Tre deputetë të PS kërkojnë shtyrjen e seancës. Balla thotë se Berisha ua dha programin qeverisës dy ditë përpara

11 Shtator 2013, 10:07Politika TEMA

Tre deputetë të Partisë Socialiste kanë kërkuar që opozitës t’i lihet më shumë kohë për t’u njohur me programin qeverisës.

Sipas Panoramës, disa deputetë me përvojë në Parlament, si Bashkim Fino, Fatmir Xhafaj e Spartak Braho, kanë propozuar lënien kohë edhe një ditë opozitës që të njihet me programin dhe të përgatitet për këtë debat.

Por kryetari i PS-së, Rama, mësohet se është shprehur se debati duhet të nisë të mërkurën në 11:00, ndërsa koha e debatit të jetë e pakufizuar, për t’i dhënë hapësirën e plotë opozitës ta debatojë atë.

Ndërkohë deputeti tjetër socialist, Taulant Balla, në një postim në Facebook ka pranuar se në vitin 2005, opozita e ka marrë programin qeverisës dy ditë përpara seancës së debatit për programin.

Por Balla thotë se në këtë seancë, grupeve parlamentare të opozitës iu la vetëm një gjysmë ore kohë për paraqitjen e pyetjeve./ep

18 komente në “Tre deputetë të PS kërkojnë shtyrjen e seancës. Balla thotë se Berisha ua dha programin qeverisës dy ditë përpara”

  1. Fllad says:

    Po filluan me leshime keta te PS saliserbi ka per ti marre perpara dhe do ti beje lolo.
    Asnje leshim, te filloje puna dhe DREJTESIA. Serbi i Vucidolit -NE BURG.

  2. Liu Berat says:

    Ndërkohë deputeti tjetër socialist, Taulant Balla, në një postim në Facebook ka pranuar se në vitin 2005, opozita e ka marrë programin qeverisës dy ditë përpara seancës së debatit për programin.

    Zoti Balla nese do beni opozite duke na numeruar gabimet e berishes per te justifikuar tuajat, nuk jeni ne rrugen e duhur. Ulni koken, pervishjuni punes e mos u merrni me te kaluaren, lerjani drejtesise ate, e mos denonco me me fjale, nga tani e tutje dil e thuaj dergova ne prokurori kaq e kaq dosje per keto ceshtje, shqipetaret nuk duan me fjale por vepra per te vendosur drejtesine. Respekte

  3. wwwanticcccceeeennnn says:

    “Tre deputetë të Partisë Socialiste kanë kërkuar që opozitës t’i lihet më shumë kohë për t’u njohur me programin qeverisës.”
    kjo është mëse e drejtë!!
    opozita,kushdo që të jetë,duhet të ketë kohë të mjaftueshme për të njohur dhe më pas për të debatuar për programin!!
    thënja e ballës është thënje e një injoranti që mendon se “unë tashti jam sipër dhe mund të të bëj atë që më bëre dje,bile më keq”!do të thotë se balla ka të njëjtën mëndje si diktarori i sapo hequr!!
    po e njëjta gjë dhe me ramën!!ai mezi pret të aprovohet në vëndin që ka ëndërruar prej kohësh!!
    dihet që rregullat janë rregulla.dihet se si ka vepruar berisha pardje dhe dje,por nëse do të flasim për rilindje ose dhe për lirindje nuk duhet të përsërisim gjestet e berishës!në të kundërtën e kishim mirë atë!ja kishim marrë dorën!
    berisha ishte një kriminel,kurse balla këerkon ta imitojë!balla kërkon të hakmerret!
    jo në demokraci i lihet kohë kundërshtarit të të kritikojë dhe po pati të drejtë duhet ti riparosh!bile po ta quash veten demokrat të vërtetë duhet ti thuash dhe faleminderit për korigjimin!!
    e di që janë fantazi këto të fundit,por nuk mund të rrija pa i thënë!
    tek ne skanë për të ndodhur!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Ore jipjani dhe le ta debatojne deri ne zgjedhjet e ardhshme po deshen..Tym pa flake..Miratojeni dhe vazhdoni agjenden…

  5. Mister Bin says:

    Jam shum dakort me komentin e Fllad. Për ti lënë kohë është e kotë se të gjithë ata deputetë që ka zgjedh saliu nuk kuptojnë asnjë gjë ata janë kot vetëm për të ngritur dorën kur ti thotë saliu për të vjedhur e për krime

    1. wwwanticcccceeeennnn says:

      si ti dhe flladi
      doni të na rikëtheni saliun por në formën 2 mertoshe??
      demokracia është që të zgjidhë problemet e të gjithëve!!qeveria është e të gjithëve dhe duhet të zgjedhë problemet e opozitës dhe minorancave dhe jo ti shtypë ato!!
      besoj se ju të dy nuk e keni kuptuar një gjë të tillë!ju mesiguri duhet të jeni nga shpiragu i beratit dhe njihni vetëm këngën “në ato maja ripa rripa”kusurin e dini vet si vazhdon!!
      mua personalisht nuk më intereson as tia hipë kujt e aq më pak të mahipë dikush!!për këtë isha kundër saliut!
      opozitës së sotme i duhet dhënë ajo liri që nuk pati opozita e djeshme!duhet filluar të hyjmë në normalitet dhe jo të flasim si balla!!

  6. shpatar says:

    Eshte nje ceshtje qe ha per te diskutuar por jo te behet kaq problem per tu hapur rugen bojkotit dhe akuzave te ndersjellta .Nuk shohe ndonje gabim edhe ne se jepet me shume kohe.Do ta quaj gabim nese perdoret si pretekst per te perbaltur nje program qe ne vija te pergjithshme jep nje ide se ku do te perqendrohet puna e Qeverise se Re.
    Te keqen me te madhe e shmangu populli me voten e tij.Tani rruget per maxhorancen jane plotesisht te hapura.Me durim dhe pak kujdes te kthejme, nese kane deshiren, normalitetin ne punimet e Kuvendit te Shqiperise.

  7. BESIANA GUSHI says:

    GOMARET ME NAFTE TE EDI RAMES

    Une i hodha nje sy ketij programi te hartuar nga dy “eksperte” te çiftit Rama-Meta. Ne pergjithesi mund te them qe eshte me shume nje “boce” se sa nje program i denje per t’ju nenshtruar aprovimit te Kuvendit Shqiptar. Ne shume kapituj perseritjet e argumenteve te çojne deri ne lodhje edhe per faktin qe eshte shkruar me dy kolona duke i ngjasuar me shume nje artikulli gazete se sa, ashtu edhe siç pretendohet, programit te se ardhmes se Shqiperise e te shqiptareve.
    Fjale te mira mund te them vetem per kapitujt e zhvillimit bujqesor e atij industrial, te tjeret jane parciale e ne rastin me te mire konfuzion ideshe e zgjidhjesh te afruara ne fushat qe trajtojne.
    Ja disa nga pikat e dobeta e shume te diskutueshme te ketij programi:
    E para: Partenrshipi nderkombetar i bazuar nder te tjera ne afrimin me modelet indiane e braziliane te zhvillimit jane tejet psikopatike e te pa realizueshme per vendin tone, per motivin e thjeshte qe India eshte nje vend i zhvilluar por duke u nisur nga eksperiencat europiane te bashkepunimit me te siç jane blerjet e komplekseve industriale ne Itali e flakja ne rruge te mijra e mijre punonjesve te ketyre impianteve e ben Indine nje partner te pabesueshem e te rrezikshem per çdo vend te Europes. Ndersa zhvillimi i Brazilit eshte i bazuar ne trnsferimin e impianteve prodhuese te shoqerive multinacjonale ne kete vend per nivelin e ulet te pagave dhe shfrytezimin maksimal te fuqise puntore pa as edhe me te voglen te drejte, duke mbijetuar me therimet e mbetjeve te ketyre shoqerive.
    E dyta: Zhvillimi i infrastrukturave eshte programuar teresisht ne trasportin mbi gome (ka vetem dy rrjeshta per modernizim te hekurudhave) me tere ngjyrat e ylberit te autostradave – ajo e kaltert, ajo, blu, ajo e gjelber, ajo grixhe … qe si ne kontekstin europian ashtu edhe ate boteror jane te pa pranueshme. Transporti mbi goma ne Europe vjen gjithnje duke u reduktuar edhe pse perben mbi 70% te transortit mallra/pasagjere, kundrejt 15-20% te atij hekurudhor gjithnje ne rritje.
    Copetimi i Shqiperise nga veriu ne jug e nga lindja ne perendim me keto monstra te keqesimit te shendetit publik me pasoje katastrofike per te ardhmen e shqiptareve, synon ta ktheje vendin tone ne pelegrinazh shkaterrues te ambjentit, te bukurise, qetesise, virgjerise se trojeve me kthimin e vendit ne nje trampolin kalimi per tere kamjonet europiane qe shkojne drejt Greqise, Bullgarise, Turqise, Italise (ne portet), Rumanise etj. Kjo ide e trishte e “gomareve me nafte” si faktor zhvillimi eshte e papranueshme nga çdo pikeèpamje si ekonomike ashtu edhe shoqerore per Shqiperine e te ardhmes qe duam te ndertojme.
    Se treti: Mjaft nga programet parashikojne krijimin e komisioneve, drejtorive, keshillave per studimin e fenomeneve te zhvillimit, me tere koston e tyre marramendethe, sikur nuk mjaftuan 23 vjet per tu bere nje gje e tille e sikur stafi i Rames me Hariton, Tahirin, Peleshin, etj nuk posedon eksperiencen me te cilen u prezantuan e per te cilen moren votebesimin tone.
    Se katerti: Ne rrjeshtat e ketij programi prezantohen nocione te rrezikeshme per Shqiperine e te ardheshmes.
    a- Futet nocioni i rraportit te tregut te lire te mbajtur nen kontroll nga nje “fuqi ndryshuese”!
    b- Futet idea e çdo vendimarrje e bazuar ne leje-kalimin e keshilltareve Be-USA duke humbur keshtu autonomine e shpirtin e inicjatives autoktone shqiptare,
    c- Futet parimi i studimit te detyrueshem qe ne bangot e fillores te kriminalitetit te organizuar, te droges, te korrupsionit per ti luftuar keto! (mbase perpiluesit e ketyre ideve mendojne qe shqiptaret qe kur lindin jane kriminele).
    d- Futet (ajo qe me beri me te vertete te qesh) edhe parimi i “respektimit per mendimin ndryshe dhe kritike, qe do behen normalitet”!!! E nisen pak dite me pare me “Kodin e Heshtjes” dhe e kane ne stil mjaft te preferuar “bannimin” (fshirjen) e komenteve e kançelimin e pjesmarresve ne forume qe i lendojne sado pak sedren e tyre te semure te tipit mistreco-beratase me emrin Endri Fuga!
    e- Dhe ajo qe eshte me e rrezikeshmja futet nocjoni i “DEMOKRACIOSE DIREKTE” e njohur mire nga historia duke filluar nga Hitleri, Duçe, Ku Klux Klani, Naziskinistet e me shume ke e me shume theritni nen mburojen tuaj pseudo proshqiptare.
    Se pesti: Mungon teresisht futja e Sistemit te Kualitetit Iso 9000 ne çdo hallke te ekonomise, politikes, kultures, arsimit e shendetesise si metoda me moderne e efikaqe ne manaxhimin e nje shteti modern, sistem i detyrueshem ne tere demokracite e zhvilluara perendimore.
    Uroj qe me nje moment riflektimi te ndyshot thellesisht keto zgjidhje pak ortodokse e çiftit te “mendimtareve” te perzgjedhur nga Rama-Meta ne te mire te shqiptareve e te Shqiperise.

    1. wwwanticcccceeeennnn says:

      shkrim i bukur dhe shumë i qartë,duke mos njohur programin e qeverisë (nga unë)!
      dy janë faktet që më tërhoqën më shumë vëmëndjen në këtë kritikë:
      -ISO 9000
      dhe
      -respektimi i “mendimit ndryshe”!
      i pari është çështje teknike dhe do të na ndihmonte shumë në cilësi,në të gjitha fushat!do të mënjanonte në një farë mase të lartë arbitraritetin se sotëm!!
      i dyti është një fakt që na prek çdo ditë!!na prek që nga k/ministri i vjetër dhe ai i ri e deri tek sportelisti i postës,pensioneve ose pagimi i rrymës elektrike!!

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Ke ca pika te ngritura qe qendrojne por per mendimin tim personal besoj qe gjithshka do marri forme duke e zbatuar..Besoj qe do kete ca ndryshime teknike sepse c’do qeverri nuk mund ti permbahet agjendes se saj sepse vet terreni dhe situata qe ata do perballen me vone, do te detyrohen ti bejne keto ndryshime (per opsjon me te mire sigurisht)..

    3. shpatar says:

      Zonje e nderuar .Me qe e paske studjuar programin e Qeverise se Re dhe te shqetsojne ato qe kostaton pse nuk merr mundimin e te trokasesh ne zyrat qe Rama ka ngritur per te terhequr mendimin.Menyra se si shkruan eshte qejfmbetse.Per kete sta ka fain Rama .Populli e zgjodhi vete qe kur i dha voten si asnjehere ne historine e demokracise .Program eshte ne fund te fundit dhe i eshte lene hapsire per diskutim .Ckerkon ti te beje Rama ne katrauren qe la pas Pd .
      Zonje !Ae di ti se sa gropa ka hapur veten ne dy muajte e fundit te qeverisjes Saliu ! A e ke marre mundim ti qe ti analizosh ,meqe njoke dhe eksperiencen boterore,vandalizmin me vendim e marra kohet e fundit! Ku ke pare ti ne bote qe bajgat e nje Qeverie ti faturohen Qeverise se Re.
      Teknikisht mund te kesh dhe te drejte por nuk ke zgjedhur momentin e rrugen eduhur.Nese je shqetsuar per fatet e vendit, e do qe te korigjohen defektet, shko ne faqen e fb dhe shtroja keto .Do te jete me e ndershme dhe leri filozofit qe i merr era .Ketu nuk te dogjon njeri se celsat e kashtes kemi.

      1. BESIANA GUSHI says:

        E kam postuar edhe ne FB e Edi Rames, qe une e respektoj por jo Endri Fugat e qenefeve te Tiranes.

    4. tiranare says:

      Pa hyre shume ne debat per pikat e tjera (qe lene per te deshiruar) iso 9000 nuk eshte i detyrueshem ne asnje vend te botes. Eshte thjesht nje sistem drejtimi(menaxhimi) por qe ende nuk eshte vertetuar plotesisht se permireson dhe mban cilesine. Reth 50% e kompanive ne bote e kane adoptuar (por jo te gjitha e zbatojne plotesisht). Dhe financt e varfera te shtetit shqipetar nuk e kane ende lluksin per nje vertetim te tille.

      1. BESIANA GUSHI says:

        Nuk je i mireinformuar. Ne çdo gare publike ne Itali, eshte i detyruar me ligj posedimi i Certifikates se Sistemit te Qualitetit ISO 9000, e kerkohet si ne kohes e ofertes ashtu edhe ne zbatim te projektit prezantimi i Planit te Qualitetit specifik per vepren. Ligji detyron vetem per investimet e perballuara nga buxheti i shtetit. Ndersa krejt ndryshe ne USA, aty eshte e detyrueshme edhe per kompanite private. Ne Japoni sistemi eshte edhe me i komplikuar dhe quhet Kualitet Total.
        Une kam patur fatin te aplikoj per dhjetra vite kete sistem e me beso eshte i pa diskutueshem rezultati qe arrihet.

        1. tiranare says:

          Ne USA ligji nuk i detyron por jane faktore te tjere. Mund te lexosh me poshte mare nga nje artikull ketu ne USA. Edhe ne kompanine ku une punoj kemi ISO ne zbatim dhe natyrisht qe jep rezultate, por ajo qe dua te theksoj eshte se ne Shqiperi nuk zbatohet dhe nuk eshte cudi qe te gjitha organizatat e bizneset te pajisen me vertetimin ISO 9000.

          The company may be pressured by customers to implement ISO 9000 within a certain time frame or potentially lose their business. It behooves small companies to become aware of external pressures within their industry and become proactive rather than end up behind the eight ball.

          For Precision Printers, a screen printer in Grass Valley, California, the reasons for registration were more pragmatic. A small company (72 employees) in a small town in Northern California, Precision Printers designs and manufactures screen printed front panels, overlays, nameplates, labels, touch sensors and membrane touch switches. The company wanted a system in place to help them manage their growth while maintaining control of quality, explains Quality Team Leader Justin Belsito. He recognized that “growth was not possible without a quality system model,” and ISO 9000 provided the model that suited his company’s needs

          1. tiranare says:

            Are ISO standards mandatory?

            ISO standards are voluntary. ISO is a non-governmental organization and it has no power to enforce the implementation of the standards it develops. A number of ISO standards – mainly those concerned with health, safety or the environment – have been adopted in some countries as part of their regulatory framework, or are referred to in legislation for which they serve as the technical basis.

  8. Mondi says:

    Nuk jane leshime ,për punë frige e pune dreqi tani pse janë maxhorance e madhe duhet te zbatojne kushtetuten te pakten se sado qe tu lesh kohe atyre deputeteve qe ka opozita sot zor se mund te kuptojne gje.

  9. Shpirag says:

    Besiana Gusho je perpjekur me njohuritë tuaja të mangëta të analizoni programin e PS qe une nuk e kam lexuar…por nisur nga c’thoni ju debatoj duke filuar për indiano-braziljanët,që ne të vertet janë potencialisht shumë ne avancime duke zbritur ndjeshëm treguesit e varferise se tyre të perhershme!Te dy keto vende bejne pjese ne korporacionin e Kines dhe Rusise që dihet kush jane! Modeli i Brazilit,duket teper veprues kur ky vend dhe Venezuela e Hugo Caves,kane nxjerre nga varferia mbi 20 milion banorë ne saje te rentabilitetit te prodhimit qe mbush tregjet botrore!…India dhe Kina jane,sipas “Le Monde” kryepararoja e ardhme botrore e Ekonomise duke e zbritur sipas dhe vet amerikaneve SHBA ne vend te trete,pas vitit 2020…Për prodhimin e anijeve Kina brenda 5-10 vjeteve del superfuqia botrore e detit sikurse ështe sot per prodhimin e Celikut,gomave…ke degjuar per prodhimin e Ferrarit ne Kinë?..Cuditem si nuk kane vënë socialistet kooperimin me Kinen ku Italia e ka prioritet zhvillimi! Do ndihesha dakort te kritikonit perse mungon lidhja ekonomike primare me Gjermanine,apo sepse me 1980 kete porosi zhvillimi e sabotoi banda e Jugosllaveve ne Tirane qe projektuan dhe vazhdimesine e pardesybardheve ish komuniste agjente? Hapja e vendeve te punes si prioritet e keshille gjermane vendeve ne krize,si Greqia, Spanja,Portugalia,Italia,mbetet dhe per Shqiperine qe i kishte vendet e punes,por i shkaterroi dhe coi per skrap industrine(natyrisht duhej rinovuar,jo groposur) duke vrare prodhimin dhe njerzit qe shkuan dhe ata skrap per emigracionin!E drejtë rritje e transportit hekurudhor,por ai me goma,duam nuk duam,do mbetet prioritet pasi hekurudhat duan fond ristrukturimi dhe Borxhi eshtë teper i rënde!…Keqidea juaj mbi demokracine e drejtperdrejte,se ate e ka aplikuar(e pasakte)Hitleri etj…tregon se nuk njihni fare politiken e sotme europiane ku ne Itali ka gjetur aplikim tek M5S ku Sovrani e zgjodhi parti të parë,per faktin se eshtë Levizje(Hitleri,Musolini kishin parti dhe ishin NJESHA partiakë) me demokraci te DREJTPERDREJTE, nuk ka NJESHA,nuk i sjell kush “gomare” të partive qe ai t’i zgjedh,por i propozon vet kandidatet 1000 mijë dhe me eevolucionin Web i zgjedh po vet ata qe sovrani voton si 50 me të mirët.Nuk zgjedh kush presidentin si e zgjodhi Saliu dhe pa opozitën, por propozon vet Sovrani 10 dhe votimi i Sovranit zgjedh me të shumtin ne votime,Presidentin,bile dhe kryeministrin…Natyrisht ka Arbiter Levizja qe nuk merr asnje post qeverises e parlamentar dhe lozet ne “Fushen e futbollit(parlamentit)brenda vijave te fushes qe vet Sovrani ka percaktuar…Ku eshtë Hitleri këtu,sipas jush? Demokracia e drejtperdrejtë është demokraci e Sovranif qe nuk lejon NJESHA dhe do vdes edhe partite politike qe sipas M5S italiane jane PIRAMIDALE,me njesha totalitare e banda militantesh qe ndajne torten e sovranit per vete,familjen,banden,si ndodhi me vicidolistet e partise kriminale shqiptare PD qe u korruptua totalisht dhe vrau shqiptare te pafajshem dhe shiti dhe troje të vendit!…Ketu ka qene pse jo hiterizmi,diktatorizmi,piramida dhe banditizmi qe duhet vdekur si dhe veproi me finese e guxim SOVRANI shqiptar qe edhe partitë ne provë të Rilindjes,me NJESHA piramidale, i cuditi! Keqinterpretimi juaj,sidomos rreth demokracise se drejtperdrejtë,tregon se ju sherbeni diku dhe mesiguri diku per keto ju paguajne!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje