Rama viziton Kosovën: Këtu demokracia funksionon më mirë se në Shqipëri (VIDEO)

13 Shtator 2013, 11:09Sociale TEMA
Rama viziton Kosovën: Këtu demokracia funksionon më mirë se

Kryeministri i mandatuar, Edi Rama ka nisur vizitën e tij në Kosovë, duke paralajmëruar me një mesazh në Twitter emocionet e veçanta.

“Për Kosovë. Me një emocion të posaçëm për vizitën e parë si kryeministër,” shkruan Rama.

Pas takimit me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, të dy dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku Rama bëri një vlerësim të veçantë për shtetin kosovar.

“Unë e shoh Kosovën sot si një shtet pesë vjeç, që ka çfarë t’i mësojë shtetit 101 vjeç, që qeveria jonë përfaqëson, si një shoqëri që ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në shtetndërtim dhe si një hapësirë ku funksionon më mirë se në Shqipëri demokracia e çdo dite,” tha Rama.

Ai theksoi se në “për shqiptarët është momenti më i mirë i jetës së tyre në rajon”.

Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Thaçi, ka kërkuar bashkëpunim të mëtejshëm në të gjitha sferat, duke mësuar nga përvojat e mira të të dyja shteteve.

“Ne do të punojmë maksimalisht në frymën evropiane, për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, tha Thaçi.

Ndërsa kryeministri Rama u shpreh se në muajin nëntor do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive.

Sipas tij do të hapet kapitulli i ri i bashkëpunimit me Kosovën, duke nënvizuar se tashmë është hapur një epokë e re për rajonin, falë edhe marrëveshjes mes Beogradit e Kosovës.

“Paqja duhet të sjellë zhvillim ekonomik e social për të gjithë. Ne kemi rënë dakord që në nëntor të bëjmë mbledhjen e parë të përbashkët të të dy qeverive dhe të fillojmë bashkëqeverisjen strategjike mes Shqipërisë e Kosovës,” tha Rama./ep

24 komente në “Rama viziton Kosovën: Këtu demokracia funksionon më mirë se në Shqipëri (VIDEO)”

  1. Arturi says:

    Bravo!
    Uroj qe te dy qeverite te punojne ne menyre strategjike per ardhmerine e kombit tone.
    Suksese!

  2. hamdurulam says:

    Edhe kete e tha ky ?

    1. 1+1=2 says:

      @hamdurulam
      Komenti I edi rames ishte nje kunj per sali serbin qe qeverisi me keq se kosova
      Po tani e kuptove

  3. Daniel says:

    Une kam shume vite qe e theme kete,bile dhe Kapitalizmin ,Kosovaret e njohin me mire se ne. Kjo pasi ata e kane jetuar perendimin shume me pare nga ne dhe vet jugoslavia kishte mardhenie demokratike me te avancuara. Ne vendin tone nuk ka trazhgimi demokratike dhe vendi yne mundet te them pa hezitim ka shkuar me pas nen sundimin e Berishes se sa ne kohen e diktatures totalitare.

  4. Une Vete says:

    Orkestra frymore nuk eshte ne lartesine e duhur ? , ne fakt nuk eshte as ne gjysmen e lartesise se duhur.

  5. Bashkepunim Reciprok says:

    Tani perkrah jush keni nje personalitet, i nderuar zoti Thaci.

    Tani perkrah jush keni nje patriot, te cilin e karakterizon ndjenja e punes, ndjenja e detyres, deshira per zhvillim, e karakterizon fryma e vetmohomit dhe deshira per lumturine dhe mireqenien e kombit tone.

    Besoj se Ju i nderuar zoti Thaci do te dini te vleresoni pozitivisht deklaratat dashamirese te kryeministrit shqiptar ne viziten e tij te pare jashte territorit te shtetit shqiptar.

    Do te dini te vleresoni sic duhet rolin mjaft te rendesishem qe do te kete per zhvillimet ne rajon, bashkepunimi i ngushte midis Shqiperise dhe Kosoves

    Do t’i perkushtoheni akoma me teper punes per informimin dhe inkurajimin e metejshem te qytetareve kosovare, ne menyre qe ata te behen te vetedijshem e te ndergjegjshem, per frytet pozitive qe do te rridhnin nga bashkepunimi i frytshem midis qeverise tuaj dhe qeverise Rama.

    1. Patriot says:

      Nese demokracia funksionon me mire se ne Shqiperi ne Kosove,gjithmone sipas pjelles se buces komuniste Edvin Kristaq Rama,atehere mjere shqiptaret,se edhe ky si Berisha e merka frymezimin nga Serbia sa e korruptuar aq dhe e kriminalizuar ne vite.Sa pafytyresi aq dhe bashkepunim me boten e krimit dhe te korrupsionit qe nuk ju nda shqiptareve ne vite e qe duhen vene sa nuk eshte vone ne bangen e akuzes.
      Me se fundi dhe per ato pak shqiptare te lekundur qe shpresonin tek kjo pjelle e diktatures komuniste pesuan ZHGENJIM.
      Deklarata te tilla nuk japin me shprese per rilindje,por per nje djall me fytyre njeriu si Edvin kristaq Rama qe ka kapur te tria pushtetet ne aleance te ngushte komunisto-enveristet dhe Serbine e milloshevic-karaxhicit dhe berishes me shoke.Jozi po ferkon duart.Shpresoj te mos kete fundin e trpshem te milloshevicit,se shqiptare do ta duan edvinin me shume ne bangen e gjygjit per bemat e tija si frymezues dhe basheudhetare me djajte.

      1. ay qy says:

        RRNOFTE SALI KATNARI,urraaaaa…
        SEKRETARI I PARTISE DIKURSHME SAL SHPELLARI,urrraaaa…
        dhe KOMITETI QENESOR I HALABAKEVE TE SHQIPERISE me ne krye PATRIOT KOKTULIN,urraaaa…

      2. @badriot says:

        U te shpelafte panuklla ty me gjithe shpellaret e tu. Na i thua vetes dhe patriot ti. Ec kref bishtin andej nga ke zbritur para se te filloje operacioni fshesa, se po filloi pastaj, as ne shpelle s’ka per te qasur njeri, se je pjelle endacakesh. Je “badriot endacak”.

  6. Kapterri says:

    Persa kohe te jete serbi ne Beograd dhe ai ne Tirane si dhe falangat e tij ne Kosove, vetem shkopa ne rrota do t´ju fusin. Mund te fusim ketu edhe te gjithe armiqte e keshilltarit tend Edi. Merru njehere me Shqiperine. Nje Shqiperi serioze dhe me dinjitet do i ndihmoje shume me mire kosovaret sesa retorika e bashkepunimit. Kosovaret duhet te futen te gjithe ne lavazh te dekontaminohen nga virusi Sali Berisha. Ketu kam parasysh edhe “heronjte legjendare” alla Haradinaj&Co.

  7. Ora says:

    ky krahasim esht i qelluar pasi vlen per regjimin e thaqit dhe te barabarit te vucidolit qe ishte nje fatkeqesi per shqiperine. Por tani shqiperia do te jete leksion per kosoven sesi tiranet, hajdutet shpartallohen me vota.

  8. edmond says:

    se kuptoj pse duan te bashkohen me ne shqiptaret e kosoves. lejeni patriotizmin se ju ben iracional e vazhdoni perpara se me ne do ngelni vend i botes se trete.

  9. sh-p says:

    O Shqiptar te Kosoves, ju duhet me na ndigju shumicen e shqiptarve, nuk duhet me u inflonsu nga shtypi.. por duhet me e jetu dhe athere me fole.Keshtu ndodhi dhe me Enverin,na ju thoshim na mori shpirtin,asht shum i keq,ju nuk na besonit,besonit fjalet e bukra te ti..TVSH dhe radjo Tiranen, ashtu si edhe sot. NE Shqipni tvsh nuk e shef kush..ju vazhdoni me e pa.

  10. Sot ka feste kosova ,miresenavjen kryeministri i gjith shqiptarise Gezuar!

  11. Iliri, Kaçanik says:

    Mire se vjen, z. Edi Rama ne pjesen tjeter te Shqiperise!
    Te urojme sukse dhe pune te mbare!
    Puna e mire qe do te beshe do te reflekton ane e mbane trojeve shqiptare.
    Suksese
    1

  12. S H K O D R A N I says:

    Na nje tubim te NAAC ne New York, para disa vitesh, ku ishin te pranishem lideret e Shqiperise dhe Kosoves (Thaci dhe Berisha), personat e njohur boterore, nder ta edhe Tony Blair, me shume foli per meritat e Ibrahim Rugoves ne themelimin e shtetit te Kosoves sesa per te gjith tjeret se bashku.
    Leshime dhe gafe do kete gjithmone por eshte mire te sqarohen

  13. ylli rks says:

    Mire e paske than… Ky Edi Rama i ka hypun skiave akoma pa e ba mledhjen e pare te qeverise.

  14. mirel says:

    Per “demokracine” serbe e ke llafin o kapter Ramiu?

  15. agrum says:

    Mbase e ka patur fjalen,qe ketu funksionon me mire orkestra!!!???

  16. SHqiponja nga Kosova says:

    Sikur te kishte thene hajnia dhe trathtia do te kisha besu.

  17. KETO ZHVILLIME I KA PRITUR QE NJE SHEKULL POPULLI SHQIPTARE.!

    Eshte nje ogur I mire kjo vizite e z. Rama ne Kosove. Kjo vizite e pare pasi u mandatua si kryeminister ka ngjallure cila, shpresa te medha tek shqiptaret. Jo thjeshte per mardhenje te cilat edhe ato ishin cunguar deri tani, si pengesa per linjen e interkonjeksionit, mardhenjet doganore e mjafte probleme te tjera te cilat stononin shume ne mardhenjet shqiperi Kosove mardhenje keto jashte realiteti qe fatmirsishte solli koha.
    Koha solli shume gjera te mira pase viti 1990 pore ne shqiptare i penguam ato, ne vend qe ne ti rrokim dhe me to ne gji te ecim perpar, neve u ram ne shqelem edhe perse te tjert na i afruan.
    1. U Ben 20 vjet qe u pengua komiteti nismetar per pajtimin kombetare. Kjo ishte nje nder pengesat me te medha dhe nje nder bumeraget me te medha qe i beme levizjes son shqiptare. Bota na afroi neve i rame ne shqelem asaje.
    2. Rrjedha e ngjarjeve vazhdoi rrugen e vet , rezistenca kosovare dhe ne pergjithsi e shqiptarve bere qe bota te ndihmoi Kosoven. Ajo beri embargon botrore te naftes per serbin.Ne shqiptare i rame ne shqelem kesa ndihme botrore kaqe te madhe ne vend qe ta rrokeshin ne gji dhe te ecnim me te perpar edhe kete radhe i rame me shqelm.
    3. Doli ne drite UCK-ja nje ndar shpresat me te medha te shqiptarve per liri.E gjith bota e perkrahi ne shqiptare i tham jo eshte krijes serbe, krijes Marksiste –Leniniste. E quditshme neve u rame edhe kesaj ne shqelm ndersa bota me buldozjerin e politikes se saj Hollbruk shkon dhe i takon ne male atje ku veprojne ndersa neve i etiketojme me lloi-lloi etiketash.
    4. Keshtu beme edhe me Rambujen, u deshe
    ndryshimi , qe te largohet Sali Berisha dhe partia e tije nga drejtimi e gjerat morren rrjedhje e saj eshte Partia Socialiste qe rrjedhne e derkoi ne shtratin e vete dhe keshtu u realizuan inetersat e shqiptarve.
    Pore gjerat nuk shkuan ashtu. Do te vije perseri Berisha ne pushtet dhe do te frenoj perseri, do te kemi pengesa duganore, pengesa per linjen e intekonjoksioni e shume problem te tjera qe akom nuk jan zbardhur.
    Sot ka lindur nje epok e re per Kosoven pore edhe per mbar hapsiren shqiptare.
    Askujt nuk po i kerkojm gje te tepert, po i kerkojme te vihet ne vende drejtesia e per ta realizuar kete drejtesi duhet ide vullnet dhe perkushtim, duhet ndryshim i tere pamjes se deri tanishme dhe ja u arrite.
    Takimi me Kosovare nga Edi Rama ngjalli shpresa te medha. Ne Prizeren do te mblidhemi.Po kush eshte prizeren. Prizeren eshte vendi ku Avdyl (toska) Frasheri me Ymer prizerenin mblodhen burrat e kombit dhe formuan lidhjen shqiptare te Prizerenit. Malsoret tan trime i kendojne.
    Prizeren me i bukuri vend / Mblidhen burran bej Kuvend/. Dhe ja pas 100 vjetesh perseri erdhi dita e shumpritu qe perseri te mblidhe burrat shqiptare ne Kuvende aty ku Avdule ToskaFrasheri) dhe Ymer Gega (Prizeren) mblodhe burrat e shqiperise.
    Nje dite e shumpritur, nje dite e lumtur per ter popullin shqiptare.
    Duke perfunduar u uroi dy qeverive shqiptare suksese ne realizimin e aspiratave te popullit ton te shumvuajtur. Shpeh edhe deshiren e madhe te uroi pa mase te gjith faktorin nderkombetar qe deri tani i kane dhen ndihmesen e duhur popullit tone duke ber edhe ata korrigjimi e historise.,ndaj popullit tone.!

  18. ibro says:

    o edvin po funksinon demokracia ne kosove se atje nuk eshte prekur prona prandaj ne do te behesh burre qe te mbahesh mend zgjidh ceshtjen e prones kycin e demokracise sepse sala bashke me fatosin kane miratuar nje ligj famekeq 7501 qe e kane bere vendin corap formula per te luftuar korrupsionin eshte zgjidhja e ceshtjes se prones nje shembul ti ke prokurorine e tiranes ne toke te tjetrit dhe kerkon drejtesi .

  19. Jaku says:

    Pershendetje shqipetareve kudo kujane. Urime ne detyre kryeministrit te ri te Shqiperise. Urime nje fillimi te ri te mbare ndershqipetare ne rajon.
    Atyre qe kritikojne kryeministrin e ri akoma pa filluar pune do te iu thoja qe e kane marre shenjestren gabim pasi ata duhet te marrin ne shenjester humbesim me te madh te interesave shqipetare komunistin e veshur me blu Sal Bisha qe harxhoi 23 vite pa bere gje per kombin vetem fjale boshe.
    Ata qe ndihen keq se kosova qeveriset me mire se Shqiperia do tu thoja qe eshte e vertete. Une jam nga Tirana dhe kur shkova ne Prishtine u ndjeva me i sigurte se ne Tiranen time. A nuk do te thote kjo qeverisje me e mire?
    Nje Komb Nje flamur Nje Shtet, Pershendetje.

  20. I nderuar Jaku.! Sali Berisha per 23 vjet ka ber shume e me shume.!Ai per 23 vjet vetm ka shkatrruar dhe ate dekleraten qe beri sapo doli ne skenen politike se shqiperin do ta dergoi ne nivelin zero e realizoi.Ky ishte misioni i tij, ti shkatrroj shqiptaret ekonomikishte, te punoje per monopolet, te luftoj patriotet she heroit e kombit dhe te rehabiletoj te gjith agjentet e UDB-se dhe te Asfalis Greke. Te gjith jane rehabelitua dhe kane marre edhe demshperblime per detyrat qe kan kryer ne ndihme te UDB-se kunder vendit tone. Ky ishte misioni i tije dhete beri. Po beri edhe percarjen kombetar nxiti vllavrasjen e gjakmarrjen ku koha e tije do te mbahet mend si koha me e zeze ne historin e shqiperise.
    Prandaj mos thuaj nuk beri asgje se per se ka bere ate qe e kishte marre si udhezim pa dale mire ne skene politike. Shqiperin e fundosi duhet edhe kaqe vjet per tu ringritur.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    ダッチワイフ アニメ ダッチワイフが長生きするのに役立つ6つの信じられないほどの方法ダッチワイフを所有することは情熱的な欺瞞ですか?あなたのダッチワイフの私的な部分をきれいにする方法アニメのダッチワイフがあなたの奇妙さを引き出す方法

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje