Butrint, gërmime me eskavator natën

17 Gusht 2013, 15:51Sociale TEMA

Maskrat ndaj parqeve kombëtare dhe bregdetit nuk kanë fund. Mbrëmjen e kaluar, në territorin e parkut Kombëtar të Butrintit, zonë e shpallur si pasuri botërore e UNESCO-s, janë konstatuar gërmime me eskavator. Eskavatori që gërmonte në orët e vona të natës kryente punime në zonën midis Gjirit të Armurës dhe derdhjes së Kanalit të Butrintit në det, zonë kjo e përfshirë në listën A, si zonë rreptësisht e ndaluar për aktivitete. Duket se këto punime kryhen natën, me qëllim hapjen e një rruge për të përdorur plazhet në zonën e quajtur “Pema e Thatë”.  Punimet e eskavatorit janë konstatur nga deputeti Auron Tare, ish- drejtor i Parkut Kombëtar të Butrintit, i cili ka lajmëruar autoritetet e Parkut Kombëtar. Ende nuk dihet ndërkohë, se çfarë reagimi ka pasur për të ndaluar këto punime të kryera natën vonë, në një territor të mbrojtur me ligj.

Parku Kombetar i Butrintit ka qenë zona e parë e mbrojtur në Shqipëri, e cila ka aplikuar një projekt pilot të mbeshtetur nga Banka Botërore, e cila trajnoi një force rangers për të ndaluar çdo aktivitet të paligjshëm në këtë zonë. Ne vitin 2005, ky projekt u ndërpre dhe ruajtja e parkut bëhet me roje private. Ruajtja e monumenteve të kulturës dhe parqeve kombëtar bëhet në të gjithë Shqipërinë me roje private, një mënyrë jo efikase për të parandaluar problemet e shumta të menaxhimit të këtyre zonave.

7 komente në “Butrint, gërmime me eskavator natën”

  1. Slayer says:

    Do behet pak zhurme dhe kur te harohet si gjithmon i fusin nji dore asfalt…

  2. Vlora says:

    deri atje paska vajtur argita.

    nuk i mjaftoi bregdeti nga velipoja ne sarande???????????

    apo do te perfundoje “studimin’ e jamarberit per bregdetin.

  3. sabriu says:

    Butrinti eshte ndertim pa leje. Te prishet ose t’i dal pronari. Kujdes ullirin e Berishes!

  4. Roland says:

    Auroni e di qe te vesh per plazh tek pema e thate,duhet te lutesh nje gjoja pronar te hapi deren,perndryshe ngrohu ne diell ne mal…

  5. Teknokrati says:

    Ta lexojme pozitivisht kete lajm…Kane filluar te kene pak skrupull, punojne naten.Perpara.

  6. C, Dervishi, says:

    Vazhdon saliu me token e djegur pas syrgjynosjes se tij nga froni.
    Si mos e dije kryeministri kete qelbo pune?

  7. meri says:

    po sa te babezitur paskan qene disaaa. … edhe ne nje vend te tille germuan?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje