Raporti i Transparency International mbi Barometrin Global të Korrupsionit tregon se në Shqipëri fenomeni ka pësuar një rritje gjatë dy viteve të fundit. Kjo është pohuar nga 66 përqind e shqiptarëve të pyetur. Më shumë se shumica besojnë se masat e ndërmarra nga qeveria nuk kanë qenë efikase, ndërsa sistemi gyqësor dhe shëndetësia vazhdojnë të renditen si ndër më të korruptuarit.
Shqipëria renditet në bisht të vendeve të Ballkanit për përhapjen e fenomenit të korrupsionit. Kjo është e dhëna e publikuar nga raporti i Transparency International, i bërë publik nga dega e saj në Tiranë e që bazohet në deklarimet e qytetarëve shqiptarë.
“Të pyetur se si ka ndryshuar niveli i korrupsionit në vend gjatë 2 viteve të fundit, 66% e Shqiptarëve mendojnë se është rritur, 25% se ka qëndruar i pandryshuar dhe 9% mendojnë se ka pësuar rënie. Ky nivel perceptimi, i njëjtë edhe për Kosovën, i rendit dy shtetet shqiptare në fund të klasifikimit për Ballkanin Perëndimor (në Bosnje & Hercegovinë 65% mendojnë se është rritur, në Maqedoni 41%, në Kroaci 21%, në Serbi 8%)”, shpjegoi Inesa Hila, koordinatore e Transparency International për Shqipërinë.
Sipas Barometrit të TI, 74 përqind e shqiptarëve kanë deklaruar se u është kërkuar të japin ryshfet dhe 21 përqind e tyre pranojnë ta kenë bërë këtë. Shumica e tyre deklarojnë se masat e ndërmarra nga qeveria nuk kanë qenë efikase: “Në Shqipëri, 58% e të anketuarve mendojnë se veprimet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit kanë qenë joefektive, 30% as efektive as joefektive dhe vetëm 12% janë të mendimit se kanë qenë efektive. Nga ana tjetër, pyetjes se a besojnë se njerëzit e zakonshëm mund të sjellin ndryshim në luftën kundër korrupsionit, 59% e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor mendojnë që po, ku nivele të larta vihen re për Shqipërinë dhe Kosovën (respektivisht 75% dhe 79% e të anketuarve besojnë se njerëzit janë kontributorë kryesorë të ndryshimit për ta luftuar fenomenin. Por vetëm 51% e shqiptarëve priren të denoncojnë një rast korruptiv, kjo nisur nga arsyeja e një besimi të ulët tek institucionet duke menduar se rasti nuk do të gjejë zgjidhje (50%) ose pasur frikë nga pasojat e denoncimit (26%)”, tha Hila
Një situatë e tillë shpjegohet dhe me faktin se sistemi gjyqësor rezulton se vazhdon të konsiderohet si më i korruptuari: “Në një shkallë nga 1 në 5 (1=aspak të korruptuara; 5=shumë të korruptuara), institucionet më të korruptuara në Shqipëri perceptohet të jenë gjyqësori dhe sistemi shëndetësor (4.3 pikë), të ndjekura nga partitë politike, sistemi arsimor, parlamenti/legjislativi, policia etj”, deklaroi Hila.
Çështja e korrupsionit përmendet në të gjithë raportet ndërkombëtare për Shqipërinë ky vlerësohet se fenomeni është gjerësisht i përhapur. Lufta ndaj tij mbetet një kërkesë e vazhdueshme ndaj autoriteteve shqiptare dhe një prej sfidave në përparimin drejt integrimit europian të vendit./VOA
ouuuu, vertete?? po jo mer burra, se nuk ban vaki te ndodhin gjana te tilla ne shtetin e baces S-halè..!! ne jena ne vend te dyte pas Gjermanise per ekonomi, kurse keta kamunistat e Transparency International ia fusin kot fare, duen me hedh balte mbi sulltanin tone te dashtun..!!
Po sigurisht qe eshte rritur korrupsioni. Saliu e kuptoi shume mire qe ne humbjen e zgjedhjeve lokale se nuk do te kishte me asnje shans per te fituar. Prandaj i dha doren e fundit e plackiti c’gjeti.
Por themi shyqyr shpetuam dhe grabitqaret si ai do te pergjigjen tashme para ligjit.
qeveria e duarve te pastra, ajo qe do kishte tolerance zero ndaj krimit dhe korrupsionit, ajo i zhyti duart ne aferat me te medha korruptive, pervetesoi gjithe pasurine kombetare dhe i la shqiptaret me te varfer se ne mesjete.
Ne gjuhen shqipe fjala korrupison perkthehet, sali shpellar qelbesira !!!
Prit edhe pak sa te veme Ilir Meten Minister te Drejtesise, do zhduket fare korrupsioni. Rilindjeee!!!!
JO, SHIKO, DIGJO MOR ZOTRI
JU MOJ ZOJ MERRENI ME PERCEPTIME, JA KAM THAN EDHE ZOJS SE NDERUME TE BBC HARD TALK, JU MERRENI ME PERCEPTIME!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html
Korrupsioni skandaloz i Qeverisë Berisha dhe sundimtarit Berisha është varrmihësi i Berishës dhe Qeverisë së hajdutëve dhe gangsterëve të tij. Prapa diellit Berisha dhe Qeveritarët e tij. PD vërtet është pasuri kombëtare, por duhet të reformohet dhe te rikonstuktohet jo sipas modelit Berisha. Përndryshe, nuk i vlen askujt dhe PS do ketë fatin që të qëndrojë shumë gjatë në pushtet.
Te korruptuarit te gjithe ne burg, pavaresisht se kujt krahu i perkasin!
A jemi vendi i pare ne bote?
A e kemi lene pas edhe Gjermanine?
Meqe per ¢do pisllek ne kete vend e ka fajin populli
pergjegjesia ne kete rast e ka populli dhe jo Qeveria.
Thote Bisha me skoten e tij.
Boll u zute!!! Sa e mire qenka kjo zedhenesja mor tunxh.
Yes!