Gjici: Do e lë ekipin e Kukësit, dua të marr Tiranën

13 Gusht 2013, 10:15Sport TEMA

Presidenti i ekipit të Kukësit, Safet Gjici, ka ndryshuar mendje. Pak ditë më parë ai tha se do të vazhdojë me këtë ekip, por tani në një intervistë për GSH thotë se do e lërë Kukësin për të marrë Tiranën.

“Tifozët e Kukësit i vlerësoj shumë, janë njerëz të mirë, besnikë. Për hatër të tifozëve të Kukësit unë edhe jam nderuar si qytetar nderi, ndaj jam akoma më i lidhur me ta. Dhe jam përpjekur që t’ua shpërblej, sidomos me arritjen e fundit. Do Zoti kalojmë dhe “play-off”-in. Gjithsesi, edhe kaq sa është bërë, ka shënuar rekord për vendin tonë, dhe për këtë ndihem shumë krenar. Mirëpo Kryetari i Bashkisë së Kukësit, z. Hasan Halili, i cili po ashtu ka qenë i lidhur me futbollin, kohët e fundit i ka përzier pak punët me politikën. Së fundmi prej tij kam dëgjuar edhe shumë deklarata tendencioze, të cilave as nuk begenis t’u kundërpërgjigjem, pasi janë shumë dashakeqe,” thotë Gjici.

Ai vazhdon më tej sulmet ndaj kryebashkiakut të Kukësit.

“Ai është i përfshirë personalisht në politikë si përfaqësues i Partisë Demokratike. Një muaj para zgjedhjeve kaloi me LSI-në si individ, se nuk e la bashkinë. Ai kërkoi të përdorte ekipin për fushatë elektorale, pra për problemet e veta individuale. Por ne si drejtues të klubit jemi fokusuar vetëm tek arritjet në sport, pa dashur të përziejmë gjëra të tjera. Ne jemi disa aksionerë. Aksioneri më i madh jam unë, por janë edhe dy zëvendëspresidentë, z.Bashkim Gjoka dhe z.Flamur Hoxha, të cilët kanë kontribuar për ekipin dhe i falenderoj pa masë. Por ka edhe donatorë të vegjël nga Kukësi, të cilët kanë dhënë po ashtu kontribut në forma të ndryshme. Mirëpo që ekipi të arrijë në nivelet ku është, kërkon investime kolosale. Të ardhura vijnë nga UEFA, por gjithsesi duhet sërish shumë. Bashkia e Kukësit ka 10% të aksioneve, që nuk janë personale të kryetarit, por të taksapaguesve. Qëllimi i sportit është të kënaqë qytetarët e Kukësit dhe ky duhet të jetë fillimisht qëllim i kryetarit të bashkisë, e jo ta përdorë skuadrën për qëllimet e veta personale. Nuk mund ta përdorë ai skuadrën që u ngrit nga hiçi dhe arriti këtu ku është sot, me paratë e biznesmenëve, për strategji elektorale e inate personale. Unë shumë mirë di t’u them tifozëve që prej tyre nuk iki, por për zotërinë në fjalë po nxjerr aksionet në shitje dhe po pati para le t’i blejë. Nëse është i zoti, ta marrë ekipin dhe ta çojë edhe më lart se kaq. Mua si kuksian që jam, qejfi më bëhet! Kjo është arsyeja që më ka vënë në dilemë, nëse duhet të vazhdoj me Kukësin apo të marr një ekip tjetër”.

I pyetur për ofertat për të marrë klubin e Tiranës, ai thotë: “Me thënë të drejtën, unë kam pasur oferta për ta marrë klubin e Tiranës dhe nuk i kam refuzuar. Por klubi i Tiranës nuk ka një dokumentacion të mirëfilltë. Ashtu siç kam bërë me Kukësin, – pra e kam marrë me dokumentacion nëpërmjet qeverisë vendore, – kështu dua të veprohet edhe me Tiranën. E shoh të vështirë hartimin e dokumentacionit për këtë grup, pasi duhet që anëtarët e këshillit, që u përkasin kaheve të ndryshme, duhet të bien dakord. Nëse e zgjidhin çështjen e dokumentacionit, jam i gatshëm ta marr Tiranën. Vetëm duhet të them që, më vjen shumë keq për tifozët e Kukësit, por më duhet ta lë prej këtij individi. Njerëzit e kanë parë që s’ka bërë asgjë për Kukësin, por duhet ta shohin edhe një herë”./ep

17 komente në “Gjici: Do e lë ekipin e Kukësit, dua të marr Tiranën”

  1. Mire ben o Safet qe largohesh.Burrat e mire largohen kur kane arritur diçka, nderkohe qe t’i ke arritur shume.Eshte me te vertete gjynah qe t’i ngresh emrin nje qyteti ku ai drejtohet nga nje bandit si Hasan Halili i cili u ka pnuar te qinten ketyre qytetareve duke i vjedhur, madje i ka lene edhe pa uje, ku Kukesi eshte ne mes ujrave.Po e mori ekipin Hasani, t’i beje ftese edhe Muhamet Brahes dhe t’a dergoje atje ku ishte. Te luaje me Plukun e Lushnjes, apo me Pashtrikun e Hasit. E ka provu Hasani menaxhimin ku ka mbetur ne kategori te trete.Ky person vetmem mburrej me sportin per te dale para kamerave dhe parate i paguanit ju. Deri tani jua ka hedhur. Vone e kuptuat.Por me mire vone se kurre

    1. PATRIOT says:

      …mos ke marre urdher mor Safet,qe te sherbesh per politiken,d.m.th te perdoresh si imazh provizorisht per nevojat e Lul Bashes?!…

  2. PATRIOT says:

    Ti na qenke apolitik,mor Safet?! Po na e pershkruaj pak ate “CV”-ne tende te “ndritur”,me cfare punesh “apolitike” je marre?! Pasurine e ke siguruar nga profesioni,e ke te trasheguar,te ka rene ndonje bingo,apo cfare?! A nuk je edhe ti si nje pjese bodyguardesh te konvertuar ne biznesmene?! Bizneset e tua,perfishi edhe shoqerine e ruajtjes dhe sigurise fizike, a nuk i ke siguruar si rrjedhoje e bashkepunimit dhe angazhimit me pune te politikes dhe sherbimeve ndaj pushtetit?!…
    Klubi i futbollit te Kukesit ekziston qe nga 1930-ta zoteri,nga hici mos vjen vete! Ka nje histori dhe tradite ai klub. Zaten, nese do kalosh te klubi i Tiranes,atehere do e shohesh se cfare aftesish “menaxhuese” zoteron!!! ….Do vazhdosh te jesh i suksesshem,apo do te te hedhin si “koc kumlle” !!!….Shpejt te eshte nxehur celja,po nxjerr lule me nje te “ngrohur”,si kompire Shishtaveci….(!)….

  3. paradox says:

    Ik o Safet se Tironen duhet ta marri nji me men n’koke lind e rrit n’Tiron. Ca ti bosh e ka mor Lulqimja n’dor bashkin se Tirona sdo kishte nevoje per ty e per kaubojsa te tjere si puna jote.

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Nuk duhet te merresh me problemet personale dhe politike te Kryetarit te Bashkise se Kuksit.
    Bashkia Kukes ka 10% te aksioneve,te mos gaboi ka dhe stadiumin,ambientet sportive,me nje fjale eshte aksionere.
    Eshte detyrimi juaj, te qendroni apo te largoheni,por me e mira do ishte mbyllja e ciklit.
    Perveç punes shume te mire si staf drejtues,ju keni patur fatin qe ne ekipin e Kuksit, ka djem te talentuar dhe te perkushtuar.
    Ne klubin e Tiranes ka ambicje te tjera.
    Po ti kini gjendje 2 miljon $,mund te beni blerje,per vitin sportiv ne 2013-2014,me pervojen qe ke grumbulluar,shpallesh kampion kombetar.
    Por politika ne Tirane eshte shume here me e fuqishme se ne Kukes!
    Ata nuk mund ti largosh me nje te rene te lapsit.
    Ne klubin e Tiranes,nuk ka specialist futbolli,jane me testa te PD,ti e di si perfundojne keto pune.Fillimisht me ta do kesh pune,por perpara se ti largosh,do te futin shkopinje ne rrota,per te deshtuar.
    Je mesuar me freskin e Kuksit,ne Tirane ben vape !

  5. kukesi says:

    mos u hap shum o Safet,duhen kryqe te forta te mbash tiranen,mos harro se ne shqiperi klubet skan as nje lloj fitimi dhe ti shum shpejt do dalesh piramide si shum te tjere,,,,,

  6. saluku says:

    Ah mor babo Safeti, me vjen keq per ty, se ta ka bo gati preshin Lulushi ty.Ja ka pastrue koken nga qimet e pret me te ta rras ty. Une po te te dal borxhit …………………..

    Lumi na (PD) qe e kemi !

  7. sillo says:

    Po pse mor burr kaq ke? Keni ndertuar nje ekip model qe mund te arrije ne grupe, vitin tjeter ne vend qe t’a beni me te forte po e lini ne rruge. Pse? Bashkia vetem 10% ka ndersa ju keni 90%, pse duhet te ikni ju dhe mos te qendroni e t’a coni punen me tej. Gjynaf qe te jeni mosmirenjohes per cunat, stafin, tifozet dhe Shqiptaret ne pergjithesi qe u gezuan shume nga arritjet. E kemi tradite qe nuk dime te vazhdojme dicka te mire por shpresoj te nderrosh mendje.

    Plus, pse e plaset kete lajm 1 jave para ndeshjes me te rendesishme te gjithe koherave per nje ekip Shqiptar?

  8. ish futbollisti partizanit says:

    Safet Gjici ka qene shoferi i drejtorit te fabrikes se tullave? Sa turp per futbollin qe njerez idjote si ky(dhe te tjere) te jene “presinedte”??? Ky njeri nuk di te flase, por leh si qen dhe uleret si tiger. Injorant komplet. Ky eshte i perkedhekuri i pushtetit qe po iken, e kane ngopur me tendera shteterore dhe punon shume keq. Edhe Lulka i ka dhene disa tendera ke bashkia dhe vazhdon te punoje si firme e PD. Komandanti i gardes i rri gatitu dhe i ka dhene tenderin mbi nje miliarde leke, i 11 ne liste nga vlera(kete ma ka thene personi qe ishte ne tender). Shume shpejt do ja degjoni bemat ketij “bizesmeni”. Kukesi do jete me mire, pa kete fytyre. Rezultatet i vendosin komp. e basteve, i ra bixha ketij sikur cka bere????

  9. ha ha ha says:

    si i beri keto para ky trimi i veriut . mos fshiet parae e piste e berishes ketu .

  10. analist says:

    Bobo hajde ndigjo dhe pordhet e Gjicit tani,behet katunari te shese tangarllek.Nuk ka faj kur futbolli ka ra ne dore te Safet Gjicit dhe Pashk Laskes me shoke,kokrrat e katundareve dhe injoranteve.

  11. PARA LACI says:

    sipas nje miku kuksian: Kukesi Futboll Klub do te vazhdoje te mbijetoje ne superiore vetem nese fiton PD,pasi presidenti merret me tendera rrugesh,te cilat i fiton ne menyre te paligjshme,ashu si dhe shume horra te tjere ne kete vend!
    prandaj nuk po habitem fare me kete deklarate,thjesht e prisja!

  12. kreshnik says:

    Safet Gjici eshte nje kokrra hajdutit qe pasurine e kavene duke grabitur pronarin e fabrikes se tullave ne Vore ku sherbente dhe si badigard.Ai ka arritur qe ka dale dhe me maske per te grabitur kete pronar duke i grabitur mijra dollare…Dhe sot hajdut pulash eshte me mashtrime merret.Grabit pronaa sa andej kendej me mashtrime,fajdexhi…..Edi Rama do bente shume gabim te legalizonte nje bandit si ai…

  13. malesori says:

    FAKTIKISHT ESHT GJYNAF QE FUTBOLLI KA REN NE DUAR TE NJEREZVE TE TILLE ,,UN JAM NGA KUKESI POR TIFOZ I TIRONES,SPO NGELET NJERI PA LA SHPLA LEKE TE PISTA NE KETE VEND,,POR GJYNOF QE FUTBOLLI SHQIPTAR U KTHYE SI LAVATRICE.

  14. njeriu i mire says:

    o Safet,merre Tiranen se do ngelesh pa breke…..

  15. Doni nje fakt te sigurte. Ekipi i futbollit te Kukesit po pastron parate e felliqura te Agron Koliqit dhe Gjergj Lezhjes.Ne Kukes thuhet se po pastrohen parate e Shkelzen Berishes, por kjo nuk eshte shume e sigurte.Gazetaret para se te flasin per suksese te investigojne dhe per parate e pista qe pastrohen permes futbollit.Megjithate futbollistet jane paguar dhe kjo eshte diçka e mire.Por Hasan Halili eshte pjese e lojes dhe e bandes, por kaloi me LSI-ne dhe u prish loja.

  16. Mentari says:

    Safet Gjicika te drejte;Hasan halili eshte kopje ekeqe e Shpetim Gjikes se vlores qe e ka kthyer klubin e futbollit te Flamurtarit si prone private te tij qe i sherben sa here qe ai rizgjidhet ne ate karrike te korruptuar.Vetgjykojeni Hasan halilin se nje muaj me pare duke e nuhatur se PD po humbte kerceu ne prehrin e njeriut me te korruptuar ne shqiperi mafiozit Ilir meta dhe kete eberi vetem per karrike personale.Hasan halili eshte njeri i pabese si te gjith social=komunistet Enveriste qe ne keto 4 vitet e ardhshme do ta e vjedhin dhe skllaverojne kete shqiperi.Prandaj nuk behet futbolli ne shqiperi sepse larot epolikes korruptive fusin hundet dhe duart per pasurim personal.mbeshtes Safet gjicin sepse pa ate ekipin e Kukesit as 50 kilomtra ne tej atij qyteti nuk do ta ekishte degjuar njeri se ekziston apo jo nje ekip i tille me emrin Kukesi.poshte nderhyrja dhe korrupsioni politik ne sportet shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje