Shënime nga Ditari i Doktorit: Mbështetje për Lulin në inaugurimin e bulevardit

7 Shtator 2013, 19:56Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Mbështetje për Lulin në

Luli sot ishte më i shqetësuar se zakonisht. Sa herë që ai ka ndonjë përurim, ka emocione të forta, por sot zëri i tij më shqetësoi dhe mua.

-Duan të më vrasin, tha. Edi Rama ka nxjerrë njerëz në rrugë që të protestojnë kundër meje për bulevardin.

-Mos u tremb, i thashë. Ke akoma policinë me vete. Merr aty gjithë policinë e Tiranës.

-Po më duhet dhe ndonjë nga partia, tha, kë të marr?

-Merr kë të dëshirosh, i thashë.

-Jo, në asnjë mënyrë, tha. Dua të ma caktosh ti.

-Po mirë, merr Bylykbashin, i thashë, dhe ta promovojmë për kryetar grupi.

-E mora atë, po ai tha i kam bezdi këto protestat dhe nuk vjen.

-Po merr Majlinda Bregun, i thashë.

-Jo, se më tha i kam tokat e vjehrrit andej dhe ata kanë të drejtë për lekët.

-Shiko, i thuej po nuk erdhe, do marr Gridën, dhe vjen ajo.

-Po nuk më vjen as Grida Doktor se më tha po bëj thonjtë sot, s’kam kohë. Kishte lënë orar ters.

-Mirë atëherë, i thashë, duhet me marrë Gert Bogdanin.

-Ai s’më vjen Doktor. Jena tironsa të vjetër, tha, s’mund të zihemi me ish- pronarët.

-Atëherë mos u lodh, i thashë. Më thuaj kë do ta urdhëroj unë të vijë.

-Ed Palokën Doktor. Po ma dërgove atë, më shpëton, se më duhet një i fortë.

-Atë ta dërgoj unë menjëherë, vetëm shiko mos ka ndonjë laçian aty, se me ata ka probleme.

-Jo, jo, janë shumica nga veriu, nuk ka problem, më tha.

Kështu u vendos dhe dërgova aty Palokën. I thashë shko futu një të sharë atyre që protestojnë dhe u thuaj ‘komunistë të ndyrë, doni dhe pronat’.

-Mirë, tha, shkoj unë, vetëm të ketë policë.

-Mos u shqetëso, i thashë, se e ka blinduar Luli.

Sa mbarova punë me Palokën, mori prapë Luli.

-Nuk shkon kjo ceremonia pa ju Doktor më tha. Kam frikë se më thonë njerëzit ku e ke Doktorin, ku shkon pa të.

-Shiko, nuk vij dot, i thashë. Nuk ka kuptim. Nesër do jap dorëheqje, sot të vij aty.

-Po më duhet të duket që jemi bashkë Doktor, më tha.

-Mirë, po të dërgoj Arbrin, i thashë. Ja të pyes mos ka orarin të shëtisë fëmijët dhe po ta nis.

-Faleminderit shumë, më tha. Është dhe autor i studimit të mjedisit për projektin. Ai më bën shumë punë. Nuk lë vend për thashetheme.

E nisa dhe Arbrin atje. Më në fund Luli u qetësua. Policët blinduan sheshin dhe Luli filloi fjalimin. Përballë tij një tufë pronarësh nga ata që sa herë i duhet ndonjë pronë PD-së, ngrenë kokën që është e tyrja, bërtisnin kundër tij. Janë mbeturinat e fundit të Edi Ramës, që kërkon të bllokojë zhvillimin e Tiranës duke ndërsyer pronarët kundër PD-së. Njësoj e bënë tek SHQUP-i, njësoj dhe tek bulevardi. Por ne nuk do ndalemi. Përpara!

3 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Mbështetje për Lulin në inaugurimin e bulevardit”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    HA HA HA, LULE O SALI:
    “-Shiko, i thuej po nuk erdhe, do marr Gridën, dhe vjen ajo.

    -Po nuk më vjen as Grida Doktor se më tha po bëj thonjtë sot, s’kam kohë. Kishte lënë orar ters.”

    http://goo.gl/CFBgI6

  2. ivani i madh says:

    po Giten nuk e dergove se e dine te gjithe qe komandon dy burrat e saj nje te legalizuar JAMSERBMALLTEZIN dhe tjeterin te pa legalizuar Lulke bytheqeshja.Ky me ndimen tuaj mban afer burrin e dashnores qe ta kete mire me ty dhe me Giten e pazareve te Prishtines.

  3. Aleksandër Matrënga says:

    kesaj i thone :bir selman i nenes ke te qaj me pare.salin apo lulin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje