAFUND.
LARG NGA SHQIPERIA DHE SHQIPTARET ALASTAIR CAMPBELL DHE TONY BLAIR – POLITIKANE 100% TE DESHTUAR QE VRAPOJNE TE RREMBEJNE PARATE E SHQIPTAREVE. ASNJE KACIDHE E SHQIPTAREVE NUK DO PERFUNDOJE NE XHEPAT TUAJA KU FUSNI DUART QE KANE GJAKUN E POPULLIT IRAKIAN.
LARG NGA SHQIPERIA DHE SHQIPTARET ALASTAIR CAMPBELL DHE TONY BLAIR – POLITIKANE 100% TE DESHTUAR QE VRAPOJNE TE RREMBEJNE PARATE E SHQIPTAREVE. ASNJE KACIDHE E SHQIPTAREVE NUK DO PERFUNDOJE NE XHEPAT TUAJA KU FUSNI DUART QE KANE GJAKUN E POPULLIT IRAKIAN.
LARG NGA SHQIPERIA DHE SHQIPTARET ALASTAIR CAMPBELL DHE TONY BLAIR – POLITIKANE 100% TE DESHTUAR QE VRAPOJNE TE RREMBEJNE PARATE E SHQIPTAREVE. ASNJE KACIDHE E SHQIPTAREVE NUK DO PERFUNDOJE NE XHEPAT TUAJA KU FUSNI DUART QE KANE GJAKUN E POPULLIT IRAKIAN.
Ne boten kapitaliste cdo njeri shperblehet per punen qe ben!I shkreti taksapagues shqiptar qe djersen e vet do ja jape ketij keshilltari te rilindasve qe me siguri nuk do jete i lire ne cmimin e tij!
Mos harroni se “Anglez efeniu te han si miu”, nuk bo gjo pa interes.
Me falni per me poshte por eshte shprehje Tironce ” M… armalate njoni, sh….erbet tjetri”
Si Berisha, si Rama duhet te dalin jashte arenes politike Shqiptare, aty I kon te dy te vetat. Sa per Berisha mendoj qe duhet te veshe bluzen e bardhe dhe ti sherbeje pacienteve dit e not, te mesoje studentet dhe te punoje ne permiresimin e sistemit public mjekesor. Sa per Edin, tja mshoje ne piktura, skulptura, dhe stimuloje artin Shqiptar.
Lloqet e shumta fukarallik, leni kafet e dilni ne pune sikur dhe falas si fillim. Mos mani shprese te modhe tek diaspora se dhe ajo nuk e ka aq ne t’erezi per vete. Mos ju lashte e juja, mos prisni mo prej te hujve, veni paqe se jemi Shqiptar. Te fala nga Bostoni, USA.