TemA TV/ Olldashi: Të zgjerohet kryesia e PD, të krijohet një korpus këshillimor për kryetarin (VIDEO)

16 Korrik 2013, 18:14Sociale TEMA

Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, ka deklaruar se nëse ai do zgjidhet, një nga propozimet do jetë zgjerimi i kryesisë dhe krijimi i një korpusi këshillimor për kryetarin.

“Kjo do të thotë që ne kemi nevojë të zgjerojmë kryesinë e përgjithshme të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Të kemi 36 kryetarë të degëve qendër rrethi- ex officio anëtarë të kryesisë dhe shtuar këtyre një korpus anëtarësh, të cilët do të bëjnë kryesinë në tërësi. Nga ana tjetër kemi nevojë të ndërtojmë një korpus këshillimor apo një hallkë të ndërmjetme, jo vendimmarrëse, por këshilluese për kryetarin dhe për kryesinë. Pra një grup, i cili ka të gjithë eksperiencën e ndërtuar nga PD në 23 vjet dhe që e vë në funksion të drejtimit politik të partisë,” tha Olldashi.

Këto deklarata Olldashi i bëri në Tiranë gjatë takimit me strukturat e grup- seksionit të PD-së në Kombinat.

Olldashi tha se ndër të tjera është e nevojshme të bëhet inventarizimi i kontributeve të çdo anëtari si dhe të vendosen mekanizma përgjegjësish dhe mekanizma stimujsh.

“Kjo do të bëjë që e gjithë struktura të jetë në sinkron, dhe i gjithë ingranazhi nga anëtari i thjeshtë deri te kryetari i Partisë Demokratike të jenë në lëvizje të njëkohshme,” tha Olldashi./ep

8 komente në “TemA TV/ Olldashi: Të zgjerohet kryesia e PD, të krijohet një korpus këshillimor për kryetarin (VIDEO)”

  1. latifi says:

    Nje pjese e vargjeve per Olldelen…plehren e zgjebosur…!!

    Kë do trembësh o i tredhur,
    kë do trembësh o zhapik,
    edhe ty të kanë votuar,
    tamam si armik publik!

    Ne dëshmorët s’i harrojmë,
    ata jetën për ne dhanë,
    thua ti o zgjyrë e zgjyrës:
    “Mirë ua bënë që i vranë!”

    Mirë ua bënë që i vranë,
    na thua o maskara,
    po ta kishe ti në dorë,
    do të vrisje edhe ca?!

    Njerëzit e pambrojtur vriten,
    kur mostrat kanë qeverinë,
    unë s’i ndahem Edi Ramës,
    po s’ngulmoi për drejtësinë!

    E Majta që ti mallkon,
    është “e dënuar” me votë,
    për të bërë gjer në qelizë,
    një revolucion të plotë!

    Pastaj ty me sojin tënd,
    do t’ua shohim trimërinë,
    ne jemi një milion,
    dhe ju mbysim me pështymë!

  2. latifi says:

    ftoj gjithe komentuesit qe ketij Olldashit tash e mbrapa ti drejtohemi jo ne emer, por ta etiketojme me fjalen ZGJYRE….!!!!!

    1. voica says:

      Dakort.
      Po po ti themi ZGJYRE ketij, Bashen si do ta therrasim?
      Ka emer qe ta nxëjë?!

  3. tomori i beratit says:

    Ky do RRAHUR jo tre here ne dite por tere diten se i ka hip vetja ne qejf dhe po ben te fortin e po fluturon me presh ne byth .Tipik KARRABUSH.

  4. mirela says:

    shoh shume urrejtje e mllef ne komentet tuaja,po valle kur tani komentoni keshtu po me vone kur te haseni me bemat e rames a do ju ndihet zeri i gojes. sokol je njesh,qente duke lehur gjithmon nga mbrapa do i kesh

  5. arta says:

    olldash fitore dhe kam besim se do besh shume per PDne.

  6. vala says:

    gjithe keto vite ka bere shume dhe po mos ta fitoj kete gare ai ka fituar shume me shume se nje post kryetari,prao jam e mendimit se eshte gjyna mos ta fitoj koli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje