Në rast nevojë është gati Marina (FOTO)

5 Gusht 2013, 11:41Politika TEMA
Në rast nevojë është gati Marina (FOTO)

Italia i drejtohet një tjetër krize, ndoshta më të mprehtë së të mëparshmet. Ka analistë që thonë se vendi po shkon drejt një përplasje civile, pas dënimit të Silvio Berlusconi-t me burg. Revista gjermane Spiegel sjell materialin e mëposhtëm

 

Mijëra njerëz vërshuan të dielën në mbrëmje në Romë, për të mbështetur idhullin e tyre në orët e tij më të vështira.

“Duan të shkatërrojnë një njeri, që është kujdesur që ne të kemi punë,” thotë njëri. “Basta”, ulëret një tjetër, “mjaft me këtë drejtësi të ndyrë”.

Pavarësisht se në qendër të Romës temperatura është 40 gradë, njerëz nga e gjithë Italia kanë ardhur në Palazzo Grazioli, ku janë zyrat qendrore të Berlusconi-t, në kryeqytetin e padëshiruar.

Gjykata më e lartë në Itali vendosi të premten të dënojë ish- kryeministrin me burg për mashtrim me taksat.

“Unë jam i pafajshëm,” thirri Berlusconi përpara mbështetësve që tundnin flamujt. Për shkak se e beson vetë këtë gjë, ai duhet të mbajë lotët. “Unë jam këtu dhe do mbetem këtu,” u premton mbështetësve. “Nuk do të dorëzohem kurrë”. Dhe tifozët nisin të këndojnë himnin e partisë “Meno male che Silvio c’e” (Sa mirë që kemi Silvion”.

Por nëse gjerat shkojnë keq, pasuesi është gati. Më saktë, pasuesja, vajza e tij, Marina.

Në çdo takim me drejtuesit më të lartë të partisë së tij, ajo ka qenë këto ditë aty, si asnjëherë tjetër. Ai më përpara kishte thënë shpesh se nuk donte që vajza e tij të vuante. Por tani u ka bërë me dije rrethit të ngushtë se Marina do kandidojë, nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme në tetor. Edhe gazeta e Berlusconi-it “Il Giornale” parashikon që Marina do zërë vendin e babait, për t’u përfshirë fuqishëm në politikë.

Fëmija më i madh i martesës së parë ka qenë gjithmonë e preferuara  e babait. Ai e ka vendosur vajzën e tij- edhe pse i ndërpreu studimet- në krye të kompanisë në moshën 30 vjeçare, duke e bërë kështu ‘gruan më me influencë në Itali’, sipas revistës amerikane Forbes.

Mes tyre ka pasur gjithmonë një afeksion. Marina është martuar me një kërcimtar të njohur baleti, ka dy fëmijë- por babai ka mbetur qendra e botës së saj. Nëse dëgjon një kritikë për babain, bën namin. Çfarë i pëlqen babait, i pëlqen edhe asaj: ka lyer flokët, ka bërë lifting në fytyrë, krejt si babai.

Në Facebook dhe në faqe të tjera ajo thotë se e ka mikeshë të dashurën e re të babait. Së shpejti Marina mbush 47 vjeç, kurse e dashura e babait është vetëm 27 vjeç.

19 komente në “Në rast nevojë është gati Marina (FOTO)”

  1. qwe says:

    Eshte yll e bukur … si i ati.

    1. Vlora says:

      edhe ne gati e kemi argiten kur babai te na shkoi me “pushime”

      1. Qytetari says:

        Ehe,Saliu ka vene kollovarin Lul’ne krye te partise qe te mbrohen me imunitet politik per vrasjet qe bene ne mes te bulevardit dhe per shitjen e detit .Argita eshte ’eminenca gri’e familjes se degjeneruar politike.

      2. ALpini says:

        mendo per “pushimet” e Edit,cin do lere se Grigory eshte sa per nr.

  2. georges says:

    Nuk kam aq kohe dhe jam shume i varfer te komentoj nje super pasanik, ne se ka te drejte apo jo. Por nje gje duket qarte berlusconi e ka tepruar zullumin jo ne Itali se aty te gjithe kane bere zullume te majte te djathte et qendres, popr sikur i cau bythen USA me shakate e pakripura me Figuren e Presidentit Obama dhe me disa shaka po pa kripe me Zonjen Merkel, keta te fusin ne burg, Se sa per italianet plaku berlusca do rrinte ne qeveri edhe shume vjet deri ne vdekje, Berlusconi jo Berisha nuk jane njelloj jane dy lloje.

  3. gomisti says:

    ja pra qe berisha eshte i paprekshem. kur nje vend si Italia sguxon te fuse brenda nje kryemafioz sa shance ka shqiperia?

  4. albi says:

    E c’na duhet me Berluksonin? Ai i ka dhene miliarda euro ne taksa Italise dhe denohet per disa miliona qe i ka para per te pire kafe. Ne nje vend ku gelon mafia politike cdo gje mund te ndodhe. Tek ne kemi realitet tjeter, duhen futur shume ne brug, jo vetem Berisha, por sidomos Meta me banden e tij hajdute qe beri cdo pisllek ne 4 vite ne PD, e tani na hiqet e paster. Si mund te na thote Rama tani se Meta nuk ka vjedhur por vetem Berisha? O te gjithe ose t’i lere p…..

    1. fl says:

      JO mer daje jo. Se pasurine disa milardshe ky Berlusconi e ka vene pikurisht kur filloi te merret me Politike. Dhe taksat qe i ka dhene shtetit jane si larje goje ne krahasim me pislleqet qe Drejtesia Italiane ja ka faktuar disa here.

      Vetem ne nje vend si Italia ky plak qendron akoma ne kembe. Ne USA, Britani e gjetke me 6 denime te provuara ne 3 shkalle Gjykatash, ky do ishte kalbuar ne burg tani.

      Shikoni cmendurine e asaj qe kerkohet. Faleni Berlusokonin se ndryshe ne largohemi nga parlamenti. Ooouuuuuu i thrisni mendjes apo jo????
      Po kjo eshte e tepert edhe per Shqiperine, jo me Italine.

      1. ALpini says:

        fl
        kemi pas degjuar per Berluskonin qe ne fillimet e viteve 80 por ti ku ta dije atje siper ne stanin e dhive te kooperatives qe te paguante 40 leka per dit pune.
        rasti Marines me kujton PPSH(kurva plake)qe me 12 qershor 91 nxorri PSSH(kurven moderne)

  5. era says:

    Italianet popull morracak dhe i korruptuar,fati jone i keq qe kemi komshij te tille nga te cilet ne mesojme si ndertohet shteti.Politike e korruptuar deri ne rrenje,njerez pa dinjitet qe protestojne per dike qe i cili ka ardhur ne pushtet dhe eshte bere i pasur me mbeshtetjen e mafias.Berluskoni ne gjermani,belgie apo hollande do kalbej ne burg pa le me te merej me politike.

  6. plepi says:

    Shume e habitshme te protestojne njerzit per Berluskonin ne nje kohe qe ate e denoi gjykata per shkeljet e ligjit qe kishte bere. Me sa duket drejtesia nuk ka besimin e duhur atje gjithashtu kane nje demokraci qe ne asnje menyre nuk duhet te mrret shembull ketu ne shqiperi, duhet te marim shembull nga Gjermania dhe vendet e uleta ku ka demokraci me te vertet.

    1. fl says:

      Drejtesia ne Itali funksion, kjo eshte pak por e sigurte. Por investimi i Berlusconit per ti kaluar denimet me procedura neper 3 shkalle Gjykatash eshte i forte. Plus qe ka miratuar kur ishte ne pushtet nje mori ligjes qe e bejne te pamundur te kete ndonje pasoje me gjithe denimet qe ka marre. Ja pse i duhej politika ketij njeriu.

  7. Zef Kallami says:

    Pse si iu duket Italia?Rrace e degjeneruar.Edhe ma heret se Cocarja e marokenve e deri m’sot.

  8. Zef Kallami says:

    Shembulli sot pertej Adriatikut per ti dhan mesim Berishes kendej Adriatikut.Ne pritje te dites se gjyqit.

  9. Lomi says:

    Kuçke plakë me njgjyra. Edhe këtu tek ne ka sa te duash.

  10. enea says:

    Ne rast nevoje ti cojme Berishen, se ky i fundit ja ka mare doren lufterave civile.
    Le te rrine bashke dy horra!!!

  11. Petriti says:

    Vazdo si babai keshtu eshte jeta qejf o qejf
    ben babai po ashtu edhe e bia

  12. Treviso says:

    Shqiperia shpetoi nga krimineli sali Berisha. Italianet do shpetojne nga Berluskoni, jo si kriminel njerzish, por si kriminel i ekonomise se shtetit. Ardhja e tije ne politike qe e qellimshme. I jati i tije ka qene inprenditore ne sektorin e ndertimit. Berluskoni ka punuar si kenketar neper tragete. rreth viteve 86-87 u lidh me Betino Craxin dhe mori ne dore drejtimin e ndermarjes ku punonte i jati. Per tre a kater vjet Berluskoni me ndihmen e Betino Crassit u be nder njerzit me te pasur te Italise.
    Betino Craxi u debua nga populli me korrupsionin shume te larte qe beri dhe Berluskonit i duhej te mbronte pasurine e vene me korrupsion. Vetem duke u marre me politike do ta mbronte dhe do ta qinfishonte. Ne politike beri ligjet ne favor te inprenditoreve, gjithmone per interesin e tije.
    Budalleqet e tije ne arenen nderkombetare jane te pafunde. Ai ka histori dhe me kriminelin sali Berisha kur erdhi ne Rome.
    Mos te flasim per imoralitet se dikush do thote jane pune private.
    Figura e Berluskonit per popullin Italian eshte e parabarte me figuren e Berishes per popullin Shqiptar. Sa per trazira te mos shqetesohet njeri se nuk do te kete.

  13. Xwxz says:

    Ore
    Mos ja ka rras rroten Berluskoni edhe ksaj Marines se tij,se shum per idhull e paskan njoni tjetrin.
    Se beluski pidhar osht, dhe
    “nuk mendon pidhari
    se per ku hyn kari”
    thot nji fjal e urt latine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje