Oketa: Zgjedhjet do cilësohen të lira, por ishin më të vështirat që kemi pasur ndonjëherë

12 Korrik 2013, 09:12Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, shpreh keqardhje që 30 mijë votat e marra më 23 qershor  nuk u përkthyen në mandate për FRD-në.

“Sigurisht që ndjejmë keqardhje që për shkak të një Kodi Elektoral të pandershëm jo vetëm me forcat politike, por në radhë të parë për qytetarët, pasi i ka shndërruar ato në “noterë” dhe jo zgjedhës, 30 mijë votat e FRD-së nuk përkthehen  në përfaqësim në Kuvend. Por kjo nuk do të thotë që ndiejmë keqardhje për mosfutjen në asnjërin nga dy koalicionet”, shprehet Oketa.

Sipas tij, gjatë këtyre zgjedhjeve është ushtruar një dhunë  ekstreme.

“Këto zgjedhje pavarësisht se do të cilësohen si “të lira”, ndoshta janë nga zgjedhjet më të vështira që kemi pasur gjatë  gjithë këtyre 23 viteve. Presioni i pushtetit mbi administratën, detyrimi i saj të mbushte sheshet e të mbushte listat me emra që duhej të deklaronin votën pro qeverisë, presioni mbi biznesin, vrasja e një mbështetësi të një force politike dhe plagosja e një kandidati në qarkun e Lezhës ditën e votimeve, tregojnë se zgjedhjet nuk janë thjesht rezultat, por shumë më shumë se kaq”, pohon Oketa për gazetën Shqip.

Ai tregon se e ardhmja e FRD-së nuk do të jetë në funksion të asnjë force politike, por vetëm në funksion të strukturave dhe e forumeve drejtuese të saj./A.Xh

13 komente në “Oketa: Zgjedhjet do cilësohen të lira, por ishin më të vështirat që kemi pasur ndonjëherë”

  1. LOLA says:

    ky oketa dhe bamir topi me pelqejne shume jane shume te qete dhe inteligjenta une per vete ua kisha dhene pa frike voten ketyre

  2. z.Oketa, si Ti dhe Shefi Yt jeni HUMBES dhe nuk duhet me te beheni ZHURMUES Mediatik vetem e vetem se keni akoma staturen politike te nje ish_Deputeti e te nje ish-Presidenti, faktikisht pa elektorat kualifikues as 1,6% Vote… Apo Jo.
    Me keqardhje kete here e ndoshta perhere si kjo here nga:
    Staticieni nga Durresi, shkolluar ne La Sapienza, Rome-Italia.

    1. Nacionalisti says:

      O te dhjefsha La Sapinza-n e statistiken tende, Kush te ka kerkuar mendim ty!

  3. leon says:

    ORE FRIKEN JUA KANE SI SALA DHE EDI…SE SALEN DHE EDIN I KA LIDH TETO NEXHI..EDI ISHTE NE PD NE FILLIM DHE SHATE TETO NEXHIN (EVA) ME GJETE FIKU PERPARA …CFARE LIND NGA MACJA GJUAN PER MINJ..KETO KANE LINDUR NGA KOMUNIZMI,,,MOS PRITNI HAJER…KRYEMINISTER QE SHET PRONAT E PRONAREVE NUK KA NE BOTE …SI SALA SI EDI NJESOJ JANE…..

  4. Luani says:

    FRD tashme eshte e djathta e vertete ne Shqiperi. Respekte.

  5. Genti says:

    Se bashku me PD pa me te voglin dyshim FRD jane humbesit e medhenj te 23 qershorit., Me vjen keq vertete per Oketen po Shoku Bamir e tregoj veten Jo vetem sharlatan( se ashtu ka qene gjithmone) por edhe nje njeri qe ose shitet shume lire( nga Edi Rama) ose budallai me I madh i politikes Shqiptare per 23 vjet., duke bere aleance( per interesat e tija jo te PD) brenda te djathtes sot do te kishin ne parlament min 5 deputete dhe sigurisht do ishte nje kanditat potencial si lider i te djathtes( me qe kishte inat parimore me Saliun mund te vinte kusht qe nuk do te votonte qeverine me k/minister Sali Berishen). ….. Kurse sot ai eshte bere gazi I botes si i vetmi president ne bote qe s arrin te dale deputet…

  6. Zef Kallami says:

    Mendoj se kjo parti do jet me te ardhme se tregohet serioze ne shtrimin e problemeve,pa anashkalime me fyrje inate e m’the e te thash.Bravo i kjoft dhe perparofte.Pavarsisht se nuk arriti asnji rrezultat,kjo do jet e ardhmja e te djathtes Shqiptare.

  7. Lirim says:

    FRD eshte partia e Shqiperisee ardhme demokratike, partia e vetme qe del me program te kohes dhe demokratik, kjo parti do te jete qendra e partise se ardhme Demokratike, Bamir Topi dhe Oketa jane dy nga figurat me te respektuara dhe me te dashura per shqiptaret.

  8. nastradini says:

    Ore byrazer,merr dhe Bamken dilni nen ndonje hije pishe dhe beni ndonje loje domino.Sa per politike ikishit hypur gomarit mbrapshet dhe shkuat nga ju coj gomari.

  9. armand says:

    Gazo je krenaria e qytetit te Durresit.Turp per ato qe nuk te votuan.
    Mjere populli Shqipetar per deputetet e zgjedhur gjysma HORRA me shkolle KRISTALI pa GJIMNAZ.

  10. shqiptari says:

    Mandatatet e dy pushteteve te postkomunizmit dihen. Por e ardhmja ju perket forcave te lira nga e shkuara!

  11. edith says:

    Nuk ja vlen te merreni aq shume me keto personazhe te frd. Te dy jane nje hic,asgje nuk kane realizuar ne jete me shpatullat e veta,por gjithcka kane e kane arritur nga Sali Berisha.

  12. kosovari says:

    Sabotimi qe ju beri PD-ja, ju ka lartesu shume! Planet e S.Berishes dhe I.Metes, ju hendikepun jashte mase, por jam i sigurt qe me qetesin qe ka FRD-ja do te jeni e djathta e vertet ne Shqipni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje