Miratohet ligji për amnistinë në Kosovë

11 Korrik 2013, 16:28Rajoni TEMA

Parlamenti i Kosovës miratoi me 90 vota për dhe 17 kundër projektligjin për amnistinë, që është detyrim i dalë nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Amnistia synon të krijojë kushte për integrimin e pjesëtarëve të strukturave serbe në veri.

Një javë më parë parlamenti dështoi të miratojë ligjin, i cili sot u hodh për debat pa njërin nga nenet e tij që kishte nxitur shumë reagime të forcave politike por edhe organizata joqeveritare, për shkak të përfshirjes së veprave edhe jashtë veriut të Kosovës. Në tekstin e miratuar sot është kufizuar fusha e veprave që parashihet të amnistohen.

Disa nga veprat që përfshihen në projektligjin e miratuar në parim përfshijnë amnistinë për “sulm mbi rendin kushtetues të Kosovës, kryengritja e armatosur, cenimi i tërësisë tokësore, spiunazhi, kalimi i paligjshëm i kufirit, kontrabanda me mallra, shmangia e taksave, dëmtimi i pronës, zjarrvënia e tj.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, njëherësh ministër i Drejtësisë tha se projektligji është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Ligji mori mbështetjen e partive në pushtet dhe Lidhjes Demokratike e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë, ndërsa u kundërshtua ashpër nga lëvizja Vetëvendosje.

Debati është përcjellë me protesta të veprimtarëve të kësaj lëvizjeje por edhe të një grupi organizatash joqeveritare që kundërshtojnë miratimin e ligjit për amnistinë.

Gjatë një proteste përballë parlamentit u tha se ligi synon të amnistojë vepra të rënda që nuk do të duhej të amnistoheshin./VOA

2 komente në “Miratohet ligji për amnistinë në Kosovë”

  1. rotondo says:

    kesaj pune i vije, ERE MUTI,i vije kasaj pune

  2. lili says:

    i ka marr malin deputetet shqiptare per nje vizite ne Serbi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje