Dikur zeppelin-ët konsideroheshin si e ardhmja e transportit ajror. Por që pas aksidentit horror të Hindenburg-ut, ata u zhdukën nga qiejt për më shumë se 75 vite.
Tani një kompani avionësh shpreson që të rikthejë këto mjete fluturuese për të revolucionarizuar tregun e transportit të mallrave.
Aeroscraft po ndërton zeppelin-ë me një teknologji të lartë, që do mundësojnë kontroll më të mirë në fluturim, për të shmangur tragjedi si ajo që u përjetuan nga gjenerata e parë e tyre.
Kompania thotë se ato kërkojnë karburant sa një e treta e aeroplanëve që transportojnë mallrat.
Po ashtu zeppelin-ët mund të ulen pa pasur nevojë për një pistë. Janë mjete amfibë, që do të thotë se mund të ulen edhe në ujë, duke u bërë të përshtatshëm në këtë mënyrë për zona në luftë apo ku ka pasur katastrofa natyrore.
Mjeti fluturues është projektuar me një fond prej 3 milion dollarësh nga qeveria amerikane dhe shumë shpejt do i nënshtrohet testeve të para të fluturimit.
Aeroscraft mund të ngrihet dhe ulet në mënyrë vertikale, si një helikopter.
Kështu ata shpresojnë që të konkurrojnë avionët, pasi zeppelin-ët fluturojnë shumë avash, por mund të ngrihen dhe të ulen në destinacionet e duhura pa kërkuar pistat e aeroporteve./ep
Cfare ben bota !!! Ne s’dime te krijojme asgje, popull pa imagjinate kreative dhe rrjedhimisht s’di te shpike asgje. Te marrin shembull universitetet tona e ne te ardhmen te nxjerrin shkencetare e inxhiniere te mirfillte e jo kafe pires gjithe diten qe sorollaten bareve. Kur do vije ajo dite qe nje shqiptar/e te krijoje dicka qe e gjithe bota ta perdore, sic bejne cdo dite britaniket, amerikanet, hollandzet, japonezet, gjermanet etj.
Ore “po”
Nuk i shikon gjithe keto te mira dhe shpikje qe kemi realizuar?
Pse vetem kekon mos te njohesh asgje te mire.
Rruge pa fund,ne mbare Shqioerine
Uje dhe drita 24 ore,sa po na plasin cesmat.
Pune,sa te duash dhe ku te duash.
Tramvaja qe ecin me shpejtesi nga bulevardi deri ne Paskuqan.
Te rri e te numeroje te tjera shpikje alla Shqiptare????
Kurrën e kurrës nuk do vijë ajo ditë…..!
Bota e ka mendjen tek puna kurse ne mburremi me hilet dhe hipokrizine.Ne kenaqemi kur pengojme t e tjeret.Hiqja lopen vellajte,kjo eshte kerkesa jone
po ti vete ore PO ce ke shpikur ne jet apo ti thua per te tjeret
Mire e tha ai me lart : Turp te na vije se nuk jemi komb shpikes.
Jemi nga kombet me te vjeter ne Europe dhe lam nam ne kete fushe.
Si xhanem nuk kemi nje shpikje te rendesishme tonen, turp.
Gjynaf merremi me llafe te kota dhe hajde rrimë te rrimë se rehat jemi.
Mezi presim te komentojme cfare tha ky e cfare tha ai dhe ky eshte specialiteti yne, ketu nuk na i merr njeri.
Po viagren kush e shpiku e harrove..
Peter Dunn dhe Albert Wood. per me teper lexo link-un sesi lindi Viagra
http://inventors.about.com/od/uvstartinventions/a/Viagra.htm
Ne mburremi se kemi bere mbledhje dhe kush mund te shaje njeri tjetrin….. corodisim njerzit .
Universitete tone duhet te kene vetem keto dege:
Specialist Mejhanesh
Specialist Tasheethemesh
Specialist Dembelleku
Specialist Sherri
Specialist Bastesh
Specailist Mashtrimi
Specialist Kuplarash
Shume mire e thoni ju te gjithe te na vije turp po nje gje duhet te dime qe nuk behet shkenca me gishta. ne mezi ngreme nje godine per shkolle dhe ajo me njeqind havale se do i dalin njezet pronare truallit jo me te kemi fonde per kerkime. Kush do vjedhi pastaj? se keto fondet per kerkime nuk jepen me tendera tek me i forti i lagjes po i jepen universitetit nga SHTETI dhe shkencetaret i shfrytezojne ne menyre racionale jo te kafja poshte ne korridorin e shkolles po ne laborator. hajt se do mesojme dhe ne nga keto gjera dhe do i bejme milleniumin tjeter se ky na iku per shalesh.
kushe munde te me thuaj sa universitete pirate [private desha te shkruaja]ka vetem ne tirane. nje nga arritjet me te medha te shiperise islamike.
Çfarë, ne nuk paskemi shencëtarë ?! Edhe pse jemi një vend i vogël e i papërfillshëm, ne kemi shkencëtarët më të mëdhej që ditën të shpikin ligjet më fantstikë që ka parë Bota!!!! A nuk ishte Enveri që shpiku ligjin e mohimit të pronës, dhe ligjin e mohimit të fesë dhe ligjin e shkatërimit të kulteve fetre ?! Dhe jo si ata shkencëtarët ’’rilindas’’ që shpikën në kundërshtim me gjithë Botën, se feja e shqiptarit asht shqiptaria, kur shkencëtar Enveri e rrëzoi atë ligj dhe shpiku e tha se feja e shqiptarit ashtë PARTIA, dhe unë Kriptombreti i tij. Dhe, a nuk është e vërtetë se pas vdekjes së tij a nuk jetoi shkencëtari tjetër Ramiz Alia, bashkë me dy ndihmës shkencëtarët e tij Nanon dhe Berishën, dhe me 138 bashkëpuntorët shkencorë në Qendrën Shkencore të Parlamentit Shqiptar, kur shpikën ligjin tjetër jo atë të mohimit por ligjin 7501 atë të krimit dhe grabitjes të trashëgimisë së tokës ?! Dhe a nuk është e vërtetë se një pjesë e mirë e shqiptarëve u kënaqën e thanë se nuk ka shpikje e ligj më të mirë kur mbi kurrizin e pronarit të vërtetë ata mendojnë se do ndërtojnë lumturinë ?! Por ata të mjerë nuk dinë e nuk kuptojnë se Zoti ka krijuar ligjin e deduksionit fshehur thellë në gen, që kur bën një mëkat merr mallkimin deri në brezin e shtatë ! Prandaj edhe Fatos Lubonja si më i miri i të ligje, (që të mirën e ka fituar nga persekutimi, kurse të keqen e ka të ngulitur në gen që nga babai i tij !) ka shumë të drejtë kur thotë se shqiptari në gen ka vetëm barbarinë. Pra, si mundet që ky vend të nxjerë e të ketë shkencëtarë të mirëfilltë ????!!!!
Shqiperia eshte vendi ku Epoka e Gurit mplekset me Epoken e Ushkurit. Kaq mjafton. Shpikjet lerini per te tjeret.