Sot kemi betejën në parlament. Është beteja më e pashembullt që do bëjmë me qeverinë e krimit, e cila deri tani nuk ka mbajtur asnjë premtim. Kemi përgatitur 40 fjalime dhe kemi llogaritur që diskutimet të shtyhen deri të hënën, me qëllim që Piktori të mos ketë mundësi të krekoset në Bruksel.
Shqetësimi i parë më erdhi nga Paloka.
-Doktor, po na e bëjnë me hile, më tha.
-Çfarë ka ndodhur, i thashë.
-Ky Ilir Meta është një maskara. Na ka dhënë fjalën dy herë rresht ne të opozitës, ndërkohë që sipas rregullores ai duhet t’ia japë një herë opozitës, një herë qeverisë.
Kishte të drejtë. Ky është një skandal i madh. Qeveria e dalë nga krimi kërkon që të diskreditojë opozitën dhe e lë atë sa më shumë para ekranit, me qëllim që njerëzit të bezdisen. Është një kurth i menduar mirë prej tyre.
I dhashë porosi Palokës ta denoncojë këtë skenar të rrezikshëm kundër parlamentarizmit. Po shkelet rëndë rregullorja e Kuvendit.
Paloka u ngrit dhe akuzoi Metën se po shkel rëndë rregulloren e Kuvendit dhe po i jep opozitës më shumë kohë se qeverisë, ndërkohë që rregullorja parashikon të jenë barabar.
Meta u tregua cinik në përgjigjen e tij.
-Në fakt rregullorja dhe praktika e Jozefinës është e tillë që opozita të flasë më pak se qeveria, por unë dua ta ndryshoj këtë praktikë, tha. Jeni e vetmja opozitë në botë që ankoheni pse u japim fjalën më shumë se sa duhet.
Paloka më mori prapë.
-Çfarë t’i them tani, më tha. Këta duan të na nxjerrin dhe injorantë.
-Akuzoje se po shkel rregulloren, i thashë, vazhdo.
Paloka vazhdoi akuzat se po persekutohej opozita duke tentuar të diskreditohet.
Ndërkohë më mori Luli. Ishte shumë i shqetësuar. Kishte lexuar një shkrim të Besnik Mustafajt, që lavdëronte Mesilën, Sokolin dhe Ed Halimin dhe ishte i shqetësuar mos mendoja dhe unë ashtu.
E sigurova që Besniku i ka mendimet e pavarura nga unë për këtë çështje. U gëzua shumë.
-Të të them dhe një sekret, tha.
-Fol pa frikë, i thashë.
-Ky Sokol Olldashi, atë ditë që keni dalë nga parlamenti, paska folë kundër teje. Paska thënë do dalim, s’kemi ç’bëjmë, ka urdhëruar Luli Doktorin me SMS. Unë dua të të siguroj se është e gjitha një shpifje e tij.
-E di që është shpifje se nuk më ka ardhur asnjë SMS, i thashë, por kjo s’ka rëndësi.
-Jo, ka shumë rëndësi, tha, se ata duan të përhapin idenë sikur unë të komandoj ty dhe të jap urdhra.
-Po nuk ka rëndësi se unë e di vetë çfarë bëj, i thashë.
-Mirë, për këto të desha, më tha.
-A po i ndjek punimet e Kuvendit, i thashë. Ata plehrat po na sabotojnë. Ja japin fjalën dy herë opozitës, një herë qeverisë.
-Jam gati t’i denoncoj, tha. E dija që do na censuronin.
-Nuk po na censurojnë, i thashë, po na japin kohë dyfish të na diskreditojnë…
-Ah, më fal, harrova që jemi ne opozita, më tha. Nuk e kam provuar dhe e ngatërroj gjithmonë. S’ka problem, dal i denoncoj pse shkelin parimet e barazisë. E kanë dhe premtim elektoral. Plehrat. Do t’i përmbysim. Përpara!
i thash edvinit par agjithe parlamentit ,,,ne edhe vdekjen e festojme popo e kthejme ne gesim e hare e festojme ,,,,a e pate ca beme me vdekjen e azem hajdarit ,,fest e madhe pale ne rongner ca dreke madheshtore dhe dolli u nrgiten pe rmu dhe partine demokratike ,,,u kendu kenga o sali tu befsha ferre mere pushtetin edh enje here ,,aheng i pappare ishte ,,mish e raki e ven bolll ,,,,,kange valle ,,,,vale ne fakt nuku hodhem se skishte vend po hangrem pime ebam qef si ska ma ,,,,,perpara sb,,,
HA HA HA HA
“-Çfarë ka ndodhur, i thashë.
-Ky Ilir Meta është një maskara. Na ka dhënë fjalën dy herë rresht ne të opozitës, ndërkohë që sipas rregullores ai duhet t’ia japë një herë opozitës, një herë qeverisë.”
http://is.gd/RipRGB
…edhe ne vdekjen e psikopatit politik do ta kalojme me gezim dhe humbjen e tij akoma po e festojme….Perpara
Kur të ngordhë kafsha e Viçidolit do të festojë gjithë Shqipëria, qielli do ndriçohet nga fishekzjarret.
Haaaaaa me e bukur. Sokoli ..do dalim se ka urdheruar Luli Doktorin me SMS I pa pare Mero
Perandor mos u shqeteso !Hajde ne Burgujevice dhe me nentoger Dubin merrja kenges:kur ne ikem ne marrshim,kurvat qanin me ngasherim.Qe kenga tu Dali melodioze merrni dhe princes hen Jozefine.