Jakup Krasniqi e quan monstër gazetarin e Express. Përgjigjet gazeta: Një fashist në krye të Kuvendit

20 Korrik 2013, 11:00Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës është përfshirë në debatin e ndezur nga Fatos Lubonja, ku Ramush Haradinaj cilësohej vrasës.

Më pas erdhi një shkrim edhe më i ashpër se qëndrimi i Lubonjës, nga gazetari i Express, Arben Idrizi.

Shkrimi ka sjellë reagimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, që e etiketon Idrizin si një monstër me deformime mendore dhe fizike.

Gazeta Express ka publikuar shkrimin e Krasniqit, duke thënë se gjuha e përdorur prej tij është fashiste dhe të kujton fjalimet e Adolf Hitlerit./ep

 

KRIMI I MONSTRËS “INTELEKTUALE”

Nga Jakup Krasniqi

 

Këto ditë në mediet shqiptare është rikthyer tema e luftës çlirimtare, e cila solli lirinë e Kosovës, kulmuar me shpalljen e Pavarësisë së saj më 17 shkurt 2008. Ky rikthim vjen çuditërisht tendencioz deri në skajshmëri me qëllimin e vetëm – denigrimin e njerëzve të gjallë e të vdekur. Unë nuk do të merrem me ato që thuhen për të gjallët, pasi ata i kanë mundësitë të deklarohen vetë. Unë do të flas atë që duhet folur në rrethana të tilla me abuzuesit e fjalës së lirë, duke rikujtuar atë që ka folur dhe ka dashur për lirinë tonë, për jetën tonë dhe për ardhmërinë tonë vetë Adem Jashari.

Fundja, mua kurrë nuk do të më kishte shkuar mendja se në Kosovë ka ndonjë i arsimuar i mirëfilltë i edukuar në frymën moderne apo tradicionale kombëtare, që për flijimin e Adem Jasharit dhe familjes së tij të flasë me një gjuhë barbare, aspak njerëzore, siç bëri “intelektuali” e “shkrimtari” i vetëquajtur A.I. në një të përditshme (elektronike), më konkretisht, më 18 korrik (gazetaexpress.com).

Por kjo nuk është më e rënda apo më e dhimbshmja!

”Më e rëndë dhe më e dhimbshme, më e papërballueshme dhe që s’hahet dot është tendenca që ky “intelektual” dhe “shkrimtar” ta amnistojë krimin më të rëndë të mundshëm të makinerisë çnjerëzore të Millosheviçit! Ta amnistojë krejt atë makineri kriminale, bashkë me kriminelët e saj e faji t’i mvishet Adem Jasharit, për të cilin familja ishte gjëja më e shtrenjtë e mundshme në këtë botë! Dhe një hakmarrje të tillë Adem Jashari nuk do ta ndërmerrte mbi asnjë familje të botës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Dhe këtë nuk mund ta dijë askush më mirë sesa unë. Sepse i kam të freskëta dhe s’mund të harrohen dot si kërkesa ime e sinqertë bërë mikut e bashkëluftëtarit Adem Jashari që të qëndronte, të organizonte, së këndejmi edhe të jetonte sa më larg familjes si dhe përgjigjen që kam marrë ndaj një kërkese të tillë nga ai. Një përgjigje të tillë mund ta jepte vetëm një njeri me tipare tepër të veçanta. Adem Jashari ishte me identitet të veçantë! I veçantë ishte si për atdhedashuri, ashtu edhe për guximin njerëzor. Ndoshta faji i tij i vetëm ishte se më shumë se jetën në robëri e donte vdekjen për liri. Dhe këtë nuk e kam dëgjuar e as lexuar ta mohojnë as mendjet më të ndritura të Evropës në veprat e tyre kapitale për dashurinë për jetën, lirinë dhe atdhedashurinë.

S’do të ngurroja ta kuptoja edhe “intelektualin” e “shkrimtarin” A. I., sikur kjo (masakra ndaj familjes Jashari) të ishte masakra e parë dhe e vetmja apo e fundit serbe në Kosovë, brenda një viti lufte tepër të pabarabartë. Do ta kuptoja “intelektualin” monstër e “shkrimtarin” snob dhe këdo tjetër, që është i pakënaqur me “heronjtë” e gjallë (unë nuk besoj në heronjtë e gjallë), me komandantët e luftës e të pas luftës. Por për të rënët për liri e demokraci kërkohet nderim, nderim së paku edhe pa fjalë miradije. Të rënët nuk mund t’u përgjigjen monstërve, kujdestarëve denigrues të kryevlerës njerëzore – flijuesve për liri.

Po kujt po i flas?

Kjo që them vlen për intelektualin njeri, shkrimtarin e vërtetë dhe kjo nuk vlen për prodhimin njerëzor prej monstre. Pasi vetëm nga ky dyzim lindin njerëz me deformime fizike e mendore si në rastin tonë, me “intelektualin” dhe “shkrimtarin” A. I.?! Vërtet nuk kam sesi ta di, prej nga dhe pse ky soj “intelektuali” e “shkrimtari” shqiptarëve më shumë ua preferon jetën nën të ashtuquajturën Serbo-Jugosllavi, e cila brenda një viti lufte ka kryer dhjetëra masakra, madje edhe mbi familjet që nuk e kanë bërë asnjë rezistencë.

O “intelektual” dhe “shkrimtar i shpifur, në Kosovë kanë ndodhur pa fund masakra, mbi 13 mijë njerëz nuk jetojnë më! Pa folur për dëmet tjera që nuk mund të llogariten e as të konvertohen në euro. A e di ky “intelektual” e “shkrimtar”, sa familje shqiptare kanë humbur më të dashurit e tyre, të të gjitha moshave edhe pa e bërë asnjë rezistencë, bile edhe atëherë kur i kanë besuar makinerisë se Milloshit. Familje të tilla ka kudo dhe ngado në Kosovë, por “intelektualit” dhe “shkrimtarit”, le ta themi, “tonë” kjo nuk i bën asnjë përshtypje.

Në fund, do të doja t’i diskutoja me këtë monstër jo duke e pandehur si “intelektual”, “shkrimtar”, “analist”, “qytetar” dhe të “arsimuar” të Prishtinës se unë, qytetari i kësaj toke, ndjehem i fyer, jashtëzakonisht i fyer që një mendje e vetëquajtur përdhos kryeheronjtë e luftës çlirimtare. Fundja a s’është racizëm intelektual ky, i pashpjeguar as nga shkenca psikanalitike frojdiane apo jungiane për një nivel të tillë shkencor “vlerësues” për legjendarin Adem Jashari? Ishin masakrat e Drenicës, të Gjakovës, të Rahovecit, të Therandës, të Pejës, të Reçakut etj., etj., ato që e binden çdo shqiptar liridashës se nuk mund të jetohej apo bashkëjetohej me një shtet që i vriste në mënyrën më mizore qytetarët e “vet”, i dhunonin grat shqiptare për të përdhosur nderin dhe moralin e kombit, madje për këtë u bindën edhe SHBA-të dhe BE-ja dhe e gjithë bota demokratike. Bota u bindë, por ja që shqiptarët nuk po binden, përkundrazi gjarpri vazhdon të helmoj plagët e shumë familjeve shqiptare.

A thua, a mund të gjindet në Evropën e vlerave kulturore evropiane një intelektual monstër që do të merrte guximin për të përdhosur heroin kombëtar Adem Jashari si dhe luftën tonë çlirimtare. Jo, këtë s’mund ta bëjë askush që posedon ca vlera civilizuese, nga më elementaret. Evropa Perëndimore, jo, nuk e njeh këtë gjuhë, së paku jo nga koha qëkur u vendosën themelet e BE-së. Nuk besoj, që kjo formë banditeske e komunikimit do t’i ketë shkuar ndërmend ndonjë intelektuali evropian. Nuk besoj, që kjo formë kafshore e komunikimit kalemor do t’i këtë shkuar ndërmend ndonjë intelektuali evropian. Unë po bindëm për të saten herë se pushka vret vetëm një herë, ndërsa penda në dorën e “intelektualit” monstër vret përtej pushkës e pas pushkës. Kësaj populli do ti thoshte:”Mos e vet se tregon vet”. Vërtetë si në komunikimet gojora apo të shkruara secili shpërfaqë, fytyrën e vet, karakterin e vet, shpirtin apo pa shpirtin e vet të deformuar. Sigurisht që intelektuali nuk vret as me pushkë e as më fjalë. Bisha vret sa herë që i ipet rasti. Intelektualit monstër i është dhënë rasti!!!

26 komente në “Jakup Krasniqi e quan monstër gazetarin e Express. Përgjigjet gazeta: Një fashist në krye të Kuvendit”

  1. boing777 says:

    ne fakt nuk po arrijm ti kuptojm z.luboja e idriznat…nese ka turp me te madh e nese ka me antishqiptar kta na paskan qen…po mir ju zotrij ne fjal ne luft per mbrojtjen e familjeve te tyre ramushi me shok ca duhet te bente simbas jush…ne fakt te jatin e lubojes enver hoxha e denoj per tradhtar..e cfar mund te presim nga i biri jam isigurt qe dhe berisha mendon si luboja …..oluboja shum shum tradhtar i ndyr na paske qen.

    1. plaku says:

      boing777,
      Me fal more mik, por ti nuk e njifke historine e dikatatures shqiptare. Enver Hoxhes i duhej pa tjeter qe, tju tregonte kinezeve se ai “mesonte shume” nga Revolucjoni kulturor i Mao Ce dunit. Per te provuar kete ai futi ne burg dhe ju shkateroi jeten familjve te Fadil Pacramit dhe Todi Lubonjes qe, ishin pergjegjesit kryesore te jetes kulturore shqiptare. Ramizin e mbajti nen sqetull se, ate e mbrojti Nexhmija dhe sepse mbesa e Ramizit ishte martuar me djalin e madh te Enverit.
      Pra Todi Lubonja nuk ishte tradhetar, ai u perdor si gur shahu per interesat e uleta te Enverit.Pra kishte filluar “lufte” per pushtet brenda llojit.

      1. Arberor says:

        plaku te thashe edhe nje here, keto kohet e fundit nuk po kupton sic duhet. Ja tek eshte sot ne liri Lubonja, dhe nje here nuk e ka ngjyer penen te shkruaj per asnje masaker nga veriu dhe nga jugu qe i eshte bere ketij populli, por gjithmone mundohet te nxjerri vrere vetem per kete popull, vetem per heronjte, himnet dhe simbolet tona. Te pakten nqs nuk ke dicka te mencur, me mire mos thuaj gje fare. Krasniqi e ka shume mire kur flet me “Monstra Intelektuale”, kemi plot, duke filluar me Lubonjen, Henri(Naim)Cilin, Artan(president)Hoxha, Artur Zheji, etj si keta, qe me penen e tyre si paraardhesit e tyre edhe vete ata kane vrare mendjen e njerzimit(e cila eshte krim me vete), dhe kane mbajtur regjime diktatoriale dhe autokrate.

      2. preshevali says:

        ” dhe sepse mbesa e Ramizit ishte martuar me djalin e madh te Enverit ”

        Pallavra kallzon ti,
        po ku njihte familje Enveri,
        ai exekutoi burrin e motrës,
        e konka mërzit shumë për dajën apo axhën
        apo ndoshta edhe gjyshin ( nuk e di çfarë mbese ) e resë.

        Lajë syt me ujë të ftohtë e ndoshta kthjelles.

      3. Oketo says:

        Cfare po thu ore Plak ? Kishte rob zoti qe te pipetinte ne kohen e kriminelit ai i varte te gjithe. Nga e nxorre luften per pushtet ti apo ike fut nonji gote raki?

  2. po says:

    Na çanë kokën këta kosovarët me te njejtat muhabete cdo dite, ende i rikthehen luftes. Ne vend qe te ecin perpara e te zhvillojne vendin, rrine e merren me gjera te tilla. Heronjte jane heronj dhe askush se mohon dhe nese dikush e mohon, varja. Ec para, move on. Lufto korrupsionin, krijo vende pune, krijo resorte per turiste te vendit dhe te huaj qe te sjellin para ne vend, mos te vijne vetem kosovaret ne Shqiperi, por te ikim edhe ne ne Kosove psh gjate dimrit per ski apo zbavitje te tjera, jepi shans bizneseve te rinovojne ekonomine, hapu dyert bizneseve boterore te ngrene fabrika e te punesojne njerez (firma makinash veshjesh etj), rrit standardin e shkollave dhe universiteteve etj Po keto shkrime jo se cfare tha Lubonja, jo cfare tha Jakup Krasniqi jane kot, nuk pijne uje, nuk kane vlere, shtojne nacionalizma koti dhe urrejtje. Nacionalizmi eshte nje ndjenje mazokiste qe duhet shtypur. Behuni me kozmopolitanë dhe zhvilloni vendin. Pavaresine e moret, tani mesoni ta mbani.

    1. kosovari says:

      Mire e ki bre Burr, vertet na lodhen… Nuk po kem aspak kurajo ti lexojm keto shkarravina!

    2. zgjohuni says:

      Nacionalizmi i gershetuar me ekstremizem,ka qene dhe do te mbetet foleja e fundit e njerezve te keqinj,pra fole per djajt me fytyra njerezore ne poltike e medja,qe c’do dite mashtrojne,grabisin,terrorrizojne duke shtuar viktima te tjera nga pas,vetem e vetem nga etja dhe lufta per para te piset e pushtet pa kufi.
      Te shruajshe eshte kulture e dije,te zhgaravitesh dhe te hynizosh me shume se realiteti ne kohe e vite,per te ruajtur boten e krimit dhe te korrupsionit ne poltitik,eshte jo vetem mekat,por dhe krim sebashku.
      Bindu se kjo ka nje fature qe do te paguhet nje dite,sado i pushtetshem e i pasur qe te jeshe.

  3. viktor hoti says:

    ketij debati i hodhi benzine nje shqiptar i shqiperise i quajtur “luboviç” viktor hoti

  4. T’lumte goja Krasniqi!
    Jane hedhur falangat genocidiste- orthodokse ne sulm frontal,
    Kujtojne se o mjaftushem PERVELIM qe te peshkojne KETA Hijena turinjpergjakur,
    E mira kesaj eshte qe vetezbulohen.
    Krasniqi mire, ky b…shitmi intelektuleshi le t’ i kaperdije bashke me turpin dhe paret e i bofshin mire; sa per AdemJasharin legjendar nuk ka kuceder qe e fshik dot me duhmen e helmet.
    Shkurt: jan t’u u djeg ne helmin e tyne, Bace, TY te ndrite shpirti aty ku je, ty me gjithe familjen tande, te vdekunit po edhe te gjallit!!. Hijenat lehin nga zhegu qe i ka xane, eh, mire, se erdh koha qe veten helmojne,
    Ne ama te mos fleme mbi dafina, t’ua nxjerrim bojen kermave filozofe (jo vetem kaq natyrisht)
    Zabullime miq, po mire.

  5. Serbina says:

    U kam thene kosovareve me duani mua edhe pse jam serb sepse une te vrava por me pate armik, me duaj mua me shume se sa shqiptarin sepse ai te vret gjithmone edhe pse vella te ka.. HAHAHAHA

  6. boing777 says:

    o plako…sa mir e ditke historin mor burr mali..ja boni kshu e ja boni ashtu ..u denua per tradhtar.shkurt muhabeti.nejse miko po flasim ne parim komentet e lubojes jan absurde e kunder herojve qe ishin ne ball te luftes.

  7. Hipokriti says:

    Ja tani po e mar vesh se ne kosove gjate luftes qenkan vrare vetem 13mije njerez ,hihihihi nja 10mije nga keta i kane vrare avionet amerikane kur sulmonin karvanet me shqiptare une te pakten keto mbaj mend nga lufta ,qe avionet e natos vrisnin dhe kerkonin falje por politika i mbesheh dhe i shfrytezon keto lloj vrasjesh dhe dalin te tjeret dhe thone qe i kan vra serbet, nuk genjehen kollaj njerzit sot cfardo qe te thoni kush ka memorje i mban mend te gjitha zhvillimet .

  8. Bardhi RKS says:

    Nuk e di pse po merreni me Arben Idrizin,ky eshte si gjyshi i vet hoxhe idriz beqiqi udbash i poshter.

  9. me mire mos shkruj fare more debil I lind,,,,se sa kane vra serbet I ke ne foto e dokumentare te kohes…edhe nje here, mamin dhe motren ku ta kesh debil!!

  10. Sem Luma says:

    Etiketimi i zotit Jakup Krasniqi nga GazetaExpress si “Nje fashist ne krye te Kuvendit”, me duket gabim dhe teper arrogant!
    Edhe pse fjalet e zotit Krasniqi ndaj gazetarit Arben Idrizi jane te mbushura plot mllef e emocione, ai ka te drejte te shpreh kete mllef te tijin verbal ashtu sic pati te drejte gazetari Arben Idrizi te artikuloj mendimet e tija (per shumke teper lenduese dhe fyese!!!) lidhur me rolin dhe sjelljen e Adem Jasharit gjate vrasjes se tij dhe familjes nga forcat serbe ne Mars te 1998-es.

    Artikulli i Arben Idrizit si shprehje e fjales se lire dhe e opinionit te tij gazetaresk ishte me vend dhe duhet te mbrohet ne parim, mirepo te etiketosh si `fashiste` mendimet e te tjereve qe nuk pajtohen me fjalet e gazetarit tuaj, e nderuara redaksi e Expressit, nuk me duket me vend.

  11. xhani says:

    Kur te shan armiku yt si ne kte rast SERBI, as kush nuk ja ve veshin,por punet jan ndryshe dhe me te sterholluara, se ka njerez qe i paguan SERBI DHE punen e SERBIT e bejn njemij her me mir se ai,arsyeja esht se kta pushta te kombit ton behen te besushem ne disa njerez dhe ne nje pjes te popullsis qe shkrimet dhe thenjet e ktyre mostrave antikombetare i marin per te mirqena,problemi qe ngre zoti KRASNIQI esht teper delikat,njerez letrash sot kemi dhe njerez me ndjenja antikombetare por nuk esht e then qe me parrullen e te drejtave te gazetaris kta plera mund te shkruajn çfar te duan dhe te hedhin balt mbi vlerat e nje kombi,nje psikopat i rritur ne burg si LUBONJA apo ky lloj mostre qe permend zoti krasniqi nuk mund te kapardisen qetesisht pa dhen nje lloj shpiegimi per te treguar arsyen sepse i ngren kto alibi dhe nga e marin kte shtys apo kush i paguan per te servirur kte baltosje kunder ature qe kan luftuar per lirin kombetare,lubonja tani po na del demokrat dhe perparimtar, qe ne momentin qe PPSHja i futi shqelmin ne byth te jatit,se ne kohen qe i jati ishte ai qe ishte ne kohen e ENVERIT ketyre njerezve si ky nuk i zije dot rrugen se te degjeneronin,pun pisash.

  12. lili says:

    serbija i ka halla njerezet e vete neper mediat shqiptare:tash askkush nuk del hapur ne kosove po del zhinxhiri:nje artikel ne shqiperi,ku nuk ju behet vone takimi edhe martesat me serbe,kommentohet artikuli ne kosove,shtohet guximi per nje sulm ma teper, edhe pastaj keto i merr shtypi nderkombtare- bild ,spiegel per germanne, figaro per francen ose courrier des balkans , apo the guardian n’angletere ku jane qe moti te punesuar njerezet e Serbise edhe pastaj fillon fushata te shtypi ma normal!
    Puna nuk eshte tek shqiptaret ,po krejt tek krijimi i idese se ja shqiptaret cka jane,nuk ia vlene me i mbrojte sepse qellimi eshte ky:izolimi prape i shqiptarise qe te sundoje prape serbija ne balkan!
    No chance today!

    1. leka says:

      Vetem urithat si ju moj Lili,kane frika nga drita dhe e verteta.Nuk shtyhet jeta duke thithur tere kohen biberonin e Amerikes dhe europes.
      Ju nuk dini te ndertoni vec te shkaterroni.Por megjithate mesa shoh keni arritur, tju degjoje sadopak dhe tema duke u cfaqur dhe nje lloj censure,per tu mbrojtur nga e verteta.

  13. anonimus says:

    O Kupo monster je vet ore,edhe ti je i zhytur ne korrupsion e hajni,tani shqipetaret e kosoves jan ne vije te egzistences,u eshte trashur harami u eshte bere tarak,haram u qoft gjaku i deshmorve dhe toka e kosoves.

  14. DhShtembari says:

    Shkrim shume interesant per nga permbajtja atdhetare dhe stili me te cilin eshte paraqitur. Sa shume larg i qendron kryetares se Kuvendit te Shqiperise per nga gjuha dhe zhdervjelltesia e te shprehurit. Nuk e kisha menduar te ketij niveli kete intelektual te Kosoves, teksa degjoj te tjere qe ke veshtire t’i kuptosh se ç’duan te thone! Nuk po hyj ne çeshtjen se kush ka te drejte e kush jo, se eshte çeshtje mes tyre, por po mjaftohem me kaq: te pergojosh Adem Jasharin, qe flijoi nje familje te tere, me duket shume absurde! Çfare u desh te jepej me shume se sa gjak per çlirimin e Kosoves?! Ishte pikerisht ky gjak i derdhur, qe detyroi politikisht dhe ushtarakisht Bill Klintonin te jepte urdher per te mposhtur me arme makinen barbare serbe.
    Edhe nje here, me impresionoi gjuha dhe stili me te cilet eshte parashtruar ky shkrim interesant. Gjithesesi, kush me shume se sa serbet do te mund te perfitonin nga kjo polemike pa sens mes njerezve te nje gjaku?

  15. Sume Gruda says:

    Fatos Lubonja ne emer te anti komunizmit nuk mundesh me u shpif si Berisha stalinist i perbetuar
    anti komunist, kunder demokrateve te vertete dhe te shtypur nga stalinizmi dhe komunizmi i Berishes.
    Lubonja doli me tradhetine e tija tani e pane te gjithe dhe gjermanet!

  16. studenti says:

    Ne se kur folen Lubonja apo Idrizi nuk e konsiderova kushedicfare mendimin e tyre por nje mendim te njerit midis te tjereve qe jo domosdo mendon njelloj si une apo si nje tjeter. Konkretisht ata mendojne ndryshe , por qe pas kundershtise se z. Krasniqi te ngrihet gazeta e te shkruaj ne te njejtin mendim si gazetari ate here ai nuk ka qene mendimi i Idrizit por linja politike e gazetes, e ne kete rast ma thote mendja se gazeta eshte dhe njesi e konomike vec njesi e mendimit e pikerisht per kete mendoj se interesi i gazetes si njesi ekonomike duhet te jete financiarisht i justivikushem per ideatorin e kesaj politike ANTI .
    E kush mund te ishte ajo njesi etniko-shteterore qe ka interes te shpartalloje frymen shqiptare vec Serbise????
    Atehere paguaj njesine ekonomike – gazeta konkrete – dhe te ben cfare te duash.
    Gazetat tashme jene si guzhinat- sa me shume paguan aq me shume te sherben .

  17. ALPET SHQIPTARE-FR says:

    Dhe çfare pritet prej nje intelektuali si,F.Lubonja,i cili para kamerave te nje TV,dekleroi per Shqiponjen monument ne Tirane se,po perngjan ne “sorre”!Merne me mend sikur nje gjerman per simbolin e flamurit te tyre te thoshte boterisht se,i perngjan nje sorre.Tani e kam kuptuar se ne Shqiperi,Hibridi,popull i Shqiperise e ka demtuar kombin shqiptar,ne thellesi dhe gjeresi.Derisa nuk pastrohet kjo,Shqiperia dhe shqiptaret nuk mund te ngriten ne kembet e veta.Me duhet t’iu theme shqiptareve se,Shqiperia nuk eshte Amerike,ku secili individ i ardhur nga Bota,me kombesi te ndryshme,vdes per Flamurin dhe atdheun,Amerike.Jugosllavia ne nje kohe pretendoi por u shthur nga kjo perpjekje.Pra,vetem shqiptari e ngrite Shqiperine,tjeret punojne me maska!

  18. Shaip says:

    Kupe, po dojne me ta hupe. Ha ha. O intelektual drenice qi dhe firmen ta qet sekretarica.
    Ku ku per Kosoven me fshatarin si juve tuj ba politik. Legen.

  19. anonimus says:

    Tamam intelektual drenice, legen edhe ate i kohes Baba Qemo ku merrte abdesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje