INTERVISTA/ Topi: Qytetarët tani janë më të lirë. S’ka bashkëpunim me PD-në sa kohë është Berisha aty

11 Shtator 2013, 09:00Politika TEMA

Edhe pse nuk arriti të përfaqësohet në parlament, FRD nuk është e humbura e këtyre zgjedhje. E vetmja përgjegjëse për humbjen e të djathtës është PD. Kjo ka qenë deklarata e kreut të FRD dhe ish- presidentit të vendit, Bamir Topi, pas një shkëputje të madhe mediatike që prej zgjedhjeve të qershorit në emisionin e parë të sezonit të ri të “Tonight Ilva Tare” në RTV Ora News.

Dhe pse u fol shumë në media për një takim mes tij dhe kryetarit të PD, Topi deklaroi se nuk ka pasur asnjë takim me të, madje shtoi dhe një “ultimatum” ku deklaroi se sa kohë Sali Berisha do jetë pjesë e PD, qoftë dhe në pozicionin e deputetit, nuk do të ketë bashkëpunim FRD- PD.

Me një gjuhë të ashpër është karakterizuar e gjithë analiza e tij për e figurat politike të Sali Berishës dhe Jozefina Topallit, por ndërsa kryeministrit të dorëhequr ia njohu meritat si në drejtimin e PD ashtu dhe qeverisë, për ish-kryeparlamentaren ruan në memorie drejtimin më të keq të Kuvendit në gjithë historinë e pluralizmit.

 

Jeni dhe kumbari i nisjes së sezonit të ri të “Tonight”, patët një tërheqje të madhe nga mediat që pas përfundimit të zgjedhjeve, pse?

Ka qenë një kohë për të tjerët jo për ne, është momenti të trajtojmë çështjen e ditës që është politika, për t’u futur fort në rolin që ka politika në vend. Ka qenë periudhë tranzicioni, çdo gjë është konsumuar brenda radhëve tona mbi rezultatin jo në publik. Ka pasur një analizë, veç gjetjes së arsyeve se pse FRD nuk përfaqësohet në parlament, do hartojmë një perspektivë të qartë për strategjinë politike në vijim. FRD do jetë streha e vërtetë për të gjithë demokratët, jo çdo gjë kondicionohet nga emri.

 

Do jeni opozitë e opozitës apo mazhorancës?

FRD është parti e qendrës së djathtë, në rast se do ndeshim opozitarizëm brenda opozitarizmit, nuk është faji ynë. PD ka përgjegjësi historike për gjithçka ka gatuar gjatë viteve, përpos humbjes në 23 qershor.

 

Jeni parti e re, por kishit ambicie të mëdha, pretendonit grup parlamentar para 23 qershorit?

Pa u futur në një analizë të hollësishme, do trajtoja në mënyrë komplekse çështjen e riskut të futjes vetëm në zgjedhje. Tek ne prevaloi morali politik sesa një kalkulim i çastit. Ndryshimet kushtetuese që u bënë, nuk u përgjigjen realitetit. Dhe e treta, çështja që ka të bëjë me financimin e partive. Pra janë elementë kompleksë, rezultati i marrë nga FRD është shumë premtues kështu që s’jemi të zhgënjyer.

 

Po akuzoni se parti të mëdha u përpoqën t’u dëmtojnë, kush?

Kolegët e mi kanë denoncuar klimën e represionit të atyre që ishin në pushtet.

 

Vota e FRD u deformua?

Faktet nuk mund t’i marrësh kur nuk ke komisionerë, sigurisht informacione ka. Por deri sa nuk kemi fakte, nuk mund të sulmojmë. Por klima ka qenë e tillë që ka pasur elementë që ka sjellë një rezultat që ka pasur deformacionin e tij. Në mënyrë harmonike flitet kudo, në mënyrë të veçantë edhe në Tiranë, ku ne mund të kapnim dy mandate.

 

A është politika e pamoralshme?

Nuk është katastrofë sot të mbetesh jashtë parlamentit. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në të njëjtat standarde, edhe nëse do merrnim një pozicion politik sot, do mbanim të njëjtin qëndrim. Me PS nuk mund të shkonim sepse është parti e majtë, me PD i kemi thënë arsyet.

 

A mos duhet të kishit qenë më agresivë gjatë fushatës?

FRD ka bërë një fushatë si të ishte parti tradicionale, duke marrë në konsideratë dhe formimin specifik të audiencës. Defekti nuk ishte tek ne. Në politikë njeriu i ka sfidat të tilla që s’mund të parashikojë gjithmonë rezultate shumë të mira, por jam i lumtur në një sens tjetër, jam i lumtur që parlamenti shqiptar ka 140 gra dhe burra më të zotë se unë, këtu i referohem Ciceronit dhe jam realist dhe aspak ironik. Të gjithë kanë deklaruar se këto zgjedhje kanë qenë në standardet më të mira, janë certifikuar dhe nga institucionet ndërkombëtare.

 

Pati një moment që menduat të tërhiqeni nga politika pas zgjedhjeve të 23 qershorit?

Këto nuk janë vendime që domosdoshmërisht lidhen me gjendjen tënde, kondicionohen dhe nga mendimet e kolegëve dhe njerëzve. Por nuk e kam menduar, kjo betejë FRD i ka dhënë më shumë eksperiencë dhe për të qenë gati për betejat e tjera.

 

A ndjeheni fajtor për humbjen e së djathtës?

Absolutisht. Pas largimit nga Presidenca ju ktheva politikës për ta nxjerrë të djathtën nga ajo situatë e vështirë, që e çoi ai që sot është larguar si kryeministër dhe kryetar i PD. Kam qenë vazhdimisht në një debat të hapur për çështje që jo vetëm lidhen me historinë e së djathtës, pronarëve, të përndjekurve politikë, qytetarit, institucioneve të vendit. U ktheva për të kontribuar për forcimin e së djathtës, krijimin e një strehe të vërtetë për demokratët, askush s’mund të ankohet që nuk kishin një strehë, është. Duke qenë të lirë nga sundimi represiv i kryeministrit, njerëzit mund të ndërgjegjësohen. Situata ka ndryshuar, përtej përpjekjeve të atij që ishte në pushtet, unë nuk besoj se do jetë ajo klimë që ishte. Klima do të shtensionohet nga pikëpamja politike dhe në raportin e qytetarëve me institucionet.

 

Nuk i përmendni emrin zoti Berisha?

Unë jam mësuar t’i trajtoj gjërat në mënyrë institucionale dhe jo personale, sot nuk përfaqëson asgjë. Njeriu duhet të jetë koshient për pozicionin aktual. Fakti që sillet ende si kryeministër, duhet të bëjë kujdes sepse nuk është një dramë. Uroj të mbajë fjalën dhe të lirojë vendin dhe të mos trazojë ujërat. Ne jemi çliruar, jo unë personalisht, qytetarët janë më të lirë për të zgjedhur. Atë vazhdon ta mundojë fakti që nuk është protagonist, do të mbajë të njëjtat kontakte me publikun. Ne qytetarët e Tiranës kemi një shprehje “Kush është mësuar, nuk rri pushuar!”

 

Keni vërejtje nga tironsit për votat në 23 qershor?

Nuk i kam ndarë qytetarët.

 

Pse ky rezultat për PD?

Zhgënjim nga një politikë antipopullore, nuk ofroi gjë tjetër vetëm klientelizëm. Rasti më flagrant ishte raporti me institucionet e shtetit, 21 janari ishte rasti më flagrant që çoi dhe në vrasjen e qytetarëve. Pastaj është Gërdeci, shumë momente që lidhen me korrupsionin qeveritar, sjelljen arrogante me institucionet e pavarura. Shqiptarët, pavarësisht nga formimi, ditën të reflektojnë në mënyrë të unifikuar për të thënë që e ardhmja duhet të ndryshojë.

 

Qëndrojnë argumentet e kryeministrit të dorëhequr Berisha rreth humbjes së PD?

Ndoshta dhe qëndrojnë, por në substancë ka qenë politika negative e qeverisë që tentoi të shkojë në plotësimin e interesave vetëm të një grupi të caktuar. Standardet ekonomike në vend lënë shumë për të dëshiruar.

 

Gjithçka është përgjegjësi e Sali Berishës?

Në një farë mënyre po, mori gjithçka në dorë, funksionoi me emërime. Verdikti i popullit është i respektueshëm. Fakti që ajo parti nuk ka bërë zgjedhje, e tregon dhe më shumë këtë.

 

PD ka bërë zgjedhje, pse thoni që s’ka bërë?

Zgjedhjet nuk përfundojnë me zgjedhjen e kryetarit. PD për mua është uji i kaluar. Ka kohë që ajo merkato është mbyllur mes meje dhe asaj partie.

 

Si e shikoni procesin e zgjedhje së Bashës si kryetar?

Është çështje e brendshme, s’dua të futem në këtë lloj diskutimi.

 

Si i keni parë qëndrimet e zonjës Topalli pas humbjes së zgjedhjeve?

Unë mbaj mend një shprehje që gati u kthye në ritual, ku ajo thërriste “përjetësisht me zotin Berisha”. Me sa duket ai fat i është rezervuar edhe asaj. Është e papranueshme që kryetarja e kuvendit të Shqipërisë të bëjë atë sulm të paprinciptë, arrogant, për një përfaqësues të një shteti siç është SHBA, që ka qenë shans për shqiptarët ta kenë aleat. Dhe kjo ndodh në mënyrë të përsëritur. Kjo e vesh me një përgjegjësi politike, morale dhe institucionale. Ambasadorët e SHBA kanë qenë qytetarë emblematikë të këtij shteti të madh, kanë ditur të trajtojnë me shumë kujdes çështjet, kanë dashur të japin ndihmesën për konsolidimin e institucioneve në vend. Fakti që përfaqësues të rëndësishëm të shtetit marrin në konsideratë emocione të pushtetit për të sulmuar ambasadorët i bën dëm vendit.

 

Topalli tani nuk është më kryetare e parlamentit, si ka qenë drejtimi i saj si kryeparlamentare?

Ka qenë një drejtim mizerabël, drejtim shumë i dobët, aspak në kulturën qytetare, një servilizëm politik. Një trajtim gati- gati halabak ndaj opozitës. Parlamenti u vendos në kontroll të saj, nuk ka pasur ndonjëherë drejtim më skandaloz.

 

Mendoni se do ketë rol drejtues në PD?

Nuk më intereson fare, për mua është një objekt i harruar.

 

Ishit ndër të paktit që artikuluat qartë mundësinë e rrotacionit, largimin e PD?

E kam përdorur këtë term si element substancial, është nevojë që shoqëria të ecë përpara. Ndodh në çdo vend demokratik dhe nuk e konsideroj si dramë. Në rast se faji kalon mbi qytetarin, tregon se ky pushtet që iku ishte me elementët më antidemokratik.

 

Si e shpjegoni rezultatin e LSI?

Do ta vlerësoja, ka bërë progres. Në demokraci duhet të jesh shumë objektiv, nuk ka arsye të mos e vlerësoj performancën e zotit Meta, sjelljen e tij në raport me koalicionin me PS.

 

Meta u zgjodh me 91 vota në krye të Kuvendit, ka krisje e djathta?

Ka 8 vota evazion nga e djathta, brenda saj ka elementë që nuk kanë besim më tek ai formacion. Në demokraci formacionet politike janë të tilla, me kalimin e kohës vjen nevoja për rrotacion politik. Fakti që vota e fshehtë tregon një lloj simptome të qartë lë këtë përshtypje, por nuk besoj se do ketë largime të deputetëve. Është një ekip që ndonëse ka pasur tendenca të debateve të brendshme nuk do ketë shpërndarje të grupit parlamentar. Unë nuk kam asnjë lloj kontakti me eksponentë të asaj partie.

 

Po tërheqja e deputetit të PD?

Është zgjedhje personale, sipas rregullit e merr vendin ai që është pas tij në listë.

 

Si po ju duket zoti Basha në krye të PD?

Është në pozicionin e tij, s’ka asgjë të jashtëzakonshme. Nuk jam takuar me zotin Basha. Historia e medias është shumë interesante, kam preferuar të mos prononcohem. Nuk ka asnjë zë të vërtetë që FRD mund të shkojë drejt një afrimi me PD, aq më pak për tu shkrirë me të. Periudha e pas zgjedhjeve vetëm sa e ka larguar FRD me PD. Nuk kemi pasur asnjë takim apo kontakt njerëzor me zotin Basha gjatë kësaj periudhe.

 

Nëse Basha ju fton për tu shkrirë apo për një bashkëpunim, do pranoni?

Për t’u shkrirë nuk bëhet fjalë. Bashkëpunimi ka qenë i kondicionuar me largimin e zotit Berisha dhe sa kohë ai vazhdon të jetë aty nuk mund të ketë bashkëpunim. Unë nuk bëj politikë personale. Sa jetë të kem, unë nuk do të kem bashkëpunim apo komunikim me Sali Berishën. Ka një profil të ndryshëm nga Nano, ai ka pasur një komunikim qytetar, pavarësisht defekteve. Nëse më duhet të bëj diferencën mes tyre, mund të them se kanë ndryshime esenciale. Nuk jam për të mohuar kontributet, Berisha është lider historik i PD, me emrin e PD janë lidhur shumë ndryshime në këtë vend. Nuk jam nihilist. Kontributet janë të vendosura në funksion të kohës.

 

Kush mund ta zëvendësojë figurën e Berishës?

Secili bën lojën e tij. Misioni im tek FRD është një mision jo karriere, pasi e kam realizuar në mënyrë të kënaqshme, por do të influencoj për të kthyer standarde që u shkelmuan nga ata që kanë mbajtur flamurin historik të së djathtës.

 

Mbetet i vështirë misioni i opozitës, nisur nga numrat?

Kjo qeveri e së djathtës është larguar duke mbajtur mbi vetë mëkate të mëdha. E djathta ringrihet duke bërë një reflektim të thellë. Ajo do të ngrihet kur në të do të ketë njerëz të djathtë. Të djathtën e ka drejtuar një ish komunist i devotshëm. E djathta është tradhtuar pikërisht nga infiltrimi jo vetëm i njerëzve, por dhe i një psikologjie të periudhës komuniste.

 

A mund ta bashkojë Basha të djathtën?

Nëse do ketë profesorin dogmatik, nuk besoj se do ketë ndryshime. Nuk mund të kemi bashkëpunim mekanik, duhet të jetë funksional. Unë nuk shikoj asnjë performancë të një grupi apo individi që mund të konsiderohet i djathtë. E djathta ka nevojë të riformatohet dhe një nga partitë që mund ta bëjë këtë është FRD, e cila nuk ju largua moralit politik. Unë besoj se ka njerëz të papërfaqësuar, çdo ditë ka prurje, ka personalitete që rrinë në hije, largohen, anatemohen nga politika.

 

Pse duhet t’u besojnë ju demokratët, jeni dhe jashtë parlamentit?

Politika huk bëhet vetëm në parlament. Urojmë që parlamenti të miratojë ligje të mira për shqiptarët, të kontrollojë ekzekutivin. E meritonte Spartak Ngjela të ishte jashtë parlamentit, absolutisht jo. Do kishte nevojë për figura të tilla si ai. Është njeriu më ekzemplar që mund t’i referohem për jetën e tij, karrierën, do ishte tek ai grup i vogël i senatorëve shqiptarë që nuk duhet t’i mungonin parlamentit. Vetë zoti Basha është jashtë parlamentit, por kjo s’do të thotë se nuk është një zë i fortë politik.

 

Nga rezultati i FRD në zgjedhjet e qershorit rezulton se PD e mban Bashkinë vetëm me votat e FRD, do keni bashkëpunim për zgjedhjet lokale?

Zëri i arsyes mund të jetë dhe jashtë parlamentit. Çdo njeri që mund të deshifrojë kodet që unë dhashë mund të përcaktojë të ardhmen.

 

Si e shikoni përplasjen mes opozitës dhe mazhorancës për shqyrtimin e programit qeverisës?

Është domosdoshmëri që vetë kryeministri duhet të shpërndajë programin. Komunikimi zyrtar duke ia çuar çdo deputeti nga administrata e Kuvendit, është shumë e rëndësishme. Ai nuk duhet të nxitojë kur priti kaq, pa për dy muaj kryeministrin në ikje duke konsumuar në mënyrë më barbare pushtetin, duke shitur gjithçka. Nuk duhet të nxitohet, parlamenti duhet të ketë kohën e nevojshme për të bërë debatin e nevojshëm për një çështje kaq të rëndësishme. Nuk mund të kalojë në afatet që i intereson opozitës, por duhet të jepet koha minimale. Një debat i menjëhershëm nuk i bën nder atij si kryeministër. Numrat i ka, nuk e rrezikon asgjë, përplasja e sotme ishte e panevojshme. Qeveria e re nuk ka interes të futet në klimë tensioni. Duhet të japë kohën e nevojshme, 48 apo 72 orë. Ndërkaq parlamenti i ri duhet të rivlerësojë se cili do jetë fati i komisionit parlamentar për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

15 komente në “INTERVISTA/ Topi: Qytetarët tani janë më të lirë. S’ka bashkëpunim me PD-në sa kohë është Berisha aty”

  1. N Shabani says:

    Shume mire ben qe nuk bashkepunon me ate hajdut por duhet te levizni shume Zoti Topi juve nuk ju mungon asgje, jeni shume me i mire dhe i paster se ata hajdutet e tjere te PD me Saliun e Jozefinen ne mes.Mundohuni te riorganizoni FRD duke marre anetaret e thjeshte te PD ne partine tuaj, keto nuk behen duke heshtur por duke luftuar dhe diskredituar PD, duke i bere nja anlize te thelle humbjes se saj dhe humbjes se lidhjes me masat e thjeshta te popullit. Tu flasesh per gabimet, vjedhjet, shfrytezimin e postit dhe humbjes se idealeve te demokracise dhe kthimit te PD ne parti te familjes se Sali Berishes per tu pasuruar kjo familje. Vetem duke e diskredituar kete parti ju do te fitoni besimin e anetareve te thjeshte te PD. Kete duhet ta kishit bere para zgjedhjeve por ishte kohe shume e shkurter dhe juve jeni shume i kulturuar, thyheni heshtjen se ne politike duhet te perdoren te gjitha mjetet per te mundur kundershtarin, ndryshe nuk keni gje ne terezi.

    1. jo says:

      Sa rehat je o Bamir!

      Vete PD thote qe fajin e ka LSI,ti thua qe fajin e ka PD.

      Po mire,ju vete skeni asnje faj xhanem?

      1. M.33 says:

        I vetmi faj eshte se e duroj shume kohe berishen
        Nuk I falet qe mbeshteti pafundsisht nje shpirtzi si berisha duhet
        Te levizte me shpejt kohe me pare mos priste ti bente sala dalje
        Po kur ju vu sala kundra atehere e kuptoj sa katil behet berisha me kundershtarin
        Eshte dhe tirans 20 vjet te doli tropojani para turp.per te tjerat respekte

  2. mira says:

    Topi:Sa jetë të kem nuk do të kem bashkëpunim me Sali Berishën

    Edhe sikur të të bëjë Berisha për herë të dytë President….!?

    Rregullo ato baluket dhe barsetat se na i shpife bashkë me atë leshkëxhelin….!

  3. al jor says:

    E njoh inteligjencen,erudicionin dhe ndershmerine T`uaj dhe te zotit Oketa.Vecse ju duhet me shume dinamike ne veprime kundrejt taktikave ordinere te PD-se te tipit rrugaceror Edi Paloka dhe djallezor te tpit Berisha.

  4. ruzhdi says:

    Z.Bamir Topi sa her qe hap gojen qe zdot bashkepunoj me Sali Berishen mendoj vetem veten e nenqmon se Salihu tash esht largua nga Politika,dhe ashtu apo keshtu nuk ka nevoj per bashkpunim mos e nenqmo veten kot.

  5. Liridon says:

    Topi,prej kohesh ka dhene shenja qe :Petullat ti bejne te tjeret,e ky te shkoje e ti haje.Gabimet e PD-se,nuk e perjashtojne,edhe Topin nga fajesia.Me pozitat qe ka pasur ne PD,ai ka patur shume mundesi qe te pengonte sjelljet majtas te nje partie te “djathte”.Nuk besoj se ate,si president e ka udhezuar lidershipi i PD-se,per te dekoruar diten e krishtelindjeve te gjithe kryekleriket e Shqiperise(ndermjet tyre edhe nje uzurpator).Ate te fese myslimane dhe bektashiane,mund ti dekoronte edhe ne ndonje dite te shenuar te ketyreve besimeve.Shqiptaret nuk mund ta harrojne qe Ju viziten e pare si president e bete ne ate kryeqytet,ku ne menyre te vazhdueshme jane dhe thuren plane kunder kombtit tone.

  6. Jani says:

    E ti pjes e pd keqen e ne post pas sales per shum koh pse sflisje.tani u kujtove qe saliu esht i keq.

  7. Ben Chicago says:

    te lumte bamir
    sa te jete balua[saliu] ne kete vend, era qen do ti vije

  8. Gezimi says:

    Jam dakord me komentin e N.Shabanit. Duhet levizur per te fituar kohen e humbur. Me siguri nga PD do vazhdojne te largohen deputete, duke e lene kete grupim politik ne nje cete te babeziturish dhe te diskretituarish te perjetshem.

  9. koci says:

    Topi te vleresoj per kulturen qytetare qe isheroi ne tere marreheniet tuaja si e aspektin politik,ashtu dhe e ate shoqeror ,ke qene gjithnje vetvetja,njerie integritet,fjalepak e dinjtoz,jo i zhurmshem e megaloman,por gjithnje i mature me kembe ne tokeqe ke dahur dhe ke luftuar ne te gjitha pozicionet qe ke pasur per nje dmokraci funksionalene te mire te zhvillimit te ekonoise,te arsimit dhe perpariit te vendit per te kapur standartet me te larta,por qe ke manifestuar butesi e tolerance te teperuarsi presidentndaj sjelljeve te paprecedentq te kryeministrit Sali Berisha sicqe dhe vepra kriminale e tij e 21 janaritqe gati u vuri perpara meshpifjee akuza te shpifura,ndersa ju s,reaguat nelartesine e detyres,por e hoqet shkopin zvarre ,kur duhej qe t,i thyenit turinjte se c,mund te bente me teper nje kryeministerqe te shkarkohej urgjentisht si i dale nga mend me ate qe beri dhe akuza te tipit se po sulmohej kryeministri nga bandite te armatosur me arsenalin me e sofistikuar qe nga stilolapat pistolete e cadrat me helm apo akuzat e Olldashit se makina ishte e mbushur me eksploziv dhe pengesa e arrestimeve qe do bente prokuroria dhe s,u zbatua urdheri nga policia e shtetit dhe ju per te gjitha keto s,luftuat sa e si duhet duke u terhequr para nje krimineli ne vened qe te benit gjithcka qe ua jepte detyra e larte e presidentit si kur edhe te dorehiqeshit e te deklaronit se vendi e rendi po kercenoheshin nga nje i cmendur dhe te kerkoje dhe ndihmen e aleateve e SHBA ,POR E LATE KETE SKIZOFREN QE TE VAZDONTE RRUGEN AGRESIVE DHE I MBETEJ VETEM POPULLIT QE TA NDESHKONTE DHE MIRE U BE ,POR PO TA benit ju do te kishe marre vlera te tjera e jo se ato t emungojne ,por idinsezi ,do imamsezin.Sa per drejtuesen e parlamentit qe e cilesoni si te paafte,do te thoshase per ate grua mund te thuhen pa hezitim fjalet me te ashpra sepse ajo i merton si per kulturen e paket e te ulet qe ka dhe qe s,do shume per ta kuptur se vetem fjalori i saj i piste i mjafton qe te mbetet e turperuar dhe shto servilizmin ndaj Berishes qe e shprehte sa here qe merrete fjalen aisa mendoj qe edhe Berishes do t,i kete ardhur turp per nderhyrjet ne mbrojtje tetijse i ulte vlerat duke e mbeshtetur ne qendrimet e ti paetike duke u bere nje dyshe perfekte duet sharesish qe do t,i kishte zili cdo rrugac.

  10. leon says:

    Z BAMIR E NJOHIM NDERSHMERINE TUAJ,,ZGJUARSINE ..PO BASHKEPUNOVE ME PD DO TE HUMBESH,,(PD NUK PERFAQSON DEMOKRATETE ,POR VETEM KLANIN E SALIUT..SALIU FLSTE PER TE DJATHTEN KUR KA VEPRUAR SI L MAJTE) DEMOKRATET KANE IKUR NGA SALIU …DHE BASHA,,,EDI SE KA TE GJATE PO NUIK PUNOI SIC KA KERKUAR BOTA DHE SHQIPTARET…PRANDAJ PREGATITU”’VEPRO SE SALIU KA LENE LITARIN MBRAPA…MOS HARRO,,,

  11. agron says:

    Mira ,
    e shpifur je ti dhe soj sorollopi i juaj qe nuk e kuptoni se koha e abuzimit te se djathteve dhe te atyre te cilet vuajten dhe aspiruan per nje sistem tjeter nga ajo qe iu afrua ne emer dhe ne kurriz te tyre ka marre fund
    e djathta do behet nga te djathtet dhe jo nga sahan lepires ..E djathta do behet dhe eshte mision per tu kryer sepse ky vend ka nevoje per te dhe per cilesite e tyre
    e djathta nuk mund te ndertohet ne baze te demagogjise se kuqe por ne baze te atdhedashurise dhe virtyteve liberale ne mbrojtje te te drejtave civile dhe individuale
    FRD-ja pergaqeson per momentin nje aspirate te te djathtes dhe koha do ta provoje ne luften per realizimin e kauzes se saj.

  12. Zeka says:

    E djathta e vertet asht dhe do jete FRD.
    E djathta me kalbesina si Brisha,Basha e Jozefina brenda do shuhet.Anetaret e tyre mbajne nga dy emnra per sherbimet sekrete te hereshme dhe per te firmosur ne bordero dy here ne muaj.

  13. Ulqini says:

    Topi per gabimet e veta politike mundohet te arsytohet dhe te ja gjuej topin e pergjegjesise per humbjen e te djathtes PD.Une mendoje se nuk qendron ky denoncim i ishe presidentit te Shqiperise BT.nje pjese e pergjegjesis per humjen e te djathtes eshte edhe e Bamirit.sepse ai be president i SHQIPERISE si fetyre e njohur e PD ishte PD qe e vedosi per President.Kalova zalin ta dhjefsha kalin thot nje fjale poullore.Ai thiret ne demokracin Amerikane por vepron si te gjithe ballkancat me mentalitet primitiv.Presidenti i SHBA mron interesat e popullit amerikanpor kur eshte ne pyetje fushta parazgjedhore ai haptas mron dhe punon per partin e tije-PD.Topi do te mbetet ne kujtes si nje njeri dhe figure e madhe politike por nga dita ne dite eshte duke e humbur autoritetin e tije.Populli shqiptar nu ja jep voten se ai e trathtoi partin qe u popullarizuar ishte nenkryetarkryetar i grupit parlamentar dhe ne fund President i Shqiperis si kandidat i PD.Intelegjence quajme aftesit e individit mu gjete ne situata te ndryshme.Une mendoje se ne keto momente Topi nuk posedon stabilitetin politik.Ky njeri duhet me ju kerkuar falje publike te gjithe antareve te partise demokratie dhe kolegeve te tije demokrat.Dhe pastaj te kthehet ne PD si antar i thjesht. Perndryshe ashtu sic po akuzon ti Jozofinen te tjeret po te akuzojne ty si politicient i harruar.Kurr seshte vone per te korigjuar vetevehten.ishin keto disa nga sygjerimet e mija per Topin ,kam menduar se eshte politicienti me i kpletuar ne tokat shqiptare ,por ja qe kam gabuar eshte me i kullturuar me fjalor politik por jo edh me largepamesi politike.i uroje sukse ne kohen e humbur ne politike pa mbarimit te mandatit si president.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje