Sot është ditë e nxehtë. Kisha vendosur të dilja vonë në punë, por me sa duket plani u prish. Luli më kish dërguar SMS qysh në mëngjes dhe donte të fliste me mua.
E mora në telefon. Ishte shumë i hutuar.
-Si do t’ia bëjmë për Lezhën, më tha. Më duhet një deklaratë ku të dënojmë këta socialistët që kërkojnë rivotim në gjithë qarkun. Fola dhe me këta ambasadorët, më thanë që është teprim.
-Ke të drejtë, i thashë. Shkruaj: “Partia Socialiste dhe kryetari i saj, që kanë fituar pushtetin me vota të vjedhura dhe të blera, duan të destabilizojnë procesin zgjedhor dhe të kërkojnë rivotim në Lezhë. Ata duan t’i lëshohen si çakejtë zonës së Lezhës në këto ditë të nxehta kur njerëzit pushojnë dhe t’i rrëmbejnë mandate të tjera për projektin e tyre ogurzi për shkatërrimin e Shqipërisë.
Partia Demokratike është e vendosur të mbrojë deri në fund votën e popullit dhe të kundërshtojë hapur dhe prerë me çdo formë rivotimin në Lezhë…”
Dëgjoja në telefon dihatjen e frymëmarrjes së Lulit ndërsa mbante shënimet. M’u duk se ishte deklaratë e mirë. Pastaj Luli u qetësua.
E pyeta çfarë kishte ndonjë gjë të re.
-Ja po përgatis nja dy të tjerë, tha, t’i nxjerr kundër Patozit dhe jemi mirë.
-Shumë mirë, i thashë. Atij i duhet tregue vendi. Më preku shumë ai Strazimiri. S’e kam dashtë kurrë atë njeri se më dukej seç fshehte, por tani e kuptova që kam gabue. Ai fshehte inatin dhe mërin që ka pasë me Patozin, por unë mendoja se e kish me mue dhe fëmijët e mi. Ma pat thënë Jozefina që është djalë i mirë, po s’e kisha besue.
-Ka shumë vetë në radhë Doktor që duan të flasin. S’e ke idenë sa shumë ka. Vetëm dua të më thuash ti kë të nxjerr.
U preka shumë në fakt.
-Dakord, i thashë, i thuaj kësaj Albana Vokshit të dalë. Ka shumë rëndësi dhe ajo, pas Gentit.
Luli ma miratoi menjëherë. Mbylli telefonin duke më falenderuar dhe duke më thënë se do të më njoftonte për çdo gjë të re.
Pas dy orësh më mori Laura.
-Doktor, a ta lexoj një deklaratë që ka bërë Luli, më tha.
Ja përsërita që nuk është nevoja të më marrë leje përditë.
-Kisha frikë për përmbajtjen, tha, ndaj.
Ja përsërita se përmbajtjen e bëj gjithnjë unë.
Laura është një vajzë korrekte dhe e devotshme që nuk do të bëjë kurrë asnjë gabim. Dhe në këtë rast ajo kërkon të jetë sa më korrekte me të gjithë.
Pas Laurës më mori prapë Luli.
-Ka ndodhur një zhvillim tjetër, tha. Na ra deklarata që bëmë gati.
-Pse, çfarë ka ndodhur, i thashë.
-Socialistët janë tërhequr nga ky votimi për Lezhën. Mesa duket u kanë folur të huajt dhe atyre.
-E ke gabim, i thashë. Janë trembur nga vota e popullit, nga uragani popullor që do t’i fshinte pesë mandate në Lezhë dhe do na jepte ne pesë mandate. Qeveria e krimit është trembur më në fund nga krimet e veta. Ulu, shkruj! Deklaratë:
“Qeveria e krimit më në fund e tregoi fytyrën e saj. Pasi destabilizoi zgjedhjet në Lezhë, pasi vrau një komisioner të saj, pasi vodhi dhe bleu mandate, pasi luajti bllofin duke kërkuar rivotim, sot që do merrej vendimi, u tërhoq. Edi Rama trembet përballë një rivotimi të qytetarëve të Lezhës. Edi Rama t’u kërkojë ndjesë qytetarëve që u përdhosi procesin zgjedhor në qarkun e Lezhës. Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur votat e vjedhura me para të pista”.
Shto dhe ndonjë gjë tjetër i thashë. Kjo ashtë një fitore e madhe që provon drejtësinë e kauzës sonë për Lezhën.
-Është shumë e ashpër Doktor. më tha Luli, mos na thonë kërkoni vetë rinumërim po deshët.
-E ke gabim, kanë kalu afatet, nuk na kapin dot. Nxirr Laurën ta lexojë.
-Nuk e nxjerr dot Laurën, më tha, se ka mësu përmendësh deklaratën tjetër, atë që bëmë në mëngjes kundër përsëritjes së votimit në Lezhë dhe kam frikë se ngatërrohet. Ti e di si e ka ajo po e mësoi një tekst përmendësh.
Kishte të drejtë në fakt. Është gjuhë e vështirë për një femër si ajo.
-Ke të drejtë, i thashë. Nxirr Bylykbashin.
Ashtu u bë. Luli më falenderoi shumë dhe më kërkoi ndjesë për shqetësimin.
I thashë mos më kërko ndjesë.
-Kam premtue se do të punoj 18 orë në ditë për të rikthye PD në pushtet. Përpara!
Shume i sakte Mero sepse po te njejtat fjale kishte thene vertet malukati Sali kjo monster pa piken e karakterit.
Ky maskara gjithnje nxjerr bishta.Fytyre me te ndyre nuk mund te gjindet dhe goje me hale se ky nuk mund te beje vaki.
Mire ia ben Edi Rama qe nuk e rruan karin fare per te dhe nuk ia kthen asnje pergjigje por vazhdon punen e tij dhe ky po pelcet nga inati.
HA ha ha ha ha
Kam pershtypjen se ky djalog do te zgjase deri sa te cmendet komplet Lulushi ?
“…Baca Sali: E pyeta çfarë kishte ndonjë gjë të re.
Lulzim Gjelberimi: -Ja po përgatis nja dy të tjerë, tha, t’i nxjerr kundër Patozit dhe jemi mirë.
Baca Sali: -Shumë mirë, i thashë. Atij i duhet tregue vendi. Më preku shumë ai Strazimiri.”
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/happy-couple.html
Duhet te gapen kutite. Muchaloret can mujt me I ble vodad e dlira.
Mafia mucalore
shqip or tej, shqip
Ti nuk je qytetar i RSH, dhe si te ta them… ç’mutin ke qe perzihesh me votat tona( me kete rast shih dhe meso se si shkruhet fjala “votë”)?
P.S: Tani pak fjalor qe mos vdesesh ne erresire:
Votë
Moçalor
I/e lirë
Kanë
Mundur
mbahu carab se nuk ti preku kush vodad. fjalorin do benit mire ta konsideronit si liber te shenjte ju cocrat e carit qe shtremberoni e shkruani shqipen sipas qejfit. sipas shqipes suaj o qytetare te rsh po te jap kete pergjigje: shko gap fjalorin vete o mucalor, dhe me mujt mos shko me vodu bashke me ate qe i dole per avokat megjithese jeni njerez te dlir, sepse analfabetet funksionale nuk e can kete te drejte
Dhe ku i kane vjedhur votat socialistet ,ne mamurras dhe laç.Saliu kujton se kemi harrue deklaraten e tij para do vitesh :se me djemt e mamurrasit e rrezoj kur te dua qeverin e Nanos.Dhe çuditerisht keta mamurracaket paskan ndihmuar PS per vjedhjen e votave te tyre.Degjojeni o drejtues te Ps bylykun e sales tani.Populli thote te kesh dy byth nje ta shqyesh e nje ta kesh se te duhet.
O “verore kar..a kush je” a c’dreq emri ke? Po ti shko ne shkolle moj burrneshe e meso te pakten alfabetin shqip, pastaj me durim fjalet e gjuhes se nenes se eshte turp te lexosh ato zhgarravinat e deformacionet e shqipes tende. Verore, mos merr shembull nga Xhozi qe flanen POLITIKE nuk e tha kurre sic shkruhet, por PULITIKE, sikur i ishte bere pjese e jetes puna ne pulari.
a medet per ne thoj na ka zene me k’ta coceloçet , kush te ka lene te lozesh me kompjuter moj loçe a loç çfare je se s’paska perkthys te mari ne dore ty ,, ikni mesoni shqipen ta shkruani ta lexoni dhe shqiptoni korrektesisht , pastaj shkruaj ndonje koment kur te bjeri ndionje tastiere ne dore kshu aksidentalisht …a na ke zene me ju neve thoj – dergoi komandanti per 44 vjet mesues e njerez te shkolluar te ju qe t’ju hapi syte po ju jo prape pyka keni ngelur …nuk keminevoje ne t’ju vjedhim vodat juve o loà loçe s’jemi ne te njejtin nivel , ju vazhdoni vodoni udhehsin tuja shpirteror se per nja 30 vjet te pakten s’keni shanse per te mar pushtet me , denuat veten me berishizmin tuaj , s’ka me nuk te le me bota te vjedhesh voda si so , do kete shtet tani )))