Anektodë e vërtetë për kryetarin e ri të PD-së

18 Gusht 2013, 18:25Antena TEMA
Anektodë e vërtetë për kryetarin e ri të PD-së

Kryetari i ri me demek i PD-së i shkoi në zyrë bashkëkryetarit. Pasi e la të priste një orë në paradhomë, e thirri brenda. Pasi i kërkoi falje për kohën e çmuar që po i merrte, nisi t’i ankohet se në takimet me demokratët, është vënë disa herë në siklet.

-Ca demokratë të poshtër na kujtojnë Gërdecin, 21 janarin, Fazlliçin, vetëflijimin e ish-të burgosurve politikë, ministrat hajdutë, pasurimin e familjes suaj, qe i marrshin të keqen, fotot tuaja me familjen e Enverit…”

Doktori mblodhi buzët, shikon vengër dhe shkruan diçka në një letër udhëzime për t’ua përcjellë demokratëve, se “do të vazhdojmë njëlloj, se do vrasim këdo që afrohet te gardhi i Partise, se Fazlliçin e kam mik, se fëmijet e mi fitojnë me djersën e ballit…”

– Mirë qe m’i dhe me shkrim Doktor, se nuk më besojnë…

Krejt si historia e asaj gruas që shkon te doktori dhe i ankohet se ka një problem të madh:

– Nuk ngopem me seks.

– Jeni e martuar, e pyet doktori?

– Po, me dashuri e kam marrë burrin.

– Sa herë bëni dashuri me tët shoq?

– Pothuajse çdo natë, doctor.

– Dhe nuk ngopesh?

– Jo.

– Atëherë zini një dashnor.

– E kam gjetur doktor dhe bëjmë dashuri çdo ditë.

– Epo zini dhe një tjetër, ç’tu them unë.

– Kam fqinjët kur gjendem bosh, po prapë nuk ngopem.

– Dëgjo moj zonjë, ju jeni e sëmurë. Ju jeni mitromane

– Të lutem doktor, ma jepni me shkrim, se kurvë lart, e kurvë poshtë më therrasin…

9 komente në “Anektodë e vërtetë për kryetarin e ri të PD-së”

  1. Vlora says:

    HA HA HA HA HA HA HA

    NO COMENT!

    1. gallata says:

      Biseda erdhi nga fundi…
      Sikur te bej nje pyetje,nuk besoj
      se ma merr per keq.
      Jo ore c,eshte ai llaf.
      Atehere;A kishe me e tradhetue ndonje here Gruan.
      Po si ta them,edhe mund ta beje,por
      vetem per nje aresye.
      Cila eshte kjo?
      Po ja ta provoja njehere veten,pasi kam
      shume kohe qe…..
      E pse tju kete ndodhur keshtu?
      Po ja Politika dhe Kurva jane si Mishi me Thua.
      O bo bo-Na fike…

  2. Otto says:

    Ha,ha,ha shume krahasim I goditur.

  3. Horri i Bulevardit says:

    Urime atij qe e ka thene i pari kete anektode, mbas tymnajes nervoze qe na jep Saliu si ushqim ditor, vjen kjo anektode e papare dhe na relakson me humor.

  4. riku says:

    se kuptova chyne xhozi ketu…………..

  5. per says:

    mitromane???!!! ….mos ndoshta eshte nimfomane… Apo e kam une gabim?!

    1. dumdum says:

      nuk e ke gabim, ashtu është. Mitromane nuk ka kuptim.

  6. moisiu says:

    riku ,je shume i forte me kete koment !

  7. petriti says:

    shume i sakt krahasimi,po si do largohetkjo e keqe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje