Cana rrëfen eksperiencën te Lacio

27 Korrik 2013, 11:44Sport TEMA

Lorik Cana, kapiteni i kombëtares shqiptare, që ka thyer barrierat e paragjykimeve në një skuadër si Lacio, tashmë konsiderohet një prej liderëve të skuadrës italiane. Pas përfundimit të fazës përgatitore me skuadrën bardhekaltër në Auronzo di Cadore, mesfushori kuqezi flet për eksperiencën 2-vjeçare në kryeqytetin italian, ku iu desh shumë punë për të fituar besimin e tifozëve dhe drejtuesve, ndërsa komenton edhe disa nga emrat më të lakuar të kombëtares shqiptare, të cilët janë në orbitën e shoqërisë së drejtuar nga presidenti Lotito:

“Nuk di të të them nëse jam një lider te kjo skuadër, por mund të them me siguri se jam përhërë gati për të ndihmuar ekipin në momente të vështira. Për mua kanë shumë rëndësi rezultatet dhe në këtë aspekt, suksesi në Kupë është i paharrueshëm”.

Nga Reja te Petkoviç, ashtu si skuadra, edhe Cana nuk e ka ndier shumë fazën e tranzicionit, sepse tekniku boshnjak diti të ruante ekuilibrat në grup:

“Besoj se jam rikthyer në formën time më të mirë pasi kam gjetur kondicionin fizik, duke lënë pas disa dëmtime jo shumë të lehta. E konsideroj veten një lojtar luftarak. Këtu në Romë ndihem mirë. Kam uri për suksese të tjera”.

Kur bëhet fjalë për merkaton e Lacios, dalin përherë në sipërfaqe emrat e shqiptarëve. Kjo, ndoshta edhe për meritë të drejtorit sportiv, Igli Tare. Kapiteni i kombëtares shqiptare, rezervon disa komente për njërin prej tyre:

“Etrit Berisha është një portier shumë i fortë, që arriti të fitojë besimin e De Biazit. Është e vështirë të flasësh për lojtarë të panjohur, por unë nuk kam asnjë dyshim rreth aftësive të tij. Nuk e di se në çfarë pike janë bisedimet me Lacion, por mund të them se është një lojtar profesionist dhe një djalë fantastik. Besoj gjithashtu se është një numër njësh, dhe i gatshëm për të nisur një aventurë në një skuadër të rëndësishme. Madje, po guxoj pak për të thënë që ai do të bëhet një nga portierët më të mirë të Serie A. Gjithsesi, te Lacio do ta ketë të vështirë të luajë që në fillim si titullar, pasi Marketi është një portier i madh dhe besoj se do të qëndrojë mes dy shtyllave edhe për shumë kohë. Në këtë aspekt mund të them se zgjedhja e tij është disi delikate”.

Në fund, Cana nuk harron të bëjë një koment edhe për mbrojtësin shkodran, Elseid Hysaj, duke theksuar është ende një lojtar i ri, që duhet të mësojë shumë, por shton se ka besim në cilësitë e tij. Mbrojtësi i Empolit u ndoq gjatë nga Lacio, por ditët e fundit me rinovimin e belgut Kavanda, duke se skuadra kryeqytetase ka hequr dorë përfundimisht nga ai.

6 komente në “Cana rrëfen eksperiencën te Lacio”

  1. Mira says:

    Të na rrëfejë dhe eksperiencën e tij te AKZ dhe pse iku nga leshkëxheli..?

  2. jozi says:

    Po c’fare lesh eksperience,po c’jane keto budalliqe,po c’fare lesh Lacio?

    1. Horri i Bulevardit says:

      Sa per dijeni o jozi, ne gjithe jeten degjonim bemat e Lushtes dhe Boricit qe kishin luajtur ne kohet e hershme me Lacion ne Itali dhe na dukeshin legjenda se ishin shqiptare, kurse tani fale edhe talentit te shume futbollisteve, endren e shume lojtareve te mbyllur ne RPSSH, qe ishin lojtare te mrekullueshem, po e prekin shume lojtare shqiptare dhe kesoaj rradhe shqiptari arriti te behet pjese e stafit te nje ekipi me histori ne Itali sic eshte Lacio, kete e arriti Igli Tare, qe me ato mundesi qe ka, po jep kontribut te cmuar per te reklamuar vlerat e futbollisteve shqiptare.
      Lorik Cana eshte nje lojtar sic thote edhe Totila, stabel dhe me shume eksperience, eshte nje lojtar kyc i ekipit kombetar dhe nje atdhetar.

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Te pakten LORIK CANA eshte lojtar i persosur dhe me gjak te paster SHQIPTAR .
    Po iken ne gjurmet e “FLORIRIT” ,te te jatit AGIMIT ,AGIM CANES ,LOJTARIT KORPULENT te PRISHTINES se fameshme te viteve ’80 , qe sa qe pa u shkatterruar nga REGJIMI SERB ,u tregoi vendin si CRVENA ZVEZDES ,PARTIZANIT ,DINAMOS ,HAJDUKUT ZHJELJEZNICARIT e ku di une.
    Ne se IGLI TARE ,po mbledh lojtare SHQIPTARE ,dhe me se shumti nga hapesira etnike ,ketu nuk mohohet as perkrahja qe jep dhe “SERBI”, ILIJA PETKOVIC qe me sa duket i njeh talentet edhe pse beson se ata mund te flesin gjuhen e “ARMIKUT “.
    Sidoqofte ti leme retorikat nacionaliste ,por te pakten deri tani LORIK CANA ne kombetare ka qene KONSTANT DHE KAM MENDIMIN QE NUK ESHTE PERFSHIRE NE AFERA KORRUPTIVE .

  4. baca says:

    je i madh plako shqiptar i vertete

  5. balzac says:

    Cana nuk eshte ndonje lojtar klasi por ka faktorizuar veten duke mbushur boshlleqet qe ka si fudbollist me ndjenjen patriotike qe u mungon shume futbollisteve shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje