Putin shkruan në NY Times: Rebelët lëshuan gazin toksik, tani do sulmojnë Izraelin

12 Shtator 2013, 10:32Bota TEMA

Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka bërë një apel të drejtpërdrejtë e personal qytetarëve amerikanë në lidhje me krizën në Siri.

Putin ka publikuar një opinion në gazetën New York Times, duke paralajmëruar se një sulm ndaj Sirisë do të çlirojë një valë të re terrorizmi.

Në shkrim, Putin thotë se miliona njerëz e shohin SHBA jo si një model të demokracisë, por si një vend që mbështetet tek forca brutale.

Sipas BBC, shkrimi i Putin vjen pak përpara se SHBA dhe Rusia të mbajnë diskutime në Gjenevë në lidhje me çështjen e armëve kimike në Siri.

Damasku ka pranuar pjesërisht propozimin për të dorëzuar armët kimike dhe presidenti amerikan, Barack Obama ka pezulluar për momentin planet për sulm mbi Siri.

Në shkrimin e tij, Putin paralajmëron se OKB do vuajë fatin e paraardhëses së saj, Ligës së Kombeve, pasi vendet me ndikim si SHBA po shmangin autorizimin e Këshillit të Sigurisë për sulme ushtarake.

Putin tha se Rusia nuk po mbron qeverinë siriane, por ligjin ndërkombëtar.

Ai theksoi sërish se sulmet me gaz të 21 gushtit mund të jenë kryer nga forcat e opozitës për të provokuar një ndërhyrje nga padronët e fuqishëm ndërkombëtarë.

Madje Putin paralajmëroi se ka raportime se militantët po përgatisin edhe një sulm ndaj Izraelit./ep

24 komente në “Putin shkruan në NY Times: Rebelët lëshuan gazin toksik, tani do sulmojnë Izraelin”

  1. Bobi says:

    Ore Amerika sikur ka rene pak ne qetesi.

    Duhet ti tregoje Putinit se po e kalon ai vijen e kuqe dhe

    jo SIRIA. Po beri mbrapa Amerika, do ja kercasi Izraeli dhe

    po ja kerciti Izraeli, oj nene oj nene, do fillojne te gjithe pastaj

    rreth e qark tij. Dhe me e bukura eshte se Izraeli dhe Turqia kane

    momentin me te mire per ti treguar njei tjetrit se duan te bashkepunojne

    dhe te harrojne divergjencat e krijuara. Turqia do ti bie dhe Izraeli

    po e po dhe kane momentin me te arte per tu pajtuar dhe Rusia pastaj do

    ngeli me gishte ne goje, se sdo dije si ta ndihmoje SIRINE. Turqit jane

    shume te forte, qofte ne armatim qofte ne ushtri kembesori, Izraeli

    eshte nje nga shtetet me te forta dhe te afta per te bere lufte, kjo

    nga historia. SIRIA sdo kete shanse ti perballoje.

    1. ben says:

      BoBo!

      sa i thelle qenke, paske humbur kot! pse nuk shkon si anal – ist tek BBC apo CNN, do te te paguanin sa frengu pulen?!

      1. miri says:

        Forcat opozitare qe po luftojne kunde Assad jane te perbera edhe nga Al Kaieda, pra amerika do te luftoje krah Al Kaedes

      2. jimmi says:

        ore koke palaret e ilija metse ikni e punoni te dergoni nje kothere buke ne shtepi se me politiken ka kushe merret

    2. serqozi says:

      O bubi largqoft te kruhen me rusin e sotme . forcen e turqise une e njoh mire kurse izraeli pa ndihmen e amerikes eshte thjesht nje ushtri mbi mesataren . gjithsesi edhe sikur te ndodhi nje mrekulli dhe bashkohen perseri nuk kane bythe te kruhen me ushtrine e kuqe . sa per ti mbyllur gojen putinit duhet te kesh parasysh qe nuk eshte nje politikan pjanec si jelcini por drejtori i fundit i kgb para se ti nderrohej emri dhe jo me kot eshte ne pushtet prej shume vitesh dhe i ktheu rusise respektin gjeopolitik qe kishte . po te ishte akoma jelcini amerika do e kishte sulmuar tashme sirin .por per fatin e tyre te keq kohet kane ndryshuar . dhe ata e dine mire thenien : kurre mos e ngacmo ariun rus kur fle se ndryshe ……………….

  2. ajaxs says:

    Nuk jam simpatizante as i Rusise dhe as i Putinit,por ne rastin konkrete putini ka te drejte.Rebelet kane perdorur gazin helmues kunder femive per te irituar nderkombetaret. Asadi i Sirise eshte e keqja me e vogel per Sirine .Po e moren rebelet pushtetin, ne Siri vendoset Islamismi ekstrem qe eshte ne bashkepunim te ngushte me Alkaiden dhe ne bote do lulezoi terrorizmi.

  3. plaku47 says:

    Keto gjera nuk jane kaq te shjeshta sa duken.

  4. Danaos says:

    Djema, do benit mire te botonit te plote txt brilant te Vladimir Putinit dhe te lini lexuesit te gjykojne

  5. Ramon says:

    PER mua personalisht ideja e luftes eshte kriminale pavarsisht kush e bene dhe kush e kerkon ta beje ,por duket nen driten e diellit luften po e bene IZRAELI me duart e mercenareve, ne fillim do hane SIRINE pastaj e ka radhen IRANI.

  6. Studenti shkodran says:

    Ore Bobi, ç’e di Rusinë ti more, arushë cirku? Ajo të tredh ti dhe Obamën bashkë…!

    1. kolonjari says:

      Nuk e dij se putini ka mbaruar te mesmen veterinari ne shkoder e qenka specialist per tredhie.Per shkodranet (qytetaret)kam debules por ti duhet te jesh shkodran pe puke nga menyra si shprehesh.Ne pamie te pare veprimet luftarake te amerikes duken kriminale por bota ne te cilen jetojme e ka te nevojshme nje diktat Sa per rusine ajo akoma nuk ka sheruar plaget e morties komuniste

  7. zuzari says:

    Bobi ka pare shume filma me Chuck Norris dhe se ka idene se per cfare po flet.O idjot russia sot ka arsenalin me te madh atomik dhe sistemet raketore kunderajerore me te mirat ne perdorim.Nuk kishte dhe nuk ka arsye Asadi te helmoje gra e femije, kaq gje nuk kupton ti…..?????

  8. plaku47 says:

    Dje ne gazeten zvicerjane flitet mbi shpenzimet e luftes se mundeshme ne Siri dhe luftrave amerikane ne Irak, Afghanistan etj. Ne kete artikull midis te tjerave thuhet :

    “Shkollimi ushtarak i rebeleve siriane do te kushtoje cdo muaj 500miljon dollare. Sulmet nga ajri do te kushtojne reth nje miljarde dollare per cdo muaj.

    Shpenzimet qe, ka bere Amerika pas 11 shtatorit 2001 per lufterat jane mbi 3.100 miljarde dollare. Per te transportuar kete shume gjigande do nevojiteshin 3.100 kamjone. Kusht do ishte qe, leket te paketoheshin ne paketa 100dollareshe te vendosura neper paleta.Vetem ne Irak u shpenzuan 815miljarde dollare.

    Amerika e ka bere financimin e luftrave pothuaj vetem duke marre kredi ( borxhe) me norma interesi jo te vogla. Normat e interesit te kredive te mara per lufte ne periudhen 2003 deri 2012 ishin 259miljarde dollare. Deri ne vitin 2053 normat e interesit qe duhen paguar do jene 7mije miljarde dollare.”

    Pra sic e shifni, te dashur miq, jane shuma marramendese qe duhet te paguajne taksapaguesit amerikane.

    1. ha ha says:

      Plaku, mos ke shtuar dhe vitin e lindjes?! Po te kesh pasur ditelindjen keto dite, te uroj jete te gjate e te lumtur.
      Me ka rene ne sy, maturia e komenteve te tu, prandaj dhe po te uroj. Po te drejtohem ne njejes, sepse pothuajse plak, jam dhe une. ha ha

  9. Dibrani says:

    Ajaxs
    Po juve cpune te prish se cfar vendoset ne siri.
    Te gjithe popujt kane te drejten te jetojn dikur duan.
    Dikush do demokraci, dikush komunizem, dikush diktatur , e dikush do te jetoj me ligjet e Zotit.
    Juve ua kane bere mediat boterore shperlarje truri nga frika ndaj Islamit.
    Mediat jane me te fuqishme se sa bombat atomike per te shkaterruar njerezit e per dizinformuar keto te gjore qe nuk kuptojn fare nga realiteti pervec asaj qe ju gatiten nga mediat .
    NJEREZIT DUHET TE JENE RE LIRE TE ZGJEDHIN ATE QE DUAN , keshtu thuhet ne amerik.
    Ama kjo vlen vetem kur do amerika dhe vasalet e saj

  10. A.LESHI says:

    UROSH LESHI
    Eshte e dhimbshme dhe hetuar kush ka hedhur bomben kimike mbi femijet e pambrojtur, Asadi seshte naivqe te provokoj boten lere me qe te helmoje gra e femije ?????, Kta fundamentalistate po shpikin video te manipuluara.Siria seshte Kosov,Ku ne Kosov Shqipetarve ju muren te gjitha drejtat (Iu shkel autonomija-kushtetuta e 74,ku popullata Shqipetare mberonte pragun e shpis po dhe jeten).Per kundrazi! Sirianet jane te nje gjuhe dhe te nje populli te lashte. lufta nuk eshte zgjidhja ne kete rast
    Lufta eshte zgjidhja e fundit .
    Vija e KUQE(sulm kimik) eshte kryer?, dyshimet rendojne 40% mbi Asadin 60% mbi funderinat islamiste,Mos ti avansojme tutje funderinat, sepse ata po vrajn njerz per ta trash religjionin e deshtum dhe ma problematik ne Bote.
    Ti themi “NDAL TE KEQES” qe probelemet na rrjedhin nga funderinat qe kane rrenjet ne fen islame!?.

  11. Dibrani says:

    Po pse o kafshe e uritur per gjak muslimanesh ato 300.000 civilet kush i ka vrar deri tani ,me qindra mijera gra te perdhunuara, me qindra mijera te tjere ne burgjet e qenit gjakpires Asad me 8 milion te zhvrndosur dhe me nje Siri qe 90 % e saj eshte shkaterruarr pergjithmon. Ne Siri kan ngelur vetem se germadhat e qyetetve dhe toka eshte mbuluar me gjakun e te pafajshemeve. Asadi lufton me aviona, me raketa nga me te fundit , me helikopter, me tanke e me artileri nga me te rendat qe ka bota . Ai lufton sikur Po lufton me nje shtet tjeter Jo sikur Po lufton popullin e vet. A me fal se harrova…ky nuk esht Populli i Asad qenit sepse Jan sunite keshtu qe asadi me frikacaket iranian shiit dhe me ruset gjakpires duan ti shfarosin sunitet nga faqja e dheut.
    Ju dridheni vetem nga emri qe te degjoni per ngritjen e nje shteti Islam pale te mos falim sikur te ngriheshte, do te fyteshit neper vrimat e miut nga frika qe keni nga mudlimanet.
    Por megjithate askush nuk e ndal dot me kete lufte deri sa sunitet do ta fitojn luften inshallah e Asad qeni e russi do te mposhten , inshallah.

    1. kolonjari says:

      Dibran edhe une me prejardhie myslymane jam ,por ty te ka mbetur ora ne shekullin e sulemanit te madherishem.Duhet te ecim me kohen fet jane thjesht parti te vjetra ne ekonomin e tregutNe komente mos vini as fjale arabisht e as fjale alla janullatos por fjale shqip.Besoni ku te deshironi por faluni ne gjuhen e bukur qe ka bekuar zot S H Q I P E

      1. Bazarhesap says:

        Besoj se e dine qe petitioner nuk Jane kur te sakta sepse cdo gjuhe ka kuptimin e saj dhe prandaj lutjet behen ne arabisht qe te jene origjinale sic ju trasmentuan profetit dhe Jo si ne Fene krishtere qe ka mbi 30 look biblash me kuptime te ndryshme.
        Dhe here’s tjeter Zoti do pysi nacionaliste shqiptar si do ti sjell ligjeratat etij.
        p.s Shqipja eshte shume e bukur por mos harro se arabishtja eshte nder me te vjetesh dhe me origjinale, Jo se them une Po se vlerson bota akademike

    2. johnny walker says:

      “…Ju dridheni vetem nga emri qe te degjoni per ngritjen e nje shteti Islam pale te mos falim sikur te ngriheshte, do te fyteshit neper vrimat e miut nga frika qe keni nga mudlimanet…”

      Se kush kishte shkruajtur se shqiptaret e sotshem jane “islamofobe” e “islamofobia” eshte racizem joreal.

      Me vjen mire se ti o Dibran ” pa din e as iman”, e mbeshtet arsyen e te pasurit frike nga islami. Po si kujton ti, se i binden 7 miliarde njerez jo-myslimane projekteve supremaciste te shiitve a te sunitve a ku di une?? Hajde tru, hajde.

      Thefshin qafen e kryet hangshin sunit e shiit, arab e iranian se ate zanat kane qysh ne shekullin e 7, se nuk kane pase kurre meshire, as per njeni-tjetrin e as per jo-myslimanet.

      1. Bazarhesap says:

        Ti pijanec ordiner nuk mund te folesh per Islamin se nuk e ke haberin!!!
        Te tregoj aritjet kolosale qe kane bere shkenctaret Muslimane do me duheshin vite dhe shekuj, Po tregoj disa gjera elementare qe ti I perdor perdite :numrat,algjeber,kimi,aritjet dhe zbulimet e pafundme ne mjeksi, etj etj.
        Ne Spanje thojne qe rilindja te ne Erdhi Jo nga very si shumica e evropes por nga jugu (mormons) muslimanet e Granades.

  12. ramy says:

    O dibran o muzulnan
    E paske zemren katran

    Ti bobi te duhet ndonji transplat truri.
    Desha te thosha je fenomenal. Expert je. Per koke te veronikes dhe nastradinit do te gjejme nje pune ne okb.
    E meriton. Ndoshta mund te kesh qene minister ne qeverine e salit. Te kuptova nga llogarite qe ben. Dhe saliu keshtu si ty I ben llogarite. Pac fat ne kete bote qe ta mat koken me pe. Le qe per te lare pjata sduhet ndonje tru

  13. Leone-53 says:

    Le te flasim me “gjuhen” e fakteve per amerikanet.
    -Lufta ne Vietnam(1960-30/4/1975) 1 milion luftetar vietnamez e 4 milion civil te vrare(shifra te 1995-es) ndersa per palen amerikane 58226 ushtar te vrare e 303704 te plagosur!..
    Arsyeja: per te cuar “demokracine” ne Vietnam apo per te bere rethimin e ZJARRTE Kines komuniste?!..
    -Lufta ne Irak(20/3/2003-15/12/2011) popullit iraken i ka kushtuar reth 790000 te vrare duke i “gjymtuar” te dy keta popuj(Vietnam e Irak) per jet te jetve.
    Sikur neser ne mengjes Iraku “te zgjohet” vendi me demokratik ne bote kurre nuk do “te vlente” ai gjak i derdhur.
    Lind pyetja: -Perse nuk bene kete “sakrifice” kjo Amerike per te cuar ne vend te drejten legjitime te popullit MARTIR palestinez por ve gjithmone VETON ne cdo rezolute ne OKB per Palestinen?!..
    Sigurisht sepse asaj nuk i intereson Palestina por Izraeli apo Lobi i saj ne Amerike. Athere perse per kete rast si per Sirine p.sh. perse qendrimi rus duket si cudi ku ajo ka te drejt te mbroj nje president legjitim karshi rebelve qe skane asgje legjitime e sdihet kush jane, apo per sigurin ne rajon ku ajo ben pjese?
    Kush ja jep te drejten legjitime kesaj Amerike te beje cfare te doje e ku te doje?
    Kush ja jep te drejten legjitime ketij presidenti amerikan te bej cfar te doje e ku te doje?
    Si Amerika e presidenti i saj kush jane per kete bote?!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje