TemA TV/ Olldashi premton shkërmoqjen dhe rrëzimin e Ramës, Basha mbrojtjen e të pushuarve (VIDEO)

17 Korrik 2013, 14:57Sociale TEMA

Dy kandidatët për kreun e PD-së, Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha, kanë vijuar takimet e tyre me militantët e PD-së. Olldashi ka qenë në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë, ku ka premtuar shkërmoqjen dhe rrëzimin e Edi Ramës.

“Partia Demokratike ka të gjithë potencialin profesional, politik, intelektual për t’u përballur me kundërshtarin dhe për ta shkërmoqur. Ne duhet të kuptojmë që detyra jonë, nuk është që të presim që Edi Rama të bjerë, detyra jonë është që ta rrëzojmë Edi Ramën, një ditë e më parë”, theksoi Olldashi.

Për Olldashin kjo arrihet falë një aleance me qytetarët që preken nga mashtrimet e Edi Ramës dhe mazhorancës së majtë.

“Ne, këtë duhet ta kthejmë në potencial opozitar, duhet të trokasim në çdo derë biznesmeni të vogël dhe t’i themi zotëri të gënjeu, hajde me ne në opozitë. Rrëzoi premtimin për shëndetësinë falas, duhet t’i drejtohemi të gjithë atyre që e besuan këtë premtim dhe t’i themi zotëri ju gënjeu, hajdeni me ne në opozitë. Duhet t’u drejtohemi të gjithë atyre që i mashtroi për legalizimet dhe t’u themi, zotërinj ju gënjeu. Pa ardhur akoma në pushtet, nuk nisi me legalizimet, por nisi me shkatërrimet, ejani me ne në opozitë”, tha Olldashi.

Basha nga ana tjetër ka qenë në Korçë, Librazhd dhe Pogradec.

Basha tha se të bashkuar demokratët mund të rrëzojnë Edi Ramën dhe të rikthejnë Partinë Demokratike në udhëheqje të Shqipërisë.

“Si mund të respektojmë problemet, hallet, kontributet e shqiptarëve, nëse nuk njohim dhe vlerësojmë meritat e njeri – tjetrit në mënyrë të barabartë, proporcionale, të drejtë dhe transparente. Bazuar në vlerat dhe përvojat tona më të mira, të bashkohemi për tu përballur edhe njëherë me Edi Ramën, për ta mundur, për ta çuar në opozitë dhe për të rikthyer PD, aty ku e kërkon destinacioni ynë historik, aty ku e presin shpresat dhe aspiratat e shqiptarëve të ndershëm, në udhëheqje të ëndrrës së Shqipërisë së zhvilluar evropiane”, theksoi Basha.

Basha sulmoi mazhorancën e majtë për mentalitet anti-shtet, ndërsa theksoi se nën drejtimin e tij, Partia Demokratike do të jetë gati që në javën e parë, për të ngritur mekanizmat e nevojshëm për të mbrojtur çdo punonjës të administratës nga largimi antiligjor nga puna.

“Partia Demokratike është gati që sot, të përballet në çdo rast abuzimi me pushtetin dhe goditje të administratës publike dhe shërbimit civil, në mënyrë që për çdo rast t’u ballafaqojmë atyre faturën ligjore dhe detyrimin për t’i rikthyer në punë, faturën financiare dhe detyrimin për t’i dëmshpërblyer moralisht dhe materialisht dhe faturën morale dhe politike, për çdo akt abuzimi mbi vlerën e krijuar shoqërore të administratës publike dhe shërbimit civil në Shqipëri”, shtoi ai./b.l

25 komente në “TemA TV/ Olldashi premton shkërmoqjen dhe rrëzimin e Ramës, Basha mbrojtjen e të pushuarve (VIDEO)”

  1. dada says:

    ka ndonje plan per reforimin e DP dhe analizen e humbje keta apo do te shajne vetem.

    1. Vlora says:

      Vargjet e Arben Dukës!

      KË DO TRËMBËSH O I TREDHUR?!

      Kriminelët e Janarit,
      këtu ende s’janë dënuar:
      “Unë do vrisja dhe më shumë,
      thotë një plehrë e ricikluar!”
      Dhe sot plehra bën të fortin,
      dorashkën na e ka hedhur,
      dhe pse vetë Sovrani Popull,
      këta buçko i ka tredhur!
      Si guxon ti o lyrash,
      kujt kërkon t’i japësh zëmër,
      ma ndyn penën emri yt,
      ndaj dhe nuk të flas në emër!
      Ndaj dhe nuk të flas në emër,
      ti o kryetar i leshit,
      po ju NJERËZ atë ditë,
      pushkatuat në mes sheshit!
      Asnjë nga katër dëshmorët,
      s’qe te “gardhi i Saliut”,
      dhe këtë o ndyrësira,
      e pa syri i çdo njeriut!
      Dhe pse s’dua, gjuhën tuaj,
      po përdor more zagarë,
      po kjo gjuhë është mjaltë,
      për juve që kini vrarë!
      Po kjo gjuhë është mjaltë,
      për juve që kini vrarë,
      armiq të mëdhenj publikë,
      ju shpalla atë Janar!
      Kë do trembësh o i tredhur,
      kë do trembësh o zhapik,
      edhe ty të kanë votuar,
      tamam si armik publik!
      Ne dëshmorët s’i harrojmë,
      ata jetën për ne dhanë,
      thua ti o zgjyrë e zgjyrës:
      “Mirë ua bënë që i vranë!”
      Mirë ua bënë që i vranë,
      na thua o maskara,
      po ta kishe ti në dorë,
      do të vrisje edhe ca?!
      Njerëzit e pambrojtur vriten,
      kur mostrat kanë qeverinë,
      unë s’i ndahem Edi Ramës,
      po s’ngulmoi për drejtësinë!
      E Majta që ti mallkon,
      është “e dënuar” me votë,
      për të bërë gjer në qelizë,
      një revolucion të plotë!
      Pastaj ty me sojin tënd,
      do t’ua shohim trimërinë,
      ne jemi një milion,
      dhe ju mbysim me pështymë!
      Pse bërtasin këta derra,
      pse bërtasin thonë të gjithë,
      bërtasin se u dhemb huri,
      që u ësht’ ngulur në b..thë!
      Domosdo që u dhemb shumë,
      sa do derdhni edhe lot,
      porse HURIN POPULLOR,
      kurrë andej s’e hiqni dot!
      Sot na provokove rëndë,
      ti o karkalec i fryrë,
      ndaj dhe poezi e sotme,
      është jashtë radhe qelbësirë!

    2. Sokol says:

      Meqenese Berisha dhe tabori i tij krenohet me doreheqjen si nje akt qytetar duke e krahasuar biles edhe me Sarkozy (!)( e kan bere perpara tij Nano e te tjere) une them se do te ishte e udhes qe pas humbjes ne zgjedhjet e 23 qershorit ai te ngrinte receptorin e telefonit dhe te uronte kundershtarin per fitoren. Kjo po do ta bente ate disi me te vecante dhe do ti jepte kuptim doreheqjes. Akti i tij nuk ka kutim pa kete .
      Saper kolin e lulin i them qe te behen me te duruar se ps akoma nuk eshte ne pushtet.
      Sokoli

  2. Teta says:

    Bathe , bathe , po nje kokerr-eshte kjo nje shprehje popullore per ata qe thone te njejtat gjera.Po keshtu edhe per Bashen qe ka dy jave qe merret me administraten , kurse ai ruli me syze do te bej procesin e shkermoqjes.A qe ska nje mortje tju haje, e tju bjere pika me gjithe keto xhevahire qe nxirrni nga goja.Po nuk ka bere dhe shume vape se ndryshe vaj medet kushedi se cdo kishim degjuar.Merruni me vehten tuajk o derdimene shikoni hallin e shtepise qe ju mori flake, mos i gjemoni xixave se do te digjeni.

  3. Miri says:

    Hajt se folim prap pas 4 vitesh. Prisni nje here. Do ju fusi PS nje te shpelame tjeter pas 2 vitesh per zgjedhjet lokale. Jeni mosh e re juve dhe e mbani dajakun.

  4. ernest says:

    normale qe me kolin kryetar PDja jo vetem do riformohet,po do reformoj dhe edin ,ishalla i ka hedh edi dokumentat me nai disc.

  5. luke says:

    Or toc, ku i ka genjyer se nuk ka filluar akoma nga puna. Sa keq eshte katandisur PD, ka rene ne dore te injoranteve. Keta vetem delirojne, shikojne endrra vetem me rrezim pushteti, te shkallmojne deren e Kryeministrise me arkivol ne dore si ne vitin 1998, te qellojne me mortaja komisariatet e policise. Pastaj ata qe i vrane dhe i burgosen (e meritonin) si psh Ilir Meta dhe Kac Islami i bejne vellezer dhe i duan shume po ska gje, e rendesishme eshte te mos u shash baben (Saliun). Te mendosh qe mund te marrin prape pushtetin keta idiote eshte cmenduri.

  6. mandi says:

    olldash ke nje personalitet unik,fjala jote ka peshe dhe di ta ruash fare mire gjakeftohtesine,fitore

  7. BASHA LARGOHU, KURSE DREJTESIA TE GJYKOJE BASHEN PER KRIMET E 21 JANARIT. says:

    Ti nuk e ke mbshtetjen e popullit per te larguar Ramen nga pushteti, kurse Rama eshte votuar nga nje shumice dermuese qe ti thyejne hundet mor idiot, edhe vete partia nuk te voton mor injorant.

  8. Shqiperia says:

    Duhet te dilni nga primitiviteti ,sot koha kerkon bashkepunim
    Ndryshe ky vend nuk do te shkoj drejt kultures Europuane.

  9. adi says:

    Analiza eshte e thjeshte: nuk arriten te vjedhin votat dhe u mashtruan nga ata te cileve voten ia blene ose i kercenuan

  10. violeta says:

    z.olldashi perpos te gjitha cilesive si politikan,ka edhe nje humanizem te pakursysr,fitore

    1. Askushi says:

      …’hu-manizem’violete!

    2. P.D. says:

      kembeperpjetizem ndoshta por humanizmin ndoshta e ka vetem me ty moj rrushe.

  11. arsen says:

    Jam dakord me dada.
    PD e di mire se do i duhen me shume se 8 vjet qe te ringrihet.
    Loja me sharje dhe kanosje, eshte nje melhem per te mbuluar per momentin sadopak HUMBJEN e thelle.
    PD nuk mund te ringrihet nese nuk gjen SHTRATIN e saj TE SE DJATHTES,
    Duhet te zhduken nga ajo parti mbetjet e se shkuares KOMUNISTE.
    Te ikin ish sigurimsa, ish nepunes te Partise dhe Enverit, HUMBESIT E TRANZICIONIT.
    E djathta do kerkuar tek PRONARET e ndershem TE RINJ E TE VJETER.
    E djathta duhet tu spiegoje njerzve KAPITALIZMIN dhe jo LUFTEN PA PRINCIP ME PS-ne e LSI-ne… pasi nuk jane vetem ato perfaqesuese te fshatareve te varfer dhe intelektualeve te papune.
    PD dhe e DJATHTA do ringrihen. Tereni eshte KAPITALIZMI, SHTETI, LIGJI. KOMUNIKIMI, KOMPROMISI.

  12. antoneta says:

    une kam nje bindje ne vetvete ,se koli eshte i persosuri per te kryesuar ne pd.

  13. robi says:

    o olldash kur deklaron me bindje te plote prej komunisti per te cmontur, shkermoqur, asgjesuar (fjalor komunist i kulluar) PS mos e ke fjalen per vete PD se aty mbijeton ende ishkomuniti me fanatik i Europes Lindore dhe nje tufe spiunesh – ai qe ta ka plas shishen e ujit ne koke kur shpenzove e abuzove me miliona per tu zgjedhur kryetar bashkie? A e mban mend apo jo? Merr nje here hakun tend pastaj merru me Ramen e PS-ne?

    Nese je si Tos Marmallata ok vazhdo se mire e ke. Te rrahurit dhe te shkerdhuerit nga SB eshte e cuditshme qe kane te njejten sjellje!!!

  14. bato says:

    Moj Lulka, po pse nuk e ngrite zerin e te mbroje te gjithe nepunesit e LSI, qe menjehere pas dates 1 prill( prishja e marreveshjes me PD), u hoqen nga puna? Ti sikur nuk je hoxhe qe te thuash thoni si them une e mos beni si bej une. Apo per te tute te djeg bytha e per fshesen qe bere vet deri te pastrueset e bashkise se Tiranes, nuk te dhembi e nuk te beri terr syri! Ej Bucko! Mos harro fjelen e urte qe ti dhe Sala e keni harruar: Ne kete bote ate qe u ke bere te tjereve ate do e pesosh vete. Po ti mjeran nuk ke faj! Ti je nje kukull lecke qe te dredh, shkund e perkund qe prapa perdes Sala dhe Gita!

  15. Arb says:

    Nje gje nuk kuptoj te pd-istat, pse duhet te vazhdojne ete ngrene gishtat perpjete ne keto kohe disfatash… Pse duhet te nisin akoma pa nisur me sharje dhe me gjithe vemendjen te perqendruar tek pozita? Keadministrate do te mbroje basha, a e din valle se cfare injorantesh janeneadministrate keto vite?! Nje miku im me thoshte ” mos u merzit, jetojme ne nje vend ku e pamundura behet e mundur” dhe kete e verifikon me se miri po te shohesh qe njerez fare te arsimuar,me “diploma” te kristalit behen drejtore e gjithcfare…

  16. Para disa ditesh te shkruajta nje poezi,per ate ballafaqimin me EDI Ramen. Eshte fjala per ate grupin hetimor parlamentar,qe drejtove zotrote ,kur more nje hu e po masje trashesine e asfaltit te hedhur ne rruge.U vure perball RAMES ,dhe ceshte everteta ” e shkerrmoqe'” sa u bere me i kuq ,se lulekuqja dhe ato te shkreta djerse nuk te pushonin. Ishe aq “DEMOKRAT” sa i hoqe edhe mikrofonin qe mos te degjohej, shkerrmoqja qe te beri ai ty, ejo t’i atij. E kini “shkerrmoqur” edhe 3 hre te tiera ,kur u zgjodh KRYETAR BASHKIE I TIRANES. Fal gabimit trashanik te Ilir Metes qe beri ne 2009 ,kur u bashkua me ju,po ju ishit bere koqe ,koqe qe ate vit. Perdori ato fjale per te mashtruar ,tifozet tuaj ,pa Ramen nuk e shkerrmoq dot ti me shoket tend . Po nje gje duhet te dish,po nuk punoi per popullin ,pa tjeter, qe populli do ta shkerrmoqi si u shkerrmoqi ju. JU kini qene te shkerrmoqur ,po fale hajduteve ,qe duhet pranuar qe i kini patur te zot deri dje qe kini qendruar ne pushtet. Fatkeqesishte per ju,edhe pjesa me e madhe e hajduteve u kthyen krahet,si e kuptuan se ju ishit hajdut mbi hajdut.!

  17. gjon says:

    ARBEN DUKA JE I MADHE…….

  18. rilindja says:

    Ik ore bajge.

  19. roland says:

    ky pushti i ri i PD shkermoq vetem karin tim! pusht mother fucker! te qifsha robt! qorr muti!

  20. pas pak muajesh keta qe do ti hane koqet Rames ,do te duken si Don Kishoti me gomare !

  21. Goni says:

    Ky duhet te vej ne burg se ka dhafe dhe per deputetin e vrare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje