Shënime nga ditari i Doktorit: Udhëzime për Lulin kur takon të huajt

30 Korrik 2013, 19:20Antena TEMA
Shënime nga ditari i Doktorit: Udhëzime për Lulin kur takon

Sot e nisa ditën me nervozizëm. Edhe pse Luli është një kryetar i shkëlqyer partie, bën disa veprime të papjekura. Kishte pritur në zyrë Sekuin dhe ai i kishte kërkuar të mbyllet procesi zgjedhor. Ky ka zakon të keq, që sa herë flasin të huajt, buzëqesh dhe u thotë po. Kjo është një gjë shumë e rëndë, jo vetëm se i mëson keq të huajt, por humbet dhe prioritetet e udhëheqjes së partisë, pasi fillojnë dhe e udhëheqin të huajt.

Më mori në telefon pas takimit me Sekuin dhe ma tregoi bisedën. Me thënë të drejtën u bëra shumë nervoz.

-Ti i ke futur një thikë pas shpine PD-së, i thashë. Me këtë që ke bërë, ke tradhtuar PD-në, ëndrrën e saj për një Shqipëri demokratike dhe perëndimore si dhe aspiratat e saj për zgjedhje të lira dhe të drejta. Me këtë që ke bërë, i thashë, ti i ke ngulur thikën pas shpine, je treguar i pabesë dhe këtë nuk kam për të ta falur.

Në fakt u prek shumë. Nuk e prisja të prekej kaq shumë pasi iu mor zëri dhe pastaj u ngashërye.

-Më mëso të lutem, tha, se nxitohem, jam i ri.

U preka shumë në fakt. Dhe unë e teprova me gjithë atë sulm. E ula zërin dhe fillova bisedën qetë.

-E para, i thashë, ti o zotëri nuk duhet të njohësh zgjedhjet. E di që nuk e duron dot Jozefinën, i thashë, por shikoje se si e mbron Shkodrën. Edhe pse kutitë u hapën dhe rinumëruan, ajo ka kurajë si burrneshë dhe i denoncon ato si të vjedhura. Politika është politikë zotëri. Nuk bëhet me dëshira, bëhet me nevoja. Ti nuk mund të pranosh kurrë të flitet për zgjedhje të lira e të ndershme pa u hapur kutitë. Edi Rama ose duhet të hapë kutitë, ose duhet të largohet.

E dyta, i thashë, ti nuk mund të lejosh të huajt të flasin për rrotacion pa u hapur kutitë. Fjalitë e vetme të tua duhet të jenë vota të vjedhura, pushtet i blerë nga mafia, hapni kutitë ose largohuni. Ti ke dëgjuar ambasadorin Sekui që ka thënë gjëra të tmerrshme kundër nesh dhe ke buzëqeshur.

-Jo Doktor, nuk tha ndonjë gjë të rëndë, më tha. Vetëm që donte të mbaronte procesi.

-Po ku ka më rëndë se kaq, i thashë. Po u mbyll procesi, d.m.th duhet të bëhet rrotacioni, d.m.th duhet të largohem unë. Je tregu i papërgjegjshëm.

U prek shumë dhe filloi të qante.

Më erdhi keq,, por nuk ja zbuta tonin. I thashë ‘po të pashë më me këta ambasadorët, do kemi probleme bashkë’. M’u betua që s’do t’i takonte pa leje.

Ja mbylla telefonin duke e lënë të reflektonte.

Pastaj më lindi dëshira të shkruaja diçka në Facebook. Edhe pse kisha vendosur t’ia lija Lulit këtë ditë bosh të fliste vetëm ai, vendosa të shkruaj. Ai duhet të mësohet të mos flasë kur bën gabime.

Po mendoja çfarë të shkruaja. M’u kujtua Piktori që fliste dje për financat. Kishte në krah dhe atë Fullanin. E tmerrshme. Kujt do t’ia dorëzoj pushtetin, mendova. Ose Cacit, ose Çimit. Fillova të mendoj rreth tyre. Doja ta bëja Çimin ortodoks dhe Cacin mysliman. Ose një përzierje. E meritonte Piktori ta shaja. Ai është çmendur. Do të kontrollojë financat. Do të dijë kë kam paguar e kë jo. Kërkon të gërmojë nëpër letra e të gjejë fajtorë për burg. Kurrë nuk ka për ta lejuar Luli. Po ka ndonjë vërejtje, është i lirë të kontrollojë Olldashin, Boden, Rulin, etj. Ata duhet të jenë të korruptuar. Të tjerët nuk i lejoj t’u prekë asnjë fije.

Do ia them dhe Lulit ta thotë këtë. Duhet t’u japim pak zemër njerëzve. Shikoj që janë trembur të gjithë. As Zeni nuk del më nga shtëpia. Duhet të vrasim frikën. Duhet ta njoftoj dhe Lulin për këtë vendim. Përpara!

7 komente në “Shënime nga ditari i Doktorit: Udhëzime për Lulin kur takon të huajt”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    AHA HA HA AH AH AH AHA:
    “Jo Doktor, nuk tha ndonjë gjë të rëndë, më tha. Vetëm që donte të mbaronte procesi.
    -Po ku ka më rëndë se kaq, i thashë. Po u mbyll procesi, d.m.th duhet të bëhet rrotacioni, d.m.th duhet të largohem unë. Je tregu i papërgjegjshëm.
    U prek shumë dhe filloi të qante.

    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/happy-couple.html

  2. verore karakushe says:

    Vallahi bace, nuk di fort mire po smune me kuptue se si ni piktor mune me ba punen tate.
    Pse nuk ban ni ligj qi tlen ty gjirhone kryministre dhe kur tbone zgjidhje ma trwja zavendson vetem do ministea. Qai edi ma u ba minister nven tflamurit dhe ti rrin aty ku je. Ku din ky edi me rregllu punt si I din tin

  3. titi says:

    lulka ja hodhi trapit me trap .njeriu qe qesh nuk i thot jo tutorit

  4. Vlora says:

    ha ha ha ha ha ah

    “U prek shumë dhe filloi të qante”.

  5. Fredi says:

    Thjesht fantastike!!!!!. Hahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje