Shënime nga ditari i Doktorit: Përse shqetësohen nga lejet e mia të ndërtimit?

9 Gusht 2013, 20:40Antena TEMA
Shënime nga ditari i Doktorit: Përse shqetësohen nga lejet e mia

Sa më shumë afrohet dita që do të dorëzoj zyrën, aq më shumë shtohen punët. Zeni erdhi i shqetësuar dje në mëngjes për tokën e Nartës. Është histori e gjatë. U torturua sa i gjeti pronarët, sa ia ktheu pronarit më shumë se sa i takonte për ta respektuar. Pastaj ai në shenjë mirënjohje i ka falur gjysmën. Zeni nuk e ka pranu, por ka gjetur një kompani që i duhej tokë dhe ia ka falur. Tani kur mendonte se puna kish shku mirë, kompania i kërkon dhe leje ndërtimi. U detyruam me urgjencë t’ia japim.
Po shikoj që ka reaguar opozita. Çdo vendim që unë marr, ata reagojnë. Çudi e madhe, u duket sikur po ua marr atyre. Unë thjesht kam pjesën time deri më 9 shtator. U duket vetja sikur e komandojnë ata KKRTSH. Koço mendon veten në vendim tim dhe merr vendime. Vetëm atë karrige ëndërron. Karrigen e KKRTSH.
Dje më mori njeriu im në Policinë e Shtetit. Më tha do të raportoj diçka shumë interesante. Koço na ka kërkuar të arrestojmë ca njerëz të Stefan Çipës që kanë lejuar një ndërtim të vazhdojë se ka fitu në gjykatë. A ta bëjmë a jo, më thanë.
-Shikoni ligjin, u thashë se nuk e kuptova problemin.
-Ligji nuk na lejon të marrim urdhrin nga Koço, por meqë është problem i brendshëm, thashë të të njoftojmë.
-Ju përgëzoj, i thashë. Bjerini urgjent. Arrestojini dhe merruni deklarata kundër Koços. Është gjë e mirë shumë.
U vu në lëvizje policia, shkuan tek pallati, e matën, u doli tamam. I thanë Koços është tamam pallati.
-Se sa është pallati, atë e di unë, tha Koço. Shtojeni 60 metra dhe m’i fusni në burg pisat.
Më mori prapë njeriu im në polici. Ma shpjegoi situatën. I thashë bëni si t’u thotë Koço. Ai ka fitue, u thashë.
Ashtu vepruan. I shpallën në kërkim ata që kishin leju ndërtimin.
U dhashë polici policëve në Sarandë dhe Vlorë. U thashë fjala e Koços është ligj. Dua t’i shikoj si përleshen.
Tani të dashur miq, mos u mërzisni se për këta keni votu. Akuzuan dhëndrin tim se mblidhte lekë për tetë vjet për planet në bregdet. Koço aq sekserë i ka mbledhë në tetë javë duke i kërcënu me prishje. Ai ëndërron karrigen time në KKRTSH. Ai nuk do as atë të Ramës, as të parlamentit. Ai do KKRTSH-në. E di unë. Ndaj bëjnë si të tërbuar. Dhe me plehrat prej atij e kam. Ka dashë të sjellë plehra me kohë. Tani do t’i bëjë realitet dhe shqetësohet pse kam futur unë ca kontejnerë. Çudi e madhe si mund të zhvillohet industria e skrapit pa sjellë plehra këtu? Janë njerëz shumë diletantë. Shumë të paduruar. Po fëmijët e mi deshën të paktën dy vjet të mësojnë ku bëhet ndonjë lek, këta dashkan dy muaj para se të vijnë në pushtet. Kjo është qeveria e krimit, drogës dhe makutërisë. Përpara drejt bregdetit!

2 komente në “Shënime nga ditari i Doktorit: Përse shqetësohen nga lejet e mia të ndërtimit?”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    Ha ha ha ha ha, Salamahmuti:
    “…Akuzuan dhëndrin tim se mblidhte lekë për tetë vjet për planet në bregdet. Koço aq sekserë i ka mbledhë në tetë javë duke i kërcënu me prishje.”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/medaljet-e.html

  2. Aleksandër Matrënga says:

    “Po fëmijët e mi deshën të paktën dy vjet të mësojnë ku bëhet ndonjë lek, këta dashkan dy muaj para se të vijnë në pushtet”.
    Kjo fjali eshte qershia mbi torte.Shume bukur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje