Mediat italiane e bënë fakt të kryer dy ditë më parë, kalimin e portierit të kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, tek Lacio. Por, suedezja “Sport Bladet” ka lëshuar bombën e merkatos për futbollistët shqiptarë, duke shkruar se për Berishën ka shfaqur interes as më shumë e as më pak, por Monako.
Shoqëria e manjatit rus, Dimitri Ribolovlev, ka dërguar disa vëzhgues në vendin nordik për të ndjekur nga afër portierin e skuadrës së Kalmarit. “Sport Bladet” e ka kontaktuar personalisht portierin kuqezi, i cili nuk ka dashur të zbulojë asnjë detaj, duke theksuar se për momentin nuk ka asnjë lëvizje konkrete, por shtoi se ëndrra e tij është të luajë në një skuadër të madhe evropiane.
Në vijim, Berisha i është përgjigjur edhe pyetjes nëse ndihet nervoz kur luan përballë vëzhguesve të dërguar nga një skuadër kaq e rëndësishme, duke theksuar se paraqitja e tij është e njëjtë në çdo ndeshje, edhe pse e ka të vështirë të përqëndrohet kur ndaj tij përqëndrohet e gjithë vëmendja. 24-vjeçari i lindur në Prishtinë, është bashkuar me skuadrën e Kalmarit që në vitin 2008, por muajt e fundit, paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave me emër në Europë, mes të cilave bën pjesë edhe Lacio.
Nëse do të transferohej tek Monako, për Berishën do të ishte një ngritje spektakolare në karrierë, duke qenë se bëhet fjalë për një prej ekipeve me potencialin më të madh, që shumë shpejt mund të kthehet në një ekip të rëndësishëm në Europë./b.l
nga i degjon keto xhevahire mor aman!
Na bete telef. Sa ne Rome sa ne Monako.
Aman ore,uleni pak shpejtesine se kemi frike dhe na rezoni.
Me perjashtim te Buffonit , asnje tjeter ne kampionatin italian nuk eshte me i mire se portieri i kombetares se Shqiperise.
demokrat, une ne gjimnaz, n’klase e kam pasur…e kishte ne gjak futbollin dhe te qenit portier…ishte me i miri ne turnire… e ka hak nese shkon ne monaco!
Do I degjosh edhe ti arnaut, Berishes do I degjohet emir shume shpejt te nje ekip I madh Europian. Vetem nese je I verber nuk bindesh qe eshte superportjer, apo kampionati suedez nuk te duket gje ty se keni Bathoren?
Pak rendesi ka tek cila skuader shkon, persakohe shkon ne nje kampionat te fuqishem dhe luan si portier i pare. Po shkoi si portier i dyte, siç i kishte propozuar Lazio, nuk ja vlen. Portier stoli, te bie a nuk te bie te futesh ne loje 1-2 here gjate gjithe sezonit.