Nishani nderohet me titullin “Nderi i Qytetit të Libohovës” dhe vlerëson... vajzat e bukura dhe gjellët e shijshme të zonës

18 Gusht 2013, 15:19Politika TEMA

Libohova ka nderuar me titullin “Nderi i qytetit”, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Në festën e përvitshme tradicionale të Libohovës, në praninë dhe entuziazmin e qindra qytetarëve nga Libohova dhe zonat përreth, ky titull iu dorëzua Kreut të Shtetit nga Kryetari i Bashkisë, Altin Çomo me motivacionin “Personalitet i shquar libohovit, me vlera dhe kontribute të veçanta si ministër reformator në disa qeveri, President i Republikës, atdhetar dhe diplomat, politikan dhe burrë shteti”.

Emocioneve personale të origjinës familjare, Presidenti Nishani u bashkëngjiti në fjalën e mbajtur në këtë festë edhe evokimin e vlerave identike, historike e kulturore të Libohovës, vlera që e kanë pasuruar identitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në një njoftim të Presidencës.

Sot kjo qytezë më ndez edhe më forcon krenarinë, krenarinë e të parëve të mi, të gjyshit tim, të stërgjyshit tim, të katragjyshit tim, që u lindën dhe u rritën në këtë tokë të bekuar, më jep më shumë krenari për rrënjët e mia të hershme, për atë identitet të rrallë, që ka Libohova dhe libohovitët  e që ka pasuruar përherë identitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Është pikërisht ky identitet që do të arrijë ta drejtojë sa më mirë e do ta dërgojë sa më shpejt e me sa më pak dëme, rrugëtimin tonë kah integrimit me shpirtin dhe kulturën e Europës, ashtu shtruar, qetë, i ngulitur në mishin dhe gjakun e njerëzve përgjatë historisë së këtij vendi, siç kanë ditur të ecin gjithmonë libohovitët. Ndaj, le t’i kultivojmë dhe ripërtërijmë shpirtërisht e praktikisht traditat tona, me bindjen se shpërblesën prej tyre do ta kemi të sigurt e të shëndetshme në gjithë rrugën e jetës sonë individuale e kolektive si komb” – u shpreh Nishani.

E ndërsa shprehu një vlerësim të lartë për familjen e madhe themeluese të Libohovës dhe veprën e  vëllezërve Mufit, Eqerem dhe Ajet Libohova, dhe kontributin e libohovitëve për çështjen kombëtare, Nishani nënvizoi edhe qëndrimin antikomunist të Libohovës.

Përpara se thundra e përbindshme e komunizmit të binte ashpër mbi lëvizjen e Kelmendit, apo kryengritjen e Postribës, ka rënë   këtu në Libohovë që në verën e vitit 1943  duke vrarë 104 burra e të rinj. Libohova ishte kështjella e fundit antikomuniste në Shqipërinë e jugut, pasi ishin pushtuar të tjerat”, – tha ai.

Duke përmendur edhe rrëfimin e Bajronit për vajzat e bukura dhe gjellët e shijshme libohovite, Nishani solli në vëmendje vlerat turistike të Libohovës, pasuritë natyrore dhe monumentet historiko- kulturore, dhe sidomos traditat e shkëlqyera të libohovitëve, të cilat përbëjnë atë identitet origjinal, që i dallon ato nga njeri tjetri në epokën e globalizmit.

Në betejën për t’i ruajtur këto thesare, që po asimilohen nga prirja e përbotshme për t’u tretur në botën e modës, unë them me bindje se Libohova dhe libohovitët kanë dalë fitimtarë duke ruajtur zakonet më të mira të të parëve të tyre dhe sigurisht, duke u dhënë atyre një shkëlqim të ri”, – deklaroi Nishani./b.l

29 komente në “Nishani nderohet me titullin “Nderi i Qytetit të Libohovës” dhe vlerëson… vajzat e bukura dhe gjellët e shijshme të zonës”

  1. gomisti says:

    bajroni permend dhe djemt e bukur ?

  2. al says:

    eshte tamam burre shteti ,cfar i thote partia nuk kundershton asgje. bravo nishan antikomunisti .te gjitha vendimet qe merr i merr ne baze te statusit te partise se tij jo kushtetutes.

  3. homeri says:

    —se si te tingellon motivacioni per kete titull, ka qene minister drejtesie , qe kemi drejtesin me te korruptuar ne bote , ka qene minister rendi , ku pak me tutje libohoves kemi nje shtete brenda shtetit , eshte nje president , qe perfaqeson 30 % te shqiptareve , eshte nje president militant qe shkeldhe ligjet- pastaj ky nuk ka shkelur kurre ne libohove nga i njeh vlerat e tij dhe familjes se tije libohova—ky president nuk ka mend , zbaton vetem urdherat e partise se tij ,—president i nje republike me keshilltar nipin e mbretit , te atij mbreti qe vrau birin me demokrat te libohoves , Avni Rustemin —-sa poshte ka rene libohova e bejlereve e demoktrateve te saj

  4. liri a vdekje says:

    e bet pis ket zone me ket njeri gjysmak ,uroj qe kryetari tjeter tja heq

  5. tedi says:

    O Bujar legeni si guxon dhe flet per libohoven ti qe atje nuk ke shkuar kurre me pare. Do ishte me mire te vazhdoje te thoshe qe quhem BUJAR MEHMETI nga Durresi.Per cfare ta dhane ate titull ty more legen?apo nga qe mban per keshilltar nipin e atij qe vrau trimin AVNI RUSTEMI.

  6. Anxhelina says:

    O libohovit punetore,bini pre e Kryetarit te bashkise Libohove dhe kryetarit te PD se rrethit gjirokaster z.Altin Como.Po nuk eshte kaq burre shteti Nishani sa ti behet ai nderim.Nuk kane lidhje fare, populli punetor dhe paqedashes i libohoves, me agresivitetin dhe paligjishmerite qe ben Bujar Nishani sot ne Presidence.

  7. alban4eva says:

    ehhh, mor Nishanlli turku, nderohesh me titullin president shurra..!! presidnet dhjeramani, qe e ben ne breke sa here shokon padronin e tij, S-haleun..!!

  8. rabi says:

    Bo bo kush ishte ai i zgjuar qe i shkoi mendja te beje nje gje te tille.Perralla me mbret Shqiperia çdo dite.

  9. tourkofagos says:

    o nishan
    a ti ka miratuar saliu keto qe thua?

  10. diku says:

    Turp,ku kemi katandisur.U bere per turp,Libohove!

  11. xha Jaho says:

    Tani po, qe u shkaterrua komunizmi. Kur nduk Jari mustaqen e djathte, komunizmi nuk gjen vrime ku te futet, kur nduk mustaqene majte, i bejne fresk vajzat dhe djemte e bukur te libohoves. Prane lisit qe i kane mbetur vetem deget, se te tjerat ja shkateroi komunizmi, Jari mustaqelliu dhe direktivat e fundit per SHQUP-in. “Eshte mbeturina e komunizmit, prandaj duhet ta marrim ne komunistat e fundit” Hallall qumeshti i Libohoves, o azgan.

  12. riku says:

    burre shteti bubijari atehere une duhet te drejtoi okb.

  13. myzeqari says:

    O te hengert mortja ty re Nishan. Ore burre i shpelare, ti je ushtar i Sales o mavri me boje, ty te vune aty per te tallur bythen. Ti asnjehere nuk u ngrite dot si personalitet, ti mbete viktime e PD. Ti me mire te shajne Odeten se sa te shajne Salen o mavri me boje.

  14. VJOSA VL says:

    Sa per burre shteti e meriton! SIKUR TE KISHIM DHE NJA 2-3 TE TJER SI KY , E SIGURTE QE DO SHKELQENIM! I lumte Libohoves,per percaktimin qe i ka bere! Po titullin ” Hamza Kastrioti i II-te,”,se ” SKENDERBEU I II ” nuk ja japim dot ,pasi e ka xhaxhai,kush do t’ja jape,apo Lazarati?

  15. skenderbegasi says:

    Po ky mut nga na doli burre shteti? Libohova ka nxjerre Avni Rustemin burre,jo kete palaço sakat,qe benshurren ne breke sa here qe i flet Sali shkerdhata.Per keta pisa Sali,Nishan,Luli bythqiri,Jozefina kurva…..etj duhet te ngrihen edhe njehere te famshmet gjyqe ty popullit.

  16. sheme says:

    Vule humbur si ky qe nderrojne emer e mbiemer sa here ju duhet nuk i hyjne ne pune as dreqit.

  17. dritani says:

    Ahahahahahaha!!!!

    Po fisi Ruli sa antikomunist ka qënë o gjytyrim?!

  18. PROFESORI says:

    Per Avni Rustemin e di qe eshte burre i madh libohovit por per kete trapin sma kish marre mendja ndonjehere. Sakat si nga trupi dhe nga trute i mjeri.

  19. SHQIPTARI says:

    president i diskredituar kur lavderon vajzat e bukura te libohoves, ben tamam si Berluskoni kur u tall me berishen per vajzat shqiptare!

  20. emin gjana says:

    Sa per burre shteti, lene mo, t’ju rroje ju, jo shqiptareve…

  21. LILOLABJA says:

    Po pse more vellezer ,ky titull ju vuri ne sekelldi ?Mua personalisht nuk me ben pershtypje se mbasa Libohova kaq e ka çapin dhe me nder ky Nishani mbase ju ri fiks ,ajo qe me ben te vuaje eshte se si pranon akoma ai popull te pranoje te kete nje president kaq daun te jete i pari ,kaq shume poshte kane rene standartet . Shpresoj tek ligjevensit e rinj te bejne rregullimet ne kushtetute dhe presidenti te zgjidhet nga sovrani.

  22. Koz Dynjaja says:

    – Ore cuna po nuk qenka Durresak Presaidenti !?? E dini ju qe ne vitin 1945 – 1953 ka qene Kryetar i Presidiumit Kuvendit Popullor pra President , Omer Nishani nga Gjirokastra !!! Enver Hoxha ishte Kryeminister !!!

  23. shkodran i vjeter says:

    nje nga themeluesit te doganes se pare shqitare ishte libohovit nga familja e nderuar bejleri ky presidenti i jone i leshit eshte palaco cirku as burre as grua turp me kene aty ku asht

  24. Avni Rustemi says:

    Edhe une jam nga ato ane

    Parate per festen I pagoi Lazarati!

    Sa mbrapa ke bere o atdheu im I dashur po dekoron dhe antikapatet dhe te pa aftet pa personalitet dhe koqe

    Avniu

  25. hahaha says:

    te me falni se mund ta kem gabim, por une e di qe libohova eshte fshat dhe jo qytet keshtu qe i bie qe nishani te jete fshatar nderi i fshatit libohove, dhe jo se ka ndonje gje te keqe qe te jeshe fshatar nderi…

  26. ali says:

    President qerrata ! Qenka edhe qejfli femrash ,me gjithe inkapacitetin e tij !!!

  27. ali says:

    President mebsindromen ”down” !!!

  28. rb says:

    Mire po dhe sa kohe do bejme veprime kunder rrymes, kunder te vertetes…
    Kur do kthehemi ne normalitet?…

  29. rita says:

    Po SI STE VJEN TURP TY QE E NDOT ATE VEND DUKE VAJTUR NE ATE PERLE VEND E NE QYTETIN E ARSIMIT KULTURES MIKPRITJES PO ESHTE E VERTETE QE TE KAN PRITUR SE TE PRITEN SE JANE NJEREZ E JO BASTARDA QE SE SA VJET KE TI NE POLITIKE E SE KE ZENEME GOLE SE NGA BIE LIBOHOVA ME ATA NJEREZ BUJAR E MIKPRITES E GOLE EMEBEL POR BASHKOHEM ME SHPREJEN E MIKUT QE THOTE VETEM ME MBAJTJEN E NIPIT QE TI MBAN NE PRESIDENCE LIBOHOVITET DUHET TE TEHEQIN TE DREJTEN QE TI JE NIP NE LIBOHOVE E JO TE TE JAPIN TITULL QE TI SEMERITON KUUURE POR JE NE KARRIKE E PO NXITON TE VESH EMERTIME VETVETES .POR MOS FOL MORE PER LIBOHOVITET SE TI JE TRADHETAR I TYRE E JO DASHAMIRES POR SKE CBEN JE SHERBETOR I NJE PARTIE PO UUNE QE JAM MBESE DHE JAM KRENARE PER PRINDERIT EMI QE ME VJEN KEQ TEPESEKUTUAR NE KOMUNIZEM E TE PERSEKUTUAR NE DEMOKRACI EDHE PSE SI KAM ME ME VJEN KEQ QE VAZDONI SERVIL PER NJEREZ QE SKAN BERE AS ME TE VOGLEN GJE PER ATE VEND DHE SHKRUAJ E INDINJUAR SAHAN LEPIRESIT ASHTU DO MBETEN SAHAN LEPIRES E SERVIL ME TE VERTE NDJEJ DHIMBJE SE JAM MBESE E GJUKUT TE AVNI TRIMIT QE TE KRENOHET JO VETEM LIBOHOVA POR E TERE SHQIPERIA DHEJO ME PAK DNJEJ KEQARDHJE PER TIM ATE NJE INTELEKTUAL QE DUHET PA TJETER TE DILTE PARTIZAN E TE ISHTE SERVIL GJE TE CILES ME KRENARINE E URTESINE E EDUKATEN E QE I KAREKTERIZON LIBOHOVITET NUK U GJUNJEZUA ASNJEHERE POR VETEM NE BURG NUK E FUTEN SE NE SI FAMILJE U PERSEKUTUAM ME ELEMENTAREN QE SNA LINIM TE SHKOLLOHESHIM SE KUDO NA NDIQTE NOFKA QE SISHIM PAJTUAR KURE FAMILJA E TIM ETI ME VRYMEN KOMUNISTE QE SIC U RIT ZOTI NISHANI BEHU BURE E MOS DIL NGA VETJA SE STE KA HIJE.KETO QE SHKRUJ JANE VETEM NJE THENIE E BORXH QE KAM PER KRENARINE E DASHURINE E PASHTERSHME PER TE GJITHE ATA INTELEKTUAL TE RESPEKTUAR SI IM ATE. QE PO TA THEM EMRIN DR. BERISHA DO TI KUJTOHET MIRE SE E KA PASUR KUJDESTAR QE ASNJEHER SE MORI TITULLIN QE E MERITONTE PROFESOR PER TE CILEN KISHTE STUDIUAR DHE ISHTE NJOHESI I DISA GJUHEVE TE HUAJA MERITONTE ME DIJET E

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje