Shënime nga ditari i Doktorit: Bezdi nga Luli dhe Nishani

7 Gusht 2013, 20:23Antena TEMA
Shënime nga ditari i Doktorit: Bezdi nga Luli dhe Nishani

Sot kisha mbledhjen e qeverisë. Po e llogarisja dhe i bie të bëj dhe katër mbledhje qeverie. Në objektivin tim madhor është të realizoj gjithë premtimet që kam bërë në këto katër mbledhje.
Sot realizova një prej tyre, që ka të bëj me TVSH. U premtuam që do hiqnim TVSH mbi makineritë dhe investimet, dhe ja ku e mbajta fjalën. Qeveria e re, e dalë nga mafia e krimit, drogës, dhe korrupsionit do ta anullojë këtë projektligj, por kjo nuk do ta zbehë vendosmërinë time që një ditë të bëhet realitet heqja e TVSH për makineritë bujqësore.
Më pyeste sot një fans i imi. Më thoshte: Doktor, pse e le për tani, pse nuk e hoqe tetë vite më parë?
Pyetje e drejtë. Po si ta hiqja unë tetë vite më parë? Tetë vite më parë ajo ishte e hequr. Regjimi kleptokrat i Fatos Nanos i kishte hequr TVSH për gjithë makineritë që përdoreshin për investime. Ai ishte një skandal i vërtetë. Ti blije një makineri apo linjë fabrike dhe nuk paguaje TVSH. Vetëm nëse e rishisje, atëherë do paguaje. Me ardhjen tonë në pushtet i dhamë fund kësaj praktike rrumpalle dhe vendosëm TVSH mbi çdo gjë që blihej nga jashtë. Tani pas tetë vitesh, do thoni ju pse po e heq? Po e heq o zotëri se dua të tregoj që Edi Rama nuk është socialist i vërtetë dhe nuk ecën në gjurmët e Fatos Nanos dhe Partisë Socialiste. Unë ia kam ngritur kurthin që ai të bëjë jo siç bënte Nano, por siç qeverisëm ne, d.m.th me TVSH të makinerive dhe linjave të prodhimit. Atëherë do zbulohet falsiteti i tij si socialist dhe do dalë që është një agjent i imi në PS.
Një tjetër kurth kam ngritur për qeverinë e krimit, drogës dhe prostitucionit. Do rrisim kuotat për arsimin e lartë. Po, po, objektivi ynë është që askush të mos mbesë pa diplomë. Qeveria e re ka marrë për këshilltarë Toni Bler, një njeri që fitoi me sloganin Arsim, Arsim Arsim… Tani ky zotëria që kërkon të përmbysë arritjet e mia, le të provojë të prekë kuotat e arsimit të lartë. Do na ketë të gjithëve në këmbë për të mbrojtur platformën tonë për arsimin. Ne jemi në garë me universitet private. Nëse UFO, Kristali, Vitrina etj nxjerrin 30 mijë studentë, ne duhet të nxjerrim 40 mijë, pra më shumë. Ne nuk mund të ngelemi mbrapa si qeveri në këtë fushë. Por Edi Rama i urren universitetet se ato u kthyen në një front të madh popullor kundër tij në të dy fushatat e fundit. Ai është hakmarrës dhe nuk e harron këtë, por ne do t’i mbrojmë. U them sot gjithë universiteteve private e shtetërore: “Qëndroni, mbahuni se jemi me ju. Përpara!”
Pas mbledhjes së qeverisë më tha sekretarja se Luli e kish pyetur si isha sot me humor. Sekretarja i kish thënë se isha mirë. Ai menjëherë kish menduar se unë kisha lexuar intervistën e tij tek Mapo, dhe i kish thënë sekretares që do t’i ketë pëlqyer intervista. Po sekretarja ime, e cila është shumë e lodhur nga bashkëpunimi me bashkëpunëtorët e mi, ia preu shkurt.

-Nuk besoj se e kish nga intervista jote, se intervistën tënde unë e kam daktilografuar që pardje. Doktori nuk ndryshon mendim kur e shikon të printuar në gazetë. Ka të njëjtin mendim si në momentin kur ma dikton mua ta shkruaj.
Luli e kish kuptuar që sekretarja e dinte se si ishte bërë intervista dhe nuk i kërkoi të më lidhte me mua.
Është akoma i ndrojtur dhe i frikësuar, por kam besim se do eci. Deri tani po qëndron mirë. Vetëm se i duhet hequr turpi dhe duhet të më pyesë për ndonjë gjë edhe vetë. Nuk është nevoja t’ia diktoj unë çdo gjë.
Në mesditë më mori Bujari. Filloi një bisedë të lodhshme në telefon duke më lavdëruar. Me thënë të drejtën më bezdisi.
-Bjeri drejt, i thashë, çfarë halli ke?
-Dua të më falësh, tha, mos ma merr për ters.
-Çfarë ka ndodhur, i thashë.
-Të lutem, tha, mos ma merr për ters, dhe sidomos mos ma marrin për ters militantët në PD.
-Pse, çfarë ka ndodhur, i thashë.
-Më duhet të dekretoj mbledhjen e parlamentit të ri, më tha. E paska si detyrim kjo dreq Kushtetute.
U preka shumë. Bujari është njeri i drejtë dhe besnik. Ishte shumë njerëzor shqetësimi i tij.
I dhashë leje ta dekretojë.

-Nuk ka gjë, bëje, i thashë. Nuk të mbaj mëri.

U gëzua shumë.

-Ju kuptova drejt, më tha.
Pas kësaj mbetet të dekretoj dhe kryeministrin e ri të krimit drogës dhe prostitucionit. Do na ketë përballë që ditën e parë. Përpara!

4 komente në “Shënime nga ditari i Doktorit: Bezdi nga Luli dhe Nishani”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    “Sot kisha mbledhjen e qeverisë. Po e llogarisja dhe i bie të bëj dhe katër mbledhje qeverie. Në objektivin tim madhor është të realizoj gjithë premtimet që kam bërë në këto katër mbledhje.”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/08/ndal.html

  2. sali berisha says:

    t a them une ty mero ,,si mund temabaj kete gja mu nishani,,e kam ba president ,,i kam ba presidencen te re ,,ca do ma shume ai ,,t eishte per mulin se vishte as polic te banka po ca ti baj e kam per zemer ,,,po i smund te dekretoj kriminelin edvin rama kryeminister ,,kryeminister jam une ,,ai si ka mbajt premtimet ,,pa u dekretu ka taku gjithe kryeministat ok ,,,ata i takoi ,premtimet si mbajti ,,smund te bahet kryeminister ,,ash grusht shteti i organizuar ne bahskepunim me te hujt ,,,,nejemi ndryshimi pe rpara sb

  3. Aleksandër Matrënga says:

    e mrekullushme…antena do te jete akoma me e sukseseshme sepse tani saliu ka rrjedhur fare,eshte bere vertet shume qesharak…me keq se enveri qe u nxirrte gjuhen ushtareve te gardes..gjynaf per te shkretin

  4. gjeramadhi says:

    sala e ka nga edepsezlleku s’ke ci ben

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje