I dashur Barack Obama, ju jeni frikacak!

11 Shtator 2013, 11:16Politika TEMA

E përditshmja më e madhe në Europë, Bild, ka mbetur e zhgënjyer nga fjalimi i presidentit amerikan, Barack Obama për çështjen e Sirisë duke thënë se ai po tregohet një çalaman, që nuk do që Amerika të jetë polici i botës. Analisti i kësaj të përditshme, Franz Josef Wagner i shkruan një letër presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë.

 

I dashur Barack Obama,

Ju jeni presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, Shteteve të Bashkuara.

Më i fuqishëm se Jul Cezari, më i fuqishëm se Aleksandri i Madh.

Historia nuk e ka njohur akoma një sundimtar të pafuqishëm të botës.

Ju, Barack Obama, qëndroni ulur në Zyrën Ovale dhe shikoni barin e sapokositur.

Por atje jashtë në botë ka një djall të vërtetë.

Ne i shohim punët e tij.

Fëmijë të vrarë me gaz.

I dashur Barack Obama, Ju jeni njeriu më i fuqishëm në botë.

Përse nuk i jepni fund në çast?

Një shtypje butoni. Avionë pa pilotë.

Njeriu më i fuqishëm në botë mund të shkatërrojë të keqen.

Ajo që më irriton mua është se Ju nuk i dilni kundër të keqes.

Vija e kuqe- kjo ishte fjala që përdorët. Por vija e kuqe e juaja është dobësuar.

Po e them në mënyrë të përmbledhur: Ju jeni frikacak!

Ju jeni një njeri shumë i mirë, simpatik. Flisni si Gandi.

Keni lindur në Havai. Nëna juaj, një hipi, babai, një i zi.

Keni qenë punonjës social. Miliona ju kanë admiruar me shprehjen: Po, ne mundemi.

Amerika është polici i planetit. Amerika mbron vlerat e planetit tonë.

Barack Obama është një polic i dobët.

Ju jeni i këndshëm, një familjar i mirë.

Problemi juaj është që nuk e nxirrni shkopin e bejsbollit kundër të këqijve.

Përzemërsisht,

Franz Josef Wagner

67 komente në “I dashur Barack Obama, ju jeni frikacak!”

  1. tahipi says:

    RRi o FRANZ,,mos u merr me pune te medha,,mos ngatro stilin e punes.RRi mos na beni hatan e planetit,se dhe ata qe e kundershtojn ,nuk jan me shigjeta kallami,po eshte nje nder shtetet me influenc ne bote.BARAKU di si te veproj ndaj eshte PRESIDENT USA ,dhe jo gazetar,

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Ky Wagner osht nji komentator i peshtir i gazetes se perditshme Bild-Zeitung.
      Asnji gazetar qi ka pak humanizem nuk mund te kerkoj lufte.
      Ne damaret e ketij gazetari gjerman rrjedh gjak hitlerjan,qe kerkon lufte.
      Bombardimet e amerikanve si ne Irak dhe ne Afganistan i kane kushtuar mijra jete civilisteve te pa pajshem more pseodo-analist.

      1. Aleksander says:

        Mund edhe te kesh te drejte ,POR fakti eshte qe deri tani mbi 100.000(njeqind mije)persona shumica e te cileve femije e civile TE PAFAJSHEM kane VDEKUR ne kete “jolufte”,ne kete paqe parajse ne Siri.Them keshtu se po flitet sikur luften do ta fillojne keta te “tjeret” dhe HARROET qe KANE VDEKUR 100.000 NJEREZ dhe ne te tjeret (gjithe bota qe ka mundesi te nderhyje)PO BEJME SEHIR e PO DERDELLISIM kunder atyre qe DO TE MUND TA NDALONIN KETE KATRAHURE.Dhe ne u themi jooo mos hapni lufte ,se 100.000 te vdekur kane vdekur ashtu kot,se lufta quhet lufte vetem kur futet Amerika ne mes,te tjeret le te bejne kerdine e ta masakrojne popullin e vet si minjte,siç beri berisha me ne ne 1997 apo me 21 janar…po me ke flas edhe une !

        1. albatros says:

          PO KUR HODHI BOMBAT ATONIKE AMERIKA APO SPERKATJET KIMIKE NEPER VIETNAM QE I SPERKATI ME AGJENTIN PORTOKALL? PO ARMET KIMIKE QE IA SHITI SADAMIT PER TE VRARE MIJRA IRANIANE DHE KURDE? PO BOMBAT ME URANIUM QE I PERDORI NE IRAK DHE AFGANISTAN GJOJA PER TE LUFTUAR AL KAIDA NDERKOHE QE NE SIRI E NDIHMON? KJO ESHTE AMERIKA PLEHRE E JUAJA

          1. Pilo Lala says:

            Barak Obama me kete levizje taktike, e beri te mbyllnin gojen Republikanet. Sulmin mbi Sirine e iniciuan dy Senatore Republikane McKain dhe Graham, shoke te Ministrit Kerry. Ata vizituan fshehurazi rebelet ne Siri muajin e kaluar, dhe ju premtuan ndihme.

            Obama eshte perqendruar tek ekonomia Aemrikane, aty ka arritur rezultate.
            Siria nuk eshte me e rendesishme nga ndonje shtet ne Afrike, ku vriten Miljona njerez. Opozita Siriane duhet ti kishte bere hesapet me veten kur filloi sulmet e armatosura, jo ti mbaje syte nga Amerika.

            1. Ben says:

              O Piro Lala, jetoj ne Amerike dhe e shikoj se si po vete ekonomia poshte edhe me poshte cdo sec, jo dite.. Ku e shikon ti o vella, kete “RRITJE” ekonomike se po na habit ? Si duket te mbushet shume kollaj mendja me perrallat e tij (obames)

              PS: Franz Josef Wagner-it nuk do ti hiqja asnje pike dhe presje.

        2. Dielli mbi KORAB says:

          Amerikanet dhe europianet furnizuan me arme rebelet dhe rezultati eshte qe sirianet po vriten dhe po shkatrrojne vendin e tyre.
          Meqense nuk ju doli plani per permbysjen e regjimit diktatorial te Asadit,Amerikanet tani po shpikin video te manipuluara.
          Eshte e dhimbshme dhe duhen tenuar kush ka hedhur bomben kimike mbi femijet e pambrojtur,kjo as qe vihet ne diskutim por,lufta nuk eshte zgjidhja ne kete rast mendoj une.
          Duhet te ulen ne nje tavoline dhe te bisedojne,se çfare duan dhe si te arrihet, se jane te gjithe te nje gjuhe dhe te nje populli te lashte.
          Lufta eshte zgjidhja e fundit o Aleksander.

      2. tanino says:

        ai nuk eshte analist por nje mason mjeran qe beson tek djalli dhe si i tille i pelqen vetem e keqja.por nje dite drejtesia e te madhit do bjere mbi ta

      3. ylli rks says:

        Letra e Wagner-it, eshte plotsisht me vend! Ai po kerkon qe lufta te ndalet ne Siri, dhe qe shemtirat vehabi e selafi mos te avancojn tutje , sepse ata po vrajn njerz per ta trash religjionin e deshtum dhe ma problematik ne Bote. Berak Obama i ka hanger fjalet e veta… Vija e KUQE(sulm me gaz) ashte thyyy?, dyshimet rendojne 50 mbi Asadin 50 mbi islamistet, dhe emruesi i kesaj te keqe duhet urgjent te ndalet, qe njerzit e pafajshem mos te vriten kot. KUSH ASHTE AI; PERVEQ SHBA-se TI THOTE STOP TKEQES NE KETE BOTE QE PROBLEM E KA ISLAMIZMIN!!!

    2. shtjefen palushi says:

      koqe kanari. gjerman nuk je? KOQE KANARI. po pate BOLE……… ngri zerin per te dhene pas ARIN E VJEDHUR nga banka dhe shteti grek.. ne luften e dyte boterore… po pate BOLE …. NGRE ZERIN PER DEMSHPERBLIMET E LUFTES per popullin Greek…GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE… po pate BOLE… AKOUZO MERKELIN per KRIME LUFTE….sepse me politiken e saj ….VRANE VETEN 3 2OO qytetar grek.
      do me ???????????????????????????????????????????
      o koqe kanari?

      1. ALBATROS says:

        Pak gjermane dhe te huaj vodhen floririn tone GJATE PUSHTIMEVE E QE NA BENE? Kam degjuar qe plot te huaj qe [as 1991 erdhen me aparate dhe zbuluan flori te fshehur, vodhen monedha antike dhe ikona, pasurite dhe thesaret tona, sot e kesaj dite ne shpella e Skraparit me e gjata ne EVROPE TE HUAJT VIJNE DHE KERKOJNE THESARIN E ALI PASHE TEPELENES, GJERMANIA,TURIA,ITALIA GREQIA DHE TERE TE HUAJT NA KANE BORXH JO VETEM MASAKRAT DHE COPETIMIN PR DHE SHPIRTIN NE SHQIPTAREVE, MEGJITHATE NE I PRESIM SI CLIRIMTARE, HISTORIA ASNJEHERE NUK NA KA MESUAR MESIMIN NE SHQIPTAREVE

  2. Teknokrati says:

    I dashur Wagner. 500 vjet para krishtit nje njohes i mire i strategjive te luftes Sun Tzu ka thene:”Arti i luftes konsiston ne mundjen e armikut pa u perballur me te” dhe me tej “Ai qe e kupton kur eshte momenti per lufte dhe kur nuk eshte do te jete fitimtari”

  3. Dardan says:

    Vagner, midis atyre dhjetramije kuptimeve ne artikullin tend, shoh se je nje admirues i diktatoreve me te tmerrshem te te gjitha kohrave, po, po , ti je nje admirues shume i ndyre dhe ereposhteruese i pushtuesve te medhenj, e i grabitqareve dhe skllaverueseve te popujve, Ti qen baltoz dhe pjelle e urryer e skllaverimit, pushtimet na i quan clirime, shkaterrimet e kulturave i quan pastrime. Artikulli yt meriton neveritjen me te tmerrshme sesa diktatoret dhe pushtuesit skllaverues te popujve, ti me gjithe diktatoret e sotem ne bote meritoni te cintegroheni deri ne atomin e fundit perberes te turpit dhe trurit tuaj te semure!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Franz, lufta do behet mos u merakos..Kur te mblidhen armet kimike dhe do behet ballanci qe sa ka marre gjate ketyre viteve dhe sa jane prezent, do dalin mangut..Duke dalur mangut, jep arsyen qe ka perdorur armet kimike..Dhe ajo automatikisht shkon ne konflikt..Quhet prove e PAKONSTATUAR..Kush tha qe u fal per c’fare akuzohet..

    1. Aleksander says:

      Prove e pakonstatuar ?!-Mos kishe nder mend e “pakontestuar” ,ose me sakte e pakontestueshme ?

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Nje error me tastieren e “kontestuar”..Se dal kundra vetvetes ne ato qe shkruaj pastaj ke te drejte..S’mendoj ndonjehere ne fjalet specifike…Muhabet moshe..

  5. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Obama duhet patjeter de nderhyje pas perdorimit te armeve kimike ne Siri nga Asad, hezitimi per te nderhyre eshte vetem frike e turpeshme per Obamen. Eshte hera e pare qe Amerika ka nje president te turpeshem.

  6. analist says:

    Wagner, nje gazetar i peshtire, prej atyre te peshtireve qe ndikojne ne shitjen e gazetes duke e peshtirosur edhe gazeten vete.

  7. tufa says:

    OBAMA ESHTE MJAFT I VONUAR ME SIRINE DHE GAZETARI GJERMAN KA TE DREJTE.

    Obama si asnje President tjeter amerikan preferoi te luante me finte dipllomacie me OKB-se dallkauke, e cila financohet nga SHBA dhe per t’i bere qefin Rusise dhe Kines la ne mjerim te papare nje popull te tere qe te masakrohet nga nje sadist dhe ANTIKRISHT i vertete biblik. Asad Sadisti i nuhati me dinakerine e Diktatorit Gjakatar “xhiblat e kurves” dhe pavendosmerine e Obames dhe hodhi ne perdorim armet kimike me shprese se rebelet opozitare do te friksohen dhe do te heqin dore nga rrezistenca e armatosur. Ne fillim tha se i ka hedhur opozita, me pas pranoi se i ka hedhur vete, bile deklaroi se ka shume tonelata te tjera ne depot e tij satanike me keto arme te shfarosjen ne mase. Me pas keto te VERTETA horror i pranoi edhe Rusia me Kinen dhe vendosen te kontrollojne Sirine ne perdorimin e tyre. Por eshte vone dhe ky regjim sadist dhe gjakatar duhet zhdukur nga faqja e dheut njehere dhe pergjithmone. Parafytyroni o debile dhe dallkauke albaneze qe i dilni ne mbrojtje regjimit te Asad Katilit sic mbroni figuren e urryer te enver Hoxhes ne vendin tone, por sikur Bill Klinteni te “vertiste bythen e kurves” dhe te mos vendoste me sulmin ajror kunder Serbise se Milloshevicit? A e keni menduar se cfare do te benin serbet ne Kosove? Mbase nuk ju a terret runi enverist, por ju a thote nastradini: Sot Kosova do te ishte rafshuar me faqen e dheut dhe kosovare dhe shqyptare do t’i hanin koken njeri-tjetrit ne brigjet e Adriatikut per krodhen e bukes.

    1. ramizi says:

      Problemi eshte se kush jane ata opozitaret qe thua ti? Sa per dijeni qe me shume ne ata qe po bejne rezistence ne dukje, jane EKSTREMISTE ISLAMISTE pluse edhe grupe te ALQAEDAS. Kame idene se dicka te thote kjo. Prandaje dhe USA po mendohet mirre, se ne vende te vere vetulla nxjerr dhe syte.

  8. leonardi antwerpen says:

    Barack Obama te vetmen gje qe mund te beje
    eshte te lyje bythen me kos

    1. mira says:

      Me kos grek…!?…greek yogurt..!!

      1. talebani says:

        mira ,nenen e paska pas hipi ky Obama .Nuk behesh xheloze pak?

  9. alb_man says:

    temen e semes ,mbi 2 miliarde € armatim kan shitur gjermanet ne vendet arabe(ne me pak se 5 vjet) ,duan lufte qe te shesim prap i vetmi vend me perfitim nga kriza ne gjith boten

  10. vloraku says:

    Sa trim ky Franzi.Ky qeka pa din e iman ,qenkerka djalli vet.Gjithe bota lutet per paqe e ky faqezi lutet per lufte.Ku ishe ti kur u masakruan me mijra ne Bosnje? Ik ore pirdhu ,mer me vete gjithe redaksine e gazetes me soj e sorollop dhe shko lufto ne Siri ne ta mban bytha.

  11. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Ketu shikoj disa komentues lulo qe nuk e kuptojne letren e gazetarit, por e kundershtojne duke menduar se do te ndeshkohet gazetari sepse disa shqiptar komentuan kunder ketije te fundit. Jo komentues, sepse ai gazetari qe ju drejtua Obames nuk ju lexon hic fare, edhe sikur vete Baze te kete komentuar kunder personit qe ju drejtua Obames, gazetarit nuk do t’ju bente vone. Pra ne komentues jemi te lexuar nga nje klase e ulet qe dhe replikon me injorance ne gazete ose edhe ne facebook.

  12. plaku says:

    Lexova letren e ketij Wagnerit dhe u habita.
    – Kush e lejon kete derr gjerman qe te ofendoje nene e Obames, babane dhe vete Obamen mbajtesi i cmimit Nobel per paqen.
    – Obama ne lidhje me luften thote :

    “Te qenit superfuqi eshte bere me e shtrenjte, qytetaret amerikane nuk duan me te luftojne ne vendet e largeta, te ndihmojne popujt e huaj per ndertimin e vendeve te tyre, nderkohe qe ne Amerike mbyllen zjarrefikeset dhe urat e vjetra rrezohen.

    Cdo president i ardhshem duhet te matet mire para se te investoje leket amerikane dhe gjakun amerikan

    Te mbrojme paqen me mjetet e luftes. Mos genjeni vehten, ne kete bote egzison e keqja. Nje ushtri pacifistesh nuk do te ndalte dot ushtrine e Hitlerit..

    Vrasja e terroristeve nuk largon terrorin nga bota, ai nuk ndalon spiralen e dhunes, edhe kjo eshte gjithashtu nje padrejtesi, qe njeriu ndermer per te ndaluar nje padrejtesi akoma me te madhe.

    – Kam pershtypjen se ky tip gazetari don qe Amerika te heqi geshtenjat nga zjarri per Gjermanine. Pse duhet te derdhet gjak amerikan dhe harxhohen leke te taksapaguesve amerikane dhe jo gjermane. Gjeramania e drodhi dhe nuk mori pjese ne luften kunder Ghadafit dhe tani kerkon perseri qe te derdhet gjak amerikan. Pse nuk i shkruan ky maskara Merkelit ?

    Bravo Obama. Ty te ka zgjedhur populli amerikan te mbrosh te drejtat e popullit amerikan. Le te luajne nje here bythen europjanet. Amerika eshte e pamvarur tashme nga nafta arabe dhe nuk ka interesa te behet xhandri i botes. Me vjen shume keq per femijet siriane. Keshilli i sigurimit duhet ta luaje bythen dhe jo te lere Ameriken vetem.

    Pershendetje

    1. gent says:

      O plaku mos gjak jevgu ti se nuk ka mundesi te flasesh ne kete menyre. Ketu nuk shtrohet ceshtja kush e ka zgjedhur kte majmunin hirko se e dime qe e zgjodhen sic zgjodhem ne Edin qe te heqim qafe Sale trapin. Problemi qendron ne faktin se nese nuk nderhyhet ne Siri do fillojne dhe ata palacot e tjere si koreja e veriut dhe irani edhe burkinafaso te bejne si garipa me arme kimike e bakteriologjike. Ok plako, dhe lexo mire biografine e atij kopilit te murrme qe nuk e takoji asnjehere baben dhe gjyshja vet run pulat ne kenia. ja kush e perfaqson ameriken.

      1. arbeni nga tepelena says:

        meqense thua per ato lloj armesh,sa te tilla gjenden ne irak? a po gabim te dhenash nga sherbimi i fsheht izraelit.e nje 5 vjecar nuk e beson kete gabim. te ftoj te lex sinagoga satanit.

      2. plaku says:

        gent,
        Une kisha keto gjera :
        – Edhe evgjitet jane njerz si ty dhe une.

        – Ti duhet te dish se, sulmi mbi Sirine do te ishe vetem per nje leksjon per Asadin. Problemi eshte se, tani rebelet komandohen kryesisht nga fondamentalistet qe, duan nje republike islame si Irani. Pra ne se hiken Asadi, boshlleku qe do lindi ne shoqerine siriane do mbushet nga fondamentalistat, pra Amerika ne vend qe te veri vetullat do nxjerri syte.

        – Rasti me i keq do ishte qe pas bombes se pare amerikane, Jesbollahet ne Libi ka shume mundesi qe te hedhin ndonje raket me saharine ne Israel dhe pastaj me siguri qe ne kete zone behet nami. Une nuk e di se cfare shkollimi strategjik ke ti dhe mendoj se nuk ke ti nivelin e instituteve te studimeve strategjike te Amerikes. Ne te dy jemi liliputa ne kete fushe.

        – Pse duhet te derdhet vetem gjak amerikan dhe te harxhohen leke amerikane. Pse nuk e ben kete pune Europa vete se bashku me Gjermanine?

        – Obama eshte zgjedhur per te mbrojtur interesat e popullit dhe shtetit amerikan. Amerika nuk eshte me e varur nga nafta arabe keshtu qe, nuk mund ti jusifikoje me popullit amerikan rolin e xhandrit te botes,dhe ne fund te fundit pse duhet ta bente? Ajo nuk ka nevoje me per naften arabe.

        – More djale, djali im i vogel eshte fans i madh i Obames dhe ne shtepi kemi mbi gjashte libra ne gjermanisht mbi Obamen dhe te shkruara nga Obama dhe me dhjetra stema dhe polstera te tij.Une keto libra i kam lexuar me laps ne dore dhe mendimet e Obames qe ke me siper jane marre nga keto gjashte libra. Obama ka jetuar me te jatin deri ne moshen tre vjec, kur i jati vajti per studime ne Harward. Pastaj kur Obama ishte 18 vjec i jati erdhi per kurim ne Havai dhe qendroi me Obamen ne shtepine e gjysherve te bardhe ( prinderit e se emes ) mbi nje muaj.

        – Mos valle njerezit qe ruajne pulat ne Kenia nuk jane njerez si une edhe ti?

        – Une falenderoj fatin qe, njerez si ti, nuk kane te drejte te zgjedhin se kush do ta perfaqesoje Ameriken. Obama e shoqja dhe i jati kane mbaruar Harwardin more djale dhe vjen ti nga diku dhe i shan. O Tempora, o moras!

        Pershendetje

        1. gent says:

          Do me falni per pergjigjen ndoshta jo te kulturuar me siper por, ne kundershtim me ju dhe pjestare te familjes tuaj, une kam shume pak respekt per Obamen dhe ameriken qe ai perfaqson. Obama perfaqson getot dhe kontigjentin e ndihmes sociale dhe jo ate te amerikaneve te vertete qe ne diten e votimeve duhet te jene ne pune, zotni. Amerika eshte vendi i mundesive dhe pa grinten dhe deshiren per tu pasuruar nepermjet punes nuk do ishte vendi qe eshte sot. Por zoti Obama eshte nje idealist dhe ndoshta do te barazohet me Owen duke premtuar reforma sociale dhe ekonomike per zhdukjen e varferise e te tjera si keto, por veshtire qe kjo te arrihet me libra i dashur.
          Te mbarosh Harvard dhe te shkruash libra nuk do te thote qe je politikan i madh. Ne radhe te pare taktika e Obames eshte e diktuar nga faktore te tjere qe nuk kane lidhje me naften. dhe ai tani ndodhet ne pozicionin me te keq te mundshem. Ai eshte zene shah mat. Izraeli ne njeren ane, Rusia dhe Irani ne anen tjeter. Sot vendoset nese Amerika eshte superfuqi apo jo. Edhe vete kongresmene e senatore amerikane e akuzojne ate qe nuk ka shtylle kurrizore dhe nuk mer dot asnje vendim.
          Mbani mend dicka plaku: Shqiperia pa nje Amerike te forte nuk i ka punet mire. Shpresoj shume qe te jem i gabuar por koha do ta tregoje

          PS. Esbollah eshte organizate nga Libani dhe jo nga Libia

      3. ARUSHA says:

        pse obama eshte fajtor per prejardhjen e tij ?

    2. Ben says:

      Plaku, me kane pelqyer komentet e tua ne pergjithesi. Kjo e sotmja po me habit vertet, Obama eshte turpi i Amerikes, Premtoji dhe foli shume gjate fushates presidenciale por nuk beri ASGJE. Persa i perket luftes ne Siri……ai si person nuk do tja dije fare Eshte turp qe Rusi te tremb Ameriken.

  13. uo cap says:

    O njerez a e kuptoni qe nuk esht ter populli sirian kunder ASADIT prandaj nuk egziston e drejta nderhyrjes, se po u ngrit pjesa tjeter per mbrojtien e asadit qe nuk jan pak po jan shumica e popullsis atehere si do veproj europa dhe amerika, a e kuptoni qe ne kte vend luhen interesa politike dhe fetare ,a nuk po e shikoni qe kan shkuar kushedi se sa islamik SHQIPTAR dhe luftojn per xhihadin ne siri,a e dini qe siria esht nje shtet laik dhe jan interesa te caktuara per ta larguar asadin dhe ktyre interesaxhive mender as qe i rruhet per popullin por bejn si human per te fituar ate qe duan,BARAKO duhet te mendohet mir,kur i del kundra dhe GJERMANIA? ITALIA DHE BRRITANIA,duhet te mendohet.

  14. pelivan says:

    O tufa,tufa borzilok,vaditur mu uje e lot.,ne te mbollem rrall,ti na mbive tok…. Ti je bere i pa besushem or mik,biles edhe kur ke te drejte,sorry…

  15. Ilia says:

    Ky Franci do kete tha ndonje shishe wiski te thartuar.

  16. Ilia says:

    Me sa duket gazetari nuk e di qe ne Siri Rusia ka nje baze te madhe ushtarake,Kina e madhe India Irani mbrojne Asadin,opozitaret siriane akuzohen te lidhur me terrorristet e al-kaedes..Obama nuk eshte i madh sa Aleksandri se ai do mbahet mend edhe nja 2-mije vite te tjera si padron dhe pushtues i botes.Obama nuk eshte frikacak por amerikanet nuk kane interesa per sirine se po te kishin Asadi do kishte mbi 2 vite qe do ishte shporrur dhe nuk do sillte mbi 100 mije te vrare ne popullsine e vet.me sa duket armet amerikane nuk kane filluar te ndryshken dhe e dyta Obama nuk do qe te tallet si Bushi qe doli zbuluar ne Irak.Kot nuk thonte xhaxhi yne se aty ku ka nafte ka me siguri grup armiqsor ,Siria nuk eshte fuqi energjitike e berthamore ashtu si Albanistani i Berishes

  17. Zeka says:

    Punet po ecin mjaft bukur.
    Bravo Obama:Je praktik i fjales se urte te popullit Shqiptare.
    “Mishi te piqet dhe helli te mos digjet”.

  18. tori says:

    shume interesante,

  19. Wendy-B says:

    O njerez qe doni lufte, pse nuk shkoni vete ne lufte , te ndihmoni ” vellezerit” tuaj . Pse duhet te vriten bij nenash , qofte dhe anerikane ne nje lufte civile , ku njera pale eshte me barbare se tjetra. Boll u be polic i botes vertet. Ka probleme te vetat per te zgjidhur, te shohi shpin e vet me mire.

  20. Aron says:

    Ne politike cdo e mire ka kohen e saj. Politikisht eshte mekat te mos i japesh nje shans paqes. Duket se presidenti amerikan po operon me nje kujdes te admirueshem. Veprimet e koheve te fundit kane arritur qe Asad te kuptoj dhe te bindet per seriozitetin tyre. Keto veprime, si hap te pare kane bllokuar operacionet cnjerezore te diktatorit. Dhe kjo nuk eshte pak.
    Sidoqofte, gazetari duhet te kuptoj se Obama nuk mund te behet kurre fajtor per situaten. Jo vetem kaq, por zoti gazetar duhet te beje te qarte, se perse, ate qe i kerkon Obames, nuk ja kerkon Kancelares se vendit te tij? Sa te shijshme duhet te duken geshtenjat, kur dikush tjeter djeg duart per ti ofruar ne pjate te qeruara!!.. Cdo njeri me mend ne koke besojme e kupton fatkeqesine qe u ka rene, apo ja kane kane ngarkuar vehtes amerikanet per te normalizuar jeten shoqerore te popujve, te neperkembur keqas nga baarbaret qe ata vete kane pranuar ti vene mbi krye.

  21. Petrit Xhaho says:

    …Ne radhe te pare mendoj se eshte mungese culture dhe gazetareske qe nje gazetar te kritikoje apo ofendoje nje qeveri apo president te huaj pa ju drejtuar qeverise apo presidentit te vendit te vet me pare. Pse nuk thote qe Europa ka lidur dhe do vdese frikacake duke lejuar me shekuj te tere genocided me te medha qe ka pare bota duke filluar nga furat e ebrejve, nga masakrat ne Bosnje, nga masakrat ne Kosove. E pse quhet frikacak Obama se respektoi kushtetuten e vendit me demokratik ne bote per te mare miratimin per aksion nga kongresi dhe nga populli qe e votoi (perfshi dhe voten time). Jo kjo nuk eshte frike zoti gazetar kjo eshte respektim I votes dhe votuesit, respektim I kushtetutes te vendit qe I dha dhomen ovale presidentit tone Barack Obama. Ne qofte kerkon nje bote te paster pa lende kimike, berthamore pa arme e luftra atehere drejtoju qeverise tende dhe vetem tende per mos shitur arme ne radhe te pare dhe per tu ber polic bote po eshte nevoja. Amerika ka derdhur shume gjak dhe lek anembane botes, I takon botes ti dale zot vetes. Kemi vendin tone tani per ta regulluar dhe pasuruar.Frikacak ? me bere te qesh. Provoje nje here dhe ceno lirine apo sigurine e ketij vendi qe ta provosh ti dhe kuzhdo tjeter se cdo te thote Zyre Ovale.

  22. daku says:

    E dini sa pjerdh Wagneri per ju!!!! Ai gazetar tek Bild ju me nai katun te baldushkut komentoni kte… pirdhni pirdhini se liroheni

  23. georges says:

    Franzi eshte nje gjerman i djegur per lufte, dhe shan ke te mundi se e di qe gjermania i ka te dyja kembet dhe duart te lidhura,s’ben dot nje kompani ushtaresh, dhe me mendjene nje uloku si mendja e Presidentit tone te nderuar, don te preki ne seder Obamen dhe fuqine e Amerikes! Po te kish mendjen tende, mor Franz, Presidenti i SHBA-ve, nuk do kishe as leter as laps, se bota do kish nisur nga e para!hahahahahah

  24. arbeni nga tepelena says:

    mos eshte gje hebre ky.

  25. hajduti says:

    qenke nje izralit i poshter ju ,prandaj bota njerzimi miliarda njerez te vuajtur ,presin buke kupton ti o ndyresire qe ke milionat, dituri arsim mirqenie pasterti respekt gjalleri ,nuk eshte ajo qe thua ti, ku fle ti, sa ke ti, qe boten nuk e njeh, pa dile perpara atyre dhe thuaji te verteten ,jepu nje cope buke pak uje per tu lare nje aspirine ne mundesi per ta shpetuar nga dhimja shekullore qe mbollet ju ne kete plane, plere e shekullit je, tjeter mbollet siden kancerin neser dicka tjeter e tjeter dhe ku ta di une se cfare, buthqire bedofil travesti dhe shume te tjera ,une kam nje ender ????? dhe di ti shume mire se cdua te te them jeto i have e dream, poshte ti dhe qofsh i mallkuar

  26. Grenxa says:

    O ju pro amerikane, nuk esht aq e lehte te bombardojne Sirine se po te ishte kishin nderhyre me kohe amerikanet. Siria pervecse esht e fuqishme ushtarakisht vete ka dhe aleate te fuqishem qe ja kan nevojen per te pasur influence ne lindjen e mesme ( Rusia, kina) si dhe komshi goxha te fuqishem si Irani.
    …Ndaj mendojeni dhe ju nje her se si esht me e mire sepse nje veprim ndaj sirise mund te sjelle luften e III botrore pa e ekzagjeruar fare!

  27. BUSH says:

    Bravo zoti Obama Rusia mbetet e fort eshte e frikshme

  28. Gjeralb says:

    Bravo Obama! Amerika ka shume te papune, ka shume varferi, ka shume semundje; mos i gjykoni Shtetet e Bashkuara te Amerikes nga reklamat e TV apo telenovelat Beautiful; keto fjale m’i tha nje grua shqiptare qe punon bukepjekese ne turnin e trete ne nje restorant amerikan.

    1. mirel drejtesia says:

      Nuk eshte e vertet,asnje person ne Amerike nuk mbetet i pa pune.
      Ajo gruaja do ket qen per momentin ne gjume dhe ju ka folur e pergjumur……..

      1. ARUSHA says:

        AMERIKA KA 60 MILION TE PA SIGURUAR NGA ANA SHENDETSORE DHE TE SHUMTET E POTORIKENEVE DHE TE ZINJVE JANE TE PA PUNE DHE PA PROFESIONE

  29. ARUSHA says:

    FRANC JOZEF WAGNER KRIGT NOTEN 6 FUR DIESEN ARTIKEL !

  30. Pavarësia says:

    Ky analsti gjerman, mund të jetë ndonjë nip i Adolf Hitlerit. Fara e keqe nuk zhduket lehtë. Rasti tragjik i Sirisë mund e duhet të mbyllet në rrugë diplomatike. Edhe sikur Rusia dhe Kina të jenë dakord për një goditje ,,rrufe” të diktatorit hitlerian Asad, të çmendurit iranianë nuk do të rrinë duar lidhur. Sa për të bërë hatanë ata kanë edhe armë edhe lajthitjen karakteristike kamikaze. Asadi mund e duhet shkatërruar ndryshe.

  31. mirel drejtesia says:

    kur europa u terhoq ….tash mos duan te ferkojne duart,te bejne sehir?

  32. Jam dakord me ju miq qe po thoni se Amerika menon per Ameriken, pra Siria duhet te menoje per veten, kete te kuptoje qe rebelet jane bere ure qe po djegin vendin & femijet e tyre, assadi te mos merret me boten por te gjeje marreveshjen; s’e ben dot, te ike!
    Kjo kasaphane deri tani nuk permbyset me nje tjeter qe thote ky gjermani, qe merr kot!

    VETJa te shpeton!

    1. O Milet shqipfoles, servil e injorant qe nga lindja, po si ka mundesi qe te jesh njeriu e shteti me i fuqishem ne cdo drejtim ne Bote dhe te lejosh Diktatore e rregjime Diktatore te vrasin mbi 250 000 femije+gra+ burra+rini+pleq ne nje lufte-civile mbi 30-muaj, qe shkon deri tek perdorimi i armeve Kimike (mbi 1400 te vdekur dhe mbi 3500 me pasoja nga arma Kimike) te ndaluara nga OKB (organizate KUKULL ne shumicen derrmuese te ngjarjeve Nderkombetare) qe ne vitet e para pas luftes se Dyte Boterore. Pra; njeriu dhe shteti me i fuqishem i Botes me aleate te fuqishem te Europes Perendimore, si Franca dhe Britania e Madhe, mesa duket fjalimin e nje viti me pare mbi “Mos kalo Vijen e Kuqe Bashar al Assad” e ka gelltitur, ndaj Bashar al Assad do manipuloje me ndihmen direkte te Rusise se carit-famekeq Putin, te ashtu shpalluren “Kontroll Nderkombetar te Armeve Kimike Siriane”. Manipulim qe do habisi gjithe Boten kur te dali e te thote se kishte disa fuci dhe raketa me mbushje Kimike, dhe ja ku i keni o ju a dorzoje, nderkohe qe po fsheh pikerisht keto dite e ore me ndihmen direkte te KGB Ruse te Putinit qindra e mijra mbushje Kimike, qe edhe mund ti perdori perseri ne muajt ne vazhdim. Mjafton qe mashtroi njeriun dhe shtetin me te fuqishem te Botes per 21-Gushtin, dhe rruga ju la e lire tashme te vrase e te helmoje sa here te doje me vite e vite nje popull mbi 20-Miljon. Te heqim dore o Milet shqipfoles nga servilizmi e injoranca, e te tregohemi koherent si per te mire e si per te keq, kushdo qofte “Personazhi” Shqipetar apo i Huaj, sepse Diktatoret dhe Diktaturat duhen rrezuar e cfarosur me cdo cmim, ndryshe po na vjen FUNDI i Botes nga tipa si Bashar al Assad e Putin, e disa te tjere, qe per fat jane PAK.

      1. gent says:

        ja the po kujt ja the. edhe i jati i ketij presidentit te sotem sirian ka zhdukur nje qytet prej 30,000 vetash brenda nates ne vitet shtatedhjete por sirianet nuk u zgjuan dot atehere. ketu po kryhen krime ndaj njerezimit dhe mosndrhyrja eshte bashkefajsi.

  33. Viza says:

    Mos e ka me dobicllek ky djali kur thote “Ju jeni polici i planetit” ?
    Kush e zgjodhi kete polic ?
    Me sa di une ne kemi OKB, Keshillin e Sigurise etj. etj.

  34. Shqip says:

    Herr Framz ka dhe media e burime të tjera, që tregojnë pjesën që ju nuk e tregoni dhe duket pamja e plot . Ja ku e ke një direkt nga terreni http://www.repubblica.it/esteri/2013/09/09/news/quirico_finte_esecuzioni-66170486/

  35. ARUSHA says:

    OBAMA NUK DO E MARRE KURRE ROLIN E RACES SE BARDHE VRASESE

  36. adi says:

    C’po ben Gjermania o Franz?..si nje nga vendet me te zhvilluara te planetit.Nuk i eshte ndjere zeri fare per Sirine..pse nuk i kerkon llogari qeverise tenede qe i jep voten se Obama i jep llogari popullit amerikan qe e voton dhe gazetareve demagoge si puna jote..Mbi 80% te amerikaneve nuk duan lufte! Obama ka per detyrim te ndreqe SHBATe dhe jo te behet polici i botes..boll e beri rolin e policit dhe pa sukses, vetem i ka perkeqesuar gjierat me nderhyrjet luftarake. Wellcome to the New Era Franz! Epoke e Botes 3polare

    Ja dhe e verteta se kush e do luften per ata qe duan ta dine
    http://www.nytimes.com/2013/09/10/world/middleeast/lobbying-group-for-israel-to-press-congress-on-syria.html?_r=0

  37. Fieri says:

    Eshte e frikshme Rusia amerika e di mire kete

  38. Shia's the Real Islam says:

    Une do te thoja qe ju Franz Josef Wagner, jeni nje burracak trurrjedhur qe njelloj si Obama i zi, i jeni shitur Sinizmit!
    Fara juaj e ndyre qe kerkon luftera dhe gjak te pafajshem, nje dite te aferme do te ndeshkohet per krimet ndaj njerezimit!
    Jashte ndyresirat sunito-sioniste nga trualli sirian, jete te gjate presidentit sirian Bashar al-Asad!

  39. Zef Kallami says:

    Ky duke dasht te fajsoj presidentin Obama.Ne fakt i ben ndere duke e cilesuar frigacak me kete tregon qe Presidenti asht njeri me mend.
    Presdienti Obama jo vetem qe e deklaroi qe ne fillim se kam ligjin,tagrin me i nderhyr ushtarakisht.Po asht ma mire te merret dhe mendimi kolegjial i kongresit.Nese Assadi e tregoi veten trim,po nul me mend.Solli kete katastrofe lufte kimike duke shuar perfundimisht deri dhe foshnjet krejtesisht te pafajshem vetem e vetem se kishin lindur ne ate Siri.
    Kushdo qe mbron Assadin tregon munges intiligjence njerezore.Asht kundra jetes se shoqerise mbi toke.
    Ne fund te fundit.Asht caktue nji kohe prej 45 ditesh.Nji veprim mjaft i zgjuar.Per te sjellur zgjidhje ne nivelin e duhur.Qe njerzit te kene kohe per ti thirrur mendjes.

  40. TreDyNje says:

    E Lexova letren e ktij wagnerit. E i lexova edhe komentet e njerezve. Me pelqyen, dhe mbi te gjitha, me pelqeu se “Te gjithe jane kunder Luftes”, por duke shprehur keqardhje per femijet sirian.

    E vertete, Obama nuk do ta fusi ameriken ne lufte… eshte president i zgjuar po gét, dhe njeri qe ka lexuar edhe nga bota islamike.

    E meqe ra fjala per literaturen islamike – per ata qe besojne ne islam dhe ata qe nuk besojne, po kujtoje nje fraze te profetit Muhammed ( po e nxjerri vetem kontekstin, ngase fjale per fjale se maj men):

    “Para kijametit “dites se gjykimit” do te dali dexhxhalli ne tokat e shamit, me forme njeriu, do te beje fesad-do t’i fus njerezit ne lufte me njeri tjetrin…dhe do te vije nje “ushtri e madhe qe s’ka njohur historia ndonjehere”” dhe do te HYJ ne luft, dhe do te bjere po ne tokat e shamit…” vazhdon citati, por lus ata qe e dijn kete argument, ta postojne ketu!

    Pra, Tokat e Shamit perfshijne: Sirine, Jornanin, Libanin, dhe ca shtete te tjera aty perreth…

    Sa per ushtrin me te madhe: A njeh bota ushtri me te madhe se ajo amerikane?! JO!

    Dhe SHBA do te hyj ne lufte…dhe do te humbin, do te bie atyyy perfundimisht. Amerikanet nuk jane budallenj- kane lexuar nga e gjithe bota, dhe i dijne keto argumente, prandaj obama ngurron… tekemrama: pse te jete ai qe e filloi renien e nje perandorie?!

  41. arber says:

    KY ZOTRI SIPAS MEJE NUK E KA HALLIN TEK POPULLI SIRJAN POR TE FAKTORIZOHET SI NJE PERSON I VECANT QE MUDE TI JAP LEKSONE POLITIKE EDHE OBAMES.LETRA ESHTE E NJE NIVELI MEDIOKER EDHE ME GABIME HISTORIKE …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje