Edhe pse Mançester Junaited është duke insituar për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Çesk Fabregas, duket se ky i fundit do të refuzojë kalimin në “Old Traford”.
“Çesk është i ngazëllyer nga interesimi i Junaited dhe e di se kjo është një mundësi e madhe. Por, kanë kaluar vetëm dy vite që kur ai u largua nga Arsenali dhe nuk dëshiron t’i kthejë shpinën Barcelonës kaq shpejt”, ka thënë një burim brenda Barcelonës.
Junaited ka bërë deri më tani dy oferta në drejtim të Barcelonës për Fabregas, të cilat janë refuzuar nga ana e katalanasve.
Por, anglezët pritet që të ofrojnë plot 35 milion paund në ofertën e tyre të radhës, e cila zor se do të refuzohej nga ana e Barcelonës. Por, tashmë ekipi i drejtuar nga Devid Mojes duhet të bindë Fabregasin./b.l
Ndonjehere nuk arri te kuptoj vleresimet qe u behen lojtareve te ndryshem.Ne rastin konkret,ky futbollist,per mua,me shume i jane rritur vlerat nga fanellat qe ka veshur se ceshte ne ralitet.Nuk mendoj se eshte nje qe te fitoje vetem,si Mesi,Ronaldo,Bale.