AP: Edi Rama angazhohet që Shqipëria të mos jetë më e varur nga dërgesat e emigrantëve

11 Shtator 2013, 18:13Politika TEMA

Lajmi se kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama do paraqesë programin e ri qeverisës në parlament është raportuar edhe nga mediat e huaja.

Një raport i Associated Press, i pasqyruar në mediat e mëdha si MSN apo ABC, thekson faktin se Rama është angazhuar që ta bëjë Shqipërinë më pak të varur nga dërgesat e emigrantëve.

Sipas AP, Rama thotë se do e shpëtojë Shqipërinë nga remitancat duke krijuar 300 mijë vende pune.

AP thekson se Shqipëria prej dekadash është varur tek remitancat e dërguara nga mijëra emigrantë që jetojnë në Itali dhe Greqi.

Por rritja ekonomike në Shqipëri është ngadalësuar që kur dy vendet fqinje u prekën nga kriza financiare.

Në shkrim thuhet se Shqipëria ka një papunësi prej 12.8 përqind zyrtarisht, por socialistët thonë se niveli është shumë më i lartë për shkak se këtu nuk llogariten banorët e zonave rurale.

Rama premton edhe lehtësimin e taksave për biznesin e mesëm dhe reformë në sistemin e të ardhurave duke braktisur taksën e sheshtë prej 10 përqind për të ardhurat personale.

AP thekson se Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfra në Europë./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje