Shënime nga Ditari i Doktorit: Bisedë me Flamurin për zyrat e reja dhe pronat

23 Gusht 2013, 21:28Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Bisedë me Flamurin për zyrat e

Sot ishte një ditë e mërzitshme. Flamuri erdhi qysh në mëngjes në zyrë të më raportonte për zyrat e SHQUP.

-Kemi filluar punimet nga brenda, më tha. Njërin kat e kemi lënë për zyrën tënde.

U thashë shumë të madhe e paskeni lënë, mjafton gjysmë kati, por Flamuri ishte i vendosur. Më tha që pati rezistencë nga disa punonjës që i ndoqëm, se s’kishin ku të rrinin, por u thamë merrni lejen deri në shtator.

Më tregoi me hollësi ku i kishin blerë mobiliet, si po i transportonin gjërat nga zyra ime tek zyra e re, si dhe po më tregonte për biblotekën që do të vendosnin në korridor.

Pastaj më shpjegoi ç’po bëhej me katet e tjera, ku do vendosej zyra e organizmit, nënkryetarët, sekretarët, ku do ishte salla e mbledhjeve etj.

E ndjeja se diçka po mungonte, por s’po e kuptoja tamam. Befas u kujtova.

-Po Lulit ku ja latë zyrën, i thashë?

Flamuri u kap në faj.

-Na ka dalë nga mendja, tha, por …dhe u mendua pak.

-A t’i japim një zyrë të nënkryetarëve Doktor, tha, se nuk është vend i keq. Shikon këtej nga ETC, ku ka apartamentin Gita.

-Mirë, i thashë, jepja. Nuk besoj se i ngelet qejfi.

-Ashtu shpresoj dhe unë, tha Flamuri i zënë në faj. E harruam fare. Po dhe ai nuk është bërë i gjallë, s’ka ardhur asnjë ditë tek partia, më tha. Duket që i vjen turp.

-Nejse, një zyrë i takon, i thashë, duhet me ja dhënë.

-Patjetër, tha Flamuri. Kam dhe një problem tjetër. Aty në oborr të SHQUP është një kafe, por qenka kafe e pronarëve. Ata paskan marrë gjithë truallin dhe dashkan të blejnë dhe godinën, se truallin e kanë.

-Në asnjë mënyrë, i thashë. Duhet me i nxjerrë andej urgjent. Mos t’i gjej kur të vij aty.

-Po si t’ia bëjmë Doktor, se do na thonë jeni kundër pronarëve? Apo t’i kompesojmë, t’u japim truallin e PD, se ju thatë është shtetëror?

-Jo jo, s’kanë punë me truallin e PD-së, se ka një projekt Zeni me Lulin aty. Ata mor zotëri s’mund të jenë pronarë aty, se Zeni ka fol me ata pronarët që po bëjnë qendrën e biznesit.

-Janë pronarë Doktor, s’kemi çu bëjmë, por s’ia t’ia bëjmë mos të na akuzojnë se po zbojmë pronarët?

-Ashtu, i thashë, s’ka problem, e rregulloj unë. Shkruaj:

Edi Rama, kryeministri i dalë nga zgjedhjet e vjedhura kërkon të na marrë shtëpitë dhe pronat e ligjshme….

-Unë se lexoj dot Doktor, më tha Flamuri. Më është bërë zakon ky diktimi i deklaratës flak për flak.

-S’ka problem, i thashë. Po bëj një reagim në Facebook dhe po e akuzoj Edi Ramën se po u merr pronat pronarëve të ligjshëm dhe po u shkatërron shtëpitë. Do ta bëj copë. Nuk mund të zaptojë ai pronat e të tjerëve. Jo dhe jo. Këtë nuk e lejoj kurrë. Jo, në asnjë mënyrë. Aty në protesta do dalim përditë, sa herë të zaptojë prona. Tani zotëri ik dhe mi nxirr jashtë ata që duan të bëhen pronarë aty. Me Edi Ramën merrem vetë. Përpara!

10 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Bisedë me Flamurin për zyrat e reja dhe pronat”

  1. Ferro Labi says:

    Ai u muar me Edi Ramen sa deshi vete, por Edi ja tregoi vendin. Tani ka mbete si langua i plakur dhe leh, bem gam, gam gjithe diten, se ate zanat ka.Le te lehi senuk te nduk, irane dhembet, ia theu Edi me nje milion vota me 23 qershor.

  2. Tironsi "ZZ" says:

    Kom qesh me lot:

    “E ndjeja se diçka po mungonte, por s’po e kuptoja tamam. Befas u kujtova.

    -Po Lulit ku ja latë zyrën, i thashë?

    Flamuri u kap në faj.

    -Na ka dalë nga mendja, tha, por …dhe u mendua pak.”

    DHE LULI BUZEQESH 24/7, SI NE FOTON KETU POSHTE:

    http://is.gd/k1vnoj

  3. sali berisha says:

    MERO ATA TOPTANAJT KAN PAS GJOTHMON PROBLEME PSIQIKE ,,,,QE KUR JU KAN VRA ESATIN JU KA NGEL FIXIM SA HER ENGROHET KOHA DIKUSH NGA ATA BAN VETVRASJE ,,,,,KUR ETAKOVE SI TU DUK MERO A I SHTE NE REGULL SE MOS BEN NDONJE GJA DH EVRET VETEN,,DUHET ME E RUJT S EMUND TA VRAS EDHE EDI RAMAM TI MARI PRONAT ,,,EDI ASHT VRASES E PE MERO C ABANI NE BULKEVARD KA VR AKATER VET ,,E KAM PA NGA DRITARJA PERPARA SB,,

  4. tata says:

    te bukur perralle por per ju se populli nuk i han keto pale e quani veten shkrimtar shkrimtar kari ju jeni perversa shkruani nje cik me mire te pakten qe ta besojne injorantet se keto nuk i beson njeri or te mjere me vjen keq per ju zoti mero se je bere si dordolec dhe qesharak

    1. Baba tates says:

      Mos ia vini re se eshte pak me probleme djali. Tate, eshte parodi te keqen baba, si bicim shakaje, po me inteligjente. Sa here te kam thene qe kjo nuk eshte RD-ja

  5. Haxhi Qamili says:

    @tata: Foli dhe miza në bythë të kalit…Ha..Ha..

  6. kanan tafili says:

    Ca kari qe je mor mero. motren ku e ke? a po te shendoshet.

  7. davidi says:

    argita ka 2 apartamente te ETC jo 1. te dy ne kat te 12-te. e ka shperblyer per konsulencen e terrenit socialisti Tan Dulaku

  8. OK says:

    Z. MERO BEN MIRE QE SHKRUAN PER SALI BERISHEN DHE E PERSHKRUAN REALISHT , AI ESHTE E DO TE MBETET DEMAGOGU ME IPA SHOQ NE HISTORINE E VENDIT TONE . AI BETOHET DITE E NATE PER TRANSPARENCE –DHE CDO GJE E KURDIS NE FSHEHTESI.
    – BETOHET PER LIGJ E DREJTESI –DHE BEN KUNDRA LIGJIT DHE VETEM PADREJTESI.
    -BEPHET PER PER TU DHENE DREJTESI — TE PERSEKUTUAREVE TE KOMUNIZMIT DHE BEN MANOVRA DHE I RIPERSEKUTON PERSERI TANI PAS 50 E CA VJET — NE DEMOKRACI.
    -S. BERISHA NJERIU ME PA SHPIRT , POR SHUME DINAK DHE ENERGJIK POR VETEM PER KEQ .
    —- KURRE MOS ARDHESHIN NE PUSHTET KOMUNIST HILEQARE , DEMAGOG E TE PASHPIRT SI SALI BERISHA. JAM SHUME I SIGURT QE EDI RAMA DO TE DIJE TE BEJE PUNE TE MIRA PER VENDIN .
    SHPIFJET E PAFE TE BERISHES NUK PIN ME UJE , TONELATAT E BALTES , MLLEFIT TE BERISHES E TE SKIFTEREVE TE TIJ NUK E MPOSHTEN EDI RAMEN –LOJES SE FLLIQUR T BERISHES I DOLI KALLAJI…..SHQIPERIA SHPETOI.
    EDI RAMA DO DIJE TE MOS MERRET ME BERISHEN , POR ME PRITSHMERITE E POPULLIT. POP. DO VETEM –NDERSHMERI–DREJTESI SEPSE ARRITJET E MEDHA SA TE JETE GJALL BERISHA DO TE JENE TE VESHTIRA AI DO TE PENGOJ SE SHPURREN E TIJ E BERI ME LEKE E PRONA NE GJITHE BREGDETIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje