Berisha nuk shkon tek Kievo?

31 Korrik 2013, 13:37Sport TEMA

Kievo Verona bëri me dije ditën e djeshme se ka siguruar shërbimet e portierit të kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, duke nisur që nga 1 janari. Por, nuk mendon kështu Elver Raça, menaxher i portierit prishtinas. Duke folur për sporti1.com, ai ka thënë se Kievo ka vepruar në kundërshtim me rregullat dhe e ka mashtruar Berishën.

“Situata është komplikuar tej mase me përfshirjen e pandershme të disa menaxherëve të tjerë”, tha Raça nga Podujeva me vendbanim në Kroaci.

“Si punë e parë, dy menaxher që nuk dua t’i përmend me emër, i kanë bërë presion futbollistit që të futet në bisedime me Kievon e Veronës. Kjo është bërë pa dijeninë time, por edhe me gabime të rënda të këtij procesi”.

“Para-marrëveshja ndërmjet Berishës dhe Kievos është arritur më 28 qershor dhe kjo është në kundërshtim me ligjet në fuqi. E para, Kievo nuk e ka kontaktuar fare klubin e Kalmarit dhe e dyta ka negociuar me lojtarin në afatin kur nuk kanë mbetur më pak se gjashtë muaj deri në fund të marrëveshjes, si janë rregullat në fuqi. Pas arritjes së para-marrëveshjes për kushtet personale, klientit tim nuk i është dhënë asnjë kopje e kontratës ta marrë me vete, madje as që i është përkthyer në gjuhën e tij amtare, si e kërkojnë rregullat”, tha ai.

“Të gjitha këto tregojnë se bëhet fjalë për një tentim të përfitimit nga situata e lojtarët në mënyrë të pandershme dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi”, tha Raça.

Menaxheri tregon se një gjë është e sigurt, klienti i tij nuk do të shkojë te Kievo.

“Një gjë është e sigurt, Berisha, nuk do të përfundojë te Kievo Verona. Ne jemi në bisedime me skuadra të tjera. Këtë fakt, Berisha ia ka bërë me dije edhe klubit të Kievos, i cili tani kur janë aktivizuar bisedimet drejt Lacios, ka aktivizuar këtë çështje. Madje, Kievo ka kontaktuar vetëm tani me Kalmarin, i cili e ka refuzuar tërësisht ofertën e tyre, për shkak të shkeljes së procedurave gjatë kontaktit me lojtarin”, tha Raça.

Tashmë pritet si do të venë gjërat, duket qenë se Kievo pretendon se ka nënshkruar me Berishën, ndërkojë që menaxheri i këtij të fundit thotë se ka pasur shkelje./b.l

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje