Basha vs Olldashi/ A ishte kjo fushatë vetëm për shfaqje?

20 Korrik 2013, 20:25Politika TEMA

Të hënën demokratët u drejtohen sërish kutive të votimit.

Një muaj pas humbjes shokuese, ata këtë herë do zgjedhin kryetarin e ri.

Gjithçka ka rrjedhur rrufeshëm për ta.

Në garë janë Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha.

Më i kuotuari është Basha, për shkak se njihet si njeri i afërt me Berishën dhe familjen e tij.

Por në të vërtetë a ka pasur fushatë këto ditë?

Asnjëri nuk ka guxuar të lëshojë ndonjë fjalë kundër Berishës apo të flasë për arsye të brendshme që çuan në humbjen e zgjedhjeve.

Olldashi është disi më i ashpër se Basha, pasi thotë se Berisha nuk ka qenë kolegjial aq sa duhet dhe se është pasionant.

Basha nuk ka shans të zërë në gojë diçka të tillë.

Olldashi ka folur për dorëheqje në rast të humbjes së zgjedhjeve, kurse Basha nuk ka folur për këtë gjë.

Të gjitha fjalimet e Bashës shkojnë e mbyllen në një pikë: ai mund të fitojë sërish ndaj Ramës.

Të dy thonë se mazhoranca e re u ka blerë votat, por Olldashi është më konkret kur vendos gishtin mbi Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Madje Olldashi thotë se ka vetëm dy blloqe në garë, ndërsa shprehet kategorikisht kundër aleancës me individë apo parti nga e majta.

Basha nuk ka folur gjë për këtë çështje.

Olldashi kërkon që kryesia të zgjerohet, thotë se duhet një trupë këshillimore pranë kryetarit, thekson se partia është e hapur, por duhet të ketë një sistem karriere, që të mos ketë katapultime.

Në këtë drejtim Basha nuk flet, por vetëm sa thekson se duhet ngritur në piedestal anëtari i PD-së.

Olldashi ka preferuar që të dalë në debate televizive dhe në intervista në disa media që i konsideron edhe si armike, kurse Basha si gjithmonë nuk pranon të përballet me median.

Çudi si mund të jetë lider opozite!

Të dy në fakt deri më tani kanë nisur kaseta të gatshme për televizionet dhe asnjë media nuk ka ndjekur se si janë takimet e tyre në bazë.

Basha është krenuar me pritjen që i ka bërë Tropoja dhe Vlora, kurse Olldashi krenohet me faktin se i njeh shumë mirë strukturat.

Askush nuk ka preferuar që të rreshtohet publikisht në krah të ndonjë kandidati, me ndonjë përjashtim të vogël.

Në këtë pikëpamje, frika për rreshtim të jep idenë e një gare të fiksuar.

Por deri të hënën ose të martën, të presim!/ep

46 komente në “Basha vs Olldashi/ A ishte kjo fushatë vetëm për shfaqje?”

  1. Ramy says:

    kjo telenovele dolcevs gabana eshte bere tamon si ajo telenovela 100 vitrinat ..

    1. dulla says:

      Po cte hy ne pune ty kjo telenovele,more corapekuq

      1. dulla says:

        Ti shiko Ilir Meten,ate bej

        1. rilindasi says:

          Po te shohim se cfare pretendojne dy mekembesit
          nepermjet Platformave te tyre,vetiu te vjene edhe
          nje pergjigje se e tere fushata e tyre eshte pa
          me te voglin dyshim,nje Show ne kufijte e nje kritike
          padoreza.dhe ja pse;
          Cdo Dite kemi degjuar nga te dy se:
          Na nevoitet nje riorganizim i shpejte.
          (dmth,se deritani paskemi qene ne nje anarshi te plote)
          Te konsolidojme maredheniet me te Perndjekurit dhe pronaret.
          (pasi deri me sot i dogjem dhe i shkretuam)
          Na duhen maredhenie te shpejta me Rinine dhe Shoqerine Civile.
          (sepse nuk nuk kemi qene asgjekundi)
          Ti japim impuls te Ri PD.ku te vleresohet cdo kontribut!
          (moment per te qeshur!)
          Ne cdo vendimmarrje te jete i meshiruar e gjithe anetaresia e PD.
          (show biz i vertete!)
          Ka edhe plote fantazira apo brockulla te tjera,
          qe ne teresi i bejne nje akuze direkte funksionimit te
          kesaj Partie,cka tregone se jane keto shkaqet qe i
          sollen PD.ate Dem te paimagjinueshem me 23 Qershor.
          Ose e thene me shkoqur- Sali Berisha eshte 100 perqind
          i vetem si fajtor,ndersa pasardhesit e tij i kane
          mbajtur ne menyre te ndergjegjeshme iso kesaj
          Poliposaqie qe u pasua ne tere keto vite.
          Kesisoj;kemi prova te mjaftueshme,per nje
          Parti autokratike,me nje anemi te theksuar
          te frymes ne kapilaret Parti-Anetar i thjeshte.
          Dhe tani qe aritem ne nje diagnoze reale
          lind si domosdoshmeri nevoja e nje Transfuzioni te plote i kesaj
          Kaste te infektuar ne nje mase te konsiderueshme.
          Nese nuk do ndodhi keshtu,PD.eshte e destinuar
          te degradoi ne nje paralize te pakontestueshme,
          gje qe do te vulose atrofizimin apo inekzistencen e saj.
          Sefundi mund te them me bindje;
          Qe kemi pare nje nga Showt me bajat te aktruar
          nga dyshja B+O.e orkestruar nga “B”-ja e Vicidolit.

      2. tony says:

        dulla-dulla cke qe ngaterron ramyn me veten tate lene te lepije ca kocka keto ditet e fundit ndaj ti shko e shit ndonje kaush me lule dielli,o dulla keshtu eshte ndare kjo pune ti mbath breke te kuqe ndersa ramy corape…

      3. Ramy says:

        Më i kuotuari është Basha, për shkak se njihet si njeri i afërt me Berishën dhe familjen e tij?????? Jo jo more gazetar corapkuq jo, Basha njihet si nje politikan me vizion te qart, eshte i zgjuar, elikuent dhe mbajtes i premtimeve, ndersa corpkuqet i kann friken sepse ky e rrezoje nga pashallaku i Tiranes Rambush parazitin

      4. Jari Ju Uron says:

        Une voten do ja jap Lulit!

    2. Sami Gerguri says:

      kam dy jave qe nuk fle gjume se jam ne ankth;
      Kush do fitoje?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/kush.html

  2. Xha Barka says:

    Mire Lul-i se do zgjidhet nenkryetar,po ky gojaci Olldashi kaq letyre eshte,qe ben sikur eshte ne gare…!

  3. DhShtembari says:

    Besoj se do te fitoje zoti Olldashi. Eshte inteligjent dhe me shume intuite politike. Siç shikohet edhe nga ato qe lexon me lart, zoti Oldashi eshte më origjinal si personalitet (eshte nje fare menyre vetvetja), ndersa zoti Basha duket açik qe eshte nje kopje e zbehte e Berishes. Po le te mos nxitohemi dhe t’ia leme zgjedhjeve.

    1. agbi says:

      Shtembari , eshte mendimi yt dhe sinqerisht e respektoj por me lejoni tju theme se po eshte inteligjent Olldashi , une duhet te jeme astronaut [ dhe te siguroj qe nuk jam i tille ] flm

    2. Ne Evrope Ne Do Te Vemi ______Kush S'beson Borxh Nuk I a Kemi says:

      Une per Olldashin do votoj .

    3. Argita_B says:

      Per cilin origjinalitet e ke fjalen ti!! Per orgjite qe kalon, per rakine qe pi pa limit, per kostumet e vjedhura qe u ble hajduteve ordinere kur del jashte shtetit!!
      Ky eshte nje njeri ordiner qe perveçese te vjedhi sdi te bej gje tjeter, mjere Shqiperia ne duart e kujt ka rene..

  4. Në fakt nuk duhet të shpenzohen edhe ndonjë miljonë euro…më kot!Të gjithë ata që janë ftuar të vijnë në Tiranë …(caktuar…)të votojnë e dinë rezultatin qysh tani…Basha do të ”fitojë me rezultat të thellë”…ndërsa Olldashi do largohet me matara….nga kryesia e PD…(nuk është çudi të anatemohet keqazi dhe të përjashtohet nga partia…)linçimi e pret si fatalitet…(Kështu ka ndodhur në 23 vite…përse duhet të mendoj se do të jetë ndryshe kësaj radhe…)Ik Sokol…pas dy vjetësh provoje përsëri….Deri atëherë do ketë ”vdekur”ose do jetë në…burg…Friksi juaj…berisha…!Lul,shtyje edhe nja dy vjet jetën e luksit që bën…(të ka dashur fati…)!

  5. Drini says:

    Kake njeri e mut tjetri!

  6. Skenar "malokesh" says:

    Skenar i trashe “malokesh” me Ceten-Dragobi-PD qe do trukrret
    deri ne shuarje te plote, kur bab Sal Krimineli te futet ne burg.

  7. Jam Askushi says:

    Basha vs Olldashi, eksperience e marre nga nje film i disa koheve me pare … Ramiz Alia vs Namik Dokle … por me me shume … humor ..

  8. luis says:

    Nje dicka ka mes ketyre dy kandidaturave.Olldashi duket me agresiv por ne fakt eshte me tolerant dhe luajal e ndersa Basha eshte prototipi me negativ i politikes shqiptare.
    Shume kush mendon se eshte i qullet e ndersa une them se ky eshte njeriu me i lig dhe me i pashpirt e mundet te jete edhe me i poshter se vete Berisha.
    Ai ben buzeqeshje te shtirur por e ka treguar me kohe se po pati gje ne dore ky ndersen njerezit me te inkriminuar per te krijuar terror dhe eshte hajduti dhe krimineli me i keq ne krejt partine demokratike.
    Ai i ngjan Enver Hoxhes si nga pamja dhe nga drejtimi.Ai po pati gje ne dore do jete jo vetem i pameshirshem ndaj kundershtarit por edhe ndaj cdo zeri kunder ne partine e tij.
    Ai per pushtet nuk njeh asnje norme dhe asnje mik prandaj partia demokratike mendon se zgjedh njeriun e duhur me kete maskara por e them me bindje se zgjedh njeriun me te peshtire.

  9. Shtyllasi says:

    Zoti Olldashi, na rregullo çmimin e tokes në fshatin Shtyllas vend internimi rrethi Fier, qe ka 22 vjet që voton Partin Demokratike dhe ju ja keni vjersuar me 2990 lek te vjetra meter katrori.

  10. roland says:

    PDja esht nje parti e vdekur(rrafmet paste) dhe askush nuk e ngjall dot! bile edhe ilir hajni ne disa zona e ka nxjerre kete palo parti ne vend te trete! ec e besoje po deshe, nje hajdut me shum vota se sala?!?!?!

  11. toto says:

    njoni ma loqe se tjetri

  12. Sebastiani says:

    O Sale i modh je, e di qe me ke qejf po edhe une po ta boj qefin duke te thone se ja ke fut Lulezo Lulezimit per te vetmen arsye se ti do bohesh kryetari i PD me 5-7 % te elektoratit , se dihet Lulezo Lulezimi do te perballet me drejtesine dhe do shkoje te kalbet ne burg dhe pd do ta kesh ti ne dore, i modh je or Sale ja fute per bukuri dhe te tuve ha ha ha haaaaaaaaaaaaaaaa si e hongri Lulezo lulezimi, ej nuk jom sebastiani, jom Tirona

  13. robi says:

    Dy Lolot e fundit te PD te cileve ju eshte kufizuar e drejta per tu shprehur – 100 % e shqiptareve eshte e bindur se te dy kllounet te tjera mendonje e te tjera pellasin.

    E kur flet keshtu ta hash sa krahu eshte pak – shembulli me i fresket si e hengri SB.

  14. sokol says:

    koli ti ke menduar me ecur me kemet e tua,po ti kopil, kukull ke qen dhe kukull do te mbetesh,se nje njeri pa identitet si ti nuk din se nga vin e nuk din se ku do te shkoi

  15. Kapitan Boletivari says:

    Dy bole të Carit të PD,Berisha!(C,në shqip të lexohet K)

    1. Askushi says:

      Po,po,ka qene nje Haj-gar-e e madhe!
      Jane ndeshur dy ‘Titane’;’Sokoli'(mic)me ‘Lulin’ palluqe te kamur(te Milloshit)!
      Jane ndeshur heroikisht(nen trysnin e prostates se Baces),gjer ne piken e fundit te…shurres!Dhe ja dolen,operacioni u…Kry,’fituan’ te dy…;njeri’mic’i fishkur ,tjetri,palluqe e ndukur.
      Por ,problemi eshte se a do arrije ti ngrihet’Per-para'(si dikur)Baces?!
      Kjo do jete tema e ardhshme per ‘analisto-opinjonistet rogneriane'(sidomos ato te ‘Klanit’).

  16. liria says:

    onomina donomina
    treiferri kukuferri
    pana xhukalini
    yfti rrabecka
    teneqeja xhufi

    keshtu ishte fushata e kol thuthuqit e lul palloshit.

  17. Gjergji says:

    Vertet qe nuk na ze gjumi se kush do te fitoje, por ajo dihet. Teatri po luhet bukur.Ata u moren vetem me Edi Ramen dhe te majten.Ishin ne gare kush ti shante me shume. Dy marioneta ne duart e shefit.

  18. Liri says:

    Jane njeri me legen se tjetri…Qe te dy i veshin pantallonat pa breke poshte qe kur kane filluar politiken, prandaj nuk kane bese , se jane te provuar tashme dhe mund ti heqin pantallonat ne nje moment kur tja doje puna..keshtu e kane care rrugen e “historise” politike.

  19. pse shfaqe tema ,apo ashtu ju pelqen te thoni juve,pse shfaqe per cfar.ne vend qe te ngrini zerin se per here te pare ne shqiperi po behen primarie taman, mundoheni te hidhni vetem helm.pd humbi ne zgjedhje ,kush humb eshte i detyruar te beje doreheqie dhe keshtu u be .pd nuk arrin te formoje qeverine me deputetet qe ka ,praktikisht ka humbur .pse nuk e ngritet zerin kur ps apo rama humbi ne 2009 praktikisht me deputetet qe kishte nuk kishte mazhoranzen,edhe pse humbi ai nuk e dha doreheqjen ,ahhhhh i volli saliu ne 2009,por tani qe pd humbi ps ka po ato deputet te 2009 me numer .atehere me thoni te verteten nqs saliu ne 2009 i vodhi zgjedhjet ps ose rama tani eshte rrudhur ,pse nuk beni nje analize te tille.me vjen shum keq se kane kaluar 4 vjet rremuje se saliu i vodhi zgjedhjet ne 2009 ,tani pasi pd kishte 8 vjet ne pushtet me e llogjikshme qe te humte dhe me nje qeverisje me te dobet se 4 vitet e para ,ps ka po ata deputete.pse nuk beni nje artikull te tille ju te temes .une personalisht jam nga durresi dhe kam 23 vjet ne itali dhe jam mesuar me me shum demokraci ,nuk i shoh gjerat bardh e zi si ju apo ato qe publikujne ketu .sa per kuriozitet gazeten tuaj e lexoj gati cdo dite ,por nuk me vjen mire kur jeni bardh e zi se pastaj cdo njeri mund te mendoje shum gjera ,pune te mbare .

  20. VJOSA VL says:

    Qeshni ,qeshni o derman
    Nga prapa Pollo si shejtan
    Ka hedh syte per matan
    SHikon Salen qe po qan.

    Luli qesh,Sokoli qesh
    Ende Pollo s’ka marr vesh
    Qenkerke vertet nje kandar
    Sala celsat do tu var .

    Ndaj te dY se bashku qeshin
    si zakonisht do shohin leshin
    Pasi JOzi e ka than
    Sali E PD TE NJEJTIT JANE,.

  21. xha Temja says:

    PO PO TURP ,,TE MERRESH ME KETA HUMBJE KOHE,,KUSH I VOTON KETA MUTER PTU,

    1. Wendy says:

      Basha eshte lulja e preferuar e babes Sale dihet pazari , skenar i lexushem ky. Dashi eshte thjesht nje emer qe duhet vene ne liste.
      Xha Teme.. lexova diku nje koment qe me kishe bere ( me vonese ,po e lexova). Me fal nqs te ka ofenduar ndonje koment i imi qe nuk me kujtohet.
      Me respekt Wendy.

  22. Beni says:

    Ha ha keta jane karagjoze,po si mund te reformohet PD,pa kritikuar frymen diktatoriale te Berishes,keta jane dy Manekine qe do tallet i gjith populli me ta.Lulka duhet me kalu ne ndonje burg qe ta Burrerojne kurse Olldelja te bej nje operacion plastik.

  23. Jo ishte nji fushate per sy e faqe por me keq !Po te donin demokrat te panjollosur banda fashiste e mender PDse kishte ~~~ Islamin ~~~ !Pse nuk e vuri kandidat ?Kjo eshte nje pyetje e rende !Por cfar them dhe une ,keta jan fashista nuk jane dhe nuk duan demokraci ,duan vetem tym e flak dhe shkaterrim ky eshte misioni i te derguareve te serbise !

  24. Tani says:

    Lulzim Basha eshte djali i Ilir Enver Hoxhes, ndersa Sokol Olldashi djali i Beqir Ballukut.

  25. une says:

    tamam, manekine dhe te pa by,,,, kane frike nga Saliu por edhe nga gjynafet e tyre,,, njeri hajdut me cisme dhe vrases dhe tjetri rrugac i lindur

  26. R. B says:

    Mua me duket Olldashi me serioz. Basha eshte nje njeri i paskrupullt. Ai per fitim mund te beje gjithçka. Ai nuk duhet votuar per keto shkaqe:
    -Raportet e tij kunder luftetareve te UÇK-s.
    -Vjedhja e 300 milione eurove ne rrugen e kombit si minister duke e “hedhur” me ato konferencat per shtyp, te shpeshta, te shpelara, te lodhshme deri ne stresim. Ai kujton se fiton e ka te drejte ai qe flet me shpesh ne konferenca shtypi dhe i fundit.E pafalshme kur thote “Flet keshtu ai se eshte kundershtar politik!”. Zot na ruaj! Mbase i vjen fundi pa ndeshkueshmerise tek ne. Vetem keshtu behemi shpejt shtet.
    -Minister i Brendshem vrau 4 te pafajshem ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” qe monitorohet 24 ore rresht dhe nuk i tha njeri “plaç” me goje. Jo vetem kaq po ky, si shume te tjere nga banda qeveritare, nxituan ta quanin grusht shteti pa e patur fare te qarte ne teori e praktike veprimet per nje grusht sheti. Me qe ra fjala: “Grusht sheti eshte kur kryhet nga nje grup terroristash, aventuriere, te etur per pushtet, te armatosur deri ne dhembe, qe nuk kane lidhje as me popullin e aq me pak me opoziten, godasin fort institucionet e shtetit ne njekohshmeri e shpejt e shpejt, vrasin kush u del perpara duke kryer nje masaker e tmerr, marrin institucionet e shpallin fitoren”. Lutem me thoni: Çfare ka te perbashket ky definicion me 21 janarin e Lulezim Bashes? Edhe 14 shtatori i 1998 nuk ishte plotesisht grusht shteti siç thuhet rendom, por nje gjysem grusht shteti, sepse vertet u moren institucionet, por nuk pati perdorim armesh e aq me teper viktima.
    -Siç e qullosi ketu padroni i tij e çoi tek ministria e jashtme ku shiti me firmen e tij pjese te teritorit shqiptar, duke mos degjuar as specialistet me ne ze per argumentet se si ndahet deti midis shteteve.
    -Rrembeu Bashkine e Tiranes duke shpikur padroni i tij nje mekanizem te turpshem qe do mbahet mend gjate. Ka 2 vjet e 2 muaj ne krye te puneve te bashkise dhe veç disa rrugicave te shruara nuk ka bere asgje tjeter. Per hir te se vertetes, paraardhesi i tij, ne kaq kohe shtroi tere Tiranen duke zhdukur gropat qe ishin krijuar nga dy kryetare te PD-se (Sali Kelmendi e Albert Brojka). Rruget kryesore paraardhesi i tij i beri 4 kalimshe, zhduku tere kioskat ne Lane, Parkun Rinia, rreth Muzeut Kombetar, Banges se Shtetit, para Galerise se Arteve e kudo. Hapi rruge te reja, ku me kryesorja duhet permendur rruga nga “Vasil Shanto” tek ura e Pallatit me shigjeta. Mbolli me mijra peme e tani Tirana eshte ne hije. Njeriu duhet te jete realist. Keshtu ka ndodhur. Ndersa Luli dhe nje prej krenarive qe ka patur qyteti siç eshte ekipi i “FK Tirana” e ka zhbere. Ky per mua eshte i paafte. Padroni i tij duke e dashur me koke kete njeri (nuk e di pse e do kaq shume!?) nuk e la shume kohe ne nje vend pune, se po ndenji shume ai diskretitohet. Demokrat te ndershem te Tiranes, mua me kujtohet mire kur i premtoi ekipit 2 here nga 100 mije euro po te rrifnin ekipin e “Teutes” dhe po te merrnin superkupen. Djemt e skuadres i fituan te dyja ndeshjet e jo vetem qe nuk i shperbleu, por nuk u dha as rrogat per te mbajtur familjet me ate pune qe bejne.
    -Une nuk e di pse e do me kaq ngulm kete deshtak, Kryetar Saliu? A mos valle ka peshtyre dhe Luli ne te njejten çorbe si Kryetari e qe neser ta mbroje?
    Nuk e di. Demokratet e vertete duhet te hapin mire syte. Mes dy zgjedhjeve duhet te perqafojne alternativen me te mire…

  27. robin says:

    O GAZETE KOMUNISTASH ,TE GJITHE NGA MERO KOMANDOHUNI MORE AMAN.MOS HARRONI SE MERO 2005 -2007 ISHTE ME PD,PASI JU PRE NJE BURIM VJELJEJE FILLOI ME VJELLE VRERE.TURP….

  28. arjon says:

    po mir me ,ju qe e shani kaq shume olldashin mendoni se do i pishni pune me komentet tuaja? ai eshte i madh do fitoj

  29. gimi says:

    a mer zoti olldash ,sa personave i je bere si mjalti ne goje, qe e provojne ,e shijojn pastaj thone sqeka gje,po se kuptojne se do u leshosh nai grenze dhe do jau mpish gjuhen pastaj, je me i miri do zoti e fiton ti.

  30. luli says:

    sokol je famoz ,te duan te gjithe brezat.

  31. vjollca says:

    keto avantazhe vijne si rrjedhoje e eksperiences dhe kohezgjatjes se tij ne politike, me kolin demokratet se ecin perpara.

  32. zana says:

    olldashi eshte shum shum me i afte se basha.

  33. ALBAN DEGA says:

    VOTIMI I NJE KRYETARI TE PARACAKTUAR NGA SALI BERISHA!

    Nga 50 000 vota te mundshme kryetari i paracktuar dhe i kllonuar nga Berisha dhe klani i tij familjar do te marre 100 000 vota.
    Kusaria e votave fillon qe nga partia e tyre e kusareve me kryekusarin e sterkorruptuar dhe kryevrastarin e sprovuar Sali Berisha ne krye!
    Votimi eshte vecse nje show ala Kadaf i nje partie te privatizuar, komanduar dhe kllonuar nga nje person. PD-ja eshte Sali Berisha!
    Te tjerat jane dokrra Vicidoli me kokrra Anadolli!

  34. arjanita says:

    Kjo ishte nje farse e orkestruar nga Bisha.Askush si keta
    dy laro pa dinjitet nuk mund ta luante me mire rolin.
    Te kenaqur me rolet qe i ka caktuar kapiteni i anijes se
    mbytur ata do ta ¢ojne definitivisht per lesh PD.
    Kush do i numeroje 105mije votat e anetareve te PD?
    Nese do votjne 105 mije.Sepse duke kujtuar se votohet
    per pushtetit karaduzat do hedhin me shume vota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje