Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, që luan për kombëtaren zviceriane, shprehet se dëshiron që Shqipëria të marrë pjesë në Botërorin e Brazilit. Ai thotë se futbollistët e kombëtares shqiptare duhet të besojnë për përmbushjen e këtij objektivi.
Xhaka shkruan në faqen e tij në Facebook:
“Kam deshirë që ta shoh Shqipërinë në Botërorin 2014. Kualifikimi i Shqipërisë në Botëror do të ishte një arritje e shkëlqyer e lojtarëve shqiptarë. Unë besoj që Shqipëria do të arrijë, lojtarët duhet të kenë gjithmonë besim dhe të mos ndalen për të arritur atë që duan.”
Xhaka u vu në qendër të diskutimeve, së bashku me Shaqirin, gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër, pasi u akuzua se refuzoi që të vishte fanellën e kombëtares shqiptare.
Por, ai fitoi admirimin e tifozëve shqiptarë pas përfundimit të ndeshjes, pasi gjatë një rasti të pastër për gol, u duk se e humbi qëllimisht atë.
mire xhaka ,,,kujdes se ne tirane na duhet 3 pikishi me zviceren,,,siguroni kualifikimin per zviceren me perpara okey??kur te vini ketu te keni mundur norvegjin dhe islanden..okey..merrju leket zvicerianve po pensionin ne kosove do e hashhh..kajde tung
granit je nder i kombit tone…e shkruajte biografine tende me germa te arta ne ndeshjen e pare zvicer shqiperi…veprimi yt ishte shume mbreslenes sepse ti nuk pranove ti ngulje nje thike pas shpine shqiperise qe aq shume ti e do…respekte pa rezerva per ty dhe per ata prinder qe te kane edukuar….
GRANIT !
Fitoni te gjitha mdeshjet tuaja perpara se te ndesheni me ne ,dhe bej ate qe bere ne ZVICER KUNDER NESH DHE PROBLEMI QUHET I ZGJIDHUR .
Respekte per kete djal 100% Shqiptar.
Respekte per kete djalosh patriote qe mafja e Armand Dukes e ka lene large kombetares sone
Kur ndigjon te flitet dhe te shkruhet per atedhetar te tille , qe e duan pa hile vendin , te mbushet zemra me shprese , se edhe ne fusha te tjera te jetes shoqerore mund te beje hapa perpara Shqiperia jone e dashur . Mallkuar qofshin ata qe nen perden e demokracise , rrenuan cdo vlere te krijuar nga populli yne nder vite . Ne ferr shkofshin politikane te tipit te Sali Berishes , te Ilir Metes dhe te me parshmit Fatos Nanos qe paten shansein historik per ta ngritur Shqiperine ne lartesine e nje shteti te denje Europian , dhe na lan ose na kthyen ne nivelin e nje vendi afro-aziatik , te tipit te sulltanateve si te “perrallat te nje mije e nje neteve ” ..
Respekte Granit Xhaka ,deshira e madhe e te gjith Shqiptareve eshte që ta shohim Shqipërinë në Botërorin 2014 po kjo varet nga te gjith ne,” qe e deshirojme kete mirakolo,por asgje nuk eshte e pa ariteshme, pra secili te bej me prefesionalitet detyren e tij.Objektivi nuk eshte larg ne qell ,Kerkoni Shqiponjen ne shpirtin tuaj” dhe kur ju del do shifni se nuk ka kundershtar qe ju del perpara…
Djale i shkelqyer,s’kane faj femijet n.q.s drejtusit e federates,shtetit s’i kane afruar,lum si ai babe per femijet qe ka…suksese nga thellesit e shpirtit ketij djali shqipetar,komplimente te sinqerta te jatit