Kapelo: Dominimi i Spanjës ka përfunduar. Formacioni modern sot është 9-1

30 Korrik 2013, 13:18Sport TEMA

Trajneri italian i kombëtares ruse, Fabio Kapelo, shprehet se dominimi i Spanjës në futbollin botëror ka përfunduar. Sipas tij, kjo u pa veçanërisht gjatë ndeshje Itali-Spanjë në Kupën e Konfederatave. Ndërkohë, duke folur për skemat, ai ka thënë se tashmë mund të flitet vetëm për skemën 9-1.

“Mendoj se Italia e tregoi këtë më së mirë në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave. Ata luajtën me tre mbrojtës, duke u shkaktuar probleme spanjollëve, sidomos për faktin se mbyllën hapësirën në mesfushë, luftuan shumë për zotërimin e topit dhe shmangën lojën me topa të gjatë.

Prandaj (duke mos e ndryshuar stilin e lojës) Spanja ka vuajtur dhe i ka lejuar trajnerët e tjerë të mësojnë se si t’i mposhtin.

Po ashtu, mendoj se është paksa absurde që njerëzit flasin për 4-3-3, 4-4-2 dhe gjëra të tilla. Sipas meje, formacioni modern është 9-1”, ka deklaruar Kapelo./b.l

2 komente në “Kapelo: Dominimi i Spanjës ka përfunduar. Formacioni modern sot është 9-1”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    CAPELLO , mos nxirr konkluzione te parakoheshme !
    DO te ishje i mirepritur ne SPANJE qe ta ringjallje ate qe sipas ty eshte duke vdekur .
    Megjithate per ty ruaj respekt sa per disiplinene tende te hekurt po aq edhe per CATENACION tende qe e ke pasuruar me elemnte moderne .

  2. Alby says:

    po ky te italia vajti e gjeti shembullin qe fundja barazoi me spanjen dhe nuk e mundi gje qe vetem Brazili e beri….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje