Shënime nga Ditari i Doktorit: Një holandez që mi di vlerat më shumë se shqiptarët

31 Gusht 2013, 20:02Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Një holandez që mi di vlerat

Sot herët përsëri e fillova punën me Lulin. E kishte kuptuar që më kishte ngel qejfi nga lëpirja që i bëri ambasadorit dje dhe me sa duket donte të më zbuste.

-Kam një surprizë, Doktor. Një holandez që unë e kam mik, jeton në Bjeshkët e bekuara dhe do të të japë një skulpturë.

Me thënë të drejtën e pata bezdi në fillim, por meqë nuk kisha çfarë të bëja, i thashë le të vijë.

Por, vizita ishte vërtet surprizë. Holandezi ishte një burrë i  thyer në moshë, i bëshëm dhe i fortë, që nuk e hiqte Lulin nga goja.

E pyeta ku punonte.

-Në Bjeshkë të Nëmura, tha, në Theth dhe Valbonë. Aty kam ardhur qyshkurse u kthye Luli nga Holanda, deri më sot. E kemi gjetur Shqipërinë shumë keq, sot është një vend si Zvicra.

U befasova shumë nga vlerësimet.

-Po ç’bën në bjeshkë, i thashë?

-Shikoj natyrën, më tha. Shikoj natyrën dhe frymëzohem. Pastaj flas me fshatarët. I pyes vazhdimisht kë doni më shumë, Berishën apo Edi Ramën, dhe të gjithë më thonë Berishën….Për këtë arsye besoj se ju nuk keni humbur, pasi jeni në zemrat e shqiptarëve.

Më preku shumë me thënë të drejtën.

-Kam bërë dhe një skulpturë, tha, dua ta shikosh. Kam mishëruar disa nga etapat më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, prej Skënderbeut, pushtimeve, lirisë dhe demokracisë, të simbolizuara me personin tuaj, që, në vlerësimin tim, jeni Gjergj Kastrioti i kohëve të sotme.

E zbuloi skulpturën. Ishte vërtet e mahnitshme. Tregonte Skënderbeun mbi kalë, pastaj një tunel për 500 vjet dhe në fund liria dhe demokracia, ku Skënderbeu dhe kali i tij shkriheshin në portretin tim. Ishte e jashtëzakonshme.

-Për mua, tha skulptori, pas Skënderbeut, ti je figura më e madhe e kombit.

U preka shumë me thënë të drejtën.

E falenderova shumë dhe shpreha vlerësimet e mija për punën e tij dhe dhashë disa konsiderata për të ardhmen e Shqipërisë. I thashë që Shqipëria po kalon një periudhë të zezë, pasi ajo tani do të drejtohet nga një Piktor, i cili në fakt është djalë i një skulptori. Si mund t’ia lësh Shqipërinë një familjeje të tillë…

E pashë që shtangu pak. Harrova që ishte skulptor dhe doja ta korrigjoja.

-Desha të them që është piktor i paaftë dhe i ati ka qenë skulptor i paaftë. Se piktorët e paaftë mor zotëri bëhen të rrezikshëm, si Hitleri….

U përmend pak.

-Ke të drejtë, tha.

-Shqipëria do të kishte fat të madh që zotëria të kishte talentin tuaj të shprehur në skulpturë, por e vërteta është se ai është piktor i dështuar. Ai akoma nuk ka vizatuar një fytyrë njeriu. Vizaton vetëm sende. Ai është i mbaruar.

Më dha të drejtë. I hodha dhe një sy skulpturës së tij dhe shkrirjes së Skënderbeut me kalë në portretin tim.

-Vërtet e beson që unë jam figura më e madhe pas Skënderbeut, i thashë?

Më pa në sy dhe pa ju dridhur qerpiku tha “Po”.

-Skënderbeu e mbajti Turqinë 25 vjet larg Shqipërisë, tha, ti e mbajte Shqipërinë 23 vjet larg Evropës. Ajo që ke bërë ti është një vepër shumë më  e madhe, pasi Evropa është një fuqi më e madhe se Turqia. Unë e kam prekur me dorë realitetin, tha. Ashtu siç është Veriu dhe Bjeshkët e bekuara, Evropa nuk hyn dot as për 25 vjet të tjera.

Mu duk i sinqertë. Ja, të tillë njerëz janë realistë dhe dinë të shikojnë më qartë dhe më mirë se shqiptarët. Me të tillët do rikthehemi në pushtet. Përpara!

9 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Një holandez që mi di vlerat më shumë se shqiptarët”

  1. Tironsi "ZZ" says:

    KOM QESH ME LOT:

    “-Vërtet e beson që unë jam figura më e madhe pas Skënderbeut, i thashë?

    Më pa në sy dhe pa ju dridhur qerpiku tha “Po”.

    -Skënderbeu e mbajti Turqinë 25 vjet larg Shqipërisë, tha, ti e mbajte Shqipërinë 23 vjet larg Evropës.”

    http://goo.gl/2cWGSt

    1. Tirona says:

      edhe mu me ka zon nje e gajashme dhe nuk e di kur do m’pushoje. O Mero i papame je….

  2. kulla bjeshkve says:

    Mendoje se ketij hollandezit po ti jepen ca para apo ti behet nonji privilegj se ka per gje ti beje edhe nje bust Edi Rames si dhe furca dhe komplimente,duke e cilesuar epoken qe po fillon me Edin si nje nga epokat me te medha dhe me te lavdishme qe do kujtohet me shekuj nga historia,dhe i bie qe Edi te jete me i madhe se Skenderbeu simbas zoterise hollandez,,,,nejse ai te vazhdoje punen qe ka nis me Lulushin.

  3. sali berisha says:

    DO BAJNE KOSOVARET REFERENDUM KUSH ASHT MA I MADH SKENDERBEU OS EUNE ,,REZULTATIN DO TA MONITOROJ RISTANI DHE LESHI,,POPO KAM PER TE FITU ME 89 %TE VOTAVE ,,PERPARA SB

  4. Ferro Labi says:

    Me i madhi i gjithe poshtersive qe jane bere deri me sot ne Shqiperi, ti ke qene o Sali !

  5. hasan says:

    Shume satire therese,po te kenaq se qeshuri,sidomos krahasimi i Skenderbeut te vjeter qe mbajti Shqiperine 25 vjet larg Turqise dhe Skenderbeut modern qe e mbajti Europen larg nesh 23 vjet. Po ka kohe akoma per ta mbajtur larg dhe do ja kaloje Gjergjit ky Saliu.

  6. nendetesja 105 says:

    Ky skulp[tori mos eshte gje peders, si i ndjeri Barend cohen, qe eshte kujdesur vazhdimisht per shkollimin dhe mireqenien e Lul Bashes, kur ishte djale i ri ne Hollande?!

  7. shume bukur. po ky sala idiot do ngel gjith jeten.

  8. davidi says:

    Holandezi ishte një burrë i thyer në moshë, i bëshëm dhe i fortë, që nuk e hiqte Lulin nga goja… ndoshta: qe sapo ia kishte hequr Lulit nga goja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje