INTERVISTA E PLOTE/ Rama: Shqipëria vuan nga një korrupsion endemik, jo vetëm i elitave

7 Shtator 2013, 16:07Politika TEMA

“Unë mendoj se ka një lidhje mes vdekjes dhe politikës, dhe mendoj se ka një lidhje mes një njeriu që merret me politikë dhe vdekjes. Sepse në fund, qoftë një frikë permanente, qoftë një vullnet për të tejkaluar vdekjen, kjo e shtyn politikanin drejt totalitarizmit dhe diktaturës,” thotë Edi Rama në intervistën e dhënë disa ditë më parë në radion France Inter. Intervista e plotë më poshtë: 

 

Mirëmbrëma dhe mirëseerdhët. Sot kam kënaqësinë dhe nderin të pres z. Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i cili sapo ka fituar zgjedhjet me një shumicë të konsiderueshme pas vitesh të gjata lufte politike midis partisë së tij, Partisë Socialiste dhe paraardhësit të tij z. Sali Berisha. Mirëmbrëma z. Kyeministër, mirëmbrëma Edi Rama dhe faleminderit që jeni me ne.

Edi Rama: Mirëmbrëma, ju faleminderit për ftesën.

 

Fakti që Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë është mes nesh na jep mundësinë të flasim për këtë vend jashtëzakonisht interesant. Shqipëria është vendi që na ka dhuruar Nënë Terezën, Ismail Kadarenë, Angjelin Prelocaj, Inva Mulën, sopranon e famshme, Liri Begenë skenariste dhe kineaste, një ansambël të konsiderueshëm personalitetesh. Është një vend që ka vuajtur shumë gjatë shekullit të XX-të dhe që gjeografikisht gjendet midis Greqisë dhe Malit të Zi. Shtet ballkanik i rëndësishëm, qendor dhe një vend ku gjërat nuk janë aq të thjeshta, ku niveli i jetesës është ende shumë i dobët, 4000 dollarë për person kur në Francë është 40 000 dollarë viti, por nga ana tjetër është një vend jashtëzakonisht i bukur. Gjë që shpjegon pse ka pasur kaq shumë personalitete me vlera dhe identitete kaq të forta. Vend shumë i bukur për t’u parë dhe vizituar, mesdhetar dhe me peizazhe të mrekullueshme ballkanike. Një vend që më në fund po i hapet lirisë, demokracisë dhe ku zgjedhjet e fundit ishin një lajm i mirë i përshëndetur nga Europa. A jemi vërtetë përpara fitores së demokracisë në Shqipëri?

Edi Rama: Është e vërtetë, zgjedhjet e fundit ishin shumë të rëndësishme jo vetëm për rezultatin, por për procesin dhe përmbajtjen demokratike. E gjithë Europa ka dashur që Shqipëria ta kalonte këtë provim dhe Shqipëria e kaloi me shumë dinjitet, gjë që krijoi një situatë shumë të favorshme në arenën ndërkombëtare për vendin. Por, sigurisht nga ana tjetër këto zgjedhje na kanë bërë shumë përgjegjës, pasi kemi marrë një fitore shumë të gjerë me 83 deputetë nga 140, gjë që na lejon jo vetëm të qeverisim, por edhe të ndërmarrim reforma që kërkojnë shumicë të cilësuar. Por, mbi të gjitha, është një mesazh i fortë i zgjedhësve që nuk donin vetëm ndryshimin e pushtetit nga e djathta në të majtë, por një ndryshim të thellë të vendit.

 

Për kujtesë, vendi ka qenë i qeverisur nga Sali Berisha, nga një parti që mund ta cilësojmë të djathtë, ndërsa ju përfaqësonit Partinë Socialiste. Zgjedhjet e shkuara u zhvilluan në një klimë të ashpër, shumë të vështirë, madje në zgjedhjet e para disa viteve pati edhe të vrarë. Në të njëjtën kohë u krijua përshtypja se fitoren që arritët me partinë tuaj kishit dëshirë ta vendosnit në një klimë qetësie. Ju madje përshëndetët paraardhësin tuaj, një gjest fisnik ky. Ju thatë se nuk do t’i njihni shumë merita sepse ishte kundërshtari juaj, por se ndoshta historia do ta vlerësojë.

Edi Rama: Në fakt është e para herë që ndodh në politikën shqiptare dhe unë jam shumë i kënaqur që pata rastin ta bëj këtë, ta falenderoj për çdo gjë të mirë, që ndoshta do i njohë historia duke qenë më objektive se unë, sepse sapo kaluam një periudhë shumë të vështirë konflikti politik. Nga ana tjetër ai gjithashtu ishte në lartësinë të pranonte humbjen dhe duke uruar fituesin, por përsëris që është një fitore që na jep shumë përgjegjësi dhe e bën fitoren më relative sepse ka një pritshmëri jashtëzakonisht të madhe nga ana e votuese dhe duhet të jemi në lartësisë e duhur. Nuk do jetë e lehtë.

 

E kuptojmë se është e vështirë në një vend si ky sepse për kujtesë, Shqipëria lindi nga hiri i saj në fillim të shekullit të XX-të. Midis dy Luftërave Botërore ajo njohu një periudhë relative modernizimi, por mjaft të rëndësishme deri sa vendi u pushtua nga fashistët italianë, çka e zhyti sërish në një situatë katastrofike. Më pas 45 vite regjimi komunist nga më të egërit, së bashku me Korenë e Veriut dhe Kmerët e Kuq, me mijëra të vdekur, vendi i mbyllur tërësisht në vetvete me një paranojë të pashpjegueshme, sa qeveria e Enver Hoxhës pasi ndërpreu marrëdhëniet me Rusinë gjen si aleat të vetëm Kinën, e cila në atë kohë kalonte Revolucionin Kulturor. Në 1990 kur regjimi rrëzohet dhe Republika fillon të lindë vendi u pushtua nga mafia dhe korrupsioni. A jeni dakord me këtë historik?

Edi Rama: Është e sigurt që Shqipëria kaloi një version të komunizmit që asnjë nga vendet e ish-Perandorisë Sovjetike nuk e përjetoi. Komunizëm që mbështetej vetëm në vetvete dhe madje edhe me Kinën u ndërprenë marrëdhëniet në 1977-ën. Kaluam në një fazë të izoluar dhe narciziste që krijuan kushte të veçanta dhe jo të favorshme për lindjen e një demokracie të shëndoshë. Vërtetë në vendet e tjera komuniste nuk kishte alternativë tjetër politike por kishte alternativë kulturore, kam ndërmend Vaslav Haveli në Çekosllovaki ose Adam Michnik në Poloni. Nëse mendojmë të gjitha lëvizjet në teatër, letërsi e kinema nuk arrijmë të bëjmë krahasime me Shqipërinë. Në Shqipëri vuajtën vite burg sepse kishin në shtëpi albume të Van Gogh-ut ose Picasso-s në vitet ’70, pra në një epokë jo aq të largët, apo se dëgjonin Joe Cocker dhe Beatles.

 

Edi Rama ju jeni tashmë kryeministër i Republikës së Shqipërisë, pasi fituat zgjedhjet me një shumicë të gjerë. Folëm pak më parë se është një kapitull i ri për demokracinë në Shqipëri dhe se ishte shumë e vështirë pas 45 vitesh regjim komunist paranojak që e dobësoi vendin. Njëkohësisht, pas daljes nga komunizmi, 20 vitet që rrodhën më pas kanë qenë vite ku ka pasur një progres ekonomik. Jeta është bërë fatmirësisht më e thjeshtë. Në të njëjtën kohë ekziston ndjenja se institucionet e shtetit ishin shumë të brishta.

Edi Rama: Diferenca mes së shkuarës dhe të tashmes, duke e krahasuar edhe me popujt e tjerë, si çekët, polakët, hungarezët, ku komunizmi ishte një aksident që u ndërpreu atyre në mënyrë brutale dritën për një periudhë, komunizmi në Shqipëri gjeti një terren mjaft pjellor të patriarkalizmit dhe të mungesës së traditës demokratike. Aty mund të gjejmë dhe ndryshimin mes shpejtësisë me të cilën të tjerët janë larguar nga e shkuara e tyre dhe ne, të cilët nuk kemi patur traditë demokratike. Nuk kemi pasur as traditë të shtetit të vërtetë dhe na është dashur ta ndërtojmë gjithçka nga fillimi. Kjo s’është e lehtë.

 

Ju keni pasur edhe korrupsion, dhe fenomene klanore…

Edi Rama: Kjo ka ardhur nga mungesa e institucioneve dhe strukturave efikase të një shteti në shërbim të qytetarit.

 

Po mundohem të kuptoj se si i riu Edi Rama ka përjetuar vitet e fundit të regjimit të Enver Hoxhës dhe si mundët ju të kishit një ide të asaj çfarë ndodhte gjetkë. Kam parasysh të rinjtë kinez që ndërtuan një statujë të lirisë në sheshin Tian An Men. Si arritën ata ta imagjinonin diçka të tillë pas aq shumë vitesh maoizmi. Si jetonit kur ishit 18 vjeç në Tiranë?

Edi Rama: Besoj se bota e artit dhe e pikturës ka qenë mënyra më e mirë për të kuptuar se në ç’nivele na mungonte liria. Sepse jetoja në një vend ku e gjithë kultura dhe arti i shekullit të XX-të ishte e ndaluar, dhe kishim një botë paralele të librave të ndaluar…

 

Ju nuk e dinit se kush ishte Picasso?

Edi Rama: Jo, ne e dinim këtë, por na duhej ta gjenim në errësirën e lidhjeve të ndaluara. Kjo na e bënte jetën edhe më tërheqëse, sepse shkëmbenim libra të ndaluar, gjë mjaft e rrezikshme, pasi jo vetëm mund të na përjashtonin nga shkolla por mund edhe të na internonin.

 

A ishit të lirë të flisnit me shokët tuaj apo kishte shumë infiltruar?

Edi Rama: Shoqëria ishte shumë selektive, por unë kisha një rreth miqsh me të cilët përkthenim, mësonim. Për shembull, unë e kam mësuar frëngjishten pa mësues, por thjesht duke lexuar librat e ndaluar, mbi impresionizmin, post-impresionizmin e kështu me radhë.

 

Ju ishit student i Arteve të Bukura, merreshit dhe me sport. Nga ana tjetër në këtë sistem krejt paranojak në Tiranën e viteve 80’ drejtuesit nuk ishin dhe aq larg sepse njiheshin njerëz që i njihnin. Si funksiononte?

Edi Rama: Sporti ishte një mënyrë që të mund të dilnim jashtë vendit, sepse vetëm nëpërmjet sportit dhe vetëm nëse ishim pjesë e një ekipi kombëtar mund të dilnim jashtë. U mora me sport sepse doja absolutisht të shihja një muze arti dhe kur dola për herë të parë jashtë vendit, në Gjermani, më kujtohet një arratisje e pabesueshme nga hoteli, për të parë muzeun e Bremenit, ku pashë për herë të parë një Picasso origjinal.

 

Sa vjeç ishit?

Edi Rama: Ishte viti 1984. Isha 20 vjeç.

 

Diktatori Hoxha ishte ende gjallë. Ai vdiq në vitin 1985.

Edi Rama: Drejtuesit ishin shumë larg. Por është interesante për studiuesit e komunikimit. Enver Hoxha shfaqej në televizion vetëm dy-tre herë në vit. Ishte i pranishëm kudo në afishe, fotografi në librat e historisë…

 

Edhe në ndërgjegjen e njerëzve.

… në gazeta. Emri i tij përmendej çdo ditë, kudo, por imazhi i tij i vërtetë shfaqej në televizion vetëm dy-tre herë në vit. Kjo e bënte pothuajse mitik.

 

Si në librin e Orwell “1984”.

Edi Rama: Ishte i pranishëm nëpërmjet mungesës së tij.

 

Shqipëria është vend shumë i bukur, mesdhetar. Në verë është dëshira për të shkuar në plazh. A kishte momente të ëmbla pavarësisht nga çfarë thamë më lart?

Edi Rama: Mund të duket paradoksale, por ishte një vend ku qeshej shumë. E qeshura ishte shumë e pranishme sepse anekdotat prodhoheshin çdo ditë dhe nëpërmjet të qeshurës gjenim një strehë nga mbyllja e madhe. Në atë kohë kishim plazhet besoj më të mrekullueshmet në botë, sepse ishin të virgjëra dhe të pazhvilluara. Fatkeqësisht humbëm shumë prej tyre dhe na duhet tashmë të mbrojmë çka mbetet.

 

Sigurisht me demokracinë vijnë dhe spekulimet… Edi Rama, ju keni hyrë në politikë në vitet ’90, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri duke qënë shkurtimisht Ministër i Kulturës për një periudhë prej 18 muajsh dhe mbi të gjitha Kryetar i Bashkisë së Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, për një periudhë mbi 10-vjecare. Me këtë reputacion artisti, ju jeni piktor, kishte njerëz të cilët mendonin: “Ç’është ky artist i përfshirë në jetën politike dhe bëhet kryetar bashkie”, por gjithsesi ju u zgjodhët si i tillë dhe kishit gjithashtu një shembull, shembullin e Havelit në Çekosllovaki, i cili ishte njëkohësisht intelektual dhe artist. Në të vërtetë ju keni lënë gjurmë të thella në kryeqytet, një qytet me 700-800 000 banorë duke e bërë më njerëzor, pas shumë vitesh tiranie dhe sugjestioni. Çfarë keni bërë në Tiranë?

Edi Rama: Unë kam hyrë në politikë në të njëjtën mënyrë përmes së cilës pothuajse të gjithë intelektualët, artistët dhe shkrimtarët kanë hyrë në politikë në vendet ish-komuniste pas momentit të ndryshimit, por unë nuk kam dashur të bëj politikë. Doja të shijoja lirinë dhe liria më solli për tre vjet në Francë, në Cité des Arts dhe më pas u ktheva krejt rastësisht për shkak të vdekjes së babait tim dhe në ditën e ceremonisë së varrimit të tij u bëra Ministër i Kulturës: një situatë krejtësisht surreale dhe episod i pastër ballkanik, i cili ndodh vetëm në vendet tona. Pas dy vitesh si Ministër i Kulturës u bëra Kryetar Bashkie, i pavarur por i mbështetur nga Partia Socialiste dhe aty pata mundësi të beja gjëra të cilat e ndryshuan kryeqytetin.

 

Nuk kishte plan urbanistik, pas 10 vjetësh demokraci, kishte ndërtime barbare kudo, trashëgim ndërtimesh të periudhës komuniste, të zymta duhet ta pranojmë, me ndërtime fillimisht ruse dhe më pas kineze të cilat ishin vërtetë të tmerrshme. Nuk kishte as zyrë dhe as sallë mbledhjesh në Bashki. Pra ishte një mjerim dhe një rrëmujë e madhe.

Edi Rama: Folëm më parë për një vend të virgjër dhe të pazhvilluar dhe shumë të bukur, por ishte gjithashtu shumë delikate sepse gjatë komunizmit e drejta e pronës private ishte tërësisht e ndaluar. Kjo bukuri nuk ishte diçka të cilën njerëzit mund ta vlerësonin si një vlerë apo pasuri, e për rrjedhojë liria u projektua si mundësia përmes së cilës mund të afirmohej individualiteti duke u kthyer kundër natyrës, sikur kjo të përfaqësonte pasurinë e armikut, i cili ishte shteti komunist. Ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme, ngjasonte me hedhjen në erë të urave për të mos lejuar armikun të kthehet. Të gjithë zaptonin toka. Pati një lëvizje demografike të pabesueshme dhe përgjatë 10 viteve, kryeqyteti u shndërrua në një rrëmujë të pabesueshme, një treg i madh oriental ku kishte një kaos total. Na është dashur të bëjmë aksione shumë të vështira për shembjen e të gjitha ndërtesave të paligjshme në parqe për të rifituar hapësirën publike. Filluam me ngjyrat, duke lyer ndërtesat dhe ngjyrat shërbyen si pikënisja e krijimit të një ndjenje përkatësie në hapësirë. Gjatë komunizmit, njerëzit kishin humbur ndjenjën e përkatësisë ndaj qytetit, madje edhe vetë shtetit. Më tej, ndjenja e përkatësisë në hapësirë ishte e vështirë për tu ndërtuar, sepse komunizmi vrau elementet thelbësore të një bashkëjetese demokratike: solidaritetin, vullnetarizmin, ndjenjën e përbashkët.

 

Është pikërisht ajo çka Orwell e thotë shumë mirë në librin e tij “1984”, fjalët e humbën kuptimin e tyre, u deformuan dhe shndërruan plotësisht: komunizmi u dha fjalëve një kuptim tjetër.

Edi Rama: Pikërisht, dhe pa këto fjalë komunizmi do të ishte i zbrazët.

 

Atëherë ju ishit kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe u rizgjodhët. Me sa duket njerëzit ishin të kënaqur nga ajo që ju bëtë, sepse ju vërtetë e transformuat qytetin dhe i dhatë nur, sepse qyteti u bë i bukur.

Edi Rama: Tre vitet e para ishin tre vitet e rilindjes së shpresës dhe njerëzit rifilluan të besonin se mund të kishte një jetë publike në Shqipëri, sepse njerëzit kishin bërë gjithçka për pronën e tyre, por pas 10 vjetësh ne e gjetëm veten të izoluar nga njëri-tjetri. Kjo sepse ne kishim tashmë shtëpi dhe prona më të mëdha, por nuk kishim më jetën dhe hapësirën publike. Ripërvetësimi i hapësirës i publike ishte ajo çka doja të bëja dhe që do më jepte gjithashtu mbështetjen dhe respektin e njerëzve.

 

Mendoj se keni një program dhe projekte shumë të rëndësishme, duke qenë se vini pas vitesh të një lufte të rëndësishme politike dhe pas përvojës 10-vjeçare si kreu i qytetit të Tiranës.

Edi Rama: Kemi paraqitur një program, i cili luajti një rol të rëndësishëm për ndryshimin e natyrës së përballjes politike, pa përplasje ndërmjet personaliteteve, pa urrejtje dhe refuzim të tjetrit, sepse nga komunizmi kemi trashëguar gjithashtu edhe këtë kulturë të refuzimit të tjetrit dhe kulturën e armikut të brendshëm. Për këtë arsye mendoj se opozitat kanë vuajtur për shkak të mungesës së respektit dhe mungesës së dëgjimit. Partitë politike kanë bërë lojën e së shkuarës. Ne paraqitëm një program të cilin e quajtëm “Për një Rilindje Shqiptare”, një program ku kërkojmë të përcjellim mesazhin e ndryshimit, duke filluar nga nevojat e një shteti, i cili nuk është një shtet, i cili i merr të gjitha në ngarkim, por një shtet i cili respekton dhe u shërben qytetarëve.

 

Kam dëgjuar se për një periudhe të caktuar, njerëzit ju qortonin se ishit shumë skandinav? Në kuptimin e të pasurit një vizioni mbi demokracinë shumë të qetë që nuk përputhej me gjendjen e shoqërisë, e cila është shumë më konfliktuale.

Edi Rama: Pikërisht, sepse kjo kulturë e luftës së përhershme, kultura e refuzimit të tjetrit është ende shumë e fortë në vendin tonë. Sot jemi përballë një sfide shumë të rëndësishme: të ndryshimit të modelit të zhvillimit, sepse modeli qe kemi pasur dhe që nuk do të kemi më, është një model i ngritur mbi spekulimin, ndërtimin kudo, të ardhurat e emigrantëve të vendosur kryesisht në Itali dhe Greqi, të cilët tani po kalojnë një periudhë shumë të vështirë dhe një merkantilizmi të çmendur. Duhet të kalojmë në një model të prodhimtarisë; të investimeve të cilat do të krijojnë vende pune, sepse Shqipëria është një vend me nivel shumë të lartë të papunësisë; një model të zhvillimit rural, i cili shtyn prodhimin e brendshëm agro-ushqimor; dhe një model të zhvillimit të turizmit pa shkatërruar vendin.

 

Pa shkatërruar peizazhet të cilat janë shumë të bukura dhe që janë dëmtuar mjaft që nga ndryshimi i sistemit në Shqipëri. Ekziston një problem korrupsioni. Shqipëria ka reputacionin, si dhe Republika motër e Kosovës, e një vendi të gërryer nga mafia. Cila është përgjigjja juaj ndaj kësaj?

Edi Rama: Mendoj se nga njëra anë është një e vërtetë e trishtueshme sepse nuk vuajmë thjesht nga korrupsioni i elitave por nga një korrupsion endemik, pra që prek qytetarët në çdo hap dhe në çdo takim me institucionet dhe shtetin. Nga ana tjetër ekziston një stereotip mjaft cinik ndaj këtyre vendeve që nuk ka të bëjë me realitetin nëse e marrim në një kontekst më të gjere. Nuk besoj se Republika e Kosovës apo e Shqipërisë vuajnë nga korrupsioni në elita më shumë se Rumania, Bullgaria apo Hungaria. Problemi është korrupsioni endemik dhe kjo është pasojë e mungesës së një shteti modern, mungesës së shërbimeve dhe strukturave që i përgjigjen ligjit dhe nevojave të qytetarëve. Në këtë pikë nevojitet modernizim dhe ndryshim radikal. Shembulli i Bashkisë së Tiranës më ndihmon të them që mund t’ia dalim pa dyshim.

 

Folëm pak më parë për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovën, sepse Kosova është gjithashtu një vend shqiptar. Përse në 1912 kur u vizatua harta e Shqipërisë nuk u përfshi dhe Kosova, sepse dhe ata janë shqiptarë. A ekziston pretendimi për të krijuar “Shqipërinë e madhe”?

Edi Rama: Mendoj se jetojmë në një botë tjetër pas krijimit të Bashkimit Europian dhe pas proceseve që shkojnë drejt plotësimit të këtij unioni, jetojmë në kontekst tjetër. Mendoj se sot duhet rikrijuar ideja e bashkimit dhe e bashkëpunimit nën shpirtin europian sepse është mënyra më e mirë për të arritur objektivat e lidhura me këtë “Shqipëri të madhe” në thonjëza, që janë në fund të fundit të lidhur me mirëqenien e njerëzve.

 

A ekziston një problem ballkanik lidhur me Europën? Po të shikojmë hartën, as Bosnja, as Serbia, as Maqedonia, as Mali i zi dhe as Shqipëria nuk janë pjesë e Europës, ndonëse gjeografikisht janë pjesë e saj.

Edi Rama: Rikthehemi tek çfarë thamë dhe më parë. Sa më e egër të ketë qenë historia, aq më e vështirë është të arrihet. Nuk besoj të jetë problem talenti apo drejtimi por është problem i lidhur me historinë dhe traditën. Jemi pikërisht në situatën ku duhen bërë përpjekje të përbashkëta. Nuk është aq e thjesht sa të thuhet ja tek janë kushtet dhe përpiquni vet. Çdo problem ballkanik nuk ka qenë kurrë vetëm ballkanik, por ka qenë dhe problem europian. Tashmë jetojmë në një situatë tjetër dhe në një epokë tjetër pas marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, marrëveshje paqeje dhe bashkëpunimi. Duhet ecur më tej. Duhet krijuar një projekt dhe model bashkëpunimi midis vendeve që mbeten ende jashtë Europës, por dhe midis Europës dhe këtyre vendeve.

 

A keni përshtypjen që Franca interesohet për këto çështje apo jo mjaftueshëm?

Edi Rama: Duhet të pranoj se mbetëm pozitivisht të befasuar nga qëndrimi i presidentit François Hollande pas vizitës në Bordeaux të presidentëve të Republikave të Ballkanit, e gjithashtu nga hapat e marrë nga diplomacia franceze për të qenë më të pranishëm.

 

Gjë që s’ndodhte më parë…

Edi Rama: Jo nuk ndodhte dhe ishte një fatkeqësi sepse Franca është një vend shumë i respektuar nga të gjitha vendet në Ballkan dhe nuk duhet të harrojmë as aspektin ndërfetar, sepse Franca shihet gjithashtu me respekt nga të gjitha besimet.

 

Ku e keni mësuar frëngjishten Edi Rama?

 

Edi Rama: Kam mësuar të lexoj pa ditur asnjë fjalë nëpërmjet librave të ndaluar. Lexoja librat e artit po gjithashtu Kafka, Proust, shumë shkrimtarë të ndaluar të kohës së komunizmit. Por kam humbur shumë nga njohuritë e mia, e flisja më mirë kur jetoja këtu.

 

Diçka e fundit. A keni ende kohë për të pikturuar?

Edi Rama: Po, pikturoj gjatë gjithë kohës, por në formën e vizatimeve mbi letrat e punës gjatë mbledhjeve. Kurrë nuk e kisha menduar se mund të ishte art por njerëzit më thonë që janë më të bukur se sa pikturat që bëja kur isha thjesht artist.

 

Ju jeni tashmë Kryeministër i Shqipërisë. Kam lexuar se keni thënë se ju merreni me politikë pasi politika është aksion dhe aksioni i shtyn kufijtë e vdekjes. Mendoni në të njëjtën mënyrë edhe tani?

Edi Rama: Unë mendoj se ka një lidhje mes vdekjes dhe politikës dhe mendoj se ka një lidhje të përhershme mes një njeriu që merret me politikë dhe vdekjes. Sepse në fund, qoftë një frikë permanente, qoftë një vullnet për të tejkaluar vdekjen, kjo e shtyn politikanin drejt totalitarizmit dhe diktaturës.

25 komente në “INTERVISTA E PLOTE/ Rama: Shqipëria vuan nga një korrupsion endemik, jo vetëm i elitave”

  1. testim normal ,jo kushedi cfare.

    1. fakti says:

      Po ketij i paska plasur cipa me keq se Ilir Meta. Korrupsioni i elitave eshte ne Shqiperi sa ne vendet e tjera thote Rama. Po si e thote kete fjale ky i cmendur. Po ne vendet e tjera jane para gjyqit gjithe kryeministrat e presidentet. Chirac, Sarkozy, Berlusconi, Kohl, e sa e sa te tjere figura te medha qe kane dale ne gjyq per rryshfete sa cereku qe merrte Ilir Meta me nji dore. Kurse ketu u vrane njerez e u vodhen 700 mije euro me ze e figure, dhe as si ka hyre gjemb ne kembe asnji zyrtari te larte. Si qenkan njilloj korrupsioni i elitave ne Shqiperi me vendet e tjera. Kete thoshte edhe Berisha, nuk ka korrupsion te zyrtareve te larte por vetem poshte ka korrupsion. Qe te dy fusin ne burg hajdutat e xhepave, kurse hajdutat e miliona eurove i nxjerrin nga burgu si aleate. Ja pse nuk shantazhohen politikanet ne shqiperi per skandale, se i mbron Rama dhe Berisha.

      1. GAZI says:

        E
        D
        I

        R
        A
        M
        A

        K
        R
        Y
        E
        M
        I
        N
        I
        S
        T
        R
        I

        I

        S
        H
        Q
        I
        P
        T
        A
        R
        E
        V
        E

    2. Vlora says:

      23 qershori i 2013, do te futet fort ne historine e shqiperise.

      1. yyy says:

        Do futet ne historine e shitblerjes dhe vedhjes se votes,ne kapitullin “PROSTITUCIONI POLITIK”i 23 qershorit.

        1. Ilir Gruda says:

          kU JE O KOMUNIST I SALIHIT…..PA TE NUK KA JETE .NJERZIT NUK MARTOHEN…OOOOOOOOOOOO TRUSHPERLARE..aKOMA NE SHPELLA….

  2. vlora 1912 says:

    “Shqipëria vuan nga një korrupsion endemik, jo vetëm i elitave”. Konstatim shume e drejte. Ky fenomen eshte bere kancer per shoqerine. Mendo se cfare mund te besh per te permiresuar gjendjen. Ne se ben dicka (sa do modeste) do te mbetesh ne historin moderne te Shqiperise.

  3. Premtimi Socialist, Albanian Elections says:

    Dhe mbi te gjitha ne Socialistet jemi duke pergatitur nje Premtim Elektoral qe mund ta bejme qe tani:
    Nuk do vjedhim ne menyre kaq flagrante siç kane bere Demokratet dhe LSI-stat
    Por do te vjedhim me bukur.

    TOP CHANNEL
    TOP STORY LIVE

    RILINDJA SOCIALISTE
    EDUARD SHALSI

  4. sali konviktori says:

    INTERVISTE E VAKET SI DY BOLEBUTET E PRANISHEM

  5. pejgamberi says:

    Cfare kerkon Edi Rama me Spartak Brahon tek servili i perjetshem Dritero Agolli? Kur Tak Mafiozi, prokurori i Enverit njihet edhe nga kalamajte e rruges si BOSI i droges, i prostitucionit dhe i krimit te organizuar ne Durres dhe Tirane?
    Ku shkoi RILINDJA e Edi Rames per Drejtesi, Demokraci dhe Barazi? Kur eshte lidhur me njerez pa moral si Spartak Braho? Kjo eshte pyetja thelbesore te tjerat jane fjale boshe pa buke.

  6. luis says:

    Jemi populli me i paedukur dhe pa i kulturuar jo vetem ne europe por besoj rreshtohemi ne vendet e botes se trete.Nuk jemi budallenj ne kuptimin e mire te fjales as nuk jemi pa inteligjence por edukojme njeri tjetrin me veset me negative dhe kesisoj eshte krijuar nje menyre e te jetuarit ne ate vend qe ta ben jeten te padurueshme.
    Jemi fukarenj por mendjemedhenj,jemi agresive momental,por hiqemi si tolerante,jemi te paafte ne ambiciet e jetes dhe duam ti japim mend atyre qe kane care ne jete,jemi dembele dhe flasim per pune dhe perkushtim,nuk dime te lidhim dy llafe ne komuninkim dhe u japim leksion akademikeve,i bejme te keqijat vete dhe fajesojme te tjeret e shume e shume vese te tjera me te cilat vertet Edi Rama ka nje barre te madhe per te bere sepse vete si individ eshte teper i avancuar ne te gjitha aspektet.
    Shtrohet pyetja a mundet vertet ky kryeminister ta shnderroj kete vend si nga ana ekonomike dhe sociale per mire?.
    Nje dicka eshte pozitive per ne si popull dhe qe besoj se mund tja arrije sepse ne ne pergjithesi ne vendet e huaja pavaresisht disa te metave te trasheguara dhe qe nuk shkulen lehte ne pergjithsi i bindemi ligjit dhe pelqejme jeten komode dhe kjo me ben te besoj se ne fillim do imitojme por me kalimin e kohes do na kthehet ne edukate.
    Amerikanet perdorin nje shprehje mjafte te bukur kur thone’Beje fallco deri te te behet shprehi’dhe ceshte e verteta nuk mund te gjendet nje komb si kombi amerikan ku mund te gjesh sherbim dhe miresjellje me me kulture se ne kete vend.

    1. Alb says:

      Kjo eshte e verteta jo e kendshme, por kjo nuk me ben t endihem i turperuar. ndershmerisht perkitja me nje kombesi te tille nuk me ben me pak krenar. Une jam ndryshe edhe ti je sigurisht ndryshe, Edi Rama eshte ndryshe…

      Njeresit si lindin vdesin, edhe pasardhesit e tyre jane si ata, sepse rriten e edukohen ne te njejten menyre.

      Edi Rama nuk do ndryshoje njerezit, por sistemin. Pra ne nje sistem te drejte egoisti vdes egoist, por ai nuk e demton idealistin qe vdes idealist.

      Mua me duket sikur perpara 1990 ishin me te mire shqiptaret, me solidare, me pak te keqinj me njeri tjetrin, besoj se ajo qe i deformoi si njerez ishte perfshirje e njereezve ne politike per perfitime dhe perdorja e Sigurimit te Shtetit nga politika duke i kthyer te gjithe ne tradhtare dhe spiune. Kjo situate eshte sot.

      Eshte gati enderr qe marredheniet me kolegun te jene korrekte dhe besimi te jete i plote.

      Jam i tmerruar kur shoh se vartesi , sapo kthen shpinen eprori vepron sikur te jete zoti ne tok, dhe trajton tjetrin si ne hetuesi….

      Kjo duhet ndryshuar, por nuk e di se si… Kam pare me sy, se si nje grua i kerkonte llogari si ne nje hetuesi nje vajze qe vinte nga rrethat, dhe e mjera nga frika se mos humbte punen ra ne te fiket. Ndersa gruaja qe e trajtonte ashtu s’kishte asgje ne dore, per ta shkaterruar ate…

      Ne komunizem njerezit ishin me dinjitoz, sepse kishin te drejten e ankeses, dhe asaj i shkohej deri ne fund, dhe kete e kam pare me sy.

      Komunikimi ne administrate eshte nje dizaster, eproret behen te frikshem. Psh tek derae PS keto dite kam pare portieren te ulerinte si gardiane burgu dhe i linte njerezit pa pergjigje, ndersa djali qe rrinte tek shkallet ishte si nje gjerman (me pelqejne gjermanet ne komunikim). Si mundet nje grua portiere te sillet me njerezit me nje harbuteri te tille, qe te vjen turp nga vetja kur i drejtoshesh?

  7. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    o moçalor kokqytetit, shqipnia vuen nga nje kulture, mentalitet e injorance moçalore. na jena nje vend jugor moçalor

  8. kel ukaj says:

    Ky eshte ndryshe 100% nga Sali QENI. Gjerat i kupton dhe i din. Do te shohim veprat. Shpresojme qe do gjeje keshilltare te mire e eksperte te administrates publike, mundesisht pa gjuhe te huaja. Ne 1990 shqiperia kishte te gjitha mundesite te ndertonte shtet demokratik e modern, sot eshte shume me veshtire pasi Sali QENI ka shkaterruar deri ne elementare te funksionit te administrates publike. Enver Hoxha nuk e hodhi asnje nenepunes te Zogut, Sali QENI i beri te arratisen nga shqiperia. Vdekje Sali QENIT!

  9. moçalor + terùn + redneck ~MALOK says:

    PERGJIGJE PER NJE QE NA CAN TRAPIN GJITHMON KETU ME I PSEUDONI SERBI SE VETEM SHQIPTAR NUK ESHTE KY JA SI SHRUAN NIK I TIJ moçalor + terùn + redneck = MALOK TEKSTI I HOQA VETEM NJE FJAL TA KUPTOJ SERBI MIRE o moçalor kokqytetit, shqipnia vuen nga nje kulture, mentalitet e injorance moçalore. na jena nje vend MALOK moçalor THEM VETEM FJALET E KETIJ QE SDI AS SHQIP TE FLASI SERBI C NA VDIQEN KETA INJORANT DHE KETU NE FORUM DHE E DYTA DUKE SHKRUAR KESHTU MENDOJNE SE DO FUSIN URREJTJE MES SHQIPTARVE

  10. Sandri says:

    Z. Rama duhet te besh kujdes dhe duhet te nxitesh nje investigim dhe ekspertize fuinanciare rreth shume intelektualeve e keshilltareve te Sali Berishes, te cilet kane marre nga 6 e 7 rrogash mujore dhe nga bordet e ndryshme.
    Te tjeret qe ishin me bindje te majta jane larguar dhe survejuar per te mos gjetur pune ne asnje vend. Eshte koha per nje Nuremberg te ri, per nje rilindje ne termin e vertete semantik te tij, sepse njerez te tipit Ferid Duka me gruan e vet, historiane fallsifikatore sot i gjen ne disa institucione dhe borde, prandaj eshte e nevojshme nje moratorium per keta tipa njerezish, te cilet jane sjelle me te tjeret si intelektualet qe kishte kultivuar e formesuar nazizmi.

    Ata asnjehere nuk i kane mbrojtur koleget e tyre te zbuar nga puna dhe te lene rrugeve pa zgjidhur per 8 vjet te drejten e vet legjitime.

    Edi thellohu, kujto takimet me popullin, ktheji pergjigje njerezve
    dhe qendro me kembe ne toke. Nuk kuptoj se perse duhet te kesh ngurim, kur mbi kete popull per 8 vjet eshte realizuar hataja me e madhe ne te gjithe kompleksitetin e historise se vet.

    Lexo Z. Mero Baze dhe shtypin e vertete dhe realist e nxirr mesime dhe pergatit strategjine konkrete per ate qe ti e quan renesans.

  11. EDI says:

    c po flisni o njerez o populll kacak dhe i pa civiliziar akoma o popull taleban ,o popull endacak ku jeni katandis qe ishit populli me i vjeter ne bote dhe gjuha me e vjeter e botes ILIRIA JONE ME KULTUR EUROPIANE QE 6000 MIJE VJET PERPARA pse keni ra kaq poshte si fare ju esht prish fara pse grindavece, percmues, mendjemedhenj, gjithe mllef, pa asnje shkolle mendimi apo figure intelektuale te respektueshme mes tyre, fabrikues te urrejtjes dhe intoleranzes, shkaterrues te cdo perpjekje qyteterimi mes vetes dhe arkitekte te filozofise se turmes, shqiptaret, jane sot komuniteti me primitiv dhe arkaik ne dyert e europes, te percmuar nga te tjeret dhe te urryer deri ne shfarosje nga njeri-tjetri.
    EDHE KUR KOMETONI DUHET PA TJETER TE ZIHENI ME NJERI TJETRIN JEP MENDIMIN DHE KAQ DHE LERE TJETRIN TE SHPREHET SE KA MENDIMIN E VET PRANDAJ I THON FORUM KETU E KA GJETH BOTA FORUM QE NJERIZT TE SHPREHIN MENDIMET E TYRE TE MIRA APO TE KQIIA QOFSHIN,KJO ESHTE ABC E DEMOKRACIS SHPREHJA E FJALES SE LIRE PA FRIKE DHE DROJTJE.

  12. DREAM says:

    Besoj se duhet ta shpallim “disident” .
    Ka vuajtur shume ne fakt ,ka qene ne mes te Tiranes ku qeverisej nga tiranet me emrin Kristaq ,dhe e jema ka qene shume e perndjekur nga ai regjim diktatorial ….e kishin bere mjeke .
    Lexonte libra te ndaluar ,kjo eshte nje sakrifice qe meriton dekorate
    Mesoi frengjishten vetem duke lexuar ,ky eshte me gjithmend i deklasuar
    e kemi me kuocient te larte inteligjence ,pse mos valle ju duket e lehte te mesohen gjuhet “borgjeze” duke lexuar ??? Mesohen duke qendisur !
    Ne Shqiperi thote qe veje ne burg per nje pikture ,me duket se ka harruarr qe te linin varur per tre dite per nje poezi .Ka ngarkese te madhe …harron njeriu ,sidomos kur je vete qe ngre trekembshin .

    Kemi korrupsion endemik .Ju thashe eshte inteligjent ,besoj se e ka me modelin Meta . Ja tani do iki endemia do vij talasemia . Ajo e versionit vdekjeprures !

    Shume ngushellues fakti qe pikturon gjate mbledhjeve ,pse mos jeni gje per pune aty ?!
    Me ate paragrafin e fundit i ke vene piken ….inteligjences .
    *Kjo e shtyn politikanin drejt totalirizimit dhe diktatures* !
    Marrshi nga ditet tuaja udheheqesi yne i (pa( lavdishem !

  13. shqipetaret e vertete says:

    Shqipetaret jetojne per me shume se nje shekull nen fashizmin fudal,zogist ,imoralitetin e fashizmit te grupit te enver hoxhes,imoralitetin e fashizmit te sali berishes,imoralitetin e fashizmit te fatos nanos,kastriot islamit,arben malaj,rexhep mejdani.Arsyet duhen kerkuar me shume tek faktoret e brendshem,faktori plehrat shqipetare.Eshte nje cen i kombit.Shqipetaret jane shume larg te qenit te njerezishem.Kjo eshte aesyeja e korrupsionit sot.Ky kancer mund te hiqet plotesisht.Te miratohet ligji ne parlament”cdo lloj korrupsioni denohet me 30-60 vjet heqje lirie deri me vdekje.Nuk ka falje” Vetem ky ligj do te tjetersoje shqipetaret dhe kombin tone.Tani eshte koha qe ky ligj te miratohet.Ne qofte se nuk miratohet eshte fundi final i kombit.

  14. zarari says:

    sa mire qe e di kete punen e korrupsionit ky mer jahu…
    ka qene nje liber qe u ndalua vone, nga vitet 80, e kishte “Pirati Behet Pape” – me siguri qe per ate e ka pas fjalen ne interviste se do e kete mesuar permendesh.

  15. SKELARI says:

    Zoti Kryeminister i Ardhshem i Shqiperise

    Si e moret lejen per pallatin ne token e gjyshit ne SKELE-VLORE ???
    Si e moret lejen duke i zene frymen fqinjeve, qytetareve te tjere !!!
    Si e moret lejen duke e çuar pallatin shumekatesh deri mbi gardh !!!

  16. BOSI Kuq & Blu says:

    Bregdetin e kemi dashur dhe e duam për vete, kuptoni apo jo.
    NUK KA LEGALIZIM PER POPULLIN.

    Pjesën tjetër shqiptare çi qi t´ëmën, ta rrëmbej më i zoti.
    PO LEGALIZIM PER POPULLIN HAJDUT.

    http://www.gazetatema.net/web/2013/08/02/ps-legalizim-falas-pervec-ndertimeve-te-paligjshme-ne-bregdet/

    1. Hajdut i Vogel says:

      O BOSI (Kuq & Blu),

      Une jam hajdut i vogel sepse:
      kam zaptuar vetem 1 dynym toke.

      Ju jeni hajdute te medhenj sepse:
      keni zaptuar edhe token edhe detin.

  17. shqiptar i ndershëm says:

    Trojet shqiptare ne ballkan kane qene dhe jane pre:

    – e Shovinizmit Ballkanik qe ka pushtuar,
    – e Qeveritareve Antishqiptar qe kane shitur,
    – e Korrupsionit(D+M) dhe Mafjes qe ka perzgjedhur,
    – e legalizimit te zaptimit masiv “popullor” per ti vulosur.

    PARULLA E RILINDJES PER PRONAT & TROJET SHQIPTARE,
    ESHTE TOTALISHT DEMAGOGJI & SHARLATANIZEM POLITIK.

    PO SHQIPERIA VUAN NGA NJE KORRUPSION ENDEMIK,
    POR JU ZOTI KRYEMINISTER DUHET TE KENI TE QARTE SE:
    SHKAKTAR I KORRUPSIONIT ENDEMIK ESHTE KORRUPSIONI ELITAR.

  18. shqiptar i ndershëm says:

    Trojet shqiptare ne Ballkan kane qene dhe jane pre:

    – e Shovinizmit Ballkanik qe ka pushtuar,
    – e Qeveritareve Antishqiptar qe kane shitur,
    – e Korrupsionit(D+M) dhe Mafjes qe ka perzgjedhur,
    – e legalizimit te zaptimit masiv “popullor” per ti vulosur.

    Parulla e Rilindjes per Pronat & Trojet Shqiptare,
    Aktualisht eshte Demagogji & Sharlatanizem Politik.

    PO SHQIPERIA VUAN NGA NJE KORRUPSION ENDEMIK,
    POR JU ZOTI KRYEMINISTER HARRONI TE CITONI SE:
    SHKAKTAR I KORRUPSIONIT ENDEMIK ESHTE KORRUPSIONI ELITAR POLITIK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje