Duka dhe Dukesha e Kembrixhit në Angli janë bërë prindërit e një djali të shëndetshëm.
E gjithë Britania e Madhe ka nisur të festojë lindjen e mbretit të ardhshëm.
Fëmija e çiftit peshonte 3.7 kilogram.
Babai i bebes ishte në krah të Kate për të pritur lindjen.
Familja mbretërore bëri të ditur se fëmija dhe nëna janë mirë.
“Thjesht shpresoj që të jetë i zi”
Pritja për lindjen e fëmijës mbretëror në Angli ka shkaktuar jo pak ironi.
Një faqe e vogël dhe simpatike i jepte përgjigje pyetjes më të rëndësishme të ditës: A ka lindur akoma foshnja mbretërore në Angli?
Përgjigja është JO, ndërkohë që përdoruesit e faqes ftohen që të vazhdojnë më tej.
Qëllimi është që ata të bëjnë një koment me shpoti në lidhje me këtë ngjarje, siç tregon kjo përmbledhje e shkurtër.
Komiku Travon Free shkruan se për të nuk ka rëndësi se si do të quhet bebja. “Thjesht shpresoj që të jetë i zi”.
Komiku Jack Moore thotë se mbretëresha e Anglisë do ishte një stërgjyshe normale, përveç faktit se është e frikshme dhe nuk di të dojë askënd. Ai shton se i pëlqen fakti që dikush që di vetëm të qajë dhe të ankohet i ka zënë radhën në fron princit Harry.
Dikush shkruan se babai William nuk duhet të ankohet më. “Njësoj do jetë, bebja ka më shumë flokë se ti”.
Komiku Ricky Gervais i jep prindërve një këshillë: “Nëse do isha si Will dhe Kate, do e quaja beben Adolf, thjesht për t’u prishur punë bastexhinjve”.
Gazetari Andrew Mueller bën ironi: “Sky News ka lajmëruar se një ekip me mjekët më të mirë do kujdesen për dukeshën. Kjo na qetëson pak sepse kishim menduar se do ishin disa shimpanze me cilindra”.
Korrespondenti i ARD, Stefan Niemann shkruan: “Ka lindur foshnja mbretërore: burimi është një informacion i rrjedhur nga NSA prej llogarisë në Facebook të finjës së ish- të dashurit të një mamie”.
Një përdorues thotë se është ironike se si ca njerëz janë më të rëndësishëm së të tjerët”./spiegel
Uhhhh shyqyr, se aty e kam pasur mendjen gjithe kohen. Bullshit
Hajd pra, u shtu eshe nji qylaxhi qe rron mbi kurrizin e “Proud to Be British”
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/a-royal-raise.html
na hapen barkun keta parazite., qe hane e pine ne kuriz te popullit.
Me jete ,i u shtua eshe nje ushtar NATO-s .
Une thashe se po i del vic
Tani bota shpetoi nga hallet.
Hajt me jetë të gjatë e paçi..Qysh me 13 korrik po të presim….
Anglia trumbeton dhe reklamon mbreterine se ajo I sjell fitime nga shtetet dhe njerezit qe paguajne taksat per ta.Gjithashtu ajo synon te mbaje superioritetin e saj mbi vendet e komonuelthit e keta idiote I duartrokasin keta parasite qe I quajne idhuj . . . .
Shyqyr qe u cite shendoshe!
A sa i pa fat ky Luli i baces.Ne nje dite historike si kjo ,ku te gjitha mediat duhet te flasim vetem per kete dite historike te Pede-s,ato flasim se ka lindur nje njeri i madh qe i ka dhene shume njerezimit.Me pak fjale “mesia i dyte”.lol
Urime e jete te lumtur princit te porsalindur,kam degjuar se edhe edi ramen, i porsalinduri pritet te i jape ca mendime se si ta qeveris SHQIPERINE ne lufte kunder korrupsionit etj,sa eshte e vertet do ta shohim mbas shtatorit se kush do e mesoje piktorin per 1 SHQIPERI model
ne BALLKAN.
Kaq budallenj jeni, sa smire zi qe jeni si individ shqiptar. Cfare te keqe ka shikuar Anglia, Britania e Madhe ose Mbreteria e Bashkuar e Britanise se madhe nga FAMILJA MBRETERORE??!! Asgje.
Eshte nje popull, nje shtet qe sundon akoma edhe sot boten dhe kjo fale drejtimit te kesaj Familje Mbreterore. Eshte nder vendet e para ne bote per mirqenie dhe begati. Keni ndigjuar ndonjehere qe ndonje britanik po shkon, po niset emigrant ne ndonje shtet ose vend tjeter, ASNJE. Te gjithe britaniket kur shkojne ose shkojne sunduesa ose drejtuesa ne vendet e tjera. Jane bere disa referendume popullore ne KANADA, AUSTRALI dhe ZELANDEN e RE qe a deshirojne te kene si kryetare shteti MBRETERESHEN e BRITANISE dhe rezultati eshte absolut ne fitore te MBRETERESHES. KANADA, AUSTRALI dhe ZELANDE e RE jane shtetet me te zhvilluara ne bote ne te gjitha drejtimet, aty ku deshirojme te shkojme si emigrant edhe ne shqiptaret e “pasur”, te “zgjuar” dhe bejme gjithefar “akrobacish” per te arritur ne keto shtete. A ka ikur ajka e shqiptareve te shkolluar, te kulturuar ne KANADA se e kane kuptuar me kohe qe te rrishe ne Shqiperi te sunduar me taleban, injorant, me universitar me diploma te vjedhura, shpellar, ngaterrestar, intrigant, mashtrues, hajdut, kriminel, kriptokomunist te tipit SAAALI BIRISHA SHPELLARI eshte HUMBJE KOHE.
A eshte sot e gjithe diten gjuha ANGLEZE gjuhe NDERKOMBETARE ne politike, ne diplomaci, ne tregeti ku e flasin te gjithe njerezit e kombeve te ndryeshme kur duan te merren vesht njeri me tjetrin.
Sikur te kemi 10 PERQIND te sukseseve si popull, si komb shqiptar nuk do te ishim ne kete gjendje katastrofike “qy” prej mbi 23 VJETESH nuk dalim dot nga TRANZICIONI Politik, Ekonomik dhe Social.
Prandaj FAMILJES MBRETERORE BRITANIKE, ciftit te kesaj familje i uroj urime per lindjen e djalit, “qy” ky djale te jete mbaresi per mireqenie dhe begati per popullin britanik. Dhe sa do pak ti kthejne syte me simpati ndaj popullit dhe kombit shqiptar, ashtu si bene per here te pare ne lidhje me luften e fundit genocidare te serbeve ndaj shqiptareve te Kosoves. Ndaj popujve, kombeve dhe drejtuesve te tyre te shteteve te tyre qe na simpatizojne duhet me qene mirenjohes. Sepse kemi nje zakon te keq kush na e fut i themi babe. Tung.
Kam degjuar se princi i porsalindur do mari emrin e stergjyshit
grekut:prince Filip burrit te mbretereshes Elizabet te Anglise.