Dino Zof: Transferimi më i mirë i kësaj vere ka qenë Mario Gomez

29 Korrik 2013, 14:40Sport TEMA

Ish-tekniku i kombëtares italiane dhe një legjendë e futbollit të këtij vendi, Dino Zof, mendon se transferimi më i mirë këtë verë jo vetëm në kampionatin italian, por edhe në Europë, ka qenë kalimi i Mario Gomez tek Fiorentina.

Zof thekson gjithashtu se blerjet e ekipeve italianë të lojtarëve të tillë si Tevez apo Higuain, do ta përmirësojnë futbollin Italian.

“Transferimi më i mirë është bërë nga Fiorentina. Më pëlqen shumë Mario Gomez, është lojtar me nivel botëror.

Ardhja e tij në Itali, bashkë me Karlos Tevezin dhe Gonzalo Higuainin, janë tregues të kundërt të trendit të largimeve që kanë ndodhur në fundmi. Ata janë lojtarë që do ta përmirësojnë futbollin italian”, ka thënë Zof.

Edhe pse një prej sulmuesve me rendimentin më të lartë në Europë për shënimin e golave, Fiorentina arriti ta blinte Gomezin për vetëm 16 milion euro./b.l

1 komente në “Dino Zof: Transferimi më i mirë i kësaj vere ka qenë Mario Gomez”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    DINO !
    Je legjendar ,dhe une te vendos direkt mbas LEV YASHINIT .
    Por mos ja ngri kaq shume steken GOMEZIT se te ishte aq i mire e mbante ekipi .
    Pastaj FIORENTINA edhe pse kishte BATI-GOLIN dhe RANIERIN ,nuk shkoi me shume se vendi i trete me duket .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje